ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ismail Qemali ishte filogrek i madh

3 posters

Go down

Ismail Qemali ishte filogrek i madh Empty Ismail Qemali ishte filogrek i madh

Post  MARIOS Wed May 06, 2009 7:19 am

Nuk dihet as ne Shqiperi,as ne Greqi qe Ismail Qemali ishte filogrek i madh dhe donte bashkimin e Shqiperise me Greqine si nje federate Greko-Shqiptare dhe nenshkroi bile dhe Protokoll te vecante per federate Greko-Shqiptare me Greke me 22 Mars 1907. Arsyet e kesaj federate Greko-Shqiptare ishin se greket dhe shqiptaret ishin popuj vellezer,duke pasur te njejten origjine,dhe se kishin armik te perbashket Sllavet. Me shume hollesi per Federaten Greko-Shqiptare ne video tjeter.
Ismail Qemali mbaroi Shkollen Zosimea te Janines dhe fliste dhe shkruante shume mire greqisht.Ushqente ndjenja miqesore per Greket dhe per kulturen Helene. Profesori Grek i Filozofise se te Drejtes Neoklis Kazazis, qe ishte nje nga themeluesit e Shoqates Helenizmi, dhe besonte ne idene e Federates Greko-Shqiptare inkurajoi Ismail Qemalin te shtoi perpjekjet e tij per nje bashkepunim te ngushte me Greqine. Keto perpjekje te N.Kazazi shume shpejt dhane rezultat.
Ne te vertete Ismail Qemali morri iniciatice dhe me 1901, ndersa gjendej ne Kostandinopol per ceshtje te ndryshme qe i interesonin Shqiperise, i informuar se rrezikonte te arrestohej me urdher te Sulltanit, iku dhe erdhi ne Greqi per tu konsultuar me Kazazin.
Ne vazhdim vajti ne Bruksel ku dhe u stabilizua. Aty botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte:
ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip "SHPETIMI-SHQIPERIA", gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj). Gjithsej botoi vetem pese numra per te thene ca te verteta, ne te cilat besonte ne menyre te patundur. Te verteta qe i sherbenin afrimit te dy popujve miq.
Karakteristike e ndjenjave te tij filogreke, te adhurimit dhe te besimit te tij te thelle qe kishte per Greqine, te se ciles kerkonte me ngulm bashkepunimin e ngushte, eshte artikulli qe botohet ne faqen e pare te numrit te dyte te gazetes ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ ( SHPETIMI-SHQIPERIA) me titull DESTINACIONI I HELENIZMIT qe eshte himn i vertete per Greqine. Ate artikull vetem nje grek megalo-ideat do te mund ta shkruante.
Te gjitha numrat e gazetes dhe dokumentacioni per themelimin e Federates Greko-Shqiptare jane botuar ne librin "Greqia dhe Shqiperia ne fillim te shekullit XX" nga Thanos Anagnostopulos-Paleologos,shtepia botuese Kyromanos.

Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per Greqine,Greket dhe Kulturen Helene.

DESTINACIONI I HELENIZMIT
Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. Leme menjane sherbimet, te cilat ky komb i madh beri per tere njerezimin, duke perhapur ne vendet me te largeta te botes kulturen dhe shkencen si substanca mireberese dhe me te drejte fiton tituj mirenjohjeje nga njerezimi. Por ashtu sic eshte sot, kombi Grek perben elementin kryesor dhe me te rendesishem te Lindjes.Ne rradhe te pare si popullsi raca Greke mbas Turqve dhe Arabeve tejkalon te gjitha racat e tjera te Lindjes. Nga ana gjeografike zoteron vendin e pare dhe me te mire ne Lindje. Vendi me i bukur i Mesdheut eshte det Grek. Deti Marmara eshte pothuajse komplet grek. Te gjitha ishujt e Arkipelagut, te Egjeut, te Jonit, te Propontides(Marmara) jane Greke. Te gjitha pothuajse brigjet e Azise se Vogel nga kembet e malit Tavros gjer ne Iraklia ne Pontos jane Greke. Gadishulli Ilirik me gjithe invazionet e kombeve dhe hordhive te huaja, ruajti Greke tere rajonet pergjate dy deteve,qe nga Danubi gjer ne gjirin e Ambrakise.
Komb si ai Grek, me te ardhme te lavdishme, duke pasur tere vendet me te rendesishme te Lindjes, ka tere te drejten te interesohet aktivisht per fatin e Lindjes,ne te cilen eshte historikisht dhe gjeografikisht faktori kryesor.

MARIOS
Beginner
Beginner

Number of posts : 3
Registration date : 2009-05-06
Points : 3
Reputation : 0

Back to top Go down

Ismail Qemali ishte filogrek i madh Empty Re: Ismail Qemali ishte filogrek i madh

Post  MARIOS Wed May 06, 2009 7:20 am

Kur themi Helenizmi nuk nenkuptojme Greket qe gjenden brenda shtetit Grek, nenkuptojme tere Greket, popullsia qe tejkalon tere popullsite e tjera te Lindjes,pervec Turqve dhe Arabeve. Ne jo Greket, deshirojme dhe urojme nga zemra te shohim Helenizmin si faktorin me te fuqishem ne Lindje.
Cfare analizojme ne? Cili eshte destinacioni i Helenizmit. Greku eshte i ndergjegjesuar per destinacionin e tij. Cilat jane mjetet per realizimin e ketij destinacioni? Na intereson kaq shume ceshtja, perderisa jemi te bindur qe destinacioni i Grekut eshte dhe destinacion i (omaimou) me te njejtin gjak Shqiptarit, dhe se fati i njerit varet nga fati i tjetrit. Nuk kerkojme te japim analize psikologjike kombi si te kombit grek,as guxojme te shprehemi per kete. Cfare mund te themi me bindje qe ne fillim eshte qe kurre Greku nuk do degradoi ne degjenerim. Historia e tyre qe eshte dhe historia e njerezimit paraqet tere garancite per shpetimin e natyres greke nga shthurrja morale dhe degjenerimi. Historia e njerezimit na paraqet shume kombe, te cilat megjithese u neperkemben para vrullit te invaduesve te medhenj,arriten te rruanin identitetin e tyre kombetar.
Ama asnje nga keta kombe nuk mund te krahasohet me kombin grek.
Greku ne rradhe te pare eshte tipi i persoshmerise dhe te formes dhe te shpirtit te njeriut.
Asnje komb para tyre nuk arriti te krijoi nje ide per te miren dhe te bukuren.Asnje komb para tyre nuk arriti te kete dhe te respektoje ndjenjen e lirise.
Pasuesit e Maqedonasve, Romaket, vertet pushtuan Greqine, por u shpallen mbrojtesit e kultures Helene, dhe nepermjet fuqise materiale arriten te realizojne ate qe fuqia morale e Grekeve nuk kish arritur. Romaket nuk ishin armiq te Helenizmit, ishin ndoshta plotesuesit e tij. Ne te gjitha zoterimet romake gjuha greke, shkronjat greke ishin te respektuara, dhe Greket megjithese vasal konsideroheshin superiore te Romakeve. Retore, filozofe, poete, gjenerale dhe vete perandoret nuk kerkonin lavdi tjeter pervec krahasimit me ate te Grekeve dhe nuk konsideroheshin te kenaqur pervecse kur virtytet e tyre vertetoheshin perkrah atyre te Grekeve.
Perandoria Bizantine perfundoi Perandori Greke.
Komb pra i padegjeneruar perballe kaq te keqijave dhe peripecive, nuk mund te degjenerohet dhe as te konsiderohet subjekt nen degjenerim.
Greku dhe omaimos(me te njejtin gjak me te) Shqiptari rruajten, njeri me me shume hollesi, tjetri me nje fare ashpersie, superioritetin shpirteror dhe cilesine e bashkejeteses me te gjitha kombet dhe te klimatizimit ne te gjitha vendet dhe te gjitha klimat. Ka kombe te medha,te cilat nepermjet superioritetit dhe durimit mbizoteruan ne te gjitha vendet e botes dhe formuan shtete kolosale,sic jane Anglo-Saksonet. Ama asnje komb nuk ngjan me Greket. Greku dhe ne te kaluaren dhe sot shkon ne te gjitha zonat dhe ne te gjitha klimat, ku stabilizohet jo si i huaj por si i njohur(vendas).
Ju mesuan ndonjehere keto, Shqiptare, ne bankat e shkollave? Ju folen ndonjehere per ndjenjat filogreke te Ismail Qemalit? Ju folen ndonjehere per perspektiven e formimit te Federates Greko-Shqiptare? Sigurisht jo. Pse? Pse gjithashtu ne Greqi, Greket nuk i kane mesuar keto? Cilet duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene armiq dhe jo miq? Cilet nuk duan qe Greket dhe Shqiptaret te jene aleate? Cilet kane frike nga kjo perspektive?
Kjo urrejtje midis Grekeve dhe Shqiptareve eshte artificiale dhe u sherben te tjereve dhe vetem demtuese eshte per keta dy popuj miq.

MARIOS
Beginner
Beginner

Number of posts : 3
Registration date : 2009-05-06
Points : 3
Reputation : 0

Back to top Go down

Ismail Qemali ishte filogrek i madh Empty Re: Ismail Qemali ishte filogrek i madh

Post  ZEUS10 Wed May 06, 2009 8:32 am

Marios, e para dua te te uroj mireseardhjen.
Mendimet tona politike, qe kane lidhje me historine, i ndan nje hendek i madh. Megjithate, ne disa pika une jam plotesisht dakort me ty. Une jam dakort psh, qe historia e Greqise eshte pjese e historise te races shqiptare(dhe jo e kunderta), une jam dakort me ty psh qe fanariotet ishin greqishtfolesit me origjinale kur lindi kombi grek, sepse helenet me origjinale flisnin vetem nje gjuhe: shqipen. Une jam dakort me ty, qe Kisha Ortodokse ishte mallkimi i kombit Iliro-Helen.
Me se fundi, disa qarqe ne Greqi, ku mesa duket ti duhet te jesh nje prej zedheneseve, e kane kuptuar qe armiku i 'grekeve' te rinj, nuk jane shqiptaret, por sllavet. Politikanet greke kete e kane kuptuar me kohe, por per shkak to nje politike qe ruan akoma remineshencat e se kaluares shoviniste, dhe kryesisht per shkak te pushtetit te Kishes Ortodokse ne shtetin grek, nuk jane bere pale e vullnetshme dhe e hapur me Shqiptaret.
Megjithese greket e kane kuptuar rendesine strategjike te Shqiperise, per vete egzistencen e Greqise, prapeseprape , ata vazhdojne nje politike te shfrenuar helenizimi-homogjenizimi. Jo, keshtu nuk behen aleanca. Ndoshta 2500 vjete me pare iliret, helenet dhe maqedonasit ishin nje race me te njejten gjuhe qe evoloi ne shqipen e sotme, kurse tani shqiptaret dhe greket jane dy raca te ndryshme, dhe kjo kryesisht per faj te grekeve. Ishin ata qe adoptuan gjuhen e Kishes nje variant i deformuar i nje gjuhe te vjeter po artificiale, duke lene menjane arberishten, gjuhen qe i bente ata HELENE TE VERTETE. Ishin, greket te paret qe e identifikuan veten si ortodokse, duke i vene shqelmin helenizmit ne kuptimin etnik dhe kulturor. Jane greket ata, qe dergojne vullnetare ushtarake duke u bere pale me gjithfare racash sllavo-ortodokse, per te vrare e shfarosur ata qe ti me te drejte i quan vellezer, shqiptaret.
Grekeve, ju duhet nje aleance e paster dhe e sinqerte me shqiptaret, sepse ne shqiptaret, jemi mesuar me veshtiresite, mundimin e luftes, perndjekjet, copetimet e masakrimet, kurse greket, do te shkoqen si misri ne rast te ndonje konflikti te mundshem me sllavet. Prandaj ju duhet te hiqni dore nga helenizimi i shqiptareve. Gjithashtu dhe 'brainwashing', qe ti po mundohesh te besh, nuk funksionon me. Ne nuk kemi nevoje per nje federate me greket, ku kryeqytet te jete Athina, ku gjuhe e pare zyrtare te jete monstra greqisht, ku njerezit te fillojne te harrojne qe jane shqiptare, dhe ta theresin veten helene (te rinj).
Nese do bashkoheshim ne nje federate me ju, le te behet keshtu: Kryeqytet Tirana, shtet laik, gjuhe e vetme zyrtare shqipja, flamuri shqiptar, ndryshimi i historise dhe pastrimi i saj nga te pavertetat, feja e lire dhe me moslejimi i pjesemarjes se Kishes Ortodokse ne politike, ban i gjuhes greqishte e re nga shkolla, emri i shtetit ARBERIA.
Vetem keshtu, mund te formojme nje federate me ju, ku Helada te jete vetem Lakonia dhe Argos, jo e gjithe Morea.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Ismail Qemali ishte filogrek i madh Empty Re: Ismail Qemali ishte filogrek i madh

Post  Luboteni Thu May 07, 2009 5:00 pm

Mario, pervec temave me tituj bombastik nuk shosh se sjell nje fryme te re ne forum. Thjesht, permbajtja e postimeve tuaja eshte ne diskrepance te hatashme me pompozitetin ne titull.

Se pari; kujdes ne perdorimin 'Filogrek'! Perse duhet te besh kujdes? Se pari, nese Ismail Qemajli paska shestuar per njefare federate shqiptaro-greke kjo nuk do te thote se Ismail Qemajli behet 'filogrek' apo jo? Sarkozi dhe Blair paten nenshkruar marreveshjen e bashkepunimit francezo-britanik, mirepo as Sarkozi nuk u be 'filobritanik' as Blair nuk u be 'filofrancez'. Besoj qe u kuptuam?

Populli shqiptar dhe sidomos qarqet e qyteteruara rilindese shqiptare perhere ia kane zjgatur doren e bashkepunimit popullit grek, mirepo ishte gjithhere elita e tij drejtuese, e helmatisur nga Megali Ideja e budallme, qe aspiron ringjalljen e frikshme te Bizantineve gjegjesisht te hartes se tyre. Edhe Jani Vretoja thoshte se shqiptaret dhe greket i lidh nje gje e perbashket: jane dy popujt e vetem jo sllav ne Ballkan, ndaj duhet te bashkohen per ta perballuar vershimi sllavo-rus!

Mirepo, ishte gjithehere kjo Greqi qe kishte bashkepunuar thellesisht me sllavet (psh me Malin e Zi) pastaj edhe me Serbine per te zhdukur qenien shqiptare.
Luboteni
Luboteni
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 25
Registration date : 2009-05-05
Points : 12
Reputation : 10

Back to top Go down

Ismail Qemali ishte filogrek i madh Empty Re: Ismail Qemali ishte filogrek i madh

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum