Polifonia e Kenges Shqiptare

View previous topic View next topic Go down

Polifonia e Kenges Shqiptare

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 7:25 pm

Vasil Tole

Polifonia popullore, shikim në të kaluarën

Rëndom pohohet se degët e tjera të artit, si muzika arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanë qënë të panjohura në Shqipëri, dhe në disa kohë patën arritur shkallën më të lartë sikurse na e vërtetojnë sot gërmimet arkeologjike[1] . Megjithë ngjyrimet romantike që mbart citimi i mëposhtëm, thuhet se në kohët e vjetra “… shqiptarët i kushtuan perëndisë së muzikës qytetin e Apolonisë” dhe se akoma “…banorët e atyre viseve mbajnë emrin Myzeqar7] ; etj. Këtu një vend të posaçëm do t’i kushtonim edhe baladave por dhe këngëve historike të cilat këndohen dhe vallëzohen[8] në polifoni. Ndër më tipiket kemi këngën e Dhoqinës e cila gjendet në një zonë të gjerë që përfshin Durrësin, Gramshin, Pogradecin (gjurmë të saj i gjejmë në Korçë), Përmetin, Libohovën, Gjirokastrën, Beratin, Fierin, Vlorën, Sarandën, Çamërin11] etj.

Në kulturën popullore jugore janë ruajtur edhe një varg elementësh të tjerë, jo muzikorë, që vijnë nga e kaluara e largët dhe shumë e largët e këtyre trevave. Kështu nga fusha e veshjeve mund të përmendim fustanellën e burrave, e cila ka pasur përdorim të gjerë në të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, e sidomos në Iliri e në Epir. Ajo është e dëshmuar arkeologjikisht, që në shek. V-të p.e.s nga një figurinë e gjetur në Maribor të Sllovenisë, e pasuar nga figura e një burri të paraqitur në një gur varri të shek. III-të, të gjetur në Smokthinë-Mesaplik të Vlorës, nga një terrakotë e shek. IV, e gjetur në Durrës etj. Nga këto zona, përveç fustanellës mund të përmendim se është ruajtur deri në fillim të shek. XX, një nga tipet më të vjetra të veshjeve për gra që është kostumi më këmishë të gjatë e dy futa, njëra përpara e tjetra prapa. Në këto troje është dëshmuar arkeologjikisht edhe përdorimi i “dalmatikës” ilire, që kishte formën e një këmishe të gjatë e me mëngë, si ajo që mban mjeshtri i paraqitur në një gur varri të gjetur në Drashovicë të Vlorës dhe që i përket shek. II-të. Edhe në një tjetër gurr varri të shek II-III, të gjetur në rrethin e Korçës, janë paraqitur dy farkëtarë të veshur me “dalmatika”. Tjetër element i lashtë ilir në këtë lëmë janë edhe opingat e thjeshta me retra[12] . Gjithashtu, uniteti i tipareve të përbashkëta antropologjike prej ilirëve tek shqiptarët e sotëm jugorë, janë tregues i vazhdimësisë biokomunikative dhe sprovë e përdorimit të materialit antropologjik si burim historik[13] etj.

Ajo ç’ka duhet theksuar përsa i përket studimit të polifonisë, lidhet me faktin se muzika popullore polifonike shqiptare ishte fare e pastudiuar deri para viteve ’40 të shek.XX, sepse “… para çlirimit të atdheut askush nuk merrej në vendin tonë me studime muzikologjike, prandaj nuk trashëguam nga e kaluara asnjë farë literature shkencore17] , në këtë punim vihet re trajtimi jetësor i figurave, duke “shkelur” dogmat e diktuara nga kanonet bizantine.

Paskëtaj kemi një fjali të vetme të shkëputur nga vepra e Marie WORTLEY-MONTAGU, “Letters and Works”, në të cilën ajo pas vizitës në Shqipëri më 1817, shkruan për shqiptarët se: “Ata të gjithë janë të veshur dhe të armatosur me paratë e veta, ca burra zakonisht lakmitarë, të veshur në pëlhurë të pastër të bardhë, duke mbajtur pushkë tepër të gjata, të cilat i mbajnë mbi supe sikur të mos ndjenin peshën e tyre, me prijësin që ia jep një këndimi të ashpër, jo të pakëndshëm, dhe me të tjerët, që përbëjnë korin21] .

Konstatim të polifonisë gjejmë edhe në veprat letrare me karakter autobiografik. Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824), në veprën e tij “Çajld Haroldi”, mes të tjerash jep edhe këtë poezi mbresëlënëse të ndërtuar mbas dëgjimit dhe efektit sugjestionues të valles së kënduar polifonike:

71 Në zall të shtruar ndritën zjarret natën,
darka mbaroi, vjen rrotull verë e kuqe;
Dhe kush u ndodh atje pa pritur gjë,
Ju muar mentë fare nga ajo pamje;
Se sa pa shkuar orëz e mesnatës,
Përcjellësit ia nisën këngës tyre;
Çdo Palikar e flaku tutje shpatën
Kërcyen dorëpërdorë njëri pas tjetrit,
Me këngë apo vajtim u drodhën fustanellat.

Vlerësime më të përgjithshme për këndimin polifonik të jugut dhe atë të arvanitasve kemi edhe nga Henry HOLLAND, në veprën e tij “Travels in the Ionian isles, Albania, Thessaly during the years 1812-181325] .

Në veprën e Ami BOUE “ La Turquie d’Europe” të botuar në Paris më 1840, gjejmë edhe shpjegimet mbi mënyrat e të kënduarit të popujve të ndryshëm. Ndër të tjera ai thotë se “… grekët bile dhe zinzarët (vllehët-shënimi ynë) këndojnë më mirë se sllavët, dhe banorët e Shqipërisë së Jugut janë në mes të tyre29] .

Nga mbledhësit shqiptarë të folklorit do të përmendim Thimi Mitkon dhe veprën e tij “Bleta shqiptare”, të përgatitur për botim më 1874. Një vend të rëndësishëm në të krahas folklorit popullor në tërësi, zënë poezitë popullore të këngëve popullore polifonike, të cilat ai i mblodhi “… i pështetur ndë dorëgjerësinë dhe ndë atdhetarinë e bashkëmëmëdhetarëve të mij, shpërenj që, ndë mbledhje të dytë, të jap ndë dritë lëndë më të shumëtë e më të plotë, prej së cilës gumëzhin Shqipëria33] . E njëta situatë sa më sipër gjendet edhe tek copa letrare “Kënga”, e shkruar nga Lumo Skëndo në Stamboll më 20.10.1910: “… Meçi, me gjithë të dyzetat e shkuara dhe të pesëdhjetat e afëruara, po mirrte këngën: të tjerët me radhë sicilido pas zërit që kish, po e priste , dhe kështu këng’ e Labërisë po gumëzhinte në këtë dyqan të vogël në mes të të madhit Stamboll37] e të studiuesve të huaj për muzikën popullore shqiptare, e veçanërisht për polifoninë. Në një letër që mban dt. 7 Janar 1930, e dërguar nga Dr. Heinrich Schatz, Innsbruck-Hotting, Riedg. 8, kërkoheshin pllaka gramafoni me muzikë popullore shqiptare për t’i prezantuar ato në një konferencë mbi Shqipërinë që do të mbahej në fund të vitit në Universitetin e Insbrukut[38] . Të njëjtën gjë kërkonte edhe një studiues gjerman[39] i folklorit dhe çeku Artus Çernik[40] , më 1931. Në vitin 1934 mësojmë “…mbi vizitën zyrtare të një muzikanteje amerikane për të studiuar muzikën shqiptare44] të cilat kanë realizuar shumë filma dokumentarë në të cilët zbulojnë pasurinë etnografike dhe etnomuzikore të shqiptarëve. Të parët vëllezërit Manaki më 1906 kanë regjistruar filmin “Lojna e kostumeve popullore” si dhe kanë bërë xhirime të kësaj natyre edhe në Korçë, Përmet, Këlcyrë e Janinë. Më 1913 amerikani William Hovard xhiroi në Shqipëri zakone, tradita e kostume popullore. Shoqëria gjermane “Kabinetfilm” xhiroi më 1932 një film dokumentar me zë që shoqërohej me muzikë origjinale popullore. Më 1936, regjizori gjerman Karl Gelberman xhiroi filmin “Nje udhëtim ëndëronjës nëpër Shqipëri”, me pamje nga Korça, Ohri etj. ku jepeshin edhe pamje të kostumeve e zakoneve dhe valle e këngë popullore. Këtu përmendim edhe filmin e gjatë dokumentar “Vëllamët”, të xhiruar përsëri nga gjermanët, të mbushur me legjenda e folklor. Më tej kemi një film të “Luce”-1940, ku jepen edhe një grup vajzash hoçishtare të veshura me kostume popullore etj.

Përmendje dhe analizim më të plotë të fenomenit muzikë popullore polifonike do të hasim në vitin 1939, tek punimi i Prof. Çabejt “Për gjenezën e literaturës shqipe” botuar tek revista “Hylli i Dritës”, shkrim i cili e prek dhe lokalizon gjerazi dukurinë polifonike, pa pretenduar analizimin ngushtësisht teknik-muzikor të saj. Një konsideratë të përgjithshme për polifoninë, për mendimin tonë shumë të saktë, na jep përsëri Faik Konica kur shkruan më 1939 se “… vetë këngët janë të trishtueshme dhe monotone, por janë shembull i vetëm i muzikës së vjetër folklorike me pjesë të ndryshme këndimi, derisa në vende të tjera këngët popullore këndohen me harmoni. … Këngët rëndom ndahen në tri pjesë: derisa dy burra këndojnë me zëre krejtësisht të ndryshëm, ndonëse gjithsesi të ndërthurur, grupi ia mban një sostenuto-je të ngjashme me point d’orgue48] vokale e atë me vegla, monografinë e Beniamin Krutës “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë së Jugut” dhe atë të Spiro Shitunit “Polifonia labe” të botuara më 1989, si dhe shumë botime me transkiptime muzikore polifonike[49] etj. Si tendencë kryesore e punimeve të etnomuzikologjisë sonë, në studimin e polifonisë në këto vite, ka qënë kalimi “nga totali në detaj”, ç’ka do të thotë me fjalë të tjera analizim i polifonisë popullore edhe në rrugë ngushtësisht teknike.

Në këto vite reflektime të veçorive të polifonisë sonë popullore, si zakonisht, nuk kanë kaluar pa u pasqyruar edhe në muzikën profesioniste shqiptare të viteve 1950-1990 ashtu dhe në veprat e letërsisë sonë. Kompozitorët shqiptarë si Çesk Zadeja (1927-1997), Feim Ibrahimi (1935-1997), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1992), Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Limoz Dizdari, Aleksandër Peçi, Thoma Gaqi, etj. gjetën tek muzika popullore polifonike një nga burimet ku u përqëndrua interesi i tyre krijues. Kur flasim për interes krijues të kompozitorëve shqiptarë mbi lëndën muzikore popullore, kuptojmë atë brez krijuesish të specializuar që nuk komunikojnë me lëndën folklorike vetëm si profesionistë, por edhe të lidhur ngushtë gjenetikisht me të, në një farë mase si produkte artistike të saj[50] . Vetë krijimtaria muzikore ka provuar se integrimi i polifonisë popullore si fenomen ashtu edhe i strukturës së saj në veprat e muzikës kulte, ka sjellë një risi për vetë këtë muzikë pasi “… tradita muzikore shqiptare është vazhdë e një harmonizimi të natyrshëm midis përpjekjeve të shumë muzikantëve me përgatitje të ndryshme dhe burimeve të kulturës muzikore popullore57] , si dhe për faktin që t’u jepej studimeve krahasuese material i ri “… për sa i perket kompleksit problemor të polifonisë popullore në Evrop63] realizuan në Shqipëri me dhjetra disqe me muzikë popullore polifonike të jugut, ku ndër to u shqua këngëtari Q.A.Ruka[64] si dhe grupi polifonik i bilbilit të bregdetit Neço Muko[65] , praktikë e cila në vitet në vazhdim u intesifikua[66] si në shtimin e grupeve polifonike e po aq në afirmimin e liderve të tyre, siç është në vitet ’60, rasti i grupit polifonik tosk të Skraparit me mjeshtrin Demir Zyko[67] , apo atij lab të Xhevat Avdallit me grupin e pleqve të Gjirokastrës[68] , Dhimitër Varfi me grupin e bregut, Hysen Ruka me grupin polifonik të Smokthinës; në vitet ’70 grupi polifonik i Bënçës[69] ; në vitet ’80 ai i Lapardhasë-Vlorë dhe i të “rinjve1] Abas Ermenji, “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, fq. 127, Tiranë 1998. Studim i cit. Për më gjerë rreth shqiptarëve shiko dhe Edwin E. Jacques, “The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present”, Introduction “Who are the Albanians”, fq. XI-XVIII, USA 1995; “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969; “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vol I, Tiranë 1965 etj.

[2] “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, 1504-1944, Zef Jubani, “Mbi poezinë dhe muzikën e shqiptarëve”, fq.152, Tiranë 1979. Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe letërsia”, fq. 43, Onufri 1997.

[3] Faik Konica, “Vepra 2”, fq. 207, Prishtinë 1997. Studim i cit.

[4] Shiko tek Qemal Haxhihasani, “Balada e Tanës dhe disa përkime të saj ballkanike”, fq. 30, tek “Çështje të folklorit shqiptar”, nr. 4, Tiranë 1989. Studim i cit. Njoftimet për muzikën ilire (shënimi ynë) na vijnë nga drejtime të ndryshme. Me mjaft vlerë janë ato që përcillen kalimthi nga veprat e Homerit, Aristotelit, Strabonit, Lukianit, Plutarkut, Tit Livit, Ciceronit, Plinit etj. Me mjaft rëndësi konsiderohen gjetjet e arkeomuzikologjisë mbi “Kultin e Nimfave”, instrumentariumin e gjinisë frymore si bobla, fyejt, surla, bicula, hydraulikoni, lira etj. Për më gjerë shiko dhe R. Sokoli, “Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, Tiranë 1971; R. Sokoli, P. Miso “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, kap. “Shikim në të kaluarën”, fq. 23-49, Tiranë, 1991 etj.

[5] Ramadan Sokoli, Piro Miso, “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, fq. 27, Tiranë 1991. Studim i cit.

[6] Shiko Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike”, fq. 13-14, “Kultura Popullore”, 1/1990.

[7] Alfred Uçi, “Mitologjia Foklori Letërsia”, fq. 180, Tiranë 1982. Studim i cit. Për sa më sipër shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, “Këngë të moçme shqiptare”, fq. 72-93, Tiranë 1986.

[8] Për vallëzimin në baladat shqiptare shiko dhe Ramazan Bogdani, “Specifikat e vallëzimit në baladat shqiptare”, fq. 162-167, vallja e kënduar polifonike “Qënkëshin tre vëllezër zënkëshin të ndërtojnë një urë”, tek “Çështje të folklorit shqiptar” - 3.

[9] Shiko dhe Fatos Arapi, “Këngë të moçme shqiptare”, fq. 69, Tiranë 1986.

[10] Për këtë shiko Ramadan Sokoli, “Figura e Skënderbeut në muzikë”, fq. 19, Tiranë 1978.

[11] Për këtë shiko Beniamin Kruta, “Polifonia dy zërëshe e Shqipërisë Jugore”, fq. 57, Tiranë 1989.

[12] Për më gjerë shiko Andromaqi Gjergji, “Veshjet shqiptare në shekuj”, kap. IV, Tiranë 1988. Shiko gjithashtu Andromaqi Gjergji “Mbi origjinën dhe lashtësinë e disa elementeve të veshjeve popullore”, fq. 133-143, tek “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, Tiranë 1982; A. Gjergji, “Elemente të përbashkëta të veshjes së fiseve ilire dhe vazhdimësia e tyre në veshjet tona popullore”, tek “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, Tiranë 1969; A.Gjergji, “Të dhëna mbi veshjen në Shqipëri në shek. XIV-XV, tek “Studime historike”, nr. 4, Tiranë 1967; A.Gjergji, “Vështrim historik mbi veshjet në Shqipëri”, tek “Etnografia shqiptare”, VII, Tiranë 1975; A.Gjergji, “Specifika etnike në veshjet popullore”, tek “Simpozium kushtuar problemeve të Festivalit Folklorik të vitit 1978”, Tiranë 1980 etj.

[13] Për më gjerë shiko dhe Aleksandër Dhima, “Gjurmime antropologjike për shqiptarët”, fq. 11, 34, 43, 203, 229, 231, 235, Tiranë 1985.

[14] Ramadan Sokoli, “Gjurmime folklorike”, fq. 425, Tiranë 1981. Për më gjerë shiko edhe Ramadan Sokoli, “Mbi traditat tona muzikore”, Nëntori, 9/1965.

[15] Aleks Buda, “Vendi i shqiptarëve në historinë evropiane të shekujve VIII-XVIII”, tek “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, fq. 6, Tiranë 1982.

[16] Evlija Çelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, përkthyer nga Sali Vuçiterni, Tiranë 1930, fq. 39.

[17] Ferid Hudhri, “Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj”, fq. 50, Tiranë 1987.

[18] Marie Wortley-Montagu, “Letters and Works” letra XXX nga Adrianopoja, dt. 1 Prill 1717, drejtuar abatit x, fq. 291, London 1861.

[19] F.C. Pouqueville, “Voyage en Moree, a Constantinople, en Albanie (pedant les annees 1798-1801), fq. 277, Paris 1805.

[20] F.C. Pouqueville, “Voyage de la Grece”, Tom. I-er, fq. 95, Paris 1826.


Last edited by AuLoNa on Sun Feb 08, 2009 8:44 pm; edited 5 times in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts: 1002
Location: USA
Humor: Plenty..:)
Registration date: 2009-01-27
Points: 118
Reputation: 33

Back to top Go down

^^^cont!

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 1:26 pm

[21] J.C. Hobhouse “A journey through Albania and other provinces of Turkey during the year 1809-1810”, letter III, p. 35, London 1813.

[22] Vepra është botuar në Londër në vitin 1815. Për më gjerë shiko fq. 79-80.

[23] Auron Tare, “Udhëtim i panjohur i ish-kryeministrit anglez në vendin e shqiponjave”, tek revista “KLAN”, 5 shkurt 2001, fq. 32.

[24] Tek T. S. Huges, “Voyage en Janina en Albanie”, Vol. 2, fq. 29, Paris 1828. Ja teksti i plotë: “U kënaqëm edhe më shumë me llojet e tjera të dëfrimit, që për bëheshin nga Albanitico, ose vallja kombëtare e shqiptarëve, lozur nga disa prej gardianëve më të shkathët të vezirit, që ishin ftuar në kremte. Lëvizjet dhe figurat e këtij ushtrimi shërbenin për të shfaqur aktivitetin e jashtëzakonshëm dhe fuqinë muskulore të këtyre malësorëve të fortë, të cilët duke mbajtur njeri-tjetrin fuqishëm për duarsh, sa lëviznin ngadalë para pas, sa hidheshin përreth në një lëvizje të shpejtë harkore, varësisht nga dalldisja e muzikës dhe zërat e tyre me tërë forcën; bënin hapa të papritur, duke u përkulur pas, derisa koka i prekte tokën, e pastaj, duke u sulur lart drejt qiellit me një hedhje elastike të përkuljes, me flokët e gjatë që ju hidheshin shkujdesshëm mbrapa supeve”. (fq. 29)

[25] Për më gjerë rreth muzeve, galerive dhe koleksioneve të huaja që ruajnë piktura me temë shqiptare, shiko Ferid Hudhri, “Shqipëria dhe shqiptarët në vepra të piktorëve të huaj”, fq. 225-229, Tiranë 1987.

[26] Fq. 110.

[27] Varianti i këngës sipas Hahn, marrë nga “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar (1635-1912), fq. 79, Tiranë 1961:

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtejë urën’ e Qabesë
Të m’i falei nënesë,
Të dy qetë të m’i shesë,
T’i apë nigja së resë.
Ndë pjetë nëna për mua,
T’i thoi se u martua;
Ndë thëntë seç nuse muar,
Tre plumba ndë krahëruar,
Gjashtë ndë këmbë e ndë duar;
Ndë thëntë seç krushk i vanë
Sorrat e korbat’ e hainë.

[28] Gabimisht Myzeqenë Jubani e përfytyron si pjesë të Shqipërisë së mesme.

[29] Shiko Zef Jubanin, tek “Antologjia e mendimit estetik shqiptar 1504-1944”, përgatitur nga Nasho Jorgaqi, Tiranë 1979. Studim i cit.

[30] Thimi Mitko, “Vepra”, fq. 556, “Lajmërim”, (për daljen në dritë të “Bletës shqiptare”), Tiranë 1981. Lidhur me interesin për folklorin muzikor, qysh më 1869, Mitko i shkruante Kamardës se “… këngëtë për z. tënde po i mbledh”. Tek Thimi Mitko “Vepra”, fq. 613, Tiranë 1981.

[31] Faik Konica, “Vepra”, copa letrare “Letërsia shqipe”, fq. 118, Tiranë 1993. Studim i cit.

[32] Tek “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar” (1635-1912), fq. 319-325, Tiranë 1961.

[33] Spiro Dine, “Valët e detit”, Parathënje, Sofje 1908. Shiko dhe “Visaret e Kombit”, “Dasma në Toskëri”, fq. 15-109, Tiranë 1941.

[34] Lumo Skëndo, “Hi dhe Shpuzë”, tregimi “Kënga”, fq. 63-68, Tiranë 1995. Botimi i parë nga shtypshkronja “Mbrothësia” e Kristo Luarasit, Sofje 1915.

[35] Kristo Kono, “Dëshira ime për muzikën”, Ditar, fq. 15, kopje e daktilografuar, e pabotuar. Ndër këngët (shënimi ynë) me origjinë polifonike të përpunuara nga Kristo Kono dhe të kënduara nga sop. Tefta Tashko Koço përmendim “Po këndon bilbili fushave”, “Fustanin me pika”, etj.

[36] Mehdi Frashëri, “Reformat e ra të Turqisë Kemaliste”, fq. 1, revista “Minerva”, datë 31 Janar 1935.

[37] Shiko A.Q.SH, fondi 151, viti 1937, M.P.Jashtme.

[38] A.Q.SH, fondi 149, dosja nr. IV-284, Kryeministria.

[39] A.Q.SH, fondi 149, viti 1931, dosja 284.

[40] A.Q.SH, fondi 251, viti 1931, dosja 200.

[41] A.Q.SH, fondi 152, viti 1934, dosja 899.

[42] A.Q.SH. fondi 251, dosja 302, viti 1935. Letër e legatës shqiptare në Francë dt. 7 tetor 1935 dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme.

[43] Tek “Përpjekja shqiptare”, nr. 25-27, fq. 42-46, Tiranë 1939.

[44] Për me gjerë shiko dhe Abaz Hoxha, “Arti i shtatë në Shqipëri”, Tiranë 1994.

[45] Faik Konica, “Vepra 2”, studimi “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, kap. IV, “ Populli shqiptar: tipare të jetës dhe të karakterit të tij”, fq.207, Prishtinë 1997.

[46] Shiko Ramadan Sokoli, “Polifonia jonë popullore”, tek “Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, seria shkencat shoqërore, Nr. 3, Tiranë 1959.

[47] Në këtë punim të botuar më 1965 gjendet një kapitull i titulluar “Polifonia jonë popullore”, fq. 127-138. Rreth këtij libri shiko edhe artikullin e Osman Xhatufës, “Dy vepra me vlera shkencore për etnomuzikologjinë shqiptare”, gazeta “Drita”, fq. 9, 11, Dt. 10 Mars 1996.

[48] Ndër ta përmendim Lorenc Antoni, “Elementet polifonike në muzikën popullore të Opojës”, tek “Gjurmime Albanologjike”, II/1972-Prishtinë; Lorenc Antoni, “Trajtat polifonike të muzikës popullore, vokale të gegëve në Jugosllavi”, “Gjurmime Albanologjike”, II/1972; Rexhep Munishi , “Të kënduarit dy zërësh në disa fshatra të rrethit të Kaçanikut”, tek “Gjurmime Albanologjike”, VII/1977; Hysen Filja “Këngët polifonike kundër Tanzimatit”, Nëntori 9/1967; Hysen Filja, “Evolucioni i këngës polifonike labe”, Nëntori 11/1977; Hysen Filja, “Tipare të reja të këngës polifonike labe”, “Studime filologjike”, 2/1977; Hysen Filja, “Gjurmë të lashta në këngën e burrave të Labërisë”, “Studime historike”, 1/1981; Piro Miso, “Format e polifonisë instrumentale në Shqipëri dhe marrdhëniet e saj me polifoninë vokale”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Spiro Shituni, “Tipare dalluese të polifonisë labe”, Nëntori, 9/1980; Spiro Shituni, “Mbi pentatonin në polifoninë labe”, “Kultura Popullore”, 1/1981; Spiro Shituni, “Stile muzikore të polifonisë labe”, “Kultura Popullore”, 2/1985; Spiro Shituni, “Vendi i muzikës popullore në jetën e shoqërisë shqiptare”, “Kultura Popullore”, 1/1991; Beniamin Kruta, “Polifonia e burrave të Myzeqesë”, “Studime filologjike”, 3/1968; Beniamin Kruta, “Polifonia e Skraparit dhe tipologjia e saj”, “Studime filologjike”, 4/1973; Beniamin Kruta, “Culadyjare, fyelli i dyfishtë shqiptar dhe disa paralele ballkanike”, “Studime filologjike”, 1/1975; Beniamin Kruta, “Vështrim i përgjithshëm i polifonisë shqiptare dhe disa çështje të gjenezës së saj”, “Kultura Popullore”, 1/1980; Beniamin Kruta, “Polifonia dy zërëshe e Toskërisë”, “Kultura Popullore”, 1/1983; Beniamin Kruta, “Vështrim tipologjik i polifonisë labe”, “Kultura Popullore”, 1/1988; Beniamin Kruta, “Vendi i polifonisë shqiptare në polifoninë ballkanike”, “Kultura Popullore”, 1/1990; Beniamin Kruta, “Burdoni-isuane polifoninë shqiptare dhe disa çështje të gjenezës”, “Kultura Popullore”, 1/1991; vëllimin me transkiptime muzikore polifonike “Këngë polifonike labe”, Tiranë 1986 etj.

[49] Për më gjerë mbi botimin e materialeve muzikore polifonike të transkiptuara, shiko gjithashtu dhe tek Beniamin Kruta “Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë Jugore”, fq. 7, Tiranë 1989.

[50] Për më gjerë rreth këtyre marrëdhënieve shiko Vasil S.Tole, “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”, Disertacion, kap. “Muzika profesioniste shqiptare e gjysmës së dytë të shek. XX”, fq. 178-225, Tiranë 1994.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts: 1002
Location: USA
Humor: Plenty..:)
Registration date: 2009-01-27
Points: 118
Reputation: 33

Back to top Go down

^^^cont!

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 1:27 pm

[51] Intervistë me kompozitorin Çesk Zadeja, gazeta “Drita”, fq. 8, dt. 21 Janar 1996.

[52] Këtu do të përmendim artikullin e Fan Nolit, “Kënga e Rrapo Hekalit”, tek “Vepra V”, fq. 277, Tiranë 1987; poezinë e Lasgush Poradecit, “Kënga pleqërishte”, tek “Vepra letrare”, fq. fq. 63, Tiranë 1990; vëllimin e Mitrush Kutelit, “Balada dhe rapsodi popullore”, Tiranë 1967 si dhe artikullin kritik “Vendet e largimit në këngët popullore shqiptare”, tek “Vepra letrare 5”, fq. 176, Tiranë 1990; poezinë “Kënga labërishte” e Nonda Bulkës”, tek “Soditje”, fq. 35, Tiranë 1957; tregimet “Fyelli i Tanës” dhe “Pani nga Kaonia” të Dhinitër S. Shuteriqi, përkatësisht tek “Vepra letrare 4”, fq. 7, Tiranë 1982 dhe tek “Vepra letrare 7”, fq. 80, Tiranë 1982; poezinë “Fyelli i Tomorrit” e Fatos Arapit, tek “Ku shkoni ju, statuja”, fq. 70, Tiranë 1990; poezinë “Valle labërishte” te Dritëro Agollit, tek “Vepra letrare 2”, fq. 73, Tiranë 1989 dhe “Tregim për një gajde” tek “Vepra letrare 1”, fq. 205, Tiranë 1989; poezinë e Xhevahir Spahiut “Këngëtari i maleve”, tek “”Vdekje perëndive”, fq. 34, Tiranë 1977; poezinë e Bardhyl Londos “Kënga e nizamit”, tek “Eksodi i yjeve”, fq. 135, Shkup 1996 etj.

[53] Cituar sipas Vasil S.Tole, “Muzika dhe Letërsia”, fq. 76-77, Onufri 1997. Edhe Fan S.Noli më 1958 flet përpara bashkatdhetarëve në Boston për këngën polifonike të “Rrapo Hekalit”, të mbledhur nga Thimi Mitko. Për këtë shiko Fan S.Noli, “Vepra 5”, fq. 277-279, Tiranë 1988.

[54] Ndër to përmendim Cvjeto Rihtman, “O iliriskom porjeklu poliofnia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije”, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; S. D. Peristeris, “Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann “Albanische volkmusic” , Vol.I (Gesange der Çamen), Berlin 1965; D.E.Stockmann “Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien”, “Ethnomusicologie”, Paris 1964, III; E. Stockmann, “Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik”, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; D. and E. Stockmann, “Albania”, at the “The New Grove Dictionary of Music and Musicians”, London 1980; Samuel Baud-Bovy, “Chansons d’Epir du Nord et du Pont”, Yearbook of the International folk council, Vo; 3, 1971; Arbatsky Yury, “The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953; A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup “Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959”, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl “The yiftoi and the music of Greece: Role and function”, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996; Jane C. Sugarman, “Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings”, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

[55] Doris dhe Erich Stockman “Polifonia vokale burdonale në Shqipërinë e Jugut”, tek Ethomusicologie III, Paris 1964.

[56] Kjo ekspeditë u krye si një ndërmarrje e përbashkët mes Akademisë së Shkencave Gjermane në Berlin (Instituti për Folklorin Gjerman) dhe Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë nga muaji Maj deri në Gusht të 1957. Ekspedita filloi punën në zonën e liqenit të Ohrit, pastaj në Mokër, në rrethin e Pogradecit dhe të Korçës, në Kolonjë e Leskovik, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Sarandë (Borsh dhe Himarë), në Dukat të Vlorës, në malësinë e Kurveleshit, në Myzeqe dhe Mallakastër, në Fier, Berat, Lushnjë dhe Skrapar. Anëtarët shqiptarë të ekspeditës ishin Albert Paparisto dhe Ramadan Sokoli. Anëtarët gjermanë ishin gjuhëtari Wilfried Fiedler, tekniku Johanes Kyritz dhe etnomuzikologu Erich Stocckman.

[57] Doris Stockman, “Mbi muzikën popullore të çamëve të Shqipërisë Jugore”. Material i përkthyer që gjendet në fondet e I.K.P në Tiranë.

[58] Doris dhe Erich Stockman, “Polifonia vokale burdonale në Shqipërinë e Jugut”. Tek “Ethnomusicologie III, Paris 1964, fq.86.

[59] A. L. Lloyd, “Albanian folk song”, at “Folk Music Journal”, Vol. I, fq. 220, England 1968.

[60] Alfred Uçi, “Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës”, fq. 200, Tiranë 1986.

[61] Përmendim regjistrimet e kryera në Amerikë të polifonisë toske pranë të parës shoqëri diskografike shqiptare “Albanian Phonographs Records” të Spiridon T. Ilos në vitin 1923.

[62] Ndër to përmendim regjistrimet e polifonisë labe nga Neço Muko pranë “Pathes”-Francë me 1929 dhe 1931 dhe pranë “Odeonit”-Gjermani. Për më gjerë shiko dhe Vasil S.Tole “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut”, Kreu VII “Rreth historikut të regjistrimeve diskografike shqiptare” dhe “Katalogu i regjistrimeve muzikore” përkatësisht në faqet 131-141, 150-159.

[63] Për më gjerë shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[64] Këngëtimi i këngës popullore të kënduar prej tij, për shkak të stilemave të vecanta njihet në popull si “qazimademçe”. Për më gjerë rreth këngëtarëve të Labërisë shiko edhe Mbledhës të folklorit - nr. 8, “Këngë popullore të Labërisë”, fq. 1356-1358, Tiranë 1992.

[65] Për më gjerë shiko kapitullin e regjistrimeve diskografike.

[66] Këtu kemi parasysh pjesmarrjet në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare ku polifonia popullore njohu dhe prezantoi më tej vlerat e saj. Ndër çmimet e fituara nga grupet polifonike do të përmendja “Europa-preis fur Volkskunst”, Hamburg 1986. Për këtë shiko dhe “Europa preis fur Volkskunst”, fq. 21, Hamburg 1986.

[67] Demir Zyko lindi në fshatin Gjerbës të Skraparit në vitin 1911. Ka kënduar këngën popullore qysh në moshë të re kryesisht nëpër dasma.Në vitet 1960 filloi të popullarizohej si këngëtar së bashku me grupin e tij të përbërë nga Mehdi Kushe, Shahin Çinarin, Nexhet Hebibasi dhe Agim Carkonji me të cilët këndoi edhe këngën e shquar “Mbeçë more shokë mbeçë” në Festivalin Folklorik Kombëtar në Lezhë, Janar 1968. Pas kësaj merr pjesë pothuajse në të gjitha aktivitetet e rëndësishme kombëtare për folklorin në Shqipëri deri në vitin 1983, kohë në të cilën e ndërpret veprimtarinë për arsye shëndetësore. Ka kënduar në gjithë Shqipërinë dhe regjistruar rreth 50 këngë popullore polifonike të Skraparit dhe Toskërisë. Vdes në vitin 1994. Më 1999 ngrihet në Skrapar shoqata kulturore “Demir Zyko” dhe grupi polifonik që vazhdon traditën e këngës skrapallite të Xha Demirit.

[68] Grupi përbëhej nga Xhevat Avdalli-marrës, Nustret Çarcani dhe Javer Erindi-kthyesa, Skënder Tushe-hedhës.

[69] Grupi përbëhej nga Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj-marrësa, Dervish Guma-kthyes, Agron Selimi-hedhës.

[70] Grupi përbehet nga Arjan Shehu-marrës, Perlat Meli-kthyes, Mehmet Vishe-hedhës dhe iso nga Adriatik Cenko, Kastriot Vishe, Jani Hasko, Bajo Koli, Latif Koli, Fitim Cenko.

[71] Grupi përbëhet nga Vendim Zyka-marrës, Kalo Bregu-marrës, Nebi Simo-kthyes, Yzedin Simo-hedhës dhe iso prej 5 vetësh.

[72] Shiko tek revista “ETHNOMUSICOLOGY”, volume 43, number 2,Rene van Peer, “Recordings Reviews”, fq. 381, Spring/Summer 1999.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts: 1002
Location: USA
Humor: Plenty..:)
Registration date: 2009-01-27
Points: 118
Reputation: 33

Back to top Go down

Re: Polifonia e Kenges Shqiptare

Post  AuLoNa on Fri Jan 30, 2009 1:36 pm

Naxhi Kasoruho*

Kur u njoha me lajmin e hareshëm dhe befasues që Polifonia Shqiptare u përfshi në listën e “Kryeveprave të Trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESKO, menjëherë më shkoi mendja tek ata korifej virtuozë që e bartën, evoluan, trashëguan dhe interpretuan atë me tërë pasionin e shpirtit të tyre artist nga lëmi i fshatit në kalanë e Festivalit të Gjirokastrës.
Erdhi kjo pasuri dhe vlerë e Kulturës sonë nga mugëtira e kohës deri në ditët tona si pjesë e Identitetit Kombëtar që populli e trashëgoi në breza, duke e këndur atë në ditë gëzimi e dhimbje, në ceremonialin e dasmës e ritin e lindjes së djalit, me nota lirike e të epokës historike, në odën e madhe e kafenetë e qytetit, në stanet malore e te lëmi i fshatit, në sokaket e lagjeve etj. Kudo e kurdoherë duke përjetuar në to ngjarjet e mëdha, historinë e popullit tonë në shekuj, duke i bërë jehonë aty për aty realitetit të gjallë si karakteristikë kryesore e lëvizjes folkorike.
Do të përmendja këtu korifejt e talentuar të shekullit të shekullit të kaluar, interpretues virtuozë të këngës polifonike që e ekspozuan atë me përsosmëri befasuese, duke e ruajtur të pastër dhe autentike dhe duke u bërë kështu simbol i trevave të tyre si: “Mbreti i këngës himarjote”, Neço Muka. “Legjenda e këngës skraparase”, Demir Zyko, Artist i Popullit. Simbol i këngës gjirokastrite, Xhevat Avdalli. “Bilbili i grupit të Bënçës”, Golik Jaupi. “Princi i këngës gjirokastrite”, Arjan Shehu. Mjeshtrja e madhe, Irini Qiriako. Violina e Lapardhasë, Nazif Çela etj. Këta e të tjerë e konsoliduan, e përsosën dhe ngritën në piedestale këtë perlë të trashëgimisë tonë kombëtare, tashmë dhe të asaj botërore.
Demir Zyko ishte një nga këta virtuozë, që me zëri e tij të kumbueshëm, të veçantë e të papërsëritshëm, na la si trashëgimi interpretime të jashtëzakonshme, virtuoze si thesare të vyer në fondin e artë të folkloristikës sonë kombëtare.
Si qindra mijëra të tjerë, e ndjej veten të privilegjuar që jetova si bashkëkohës i Demir Zykos dhe që pata rastin ta njohë më afër dhe ta dëgjoj kur këndonte në kalanë e Gjirokastrës, në atë podium madhështor, në sofrën e këngës shqiptare, kur këndoi një nga perlat e këngës sonë: “Mbeçë, more shokë, mbeçë!”
Edhe tani që po shkruaj ndjehem i emocionuar kur e sjell ndërmend atë moment, kur ky korife në mes të shokëve të tij, me një zë të fuqishëm në notat e larta të tenorit që dridhej nga melizmat e zbukurimet befasuese, shprehte në një interpretim të papërsëritshme dhembjen e madhe për djalin nizam që mbeti në shkretëtirat e Arabisë. Djalë Shqipërie që e priste nëna këtu në prehër të maleve tona.
Kur e dëgjova në skenën e festivalit, imagjinata më çonte në atë shkretëtirë të pafund, që ishte mijëra e mijëra km larg nesh, që vinte lajmi i kobshëm për nënën e gjorë, që djali ia dërgonte me fjalë therëse:
Në pyetët nëna për mua,
I thoni se u martua;
Në pyetët se ç’nuse mori
Tre plumba për kraharori,
Në pyetët se ç’krushq i vanë;
Korbat dhe sorrat e hanë...
Është kjo një këngë që vjen nga thellësia e shekujve me tërë forcën e saj tronditëse, me nota të epikës elegjiake e që Demir Zyko e përcolli me tërë forcën e shpirtit të tij artist, duke na lënë një nga interpretimet më madhështore, të papërsëritshme e të pa arrira deri tani, ndonëse kanë tentuar ta këndojnë shumë korifenj dhe grupe polifonike.
Nuk paragjykoj, por mjeshtra të tillë të lindur vijnë shumë rrallë në jetën artistike të një rrethi, rajoni apo kombi, prandaj them se do jetë një mrekulli e privilegj nëse del një Demir Zyko në dekadat që vijnë.
Nëse do të më pyesni se cilat nga këngët polifonike të pëlqen më shumë, jo vetëm unë, por të gjithë do të shpreheshin se ka me dhjetëra të tilla, perla në gjerdanin e madh të folkloristikës shqiptare, por sidoqoftë për motivin, përmbajtjen, interpretimin virtuoz, unë do të përmendja këngën: “Mbeçë, more shokë, mbeç!” të Demir Zykos. Doni të njihni jetën dhe vlerat e këtij artisti të rritur në malin e Tomorit? Lexoni librin e mrekullueshëm “Plaku i këngës”. Aty do të kuptoni se ato erërat e malit të shenjtë, ato lule me aromë qiellore, ato ujëra të kthjellëta si pika e vesës rritën artistin, ngjizën zërin e tij, për të cilin Artisti i Popullit Tish Daia përgjërohej dhe poeti ynë Xhevahir Spahiu, atë zë dhe oi-oi-në e tij i quante të “perëndishme”.
Krahas këngëve epikë-legjendë, në repertorin e xha Demirit dhe kompaktdiskun e këngëve kryesore të tij, do të gjesh edhe këngë lirike aq të ndjera e me dritë. Le të kujtojmë vetëm njërën: “Qaje moj lule beharë”. Këngë të mirëfillta, të shtrira që të çojnë diku larg këto këngë Skrapari, zemër e Toskërisë së mirëfilltë; ato sa ngjajnë edhe veçohen si figura të papërsëritshme prej degëzimit tjetër të fuqishëm polifonik, këngëve labe.
Kur i mendon këta korifenj apo kur vëzhgon jetën dhe këngën e tyre, të duket sikur janë krijuar për njëri-tjetrin. Ata nuk ndahen dot nga kënga. Ajo i mban gjallë dhe si i thonë, aty gjejnë forcën dhe burimin e jetës.
Ndonëse i kishte kaluar të 70-tat, i mbështetur në bastunin e tij, Demir Zyko u ngjit përsëri në kalanë e festivalit në vitin 1983, duke na bërë të qartë se ai dhe kënga janë bashkudhëtarë të pandarë e të krijuar për njëri-tjetrin.
Demir Zyko këndoi në këtë festival këngën “Mëmëdheu” të të madhit Andon Zako Çajupi, e cila përcillte mallin dhe dashurinë për vendlindjen, që më shumë se kushdo e ndjejnë emigrantët tanë të ndarë sot në katër anët e botës. “Pyeteni një herë Xhevahir Spahiun çfarë të këndojë xha Demiri këtë vit?-kish thënë plaku, dhe poeti që nga Tirana i dërgon lajm. “Mëmëdheun” e Çajupit. Bukur! Shumë bukur! Të faleminderit, xha Demir”!
Kështu do ta përfytyroj gjithmonë Demir Zykon, “këtë legjendë të këngës skraparase”: me këngë në buzë e në skenën e festivalit, me zërin e fuqishëm e këngët befasuese si një mrekulli të interpretimit të polifonisë shqiptare. Përfshirja e këngës polifonike, kësaj perle të folkloristikës shqiptare në thesaret e kulturës botërore, na bën të ndjeshëm, krenarë e na shtyn ta vlerësojmë atë si pasuri, me respekt ndaj artistit të madh popullor për këtë mrekulli që e përcolli deri në ditët e tona dhe që bota e quan thjesht: “Kryevepra e njerëzimit”.
Këto po mendoja kur u njoha me lajmin befasues e të gëzuar, që Polifonia Shqiptare mbrohet nga UNESKO si vlerë e Trashëgimisë të Kulturës Botërore.
*Dekoruar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts: 1002
Location: USA
Humor: Plenty..:)
Registration date: 2009-01-27
Points: 118
Reputation: 33

Back to top Go down

Re: Polifonia e Kenges Shqiptare

Post  seminol on Sun Feb 08, 2009 7:16 pm

polifonia ..nje nga perlat e kultures shqiptare.. qe shoqeroi shqiptarin ne gezime dhe hidherime


seminol
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts: 21
Location: usa
Registration date: 2009-01-31
Points: 4
Reputation: 3

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum