Miti i demitizimit te miteve.

View previous topic View next topic Go down

Miti i demitizimit te miteve.

Post  ZEUS10 on Sat May 02, 2009 2:33 pm

U be ca kohe, qe nje grup "dijetaresh" shqiptare, te cilet jane z.Ardian Klosi, z Ardian Vehbiu, z.Fatos Lubonja dhe nje ish shef i Komitetit Shqiptar te Helsinkit, i kane shpallur lufte permases mitike te historise shqiptare dhe sidomos figurave te saj. Eshte e rendesishme te theksojme, se keta kryqezues te Mitit Historik Shqiptar, jane cfaredo, vecse historiane, ne profesionin e tyre. Per me teper, ne misionin e tyre "fisnik" dhe "dobiprures" per historine shqiptare, jane duke mitizuar veprimtarine e tyre, qe ironikisht ka te beje pikerisht me demitizimin e miteve.
Teza e tyre eshte, se vetem duke i hequr permasen mitike historise tone, dhe sidomos figurave te saj, do te jemi ne gjendje, qe të veme historiografine tone me kembe ne toke, dhe si e tille ajo do te konkuroje fuqishem, perballe simotrave te saj ballkanike, dhe me gjere, pavaresisht se keto te fundit, jane fund e krye, mite te stisura jo natyrshem.
Per te realizuar qellimin e tyre, eshte e angazhuar nje media e tere, artikujt e tyre perkthehen dhe publikohen pa as me te voglen veshtiresi. Zhurma eshte aq e madhe, sa ajo me kohe terhoqi vemendjen e publikut te interesuar, bile morri ate permase, qe e shnderroi veprimtarine tyre ne mit.
Keta zoterinj te nderuar 'harrojne' se, mitet historike, nuk lindin per te pershkruar ngjarjet historike me vertetesi, as lindin per te sherbyer si pika reference, por ato, jane nje dukuri qe shoqeron historine, ato jane spontane, te sinqerta, te papleksura me politiken, te pakten per shoqerine shqiptare. Pikerisht keto mite, kerkojne te demitizojne 4 muskutjeret mitike te demitizimit te miteve. Per cudi, puna e tyre pelqehet, dhe pelqehet pikerisht nga intelktuale, qe u perkasin atyre racave, qe sajojne mite per historine e races se tyre, ne mungese te nje historie te vertete. Por mitet e ketyre te fundit, jane shemtimi i mitit, jane percudnimi i tij, ato vetem mite nuk jane, por perralla historiko-politike.
Ne qender te "kryqezates" te tyre, keta misionare te mitit te çmitizimit te miteve, kane vene pikerisht figurat dhe pjeset me domethenese te historise tone, pikerisht ato qe madheshtia e tyre i bere natyrshem mite, si psh Skenderbeu, pellazget etj. Biles keta muskutjere, i kane ndare mes tyre detyrat se çmite do rrezojne, psh Dardajani(Ardian Vehbiu) do merret kryesisht me pellazget dhe gjuhen, Aramisi(Ardian Klosi) do merret me Skenderbeun, kurse Orthos dhe Porthos(Fatos Lubonja) do te merren me gjuhen, kulturen dhe zakonet e shqiptareve. Çeshte e verteta, keta kalores se çmitizimit te miteve shqiptare, jane bere mit per ndertuesit e miteve serb dhe greke. Ne me shume se nje rast, puna e tyre eshte lavderuar bile levdatat per ta, nuk kane munguar te shfaqen ne shkrimet e atyre serbo-grekeve, qe i nxjerrin shqiptaret te ardhur ne keto troje, atehere kur qyteterimi serb e grek ishin ne kulmin e lulezimit ne Ballkan, kurse shqiptaret, qe me ardhjen e tyre sollen shkaterim dhe privitivizem.
Pra, miti i atyre qe kerkojne te çmitizojne mitet tona te bukura te pafajshme, te paperlyera me misione politike e raciste, ka ardhur koha te çmitizohet. Ky çmitizim duhet bere hapur, ne emer, ashtu si ky shkrim, sepse ashtu jane rreshtuar personat e cituar kunder historise tone, me preteksin e çmitizimit te permases mitike te historise sone. Ata nuk duhen lene te shpifin, trillojne, genjejne siç ishte rasti i Ardian Klosit kur tha: "eshte nje fakt i njohur qe e jema e Skenderbeut ishte serbe nga familja Brankoviç" (apo ndonje viç tjeter, nese gaboj), sepse genjeshtra hedh rrenje pak nga pak, ajo eshte si grami, ajo eshte si miti i llojit serb(jo atij shqiptar). Vetem genjeshtra dhe miti mund ta demtojne historine tone, bile mitet qe ngrihen per çmitizimin e miteve jane me te rrezikshmit, ata duhen çmitizuar te paret, me gjithe ata qe i mbartin.
Zeus10

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Nga “demitizimi” i Skënderbeut… te “shmitizimi” i Schmitt-it

Post  ZEUS10 on Sat May 02, 2009 2:39 pm





Nga Prof. Dr. Matteo Mandala

Organizatorët e Kongresit Ndërkombëtar të Albanologjisë me titull Skanderbeg vivo (“Skënderbeu i gjallë”), të zhvilluar në Leçe më 12 dhe 13 mars 2009, profesorë të shquar të Universitetit të Salentos, kishin vënë në qendër të debatit librin me të cilin miku im Oliver Jens Schmitt denigron figurën “historike” të heroit kombëtar të shqiptarëve, me qëllimin e shpallur për të hedhur poshtë përmasën “mitike” të saj. Ky takim do të kishte qenë rasti ideal – i vetmi që i është dhënë deri tani studiuesit të ri zviceran, për të ilustruar në mënyrë të matur tezat e tij historiografike, si dhe bashkëbiseduesve të tij për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e formulimit të pyetjeve, të ngritjes së dyshimeve dhe shfaqjes së opinioneve. Konteksti në të cilin do të zhvillohej i gjithë ky debat do të ishte mirëfilli akademik, jashtë sensacionalizmit mediatik, që në Shqipëri ka penguar zhvillimin e një debati publik serioz, dhe do të mund të siguronte kthjelltësinë intelektuale dhe rreptësinë shkencore të nevojshme për të rrahur një temë sa delikate, aq edhe problematike. Për fat të keq kjo gjë nuk ndodhi dhe shpresa e një diskutimi të frytshëm u davarit për shkak të tërheqjes së papritur dhe, për sa më rezulton, të pamotivuar të prof. Schmitt-it për të marrë pjesë në punimet e kongresit.

Nuk më takon mua të shpjegoj arsyet e një dezertimi të tillë dhe nuk besoj se ia vlen të diskutojmë nëse profesorin e zuri paniku apo e kapluan ethet. Por diçka kam për ta thënë për pasojat që shkaktojnë ngjarje të tilla të pakëndshme. Në më të shumtën e rasteve është e pashmangshme që ato të ringjallin flakën tinëzare të moskomunikimit dhe të lënë gjurmë keqkuptimesh të tjera, që pastaj bëhet e vështirë të sqarohen. Në raste të tjera më specifike – si ky i Leçe-s, - është e natyrshme që një mungesë e lajmëruar pak orë para fillimit të Kongresit të provokojë hidhërim tek organizuesit, tronditje te studiuesit dhe pështjellim tek të pranishmit.
Pështjellimi bëhet i pashmangshëm sidomos kur vetë kumtuesi, pasi ka dërguar një tekst të shkruar në gjermanisht, e pasi ka kërkuar përkthimin e tij në italisht, vendos ta zëvendësojë praninë e tij fizike me një kumtesë, duke i lënë organizuesve përgjegjësinë dhe sikletin të zgjedhin mes mundësisë së leximit apo të injorimit të atij teksti. Kjo do të thotë t’i vësh bashkëbiseduesit e tu – pjesa më e madhe kolegë dhe miq të vjetër me të cilët, madje, Schmitt ka bashkëpunuar, pra jo kundërshtarë të panjohur dhe të rrezikshëm – në një gjendje dileme morale: në fakt, nga njëra anë, konsiderohesh i pasjellshëm nëse polemizon me dikë që nuk është i pranishëm, nga ana tjetër, nëse në emër të mirësjelljes akademike nuk e hap gojën, dashur-padashur bëhesh bashkëfajtor me të. Me këtë truk pervers praktikisht privohen të pranishmit nga e drejta e shenjtë dhe e pamohueshme e fjalës dhe e replikës.
Debati i Kongresit u zhvillua në këtë klimë të prishur dhe, siç pritej të ndodhte, vështirësitë e pazgjidhshme logjike që Paul Watzlawick i konsideronte si tipike të pragmatikës së komunikimit njerëzor, u shfaqën në mënyrë prepotente, duke konfirmuar plotësisht ato rezultate “pragmatike” që parashikoi psikologu i shquar.
Nuk qe e mundur t’i mbyllej goja dikujt që nuk ishte i pranishëm, nuk qe e mundur ta ndaloje atë të shkiste në batakun e banalitetit (kryengritja e dështuar e Gjergj Kastriotit, sipas Schmitt-it, paskësh qenë shkaku kryesor jo vetëm i fatkeqësive të panumërta ekonomike, politike, demografike e sociale që përfshinë shekujt e mëvonshëm të historisë së shqiptarëve, por edhe i pështjellimit “kulturor” që paskësh sjellë, aty nga fundi i shekullit XVIII, pra dy shekuj pas vdekjes së Skënderbeut, zëvendësimi i etnonimit “arbëresh” me atë të mëvonshmin dhe me origjinë të errët “shqiptar”).
Por sidomos nuk u bë e mundur të diskutohej me kumtuesin, të ftohej për t’u ballafaquar me argumente të kundërta me të tijat, t’i sugjerohej me modestinë e rastit një meditim më i thellë si për kundërshtitë problematike që përfshijnë historinë e Skënderbeut dhe të mitit të tij ashtu dhe, në veçanti, për temat me rëndësi të veçantë epistemologjike që Schmitt-i përmend haptazi në hyrjen e librit dhe që, sipas mendimit tim, përbëjnë pikën më të dobët të qasjes teorike dhe metodologjike të monografisë së tij: nga konceptimi i habitshëm autoreferencial dhe autarkik i “shkencës historike” te qëllimet hermeneutike të saj, nga analiza e mënyrave me të cilat rindërtohet e shkuara nëpërmjet rrëfimit historiografik dhe atij mitik tek vlerësimi kritik i metodave, burimeve dhe interpretimeve që rreken të përbëjnë atë që Roland Barthes e përcaktoi si “ligjërim të historisë”.
Për këto dhe të tjera do të mund (dhe do të duhej) të ishte diskutuar sikur diçka apo dikush, ndoshta një entitet i padukshëm metafizik, të mos ta kishte penguar Schmitt-in t’ia hipte trenit për në Leçe. Si rrjedhojë, një pakënaqësi e thellë pllakosi si atë çka ndodhi, ashtu dhe atë çka nuk ndodhi më 12 dhe 13 të marsin që shkoi. E përsëris: nuk më tërheqin mbrapathëniet, por e konsideroj detyrë morale dhe intelektuale, natyrisht me dashamirësinë e mikut dhe kolegut më të vjetër, posaqë janë të shumta rreziqet që i kanosen një karriere të re dhe premtuese kur kjo e fundit del nga binarët e dijes shkencore dhe të deontologjisë profesionale, t’i lejoj vetes t’i tërheq vëmendjen përunjësisht Oliver Jens Schmitt-it, se ka rënë në gabimin më të shpeshtë, madje më klasik, ku bien ata studiues të rinj, të cilët, të entuziazmuar nga miratimi unanim që u është dhënë punëve të tyre të para, jo vetëm se i gënjen mendja se kanë arritur të njëjtën qëndrueshmëri hermeneutike të mentorëve të tyre akademikë, por besojnë madje se mund të luajnë rolin e orakullit të së Vërtetës.
Nuk është kështu. Nuk ka qenë kurrë kështu.
Shkenca është gjithmonë e falsifikueshme dhe njohja shkencore, madje dhe ajo më e avancuara, është e vlefshme derisa të mos jepen prova që ta hedhin poshtë atë. Detyra e studiuesit, veçanërisht e historianit, nuk qëndron në shpalljen urbi et orbi të së vërtetës “së tij” si të Vërtetë absolute dhe objektive (ide që i pëlqen mjaft historianit të provincës, ndërkohë që i shkakton alergji historianit serioz), por në promovimin e debatit kritik brenda një kuadri epistemologjik që të stimulojë ballafaqimin e ideve dhe të sugjerojë kërkimin e hipotezave të reja të punës.
Kur thyhen këto norma elementare, universale dhe të pranuara botërisht, rrezikon jo vetëm të biesh në kurthet e ngritura nga ata që ndjekin qëllime të errëta (duke u marrë me histori pa qenë historian, me antropologji pa qenë antropolog, me gjuhësi pa qenë gjuhëtar, pikërisht si ajo gëmushë amorfe “demitizuesish” që Schmitt-i ka ngritur në rang studiuesish), por dhe të përligjësh shkencërisht besimet popullore më të rëndomta, sidozot ai sipas të cilit rrëfimi historik dhe ai mitik janë të kundërt, madje të papajtueshëm, aq sa vetëm të parit i njihet e drejta të hyjë në mbretërinë e qiejve të së Vërtetës, ndërsa i dyti sikterriset në ferrin e gënjeshtrave!
E përsëris në emër të miqësisë dhe të dashamirësisë: nuk do të donim që, pasi kemi mbrojtur deri dje mitin e Skënderbeut nga furia ikonoklaste njëzetvjeçare e “demitizuesve” shqiptarë, ta gjenim veten nesër të detyruar t’i përvisheshim “shmitizimit” të zviceranit Schmitt.

*Autori është albanolog, profesor i Filologjisë në Universitetin e Palermos

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Miti i demitizimit te miteve.

Post  AuLoNa on Sat May 02, 2009 7:16 pm

Zeus nuk e di ne e pe debatin mbi Skenderbeun qe postova tek videot!
Nuk po e duroja dot fare Ardian Kolsin. Me erdhi per te qeshur kur thoshte per veten e tij, si dhe nje publicist tjeter qe nuk kane as edhe nje studim mbi historine, "Historjan", dhe shante Profesorin e Historise Kristaq Frasheri.

Me dukej njesoj si ata ne koherat e para qe ziheshin kush te merte poste me teper ne dem te vendit tone.
Me teper i shtonte vlerat Schmidt se Skenderbeut! Rolling Eyes

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Miti i demitizimit te miteve.

Post  Sponsored content Today at 7:51 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum