ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi të shkruara nga unë.

Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Poezi të shkruara nga unë.

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:12 am

Krahekeputur,kembezvarre,vetelenduar,
zemervrare,shpirtbrengosur,e hutuar,
e zhgenjyer,e plagosur,fort e vrare,
teper thelle e varrosur...jo nuk jam si me pare!

Larg shikoj ne horizont,me ylberin bisedoj,
"mi jep ngjyrat_ po i them...dua shpirtin ta ndricoj,
Me jep forcen e shkelqimit,me jep mua ngrohtesine,
me jep gjithcka tenden...e urrej shume merzitine"!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Gjykimi i vetvetes..

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:14 am

Me shume jane shtuar lotet,nuk mundem te kuptoj,
si mundet qe kaq ashper,dikush sot me ndershkoj,
si mundet qe te vuash kur tjetri te ben keq
pse valle jam denuar...perse kjo zemer heq?!

Urrej sot veten shume,nuk mund tja bej gjykimin,
kjo bote kaq mizore ma dha shume shpejt denimin,
shume njerez fjale thane,shume shpifje u trilluan,
me ulen poshte ne toke....shume teper me lenduan.


Gjykimin e vetvetes do mund ta bej nje dite,
do mundem valle o mik,te perballoj cdo frike,
do mundem prape te dua,sa kohe me duhet valle,
pse vuajme kur sna duan,pse prape kemi mall?!


Ne vargje e shpreh dhimbjen,nuk kam asnje vend tjeter,
a mundet qe kjo dhimbje te jete nje plage e vjeter?
Do doja te harroja pse erdha ne kete bote,
sot nuk e di pergjigjen......cdo gje me duket kot!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Jemi vetëm emra!

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:15 am

Gjykimin me te madh e jep vehtvetja jone,
te drejten shume njerez me kot sot e kerkojne,
dikush vuan me zemer,dikush luan nje loje,
dikush nga tjetra ane po mirret shume ne goje!

Jo njerezit nuk kuptohen,s,arrijme dot ti njohim,
kur duam ne dike me sy te verber shohim,
na tallin,na brengosin,nga zemra perfitojne,
e c,presim ne nga zoti...kur veten se kuptojme?!

Kjo bote rrotullohet,te gjithe vuajme nje dite,
jo smundesh ti shpetojme,dhe as ta marrim frike,
ndershkimi me i madh duhet te vije nga zemra,
te zoti lart ne qiell ne jemi vetem .....emra!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Unë..

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:16 am

Sa shume denojme ne veten,te tjere justifikojme,
pse jemi kaq te ashper,pse shpirtin e germojme,
cfare krimi beme valle,pervec se dashuruam,
ku eshte ketu e keqja te lutem ti me thuam.....?!

Pse neper salla gjygji ne veten te denojme,
ku ish e keqja jone...sdo mundet ta kuptojme,
a eshte nje ndjenje e paster,e bukur dashuria,
me thuaj ti te lutem...mos jane vec fjalet e mija?!

Ket, salle kaq te erret shume frike e paskam sot,
me pranga neper duar spo mundem te rri dot,
smund te jem fajtore,jo smund te jem e tille,
cdo ndjenje e kam te paster,e fala me deshire!

Cfare jane gjithe keta njerez qe ulur sec po rrine,
po presin te ndershkohem,me shohin plot me cmire,
degjoj zerat e tyre...parashikojne denimin,
e vetme jam ne stol e mbytur me trishtimin!

Nuk mund ti shoh ne sy,lotet si lume me rrjedhin,
e fyer,e denuar....dhe zemren po ma vjedhin,
papritmas marr nje force dhe ngrihem me ngadale,
....I nderuar gjykates,jo vetes si ve faj!..........

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Me ty që smë do!

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:18 am

Me ty qe sme do njoha perendimin,
pashe diellin qe fshihej dhe humbte shkelqimin,
pashe detin e kalter dhe valet e larta,
pashe ne qiell te mbijne yjet me te zjarrta....

Pashe malet e larta ku zogjte rrine zgjuar,
pashe fushat pjellore,gjithcka te lulezuar,
pashe sa rrihte zemra kur afer te ndjeja,
pashe sa force kishte ne qiell vete rrufeja...

Me pelqeve ti,ti edhe askush tjeter,
nuk i pashe te tjeret,cdo gje ish e vjeter,
nuk i pashe shikimet,zemrat qe lendova,
marrezisht pas teje sec u dashurova..

Me ty qe sme do njoha dashurine,
te desha dyfish,te dhashe lumturine,
asgje ste kerkova pervec shpirtit tend,
smunde te ma jepje,te ty skisha vend.....

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Nuk të njoha dot!

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:19 am

Nuk munda te njoh,te kunderten mendova,
me henen,me diellin,ndjenjen e bashkova,
isha nate me hene mbushur plot me drite,
isha si ky diell qe ngrohte perdite....

Smunda te te njoh po sa shume besova,
dashurine te dhashe dhe denimin mora,
denimin ku jeta me duket pa vlere,
oh sa shume ne vuajme,paska shume te tjere!!

Paska shume si une,zemra u eshte vrare,
lotet i shoqerojne,shpirti u eshte thare,
pse kaq shume mizore,kjo dhimbje e ngrate,
perse nuk te njoha,perse nuk me thate?!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Kërkova pse_të!

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:21 am

Kerkova te njihja ç'ishte njerezimi,
çfare ishte kjo fjale,ku eshte vete kuptimi,
kerkova te dija ç'ishte mizoria,
pse kaq ndjenje e ashper,ku jeton liria?!

Desha te kuptoja ç'ishte tradhetia,
kush e shpiku talljen,çfare eshte komedia,
pse kaq shume aktore,pse role veç luajne,
pse ne kete bote,kaq shume njerez vuajne?!

Pse s'jetojme ne paqe,pse sjemi te qete,
pse te jesh i lumtur nuk qenka e lehte,
pse veç endrra kemi,pse me shpresa rrojme,
pse genjejme vetveten,pse dhimbjen s,harrojme?!

Pse s,mund te kendojme,a mos valle nuk dime,
çfare na mundon,pse ne heshtje rrime,
pse ca jane te lumtur dhe te tjere veç vuajne,
pse shume vete lot derdhin,pse te tjere luajne....?!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Mos më thuaj...

Post  DI_ANA Sun May 10, 2009 7:23 am

Mos me thuaj sot qe sme njohe dot,
mos me thuaj qe çdo gje ka qene krejt e kote,
mos kerko nga une ti hedh balte dashurise,
mos kerko ti hedh prangat vete drejtesise....

Mos me ul ti sot sikur kurre skam ekzistuar,
smeritoja kete denim,ndonese mund te kem gabuar,
mos me shkel ti ne petale,plagen lere te sherohet,
dua prape te lulezoj,jo si lule qe harrohet...

Mos u tall me dashurine,mos e vrit,mos e lendo,
rruget tona jane ndare,lumturine shko dhe kerko,
mos me bej ti sot fajtore,pse ta vuaj une trishtimin,
pse te duket kaq e drejte qe veç une te marr denimin!

Mos me thuaj qe me deshe,isha une qe te besova,
midis flakeve te nje zjarri,e vetmuar dashurova,
me pe lotet permbi sy,me pe zemren e zhuritur,
i pe ndjenjat qe te dhashe,i harrove kaq papritur!

Mos me bej ti sot fajtore,shpirti nuk genjen dot kurre,
ndiqe jeten qe te pret,midis nesh u ngrit nje mur,
mos e kthe koken me pas dhe me kohen do kuptosh,
sesa vuan nga zhgenjimi....edhe ti mund ta provosh!

DI_ANA
Moderator
 Moderator

Female
Number of posts : 27
Registration date : 2009-04-23
Points : 13
Reputation : 3

Back to top Go down

Poezi të shkruara nga unë. Empty Re: Poezi të shkruara nga unë.

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum