Nato, letër për Shefer/ Nato; a letter to Shefer

View previous topic View next topic Go down

Nato, letër për Shefer/ Nato; a letter to Shefer

Post  ZEUS10 on Fri May 08, 2009 8:59 am

Nga Apollon Baçe
Shkëlqesi, më lejoni që të drejtoj vëmendjen e juaj ndaj një konflikti juridik dhe etik në gjirin e organizatës që kryesoni.
Sot, në territorin e dy kontinenteve në të cilët shtrihet NATO, në ate amerikan dhe evropian, rasti kur dy shtete janë de jure në Gjendje Lufte me njëri tjetrin është një i vetëm. Ndër pesë rastet e tjerë në tërë rruzullin tokësor, ky rast është absolutisht më i vjetri- rreth treçerek shekullor- dhe si i tillë i harruar prej siteve të specializuar. Për fat të keq, të dy këta shtete de jure në Gjendje Lufte me njeri tjetrin, Greqia dhe Shqipëria, janë anëtarë të organizatës që ju drejtoni.
Pas agresionit italian kundër Greqisë të nisur nga territori shqiptar (28.10.1940), Greqia i shpalli luftë Italisë, çuditërisht edhe Shqipërisë (Ligji no 2636/1940), ndonëse ajo nuk ishte shtet sovran, por i pushtuar (07.04.1937). Me traktatin e Paqes Itali- Forca Aleate dhe të Asociuara (Paris, 10.02.1947) Gjendja e Luftës me Italinë u abrogua dhe u ruajt vetëm Gjendja e Luftës me Shqipërinë. Ligji i Luftës është në fuqi edhe sot. Sipas Ministrisë së Jashtëme të Greqisë “ligji no. 2636/1940 është në fuqi”, përkatësisht “Traktatet e reja Ndërkombëtarë dhe Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë (21.03/1996) nuk e kanë ndryshuar këtë situatë”.1
Me anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën e NATO-s, ku aderon edhe Greqia, ligji no 2636/1940 është në konfliktualitet flagrant me nenet e Traktatit të NATO-s (Washington D.C. - 4 April 1949). Një konfliktualitet i tillë lind që në frazën e pare të Traktatit, sipas së cilës “Pjesëtarët e këtij pakti ripohojnë… dëshirën për të jetuar në paqe me tërë popujt dhe qeveritë”.
Sipas nenit 1 të po këtij traktati, “Anëtarët angazhohen… që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare ti shmangen kërcënimit ose përdorimit të forcës”. Ndërkohë sipas teoricienit të doktrinës së luftës Carl von Clausewitz “Gjendja e Luftës është akti i forcës, i cili ka për qëllim detyrimin e kundërshtarit që ti bindet vullnetit të palës tjetër” (Vom Kriege, 8. Buch, 6. Kapitel).
Sipas nenit 5, i cili është dhe guri i themelit të Traktatit të NATO-s, “Anëtarët janë dakord që një sulm i armatosur kundër njërit ose disave prej tyre… të konsiderohet sulm kundër të gjithëve. Rrjedhimisht nëse ndodh një sulm i tillë, secili prej tyre… (duhet) ta asistojë anëtarin ose anëtarët e sulmuar,… përfshirë këtu përdorimin e forcës”.
Të para së bashku, ligji no. 2636/1940 dhe neni 5 i Traktatit të NATO-s, krijojnë absurdin sipas të cilit, sipas Jus ad Bellum (LOAC- Law of Armed Conflict Hague Conventions, 1907, III The Opening of Hostilities), Greqia dhe Shqipëria mund të sulmojnë njëra tjetrën pa ndërmarrë asnjë akt tjetër formal. Por në rastin e një sulmi të armatosur të Greqisë ndaj Shqipërisë (ose vice- versa), Greqia bashkë me shtetet e tjerë anëtarë të NATO-s, duhet të përdorë forcën e armatosur për ta mbrojtur Shqipërinë nga sulmi i armatosur i Greqisë (ose vice- versa).
Kjo situatë, qoftë dhe teorike, ku dy anëtare të NATO-s janë de jure në Gjendje Lufte me njëra tjetrën, ndërkohë që synim i sotëm i NATO-s është “shmangia e Gjendjes së Luftës edhe ndërmjet të tretëve”, e cenon unitetin etik dhe juridik të filozofisë së NATO-s.
Ndërkohë problemi nuk është thjesht teorik. Në takimin e parapakditshëm, Shkëlqesitë kryeministra të Greqisë dhe Shqipërisë u shprehën se “konstatojmë se midis dy vendeve nuk ka asnjë problem”, duke ju referuar për këtë Traktatit të Miqësisë Bashkëpunimit dhe Sigurisë mes Greqisë dhe Shqipërisë (21.03.1996). I lejoj vetes mendimin kryekëput të kundërt me atë të shkëlqesive të mësipërm se Ligji i Luftës (Law of War) është një problem mjaft akut.
Në rastin më të mirë ai shërben për mbulimin spekulativ me pelerinën e frikshme të luftës, të një padrejtësie ndaj shqiptarëve çamë2; dënimit kolektiv të një popullsie në shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara, çka në terma ushtarakë e riformulon tezën e Clausewitz-it “Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera” në “politika është vazhdimi luftës me mjete të tjera”.
Në rastin më të keq, mos abrogimi i Ligjit të Luftës do tregonte për një rivendikim latent territorial. Duke lënë mënjanë serinë e invazioneve të para dhe pasluftës II (i fundit në gusht 1949), do rikujtoja se Traktati i Miqësisë i marsit 1996 nuk e pengoi, vetëm pak muaj pas nënshkrimit të tij, krijimin e një situate tejet eksplozive nën lumin Vjosë (i ashtuquajturi Voreoepir), ku u implikuan edhe zyrtarë të lartë, e cila u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së prerë të qeverisë dhe shtatmadhorisë turke.
I bindur në ushtrimin e autoritetit Tuaj për eliminimin e absurdit të Ligjit të Luftës mes shteteve anëtare të NATO-s dhe duke ju falënderuar paraprakisht për përgjigjen,
Me respekt
1 Përgjigja zyrtare e MPJ të Greqisë, firmës avokatore të Selanikut
Hadjiyannakis.
2 Ligji i luftës lejon moskthimin kolektiv të pronave të kësaj popullsie, vlera e të cilave, “sipas çmimeve të tregut është 2.5 miliard $”(
International
Crisis Group,
Europe Report N°87;
Defence Academy of the United Kingdom,Conflict Studies Research Centre, Balkans Series 07/01


Last edited by ZEUS10 on Fri May 08, 2009 11:09 am; edited 1 time in total

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Translation of the Article-Perkthim i Atrikullit

Post  AuLoNa on Fri May 08, 2009 10:51 am

Excellency, let me to direct your attention to a legal and ethical conflict in the bosom of the organization that you are leading.
Today, in the territory of two continents in which NATO extends, in that American and European, happens when two states are in the de jure state of war with each other is exclusive. Among the five cases in all terrestrial worlds, this case is absolutely on the half-length over the centuries-old-and as such omitted from specialized circles. Unfortunately, both these states in the de jure state of war with each other, Greece and Albania, are members of the organization you direct.

After the Italian aggression against Greece launched from Albanian territory (28.10.1940), Greece declared war on Italy, Albania surprisingly as well (Law no 2636/1940), although it was not sovereign state, but occupied (07.04.1937). Peace Treaty with Italy-Allied and associated (Paris, 10.02.1947) State of War with Italy and was kept only the State of War with Albania. The Law of War is in force today. According to Foreign Ministry of Greece "Law no. 2636/1940 is in force "or" New International Treaties and the Treaty of Friendship, Cooperation and Security between Albania and Greece (21.03/1996) have not changed this situation ".1

With Albania's membership in the organization of NATO, which adheres even Greece, Law no 2636/1940 is flagrant conflict with the articles of the Treaty of NATO (Washington DC - 4 April 1949). Such a conflict which rises up in the first phrase of the Treaty, under which "Members of this pact, reaffirm the desire to live in peace with all peoples and governments."
Under Article 1 of this treaty is, "... Members engage in their international relations to avoid the threat or use of force." Meanwhile according theory doctrine of war Carl von Clausewitz "State of War is the act of force, which is aimed at forcing the opponent to obey the will of the other party" (Vom Kriege, 8th Buch, 6th capital).

Under Article 5, which is the foundation stone of the NATO Treaty, “Members agreed that an armed attack against one or some of them ... be considered attack against all”? Consequently, if such an attack occurs, each of them ... (need) to assist the member or members who are attacked, including here the use of force. "

Seeing both, the Law no. 2636/1940 and Article 5 of NATO Treaty, under which create the absurd under Jus ad Bellum (LOAC Law of Armed Conflict, Hague Conventions, 1907, The Opening of Hostilities III), Greece and Albania can attack each other taken without any other formal act. But in the case of an armed attack Greece against Albania (or vice-versa), the states of Greece along with other members of NATO should use armed force to protect Albania from Greece's armed attack (or vice - versa).
This situation, even theoretical, where two members of NATO are in the de jure State of War with each other, while the actual goal of NATO is "to avoid the state of war between third parties”, violates the unity of ethics and legal philosophy of NATO.


While the problem is not just theoretical. In the meeting e few days ago, The Excellence Prime Ministers of Greece and Albania said "Assert that between the two countries has no problem", referring to the Treaty of Friendship and Cooperation between Greece and Albania Security (21.03.1996). I allow myself thinking utterly contrary to the one above of the Excellences War Law (Law of War) is a very acute problem.

At best it serves to cover speculative pelerine with the frightening war, an injustice against Albanians Çamë2; collective punishment of a population in flagrant violation of the United Nations Charter, which in terms of military reword thesis of Clausewitz's "War is the continuation of politics by other means" in "politics is war continued by other means."

At worst, if the non-withdraw of Law of War will show a re-establishment latent territorial. Leaving aside series of invasions of before and post World War II (last in August 1949), would remind that the Treaty of Friendship of March 1996 did not prevented, only a few months after its signing, creating a highly explosive situation under Vjosa River (the so-called Voreoepir), where there were implicated also senior officials, which was appeased finally only after the intervention of the Turkish government.

Convinced in the exercise of Your authority to eliminate the absurdity the Law of War between the member states of NATO and thanking you in advance for the reply,

With respect
1 response official MFA of Greece, Thessaloníki Lawyer Firm
Hadjiyannakis.
2 The Law of War allows collective non-return of the property and population, the value of which, "according to market prices is $ 2.5 billion (
International
Crisis Group,
Europe Report N ° 87;
Defense Academy of the United Kingdom, Conflict Studies Research Center, Balkans Series 07/01

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum