ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALI ASLLANI

Go down

ALI ASLLANI Empty ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:03 pm

Ali Asllani, poeti i dashurisë

Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës ku që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga antërët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të¨persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës. Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të vilajetit të Konjës në Anadoll. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Mëp pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princi Vidit shkoi disa kohën në Itali e u kthue sërish ku administrata lokale e cakoti sekretar të përgjithshëm (10.11.1915 - 1.1.1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 - 5 nëntor 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretari parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 -1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua antar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "Hanko - Halla" në 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim: "Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960), "Shqipëria kryesorja" (1961), "Vajzat dhe dallëndyshet" (1964), "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua në 1973 "Poezia shqipe". Eshtë autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".
Pas viteve 90 iu botuan disa libra si "Poezi të zgjedhura" në 1996, dhe "Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.
Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.
Aktori i Teatrit kombëtar Bujar Asqeriu së fundi ka nxjerrë në treg një kasetë me poezitë më të bukura të poetit Ali Asllani
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:07 pm

Ali Asllani mes frymes poetike persiane dhe asaj perëndimore

1. Poeti i Dyanshëm

Ali Asllani, ky poet i dyanshëm, sa i njohur aq edhe i panjohur, sa i lëvduar aq dhe i përçmuar, sa i idealizuar aq edhe i mohuar, sa i lexuar aq edhe i censuruar. Si i tillë njihet ky njeri sot në Shqipëri. Normalisht, siç na shkon përshtat ne shqiptarëve të jemi të ndarë në dy a më shumë grupe, edhe në këtë rast jemi kësisoj. Grupi i parë e vlerëson poetin lab me fjalët më të zgjedhura dhe e ngre atë në piedestalin e idealizimit duke e këqyrur atë me admirim nga poshtë. Të tjerët e hedhin atë në udhën e përçmimit ku mund ta shkelë me këmbë çdokush që e mendon të arsyeshme një gjë të tillë. Një figurë që rron e gjallë dhe e freskët në mendjet e atyre që e njohin, por që kalbet e ngordhur dhe erërëndë në mendjen e atyre që nuk e njohin. Për të argumentuar këtë shpresoj të mjaftojnë fjalët që do të citohen më poshtë. “Ky qenka një Naim i Labërisë e më tej!”1 Kështu mendoi Lefter Çipa kur lexoi për herë të parë poezitë e tij. Një vlerësim që nuk e merr çdokush. Të bëjnë të meditosh këto fjalë dhe të bëjnë të të vijë turp që e njeh kaq pak këtë gjeni të letrave shqipe. Ka shumë poetë Shqipëria por jo të gjithë janë njësoj. Ca janë mediokër, ca të mirë e ca të paharrueshëm. Duket se një nga të tretët është edhe Ali Asllani. Këtë e vërteton edhe përkthyesi i mirënjohur i Eseninit dhe poeti, Jorgo Bllaci kur thotë, “…vjershëtori… qëndron me dinjitet përkrah mjeshtërve të lirikës shqiptare, Naimit, Fishtës, Nolit, Mjedës, Lazgushit e Migjenit.”1 Ai nuk e lë me kaq, por shkon deri në idealizim kur pohon, “… këtë e them me plot gojën, është mjeshtri më i përsosur i poezisë shqipe.”3 Nga ana tjetër kemi dhe enciklopedistë injorantë e pompozë që nuk dinë të shkruajnë as gjuhën shqipe, që guxojnë e ngrenë pyetje retorike që përgjigjen e merituar e marrin në rrethin e ngushtë të njohurive të tyre. Ja çka thonë ata:

“N.q.s ky është një poet kaq i njohur, si ka mundësi … s’ja kam gjetur emrin në ndonjë enciklopedi, apo edhe në ndonjë tekst shkollor. Por mos harro faktin se sot e kësaj dite Ervin Hatibi, apo Mimoza Ahmeti studiohen në tekstet e gjimnazit. Ju na sillni këtu ca pseudo poetë, “patriota”, … e çuan Shqipërinë përpara këtu ku është sot. [sic]”4

Këtu duket akoma më qartë sa nxënës i mirë gjimnazi ka qenë autori i këtyre rreshtave sa që nuk e mban mend se Ali Asllani studiohet në gjimnaz! Por kjo s’mjafton, balta vazhdon të hidhet edhe mbi rilindësit pa pikë turpi.

“Njëkohësisht mos harro edhe “poetët e mëdhenj” të rilindjes, emrat e të cilëve s’kam përse të ti kujtoj unë, … i shkruanin aq me mall e zjarr, apo nostalgji për mëmëdheun, nga Amerika, turqia, egjipti, dhe … këtej pinin hashash me n’argjile, këtej shkruanin rreshta për mëmëdheun. Sa kanë vuajtur të shkretët. Se atëherë ju duheshe edhe vizë për të vajtur në Shqipëri, mos harro!!!!Ne kemi pasur plot figura të mykura, pseudo-figura, portrete diletantësh me prejardhje të dyshimtë. Ne mburremi me një amerikano-shqiptar, me gjysh shqiptar, … s’e di ku bie Shqipëria, dhe … etj, etj. Ky ishte një shembull!!!” Për të ardhur keq, por e vërtetë. [sic]”5

Megjithatë një përgjigje për këta injorant mendjemëdhenj dhe vet-zhvlerësues e gjejmë përsëri në fjalët e Jorgo Bllacit. Ai citon:

“Për fat të keq, kritika jonë tej mase e politizuare ka anashkaluar këtë vlerë të padiskutueshme të këtij vjershëtori…”6

Dhe kjo është e qartë sepse të gjithë e njohim censurën absurde që praktikohej në periudhën e kooperativave. Kjo mjafton edhe për t’ua mbyllur gojën atyre pseudo-intelektualëve të kombit tonë.

Njësoj si dyanshmëria e pikëvështrimit të vjershëtorit edhe ai vetë është i dyanshëm në përzgjedhjen e elementëve jopopullorë të përfshirë në poezinë e tij duke na dhënë frymë perëndimore e lindore të cilat do të jenë të pandashme nga poezia e tij. Kjo shpreh qartë edhe faktin se poeti jonë ka qenë një erudit nga të paktët e Shqipërisë. Por si u njoh Asllani me dy kulturat?

2. Lidhja e Ali Asllanit me dy kulturat

Nga jetëshkrim i Ali Asllanit duket qartë lidhja e tij me kulturën orientale qysh në fëmijëri duke qenë bir i një familjeje me frymë orientale, dhe me një baba të brumosur me dije teologjike islame në universitetin e Stambollit. Më pas një prezantim më të gjerë me orientin, sidomos me letërsinë e tij ia mundësoi vazhdimi i shkollës së mesme Zosimea në Janinë. Vite më vonë ai pati një ndryshim drejtimi njëqind e tetëdhjetë gradë duke i kthyer sytë dhe interesat nga perëndimi, gjë që më pas solli adoptimin prej tij të kulturës dhe mënyrës së saj të jetesës. Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shprehet:

“I plazmuar si ai me kulturën e madhe të Orientit – sidomos atë persiane – dhe pastaj i kredhur përgjithmonë në kulturën dhe mënyrën e jetesës europiane, verbi i tij poetik vibron nga buzëqeshja e lehtë e një ironie të mençme, i një urtësie filozofike që vjen nga kuptimi ekzistencial të jetës.”7

Kjo tregon se poeti nuk e ka përjashtuar plotësisht njërën nga kulturat duke ndjekur fanatikisht tjetrën, duke marrë prej të dyjave atë që i dukej e vlefshme për t’u marrë. Këtë lloj rafinimi kulturash ai e ka shfrytëzuar akoma edhe më mirë në fushën e letërsisë. Në këtë aspekt atij mund i bëhet analogji me Naimin e madh.

“Fillimet e tij letrare të kujtojnë fillimet e romantikut tonë të madh Naim Frashrit. I arsimuar në shkolla turke dhe i ndikuar prej letërsisë orientale, Ali Asllani filloi ë shkruaj turqisht dhe vjershat e para i botoi në gazetat turke të kohës”8

3. Çfarë mori poeti nga lindja dhe perëndimi

Por si shumë të tjerë edhe poeti lab e ka poezinë orientale, me konkretisht atë persiane një pikë referimi që e shfrytëzon për të përgatitur brumin e poezisë së tij. Këtë ia mundësoi fakti se,

“Ali Asllani … kishte pasë fatin të njohë për së afërmi jetën dh e kulturën oriantale.” “Tërë poezia e Ali Asllanit shquhet për figurshmëri fringëlluese, që fryn nëpër vargje si një puhizë që ndez flakën e mallit, në të cilën poeti vetëdigjet: “rroj për ty e vdes për vete!” Na kujton flakën e qiriut ku Naimim ynë shkrihet e përvëlohet që tu japë njerëzve dritë. (Fjalët e qiririt). Këtë ide iluministe e gjejmë edhe te Gëtja në vjershën “Malli lumtur” ku i këndon atij që “përmes zjarrit” digjet për vete për të nxjerrë në dritën e së vërtetës atë që është “ngujuar brenda territ” (Nga “Divani perëndimor lindor). Te këta tre poetë ndjehet ndikimi i urtësisë orientale, e në këtë rasti poezisë persiane.”9

Na del hapur pasuria e poezisë orientale që nga gjiri i së cilës kanë pirë poetë që kanë hedhur në letër kryevepra.
Ushqimi i preferuar dhe më frutdhënës i poetit nga poezia orientale ishte poeti persian Omar Khajami. Ai ka marrë nga Khajami frymën epikuriane dhe hedoniste. Ai e do jetën dhe është optimist i madh për të. Ai gjithashtu e do vashën dhe verën duke i barazuar ato me lumturinë kur thotë duke i dhënë të drejtë Omar Khajamit kur thotë:

Në gjumë dhe në varr s’ka lumturi;
Ngreh’-u! Sa rron , zbraz Kupa e puth Çupa; (Rubairat)


Nga të qenët e tij në një mendje me Khajamin për faktin, siç shprehet ai vetë në një nga poezitë e tij, “Po Omar Hajami\ Diti e na bindi” arrijmë në konkluzionin se:

“…vrehet një poet “bon viveur”, që do ta shijojë jetën deri në fund, don të shpikë kupën e gëzimit që mund t’i falë dashunija. Ka në këto vjersha diçka epikuriane, khajamjane e anakreontike.” Megjithatë “…në thelb, poeti mbetet origjinal në pasqyrimin e mendimeve e ndjenjave të veta. Këtu “poeti epikurian, djekësi i Omar Khajam-it e i Anakreont-it, fillon të mendojë të bëhet disi sentimental, ma i përmbajtun e ma i thellë në të gjykuemit e jetës në përgjithësi ….Pi e puth]

5. Ndikimet në gjuhë

Ali Asllani ka një shije të hollë për gjuhën. Megjithatë ai përdor turqizma dhe arabizma në poezitë humoristiko-satirike për të tipizuar personazhet. Në poezitë e dashurisë ai është një puritan. Në këto poezi hasen tepër rrallë huazime, si nga ato shekullore edhe nga ato më të fundit për përdorimin e të cilave ishte ngjallur një prirje në kohën e tij me që sytë e tyre ishin drejtuar nga perëndimi. Ai vazhdon rrugën e rilindësve në këtë drejtim, por edhe jep kontributin e tij në pasurimin e leksikut të shqipes.

Si në tërë poemën Hanko Halla në dy vargjet e mëposhtme shohim vendosjen e turqizmave dhe orientalizmave për të nxjerrë në pah karakterin e saj skeptik për kulturën e re që po adaptohej nga njerëzit në atë kohë.

Ja dhe mileti, nashti u bë popull,
Dhe nga sherr e tija, mendja na vjen rrotull.


Profesor Rexhep Qosja pohon se, “Vjershat e tij…kanë njëfarë arome orientale, të cilën ai e mbrrin me përdorimin e fjalëve turqishte apo arabishte[sic].”19

6. Përfundime

Gjella që pena e tij poetike na servir, e gatuar me brumë popullor e me erëza stilistiko-ideore të importuara më së shumti nga orienti dhe të përdorura më shije nga poeti duke lënë pak më pas ato të importuara nga oksidenti, por duke mos i harruar ato, është shumë e shijshme për lexuesin deri në atë pikë sa që kjo poezi përdorej nga një tjetër poet i madh i lirikës shqiptare, Lazgush Poradeci. Siç përdorte nëna shqiptare hashashin për fëmijët e pagjumë, ashtu edhe ai përdorte ëmbëlsinë e muzikalitetit dhe qartësinë e ideve për të rënë në gjumë, shoqëruar me zhurmën shushuritëse të dallgëve të detit në brigjet e Ujit të Ftohtë.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty HAKERRIM-Shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942.

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:10 pm

Që nga Jugu në Veri mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, poshtëë ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bëj” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:13 pm

Vetëm jeta s’mund te matet


Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetëm një kujtim
S’di, i ziu, c’është kujtimi: Vetëm shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, për atë qe paske fate’
meqë unë te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’është kemisha, vetëm ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’është hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha unë, atë zjarr te zemrës sate

Paska vende gji-ergjend e pallate me shtatë kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa më kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’është kaçupi, me pëlqen me tepër kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dorë pa mekate

Dy te tretat e një kohe, te një shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetëm jeta s’mund te matet
veç me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate


Do t'i shtrydh të dy sytë

Un' jam un', saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash' hijem nëpër hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

Po u bë ajo që s'bënej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un'saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj' në gji të huaj?

Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa
buz' e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë
i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj'
i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'
këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t'i shtrydh të dy sytë nëpër gjurma të asaj!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Zonja Lu

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:14 pm

Një ditë dola për shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe një zonjë me shumë habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bërë veri një varri,
Qe ti besh veri një varri
Është pune e një te marri.
Iu afrova.. një flori
Mrekulli një bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e bën veri!

E un' tepër i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysëm ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te më thoshte
I kujt është ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E përse i bën veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thotë e nuk me thotë
Nuk me thotë asnjë përgjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buzë e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Përsëri e përsëri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e bën veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afër
Po ma bën me dorë një grua
Ajo ish një plake e varfer
E me thotë eja e di unë
Të rrefej se c'janë ata,
Atë varr e atë grua
Ne me jep disa para!

Edhe unë more zoteri
Me këto parate e tua
Shkoj e blej një nuske nga prifti
Të me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Është zonjë e një poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri është i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej këngë e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i ëmbël, çift me shije
çift o çift qe s'ka te dytë
si dy kokerra qershije.

Një ditë burri u semur
Dy plevite ne një vend
Një semundje shumë e rëndë
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thotë burrit te saj
Nëse mbyllen sytë e tu
Unë veten do ta vras
Dhe bëj be qe atë çast
Me ke pranë e me ke pas
Ti ma bërë shtratin tim
Kryefron te dashurisë
Dhe unë varrin tënd do ta bëj
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thotë burri
Shumë te lutem mos e bëj
Mirë athere, unë do mbetem
Gjithë jetën një e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bëj dhe këtë be
Si pra unë te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te paktën do të mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Është e shkurter jetë e shkrete.
Vetëm prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' për mote jetë
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu thërret bertet
Me oi e me oi
Për atë qe benej fli
Një minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije bëri floket
Cope cope i bëri mishte.

Pas dy ditëve vjen një djalë
Një djalosh një bukurosh
E i thotë zonjes Lu
Ti shëndoshë e unë shëndoshë
Ti e unë një çift i ëmbël
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe s'ka te dytë
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja është besnike
Ka dhënë fjalën ka bërë be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqë varri është ifresket
Është i njome e është i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i bën veri!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:17 pm

Vlora, Vlora!


Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,
s'duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat'!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hirë a me pahirë
doemos do rroj i lirë!


Ç'do të thotë patriot?

Ç'do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf' ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball'
do buçit si val' mbi zall,

Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun' e tij,
copë-cop' i bënet buza
po aspak s'i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum' e qoft' në det
zjarr' i tija nuk humbet!


Një vështrim i arratisur

Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thotë ashtu-kështu!

Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.

Dhe un' lus e kerkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se ne syrin tënd te zi
N'atë sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si një prush ne re kur muget!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:18 pm

7 PRILL 1939

Shtatë prill...
Kopilove o kopil
E u lute u këpute
Njëqind pash në dhe u fute!

Natyrisht një tradhëtor
Spor e fisit arbëror
E pret hasmin me daulle
Kur gjen ditën ta bën pulle!

Na e gjeti dhe na ra
Vret Shqiponjën që s'u vra
Nuk u vra dhe nuk do vritet
Posht perpjet me vrull vërtitet!

Ja dhe hymni që na thurri
Hymn'i zi i një qivuri:
"Eja, eja alala
Të na rrojë Duçeja
Duçeja guguçeja
Le të rroj’ edhe flamuri
Sa për sy e për bela!”

I pabesi ta dij’, pra
Ndër kasolle me një tra
Që nga Shkodra gjer në Dropull
Rron ai që i thon’ popull!

Ajo dor’ që rreh dybekun
Di ta mbush edhe dyfekun
Në se ditën çan ugar
Edhe natën thurr litar
Thurr litar e kalit grushtin
Dhe e var nga këmbët pushtin!




KOKA BEN E KOKA VUAN,
çke moj zemër qe renkon!


Njeher' varet trikollari, heren tjetër kryq i thyer...
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis një dallaver,
Mbushen xhepat me flori
E qinosen ujk e dele për te ber' një stan të ri!

Shitet vendi për para, me para e për para
Benet burri telendi, dy para një maskara,
Para hasmit lepe peqe
Para zerit te atdheut hund e tyre shtatë sqepe!

Duke blere e shitur ere, dikush benet milioner,
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere,
Milioneri yn' i ri
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi!

E perhera me dy faqe, qe te haj'e qe te bluaj,
Ne një kohe mbi dy frona, ne një çast mbi dy kuaj,
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamure
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur!

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te benim ze
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te perze;
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe
E ç'kërkon ne gji te gjembit te kendoj' një dallandyshe?

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh,
Shikon lark e degjon thelle, di te vesh, edhe te zhvesh
Tani eja e t'ja themi asaj këngë qe ja thonë:
Koka bën e koka vuan, ç'ke moj zemër qe renkon?!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Hëna Sun May 10, 2009 8:20 pm

HANKO HALLA (Fragment)

Nuse e kësaj kohe tjetër zanat s'paska
A do marrë kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Një kuti te vogël qe na flet me goje.
Një kuti te vogël qe mos qoftë te jetë
Është një freng i marrë, cirret bertet!
Me një biz' ne dorë bën sikur punon
Kemben permbi këmbë nusja e degjon
Dhe çudi moj motër si e qysh duron!
Duket nga një herë zëri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zërin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'është ne vehte benet me e zjarte!

Halla do një nuse, nuse goja plot
Si një zall te bardhe si një zall te fortë
Me shami ne krye anë e mbane qendisur
Dhe me floke te gjatë prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle ballë e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

Rralle e tek të duket, rrallë e tek të flasë
Një thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz një thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hënë e si yll
Ose si një xhinde fshehur ne një pyll.
halla do një nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape sytë
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dytë
edhe asgjë tjetër, vetëm lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si një qelqe
Po u thye, vajti, e s'ka me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!


HANKO HALLA (Fragment)

Nuse e kësaj kohe tjetër zanat s'paska
A do marrë kalemin qe te beje laraska
A do zere te shkruaj ose do degjoje
Një kuti te vogël qe na flet me goje.
Një kuti te vogël qe mos qoftë te jetë
Është një freng i marrë, cirret bertet!
Me një biz' ne dorë bën sikur punon
Kemben permbi këmbë nusja e degjon
Dhe çudi moj motër si e qysh duron!
Duket nga një herë zëri e lendon
Frengu rri i qete ose do bertase
Nusja e humbet dhe i vete pas
Frengu e ngre zërin edhe sekellin
Nusja e le perin edhe vershellin
Ai flet me vete flet e flet percart
Nusja s'është ne vehte benet me e zjarte!

Halla do një nuse, nuse goja plot
Si një zall te bardhe si një zall te fortë
Me shami ne krye anë e mbane qendisur
Dhe me floke te gjatë prapa arratisur
Dhe me floke te gjata deri mu ne mes
Mu si nate janari sa te thelle te zes
Me shami te holle ballë e faqe hedhur
sa t'i duket syri ne qepalla kredhur
Me flori ne gushe hapur mu si prush
Si tju them moj motra... pjergulla me rrush.

Rralle e tek të duket, rrallë e tek të flasë
Një thelleze e bukur mbyllur ne kafaz
Mbyllur ne kafaz një thelleze e bukur
Mu ne mes te reve hena ne te dukur
Mu ne mes te reve si hënë e si yll
Ose si një xhinde fshehur ne një pyll.
halla do një nuse si edhe i biri
Rrenjet prej argjendi degat prej floriri
Me te folur halla, nusja te hape sytë
"Lepe" fjale e pare, "Peqe" fjale e dytë
edhe asgjë tjetër, vetëm lepe e peqe
Pasi zemra halles qenka si një qelqe
Po u thye, vajti, e s'ka me ngjite, qepe
Zogu i plagosur di te kap me sqepe!
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

ALI ASLLANI Empty Re: ALI ASLLANI

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum