EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Page 2 of 2 Previous  1, 2

View previous topic View next topic Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 6:37 pm

qiellikalter wrote:

Zeus dhe te tjere,
kjo eshte pamja e sakte nga Google per piken 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) ku duket qarte qe eshte me afer tokes shqiptare sesa ishullit grek.

Sipas pamjes, qe ke sjelle ti po. Megjithate pika 100 nuk ka ndryshuar pozicion me mareveshjen e re(ka qene dhe ne vijen e vjeter sjelle prej GSH-se) dhe per me teper Korfuzi eshte me afer se sac eshte ishulli.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  qiellikalter on Wed Apr 29, 2009 6:45 pm

ZEUS10 wrote:

Sipas pamjes, qe ke sjelle ti po. Megjithate pika 100 nuk ka ndryshuar pozicion me mareveshjen e re(ka qene dhe ne vijen e vjeter sjelle prej GSH-se) dhe per me teper Korfuzi eshte me afer se sac eshte ishulli.

Zeus, ja qe nuk para ju besoj shume fakteve qe t'i japin drejt e te goja. Ftoj te gjithe qe mund te perdorin Google Earth, ta provojne ta bejne kete kerkim.

Gazeta Shqiptare shprehet: Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km.
Dmth ketu diskutohet per largesine e koordinates se dhene nga Kepi i Qefalit dhe ishulli i Erikuzes - Zeus c'me flet per Korfuzin?

E di cfare me kujton ti Zeus, me kujton politiken e bere per te justifikuar shitjen e Shen Naumit: sikur s'ia vlente te shpenzonte shteti shqiptar aq e kaq leke etj etj.

Kush ka syte ne balle, di ta vleresoje realisht gjendjen; te tjeret perpiqen te na e shesin sapunin per djathe.

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 6:57 pm

qiellikalter wrote:
ZEUS10 wrote:

Sipas pamjes, qe ke sjelle ti po. Megjithate pika 100 nuk ka ndryshuar pozicion me mareveshjen e re(ka qene dhe ne vijen e vjeter sjelle prej GSH-se) dhe per me teper Korfuzi eshte me afer se sac eshte ishulli.

Zeus, ja qe nuk para ju besoj shume fakteve qe t'i japin drejt e te goja. Ftoj te gjithe qe mund te perdorin Google Earth, ta provojne ta bejne kete kerkim.

Gazeta Shqiptare shprehet: Gjithashtu, pika 100 me koordinata (39° 54' 14.75" V / 19° 47' 07.07" L) është larg nga Kepi i Qefalit (Shqipëri) në distancën prej 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzës (Greqi) në distancën prej 15.6 km.
Dmth ketu diskutohet per largesine e koordinates se dhene nga Kepi i Qefalit dhe ishulli i Erikuzes - Zeus c'me flet per Korfuzin?

E di cfare me kujton ti Zeus, me kujton politiken e bere per te justifikuar shitjen e Shen Naumit: sikur s'ia vlente te shpenzonte shteti shqiptar aq e kaq leke etj etj.

Kush ka syte ne balle, di ta vleresoje realisht gjendjen; te tjeret perpiqen te na e shesin sapunin per djathe.

Qielli i Kalter, konsideratat personale karshi meje, jane rezultat i mosnjohjes sa duhet per personin tim. Gjashte fjale: NUK ME BEHET VONE PER PARTITE
E dyta , ka rendesi pika me e afert e shtetit perkates, per te perdorur parimin e barazlargesise, per ndertimin e vijes kufitare. Per rastin konkret une besoj qe pika me e afert me piken 100 per greket, eshte ishulli i Korfuzit.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  qiellikalter on Wed Apr 29, 2009 7:04 pm



Kjo eshte largesia midis pikes 100 dhe tokes shqiptare e ishullit te Korfuzit, ku shihet serish se eshte me afer tokes shqiptare.

Megjithate nga pamjet e perpunuara nga topografet e Gazetes Shqiptare, duket qarte se zona e vijezuar, qe deklarojne se i eshte falur Greqise, fillon me siper se pika 100.

Edhe sikur te ishin ujera nderkombetare keto per te cilat flitet, ne rradhe te pare, me mire te mbeteshin te tilla sesa te na vije greku aty. Dhe ne rradhe te dyte, si ka mundesi qe po diskutojne per keto vetem Greqia me Shqiperine, dmth s'behet fjale per ujera nderkombetare.

Por parregullsite e takimit te fundit, s'mbesin vetem te ceshtja e ujerave territoriale. Jane edhe 3 ceshtjet e tjera qe permenda me siper: shkollat shqipe, Cameria e Kosova, dhe eshte foshnjarake te thuash qe ne s'kemi fuqi diplomatike ndaj bejme cfare na thone. Nuk justifikohen gjithe keto gjera me te tilla fjale, mbase justifikohen me faktin qe qeveria (dhe opozita) aplikuan per te marre statusin e vendit kandidat ne BE, dhe per ta genjyer popullin qe gjerat po ecin ashtu sic duhet, na duhet mbeshtetja e Greqise ose te pakten mungesa e refuzimit te saj, sa per te kaluar zgjedhjet.

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  ZEUS10 on Wed Apr 29, 2009 7:12 pm

qiellikalter wrote:

Kjo eshte largesia midis pikes 100 dhe tokes shqiptare e ishullit te Korfuzit, ku shihet serish se eshte me afer tokes shqiptare.



Une do te thosha qe jo, me sy dhe me vizore, jane egzaktesisht te barabarta,


Megjithate nga pamjet e perpunuara nga topografet e Gazetes Shqiptare, duket qarte se zona e vijezuar, qe deklarojne se i eshte falur Greqise, fillon me siper se pika 100.

Edhe sikur te ishin ujera nderkombetare keto per te cilat flitet, ne rradhe te pare, me mire te mbeteshin te tilla sesa te na vije greku aty. Dhe ne rradhe te dyte, si ka mundesi qe po diskutojne per keto vetem Greqia me Shqiperine, dmth s'behet fjale per ujera nderkombetare.

Per te percaktuar fillimin e ujerave nderkombetare, duhen percaktuar limitet e ujerave nacionale, te cilat zgjidhen me marreveshje midis shteteve kufijte ujore te te cileve nderthuren. Ne rastin konkret vetem Shqiperia me Greqine mund te diskutojne per to, nuk ka shtet tjeter kufitar.

Por parregullsite e takimit te fundit, s'mbesin vetem te ceshtja e ujerave territoriale. Jane edhe 3 ceshtjet e tjera qe permenda me siper: shkollat shqipe, Cameria e Kosova, dhe eshte foshnjarake te thuash qe ne s'kemi fuqi diplomatike ndaj bejme cfare na thone. Nuk justifikohen gjithe keto gjera me te tilla fjale, mbase justifikohen me faktin qe qeveria (dhe opozita) aplikuan per te marre statusin e vendit kandidat ne BE, dhe per ta genjyer popullin qe gjerat po ecin ashtu sic duhet, na duhet mbeshtetja e Greqise ose te pakten mungesa e refuzimit te saj, sa per te kaluar zgjedhjet

Mbase......, nuk jam ne gjendje te jap nje mendim konkluziv.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  qiellikalter on Thu Apr 30, 2009 8:25 am

[quote="ZEUS10"]
Edhe sikur te ishin ujera nderkombetare keto per te cilat flitet, ne rradhe te pare, me mire te mbeteshin te tilla sesa te na vije greku aty. Dhe ne rradhe te dyte, si ka mundesi qe po diskutojne per keto vetem Greqia me Shqiperine, dmth s'behet fjale per ujera nderkombetare.

Gazeta Shqiptare shprehet qe ka marreveshja me Greqine mund te hape edhe telashe me Italine: "...pika e fundme e vijës kufitare në det me nr.150, që ndan Greqinë nga Shqipëria, është në juridiksion edhe të shtetit italian. Kjo do të thotë se për miratimin e kësaj pike duhet të ishte marrë “OK” edhe i Italisë, që në të vërtetë nuk ka ndodhur duke rrezikuar kësisoj ta fusë Shqipërinë në një “konflikt” për kufijtë detarë edhe me këtë shtet. Një tjetër detaj mjaft interesant që u bë dje publik ishte edhe fakti se në ujërat territoriale greko-shqiptare mendohet se ka naftë. Çka nëse rezulton e vërtetë, mendohet të zbardhë dhe qëllimin ekonomik të kësaj marrëveshjeje."

Persa i perket largesive "te barazlarguara", per ato jane shprehur njerezit kompetente, ndaj eshte e kote te kembengul te faktet qe shihen ne gjithe shtypin e dites.

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

SKANDALI/ Qeveria fsheh paktin për kufijtë, shtyn miratimin për kuvendin e ri

Post  AuLoNa on Thu Apr 30, 2009 10:20 am



Qeveria shqiptare i lë parlamentit të ardhshëm miratimin e marrëveshjes me shtetin grek për të përcaktuar tjetër vijë kufitare dhe ku Greqia përfiton kilometra të tëra në detin Jon. Deputetë të parlamentit thonë se marrëveshja ende nuk ka mbërritur në Kuvend, çka do të thotë se Berisha qëllimisht do ia lerë parlamentit të ri. LSI-ja akuzon qeverinë se me dhuratën që ia ka bërë Greqisë qeveria ka shkelur rëndë Kushtetutën. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Deputetët shqiptarë akuzojnë qeverinë e kryeministrit Berisha se nuk ka venë në dijeni Kuvendin për marrëveshjen e arritur me qeverinë greke. Numri dy i grupit të PS Erion Brace i pyetur për këtë çështje tha se marrëveshja nuk ka mbërritur ende në Kuvend, duke mbetur ndoshta për t’u diskutuar mandatin tjetër.

”Përsa kohë që në kuvend nuk ka asnjë dokument të tillë, dhe përsa kohë që ky dokument nuk është publik, apo nuk është dokument zyrtar pune në kuvend rezervojnë të drejtën për të folur, sepse nuk e njohim”

Për kreun e grupit të LSI-së Pëllumb Xhufi fakti që marrëveshja me Greqinë nuk do të diskutohet gjatë këtij mandate mund të ketë lidhje me një “hile” të kreut të qeverisë për ta lënë qëllimisht ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi në Parlamentin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.

“Me mos zhvillimin e seancës së sotme maxhoranca ka dashur të evitojë debatin për këtë problem. Që është çështje e ditës dhe që preokupon më shumë shqiptarë,
Është lënë vetëm një herë të mblidhet kuvendi dhe natyrisht dy marrëveshjet e kufirit dhe e varrezave do i lënë të ngelen parlamentit të ardhshëm.
Këtu ka një llogari tinëzare të keqe të bërë nga Berisha i cili do të përdorë këto dy marrëveshje si hartuan për të mos kompremtuar fushatën elektorale dhe, me shpresën se në rast se do të fitojë atëherë mund të justifikohet ne faktin që populli na e dha votën
Janë llogari të zgjuara që Berisha i bën me mendjen e vet por jo me partnerët e tjerë”- ka thënë Xhufi
Jo vetëm në pozicionin e deputetit por edhe në atë të historianit, Xhufi ngre dyshime mbi qeverinë aktuale e cila sipas tij ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës me marrëveshjen në fjalë duke shkelur parimin e barazlargësisë.
“Marrëveshja ka hyrë me përshpejtim nga pala greke,
Sipas medias fakti që janë përdorur harta greke është akoma më skandaloze se tregon shkallën e papërgjegjshmërisë dhe papërgatitjes së palës shqiptare për të përballuar një problem të tillë.
Akoma më shumë ka deformime të vijës detare. Nëse është e vërtetë sic shkruhet në gazeta sot, dhe nuk është respektuar parimi themelor i ndarjes detare, kjo është në dëm të interesit të Shqipërisë, dhe duhet parë në raport me Kushtetutën. Kemi një shkelje flagrante të integritetit territorial të Shqipërisë e bërë nga qeveri shqiptare e cila do të japë llogari për këtë shkelje”.- vazhdon Xhufi

NEËS24 publikoi elemente të tjerë që e thellojnë këtë skandal, si atë të përdorimit të një harte greke nga specialistë që kanë qenë pjesë e negociatave të kësaj marrëveshje apo dhe atë të lënies hapur të mundësive që në këtë pjesë të detiti ka burime nafte. Një fakt i tillë është pranuar edhe nga ish ministri i Jashtëm Bensik Mustafai, i cili deklaroi se kërkesën e palës greke e kishte gjetur mbi tavolinë.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  Leka on Thu Apr 30, 2009 12:53 pm

Pse nuk del Sala me shoke dhe te hedhi poshte akuzat?

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Pakti i kufijve Shqipëri- Greqi, Bakiu: Mungesë transparence

Post  AuLoNa on Thu Apr 30, 2009 2:05 pm



Thellohet skandali i marrëveshjes Shqipëri- Greqi për kufijtë detarë. Ish funksionari i policisë së shtetit Besnik Bakiu shpreh në një intervistë të gjatë për “News24” në rubrikën Opinion se ka rezerva për marrëveshjen që ende vazhdon të mbahet e fshehtë nga qeveria. “Një marrëveshje e një rëndësie kaq të madhe për dy vendet-shprehet Bakiu -nuk mund të kalohet pa transparencë. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Ish funksionarë i policisë së Kufirit, Besnik Bakiu, shpreh rezerva përsa i përket marrëveshjes së nënshkruar mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufijtë detarë. Gjatë një interviste dhënë për rubrikën Opinion në News24, specialisti i kufijve duke besuar që qeveria nga mos dija nuk bëri publike këtë akt si për ligjvënësit shqiptarë ashtu edhe për mbarë opinionin publik kërkon që kjo marrëveshje të shpjegohet qartësisht përmes tabelave dhe jo sikundër ndodhi një ditë më parë. Në një konferencë të posaçme për shtyp ku komandanti i Flotës Detare Krista Gërdeni dhe Drejtoresha e çështjeve Juridike në Ministrinë e Punëve të Jashtme Ledja Hysi më tepër ngatërruan sesa sqaruan aktin.

“I ndoqa dje me vëmendje dy ekspertët në konferencën e tyre për shtyp, me thënë të drejtën më shumë e ngatërruan çështjen se sa e sqaruar atë. Problemi është shumë i thjeshtë, kemi 150 koordinata dhe si parim zbatohet ai i baraslargësisë. Vijës së mesme të baraslarguar nga vija bazë që janë bregdetet respektove. Dje ishte një tabelë shoqëruese jo një hartë, janë 150 koordinata dhe nëse në njërën nga këto nuk është zbatuar baraslargësia atëherë nuk janë zbatuar parimet dhe kemi cenim të Kushtetutës”- tha Bakiu në intervistën e tij në rubrikën Opinion.

Ish funksionari i policisë së Kufirit insiston në faktin se gjithçka që nga hartimi i draftit e deri tek nënshkrimi i marrëveshjes është përmbyllur në një kohë rekord prej një viti, duke lënë një shije të hidhur nga pas.

“Problemet që ka në procedurë është shpejtësia me të cilin u përgatit kjo marrëveshje. Në sajë të detyrës deri në prill të 2006 unë kam informacion që se nuk ka qenë fare në axhendë një marrëveshje e tillë, madje as nga pala greke nuk është kërkuar një marrëveshje e tillë. Për një vit filluan procedurat u përgatit drafti, u siglua dhe u firmos. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të jetë proceduar kaq shpejtësish për një marrëveshje edhe më të thjeshtë. Të mos harrojnë se kjo ishte një marrëveshje e vështirë e cila kishte matje teknike se kuptoj pse duhej të nxitohej për një marrëveshje që duhet të kalonte në axhendën normale ky është një problem prej kohësh. Ndaj dhe të gjitha këto mua nuk më krijojnë një shije të mirë si specialistë”- theksoi Bakiu.

Një tjetër pikë problematike sipas specialistit në këtë marrëveshje është përcaktimi i titullit me delimitimin e kufijve që faktikisht është bërë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në vitin 1912.

“unë kam rezerva edhe për titullin e kësaj marrëveshje, e cila quhet “Marrëveshje Delimitimi”, kjo është marrëveshje për shënimin e kufijve detarë dhe delimitimin e kufijve shqiptarë e ka bërë Konferenca e Ambasadorëve të Londrës”- tha Bakiu.

Skandali i marrëveshjes me qeverinë greke u zbulua nga “Gazeta Shqiptare”, fill pas largimit të kryeministrit grek Karamanlis nga Tirana. Faktet e reja nxorën në pah shumë pika të errëta që ajo fsheh në vetvete, ku më skandalozia është ajo e dhurimit të 225 km katrorë të territorit shqiptarë fshinjëve grek. Zyrtarët të lartë të qeverisë vijojnë me heshtje që i ka karakterizuar që prej hartimit të saj. Por edhe nga opozita nuk ka një qëndrim rreth këtij skandali të cili “Gazeta Shqiptare” e konsideron tashmë si skandali i shekullit.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandali, Besnik Mustafaj: Përcaktimi i kufijve u bë për naftën

Post  AuLoNa on Thu Apr 30, 2009 2:06 pm

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare zbulon prapaskenat e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë. Mustafaj tha për “GSh”, se përcaktimi i kufijve u kërkua kur një kompani publikoi një hartë për burimet detare të gazit dhe naftës.

TIRANE-Ministri i Jashtëm i viteve 2005-2007, Besnik Mustafaj, u shpreh dje se kërkesën e palës greke për përcaktimin e kufijve detarë e kishte gjetur në tryezë. Sipas tij, gjatë kohës së socialistëve, një kompani e huaj kishte publikuar një hartë për burimet detare të gazit dhe naftës. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Mustafaj thekson se në këtë moment Greqisë i lindi e drejta të kërkonte përcaktimin e kufijve për të parë nëse pikat që kishte përcaktuar kompania për të nxjerrë naftë e gaz binin mbi ujërat e saj.

”Kur jam bërë ministër i Jashtëm, unë kam gjetur një kërkesë të qeverisë greke për përcaktimin e kufijve. Në fund të mandatit të socialistëve, një kompani e huaj për kërkimin e gazit kishte kërkuar të bënte këto kërkime në ujërat tona. Pasi realizoi studimin, ajo publikoi një hartë se ku do të kërkohej gazi dhe nafta. Në këtë moment, pala greke kërkoi që para se kompania të fillonte punën, të bëhej një marrëveshje për kufijtë detarë, në mënyrë që kompania e kërkimit e gazit dhe e naftës të respektojë kufijtë detarë të dy vendeve”.

Mustafaj vazhdon më tej duke u shprehur se gjatë kohës që ka qenë ministër i Jashtëm, që nga 2005 e deri në prill të 2007, marrëveshja u la në heshtje dhe nuk u ngritën as grupet e punës, apo të fillonin negociatat.
Ai nuk e konsideron si mungesë transparence hartimin dhe miratimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufijve detarë.

“Unë mendoj se marrëveshje të tilla nuk duan shumë kohë të realizohen, ata mund të hartohen edhe brenda pak javëve. Por, unë nuk kam tendencë të besoj se janë bërë lëshime. Marrëveshja do të bëhet e njohur, por në periudhën që negociohet nuk bëhet në pazar ky proces, pasi fjalën e kanë teknicienët dhe ekspertët e marinës. Unë nuk kam ndonjë vërejtje të madhe për mungesë transparente. Do të vijë momenti që marrëveshja do t’i nënshtrohet diskutimit në Kuvend dhe do të shihet me kujdes. Tani nuk është radha ime që të flas si anëtar i Parlamentit.”


Marrëveshja për demilitimin e kufijve detarë u firmos tre ditë më parë nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis gjatë vizitës që kryeministri grek Kostas Karamanlis zhvilloi në Tiranë.

“Gazeta Shqiptare” zbuloi ekskluzivisht se me firmosjen e marrëveshjes së delimitimit qeveria shqiptare i dhuron Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore dhe grekët afrohen 11 kilometra drejt Karaburunit. Ministria e Jashtme mohoi që të ketë ndryshime në kufijtë mes Greqisë e Shqipërisë duke sqaruar paktin përmes një harte në greqisht, që dyshohet të jetë e njëjta mbi të cilën është hartuar marrëveshja.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  Amicus on Thu Apr 30, 2009 4:49 pm

qiellikalter wrote:[quote=\"ZEUS10\"]
Edhe sikur te ishin ujera nderkombetare keto per te cilat flitet, ne rradhe te pare, me mire te mbeteshin te tilla sesa te na vije greku aty. Dhe ne rradhe te dyte, si ka mundesi qe po diskutojne per keto vetem Greqia me Shqiperine, dmth s\'behet fjale per ujera nderkombetare.

Gazeta Shqiptare shprehet qe ka marreveshja me Greqine mund te hape edhe telashe me Italine: \"...pika e fundme e vijës kufitare në det me nr.150, që ndan Greqinë nga Shqipëria, është në juridiksion edhe të shtetit italian. Kjo do të thotë se për miratimin e kësaj pike duhet të ishte marrë “OK” edhe i Italisë, që në të vërtetë nuk ka ndodhur duke rrezikuar kësisoj ta fusë Shqipërinë në një “konflikt” për kufijtë detarë edhe me këtë shtet. Një tjetër detaj mjaft interesant që u bë dje publik ishte edhe fakti se në ujërat territoriale greko-shqiptare mendohet se ka naftë. Çka nëse rezulton e vërtetë, mendohet të zbardhë dhe qëllimin ekonomik të kësaj marrëveshjeje.\"

Persa i perket largesive \"te barazlarguara\", per ato jane shprehur njerezit kompetente, ndaj eshte e kote te kembengul te faktet qe shihen ne gjithe shtypin e dites.

Po car te besh kur ka akoma nja ca qe jane me Saliun akoma qe jugun do ja shes greqise dhe veriun serbese

Amicus
Beginner
Beginner

Number of posts : 2
Registration date : 2009-02-13
Points : 0
Reputation : 0

Back to top Go down

Skandali me kufijtë, Berisha: Matjet u bënë me hartë shqiptare

Post  AuLoNa on Fri May 01, 2009 9:15 am

Kryeministri shqiptar Sali Berisha reagoi sot për skandalin e firmosjes së marrëveshjes për kufijtë grekë mes Shqipërisë e Greqisë. Në konferencë për shtyp kryeministri tha se matjet e kufijve grekë janë bërë me hartë shqiptare dhe sulmoi mediat që denoncuan skandalin. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” arriti të zbardhë faktin tronditës se me marrëveshjen qeveria i dhuronte Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore.
KONFERENCA E KRYEMINISTRIT

TIRANE-Kryeministri shqiptar Sali Berisha sulmoi sot “Gazeta Shqiptare” dhe tv NEWS 24, dy mediat të cilat prej disa ditësh denoncojnë skandalin e marrëveshjes së kufijve detarë sipas së cilës Shqipëria i fal Greqisë 225 km 2 sipërfaqe ujore.

“Qeveria punon për vendin e vet, ju në mënyrë konsistente po punoni kundër vendit. Për kufijtë shqiptarë është përdorur harta e marinës së Shqipërisë. Është përdorur konventa ndërkombëtare e detit e cila përcakton qartësisht si bëhen matjet. Të jeni të sigurtë, ushtria shqiptare nuk përdor hartën e një vendi tjetër, ka hartën e vet" - deklaroi kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të organizuar sot në mesditë pas kthimit nga Praga.

Denoncimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.

Tv NEWS 24 denoncoi pak ditë më parë faktin e marrjes në referencë të një harte të shkruar në greqisht për hartimin e marrëveshjes e cila u firmos nga ministrat përkatës Bakojanis e Basha. Në konferencën për shtyp pak ditë më parë ku ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtes u përpoqën të hidhnin poshtë skandalin e zbuluar nga media.
Komandanti i flotës detare Kristaq Gërdeni në përpjekje për ti treguar mediave se distanca nga njëra pikë e marrëveshjes deri në kufijtë respektivë punon mbi një hartë të shkruar në greqisht, çka le të kuptohet qartë se marrëveshja është hartuar mbi këtë hartë.



Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në ishullin gerk të Korfuzit. "Gazeta Shqiptare" zbardh takimin e dy komandantëve të Flotave më 28 nëntor 2008.

TIRANE-Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  ZEUS10 on Fri May 01, 2009 10:46 am



Sigurisht qe, shprehja 'negociata sekrete', e hedhur ne treg nga Balkanweb, per gjasme nje komplot te fshehte te zyrtareve shqiptare, ne bashkepunim me ata greke, eshte shashka e radhes, prej kesaj media antishqiptare. Sipas protokollit, pas takimeve zyrtare, zyrtaret shterngojne duart para kamerave, dhe kjo eshte ajo, çfare kane bere ne rastin konkret dy ushtaraket e larte, duke zhvleftesuar ne nivelin zero mermeritjet e trinomit shpifes: News24-Balkanweb-Gazeta Shqiptare, per gjoja negociata sekrete.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  AuLoNa on Fri May 01, 2009 10:58 am


AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Kufiri, Beja: S'u zbatuan procedurat. Xhufi: Berisha përgjegjës politik

Post  AuLoNa on Sat May 02, 2009 10:44 am




Ish -komandati i flotës detare, thotë se nuk janë zbatuar as procedurat minimale në hartimin e marrëveshjes së kufijve detarë mes Shqipërisë e Greqisë. Nënkryetari i LSI-së Xhufi: Berisha përgjegjës politik.
QEVERIA REFUZOI EKSPERTIZËN ITALIANE

TIRANE- Procedurat e ndjekura nga Shqipëria për të përmbyllur marrëveshjen me Greqine kanë ndodhur në një kohë relativisht të shkurtër krahasuar me periudhën që një marrëveshje e tillë ka kërkuar me Italinë në 1992. Fakti është zbuluar gjatë emisionit Studio 24” nga ish -komandati i flotës detare, Vladimir Beja dhe nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht historian i njohur Pëllumb Xhufi.

Nënkryetar I PDK-së, Vladimir Beja i cili në 1992 ka qenë kryetar i grupit të ekspertëve që kanë punuar për marrëveshjen me Italinë thotë se nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshje dhe se qeveria ka vepruar në mënyrë jo transparente me firmosjen e kësaj marrëveshjes.

“Për të firmosur marrëveshjen me Italinë kanë qenë përpjekje 3 vjeçare ku komisionet tona për një fjalë goje i riktheheshin bisedimeve dhe këto bisedime zgjasnin me muaj të tëra vetëm për të përcaktuar metodologjinë. Në këtë proces nuk janë zbatuar as procedurat minimale për hartimin e kësaj marrëveshje. Për të përcaktuar ujrat territoriale kërkon një angazhim 5-6 muaj. Ajo që media ka kapur me të drejtë është mungesa e transparencës”-

Nënkryetari I LSI-së Pëllumb Xhufi deklaroi se marrëveshja për kufijtë detarë me Shqipërisë e Greqisë ishte bërë nga një grup tepër i vogël ekspertësh.

“E gjithë procedura që ka ndjekur këtë marrëveshje është skandaloze. Problemi me Italinë ka qenë tepër i thjeshtë, bëhej fjalë për një detë të hapur dhe jo të brendshëm siç është me Greqinë, me gjithë ato ishuj dhe me gjithë ato kordinata të koklavitura. Me Italinë deti ishte më i thjeshtë e megjithatë pala shqiptare ishte e pregatitur me grupe pune me grupe specialistësh nuk ishin vetëm ushtarakë. Kjo është një marrëveshje me një grup tepër të vogël personash”

Më tej Xhufi akuzon kryeministrin Berisha si përgjegjës të kësaj marrëveshjeje që u mbajt e fshehtë edhe ligjvënësve shqiptarë dhe që u demaskua "Gazeta Shqiptare" dhe NEWS24

“Më në fund shqiptarët e dinë që ky akt i nënshkrimit të kësaj marrëveshje tepër të debatuar dhe të dyshimtë ka një përgjegjës politik është zoti Berisha. Berishën e pamë të gjithë ishte tepër i shqeyësuar i pa koordinuar në deklarata e tij pasi insistonte që kjo hartë është bërë me një pregatitje, është bërë mbi bazën e hartave të përpunuara më shtabet e ushtrisë shqiptarë, ndërkohë që ne shohim eksperti i ngarkuar nuk do ta arrijë ta mbaj dot këtë barrë të rëndë ku parashtronte një hartë me germa greke”- tha nënkryetari i LSI-së

Dy politikanët shpresojnë që parlamenti i ri të mos e ratifikojë marrëveshjen, si vendim që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe thekson se nëse marrëveshja do të kalojë atëherë do t’i drejtohen gjykatës.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizën italiane

Post  AuLoNa on Sat May 02, 2009 10:46 am



“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se qeveria italiane i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë gjatë këtij procesi. Shqipëria nuk pranoi të ndihmohej në këtë proces për të plotësuar kushtin e vënë nga pala greke.
XHUFI KUNDER MARREVESHJES

TIRANE- Qeveria shqiptare ka refuzuar ekspertizën falas që i ka ofruar Italia gjatë negociatave të saj me Athinën zyrtare për përcaktimin e vijës së re kufitare në det mes dy shteteve. Lajmi është bërë publik dje për “Gazeta Shqiptare” nga burime zyrtare pranë Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Mësohet se qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë të saj gjatë këtij procesi. Por, përgjigjja që i është kthyer nga Tirana ka qenë negative. Refuzimi i ekspertizës falas italiane mësohet se ka qenë plotësim i kushtit të vënë nga pala greke, që në mënyrë kategorike nuk ka pranuar që Shqipëria të ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. Ndërkohë që “preteksti” i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane ka qenë sipas të njëjtave burime se, “Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur”.
Pika treshe
Shqipëria rrezikon të futet në një “konflikt” për kufijtë detarë edhe me Italinë. Shkak mendohet të shpërbejë pikërisht pika fundore e kufirit të ri detar shqiptaro-grek me numrin 150. Drejtoresha e çështjeve juridike në Ministrinë tonë të Jashtme, Ledia Hysi pohoi dy ditë më parë se kjo pikë fundore, është në juridiksion edhe të shtetit italian. Kjo do të thotë se për miratimin e kësaj pike në marrëveshjen shqiptaro-greke duhet të ishte marrë “OK” edhe i Italisë, që në të vërtetë nuk ka ndodhur. Pasi në rastin konkret ka një marrëveshje dy dhe jo trepalëshe.
“Kjo është pika në det ku juridiksioni i të tria shteteve bashkohet, Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë dhe kjo është pika që do të përcaktohet nga një komision trepalësh”, - u shpreh Hysi për mediat.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf, se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se, pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje. Nga pikëpamja strategjike detare, sikundër mund të shihet në hartë edhe me sy të lirë, figuron se pika e fundit e vijës kufitare ndodhet ekzaktësisht në vijë paralele me Kepin e Gjuhëzës në Gjirin e Karaburunit. Sqarojmë se Kepi i Gjuhëzës është pika tokësore e shtetit shqiptar më e fundit në det.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  Luboteni on Thu May 07, 2009 5:09 pm

TADIQI, KARAMANLISI DHE ÇAMËRIA

Disa javë i ndajnë nga njëra tjetra vizitat e presidentit të Serbisë Boris Tadiq në Kosovë dhe kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis në Shqipëri. Hashim Thaçi, ky kryeministër i letrës me qëllim që ta fashiste këtë vizitë e quajti atë ‘private’. Ndërsa, qeveria shqiptare i bënte temena Karamanlisit duke parë tek ai një burrshtetas mik që i përvëlohet zemra për Shqipërinë! Mangut i mbeti vetëm që të ndërtonte edhe një përmendore të Karamanlisit në pallatin e kryeministrisë ose ta shpallnin ‘Mik i Shqipërisë’! Të gjithë e pamë sesa ‘private’ ishte ardhja e Tadiqit në Kosovë: edhe në rrëzë të kremtes së Pashkëve, Tadiqi këlthiste për Kosovën si Serbi. Ndërkaq, u pa sesa ‘miqësore’ na ishte ardhja e Kostas Karamanlisit në Shqipëri: kordinatat e kufirit detar u tërhoqën më në brendësi të Shqipërisë, gjë që i shkaktoi edhe një humbje tjetër Shqipërisë karshi Greqisë, kësaj rradhe në det. Mbizotëronte pafundësisht një ekstazë dehjeje mbi fitoren e të paraqiturit zyrtar të kandidaturës për në BE, aq sa pakush ose askush nuk fiqironte se çfarë sherri të madh linte prapa Karamanlisi. E heshtur me mjeshtëri, ndodhi që të nënshkruhej saora një marrëveshje për ujërat territoriale mes Lulzim Bashës dhe Dora Bakojanis, në emër të baraslargësisë (siç thuhej në marrëveshje) dhe gjoja në emër të konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. As që bëhet fjalë për parime të baraslargësisë por për një akt të pastër cedimi nga ku Greqisë iu falen 225 km² det. Shqipërisë i janë dobësuar edhe më tej pozitat strategjike në detin Jon aq sa Greqia i avitet 11 kilometra drejt Karaburunit. Dmth, ujërat që iu falen Greqisë nisin që nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike. Qeveria shqiptare dhe veçmas kryeveziri i saj Sali Berisha nuk kanë fijen e përgjegjësisë së mbrojtjes kushtetuese të sovranitetit shqiptar. Gjithçka për qeverinë shqiptare duket se nuk ka vlerë: synojmë të hyjmë në BE dhe pikë. Paguajmë me çdo çmim. Qeveria shqiptare dhe bartësit kryesor të saj më shumë se mundësi utalitare, hyrjen e supozuar në BE e shohin, si një rast të mrekullueshëm që t’i zgjasin edhe kushedi sesa karrierat e tyre politike. Burime brenda Bruskelit me rastin e paraqitjes së kandidaturave për në BE, pohojnë shpeshherë se ‘në Ballkan liderët mendojnë vetëm në hapa që mund t’u ndihmojnë në fushatat parazgjedhore e jo në realitet dhe interes të vendit’.
Kjo pandjeshmëri e frikshme e Qeverisë shqiptare për territorin e vet sovran është një rast unikat në mbarë kontinentin e vjetër, në mos edhe më gjërë. Kroatët e sllovenët e trazuan peshë mbarë Europën me ngatërresat e tyre territoriale rreth përcaktimit të kufirit detar rreth Gjirit të Piranës, sipërfaqe që për hir të vertetës, siç thoshte gazeta International Herald Tribune, ka madhësi të disa fushave të futbollit.
‘Qëndrimi ynë është se antarësimin tonë në BE nuk do ta paguajmë me territorin tonë’ thoshte Tomislav Jakiq, këshilltar për politikë të jashtme i kryetarit të Kroacisë Stipe Mesiq. Përderisa, miqtë tanë kroatë nuk duan të paguajnë hyrjen, zëre se të sigurt, në BE me çmimin e humbjes së një rripi të vockël toke, qeveria shqiptare nuk e ka për gjë të paguajë çfarëdo çmimi territorial, dhe për çfarë, për një hyrje që bëhet gjithnjë më e pasigurt, gjithnjë e më shumë vihet në pikëpyetje. Të kthehemi tek kyçi i temës: në vend se nga Karamanlisi të kërkohej përgjegjësi e të ushtrohej trysni për gjendjen e mjerueshme të çamëve autokton; në vend se Karamanlisi të kërkonte falje publike për gjenocidin grek mbi popullsinë çame, qeveria shqiptare doli në rolin e një avokati të zellshëm të Karamanlisit, sepse siç paralajmëruan gazetat greke, qeveria shqiptare paraprakisht i është zotuar Karamanlisit para se të vijë në Tiranë se nuk do ta përmend fare çështjen çame. Mirëpo, në anën tjetër nuk u kërkua edhe nga Karamanlis që të mos e përmendte ‘çështjen’ e stërfryrë të ‘minoritetit grek’ në Shqipëri. Të mos e vëmë shenjën e barazimit në ketë mes: çështja çame është ekzistente, përderisa çështja e të ashtuquajturit minoritet grek nuk është gjë tjetër veçse një koncept i rafinuar i përpunuar nga Athina në mënyrë që ta shpërqëndrojë shtetin shqiptar edhe ashtu të shpërqëndruar nga problematizimi potencial i Çamërisë. Se është kryekreje koncept artificial kyfarë minoriteti grek në Shqipëri, dëshmojnë shembujt e shpikjes së ‘minoriteteve greke’ në IRJM e Turqi, qëllimi i të cilave qëndron pikërisht në fashitjen e të problematizuarit të çështjes shqiptare (Çamëri), turke (Thraki), sllave (Maqedoni e Egjeut), vllahe, etj në Greqinë Veriore. Shpërfillja e ftohtë e Çamërisë nga ana e qeverisë shqiptare po kushton në fortifikimin dhe harlisjen e një entiteti gjithnjë e e më separatist të ‘Vorio Epirit’ në jug të Shqipërisë. Kurrsesi nuk duhet prapamenduar se Çamërinë duhet përdorur si mish për top. Përkundrazi, çështjen çame duhet problematizuar për hir të së vërtetës, për hir të rikorrigjimit të një padrejtësie historike dhe mbi të gjitha për hir të një së ardhme me të sigurt pa trashëgimi neokoloniale. Karamanlisi aktronte për bukuri duke u kapërdisur se ‘Greqia mbështet hyrjen e Shqipërisë në BE’! Mbase, kjo ta përkujton me përpikëri Tadiqin i cili vjet thoshte (në fakt aktronte) se si Serbia e mbështet hyrjen e Bosnjës në BE. Tadiqi e mbështeste një gjë të tillë pikërisht pse nuk ka gjasë asnjëherë të ndodhë. Tadiqi e dinte se Serbia e kontrollon-shantazhon tërë Bosnjën përmes Republikës serbe, aq sa Bosnja sfilitet së brendshmi nga dy rryma të përkundërta: unitariste dhe seperatiste. Krejt kjo bën që Bosnja të tallazitet nga rrebeshet e stuhishme të përplasjeve që marrin karakter etnik, gjë që pamundëson hyrjen në BE, se siç dihet BE nuk i parapëlqen dhe nuk i honeps dot vendet që kanë brishtësi të brendshme etnike, politike a ekonomike. Koncepti i Karamanlisit nuk ndryshon cilësisht nga ai i Tadiqit. Pikërisht duke përfituar nga dobësia kronike e shtetit shqiptar por më shumë edhe nga serviliteti e budallakia e qeverisë shqiptare, Greqia po arrin që të ravijëzojë një terren gjithnjë e më separatist, gjithnjë e më autonom në jug të Shqipërisë i cili po bëhet fundi i fundit një ‘Shpatë e Damokleut’ mbi fatin e Shqipërisë. Si mund të jetë ‘nyje bashkëpunimi’ ‘minoriteti grek’ midis dy vendeve, kur thuajse çdo Nëntor persona ‘minoritar’ djegin pasaporta shqiptare, kërkojnë polici greke në Himarë, mësojnë në libra shkollor të histories (me planprogram grek) për ‘Epirin e pushtuar nga shqiptarët’? Për ç‘miqësi mund të flitet kur hala ushtarët grek në ferkun e mëngjesit tek bëjnë ushtrime këndojnë se do të bëjnë opinga me lëkurë të shqiptarëve?
Këto pyetje nuk pati zemër t’i bënte asnjë politikan shqiptar, përderisa në Kuvend ngriteshin në këmbë me admirim para Karamanlisit.
Në anën tjetër, Berisha që dikur bënte gjoja se i përvëlohej zemra për vëllëzërit çamë, tani nuk bëzajti fare për ta. Kësisoj, Qeveria shqiptare po i shpërfill çamët dhe po i lë ata në mëshirën e pamëshirë të shtetit shtypës grek. Kinseshqetësimet e shtetit shqiptar rrallë e përmallë kur i bie ndër mend për çamët janë gjithashtu të lajthitura sepse përqëndrohen sall në çështje të pronave. E para, çështja çame nuk duhet të cungohet në çështje teknikaliteti pronësor, se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për prona, por bëhet fjalë parasëgjithash për, rastin e një Çamërie e cila vuan e kryqëzuar nën kolonializmin grek. Çamëria duhet parë si një rast i pastër i kolonizimit klasik nga Greqia. Rrjedhimisht, zgjidhja për Çamërinë duhet kërkuar duke u mbështetur fuqimisht në Platformën e Dekolonizimit, dmth në parimet e dekolonizimit. Platforma fundamentale e të zgjidhurit drejt të çështjes çame është ‘Deklarata për dhënien e Pavarësisë vendeve dhe popujve të kolonizuar’numër 1514 rezolutë kjo e Asamblesë së Përgjitshme e miratuar më 14 dhjetor 1960. E ardhmja e botës dhe në lidhje me këtë edhe e Europës nuk mund të sëndërtohet në kohën kur ka shtete që kanë trashëgimi të frikshme koloniale siç është Greqia. Pranimi i Greqisë në NATO e BE është bërë qysh moti dhe për hatër të interesave gjeopolitike të Perëndimit, i cili nuk e mori parasysh mjedisin neofashist grek. Ndryshe, po të shpreheshim drejt, Greqia nuk e ka vendin as në BE dhe as në ndonjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, përderisa hala qenëson me mendësinë e juntave ushtarake fashiste.
Siç e thamë edhe më parë, Çamëria nuk duhet parë e cungosur në çështje pronash. Parasëgjithash, një përqendrim i sforcuar sall në prona, po bën që ta harrohen mbi 80.000 çamë autoktonë që jetojnë ende në Çamëri (Shirley DioGuardi) apo deri në 100.000 siç shprehej një raport i Ministrisë së Jashtme të Turqisë. Çamët ndodhen të ngujuar midis një qerthulli aparteidi, asimilimi e shuarjeje. Nuk u lejohet as identifikimi si çam, e lëre më shkollimi në gjuhën shqipe. Ndaj, të trajtuarit e Çamërisë sall si çështje pronash është një emër ndryshe për të bërë pazarllëk me Çamërinë. Mund ta marrim me mend përse një numër i madh i refugjatëve çamë në Shqipëri (mbi 250.000 vlerësohet të jetë numri i tyre) përfshirë edhe ata nëpër shoqatat mjerisht të papërkrahura çame, këmbëngulin në të drejtën pronësore në Çamëri. Kjo është e prodhuar nga pafuqia e tyre për të sipërmarrë diçka në mbrojtje të kauzës, sepse shteti shqiptar nuk u ka dalë asnjëherë përkrah tyre. Ata mendojnë se e drejta pronësore është universale dhe e pashkelshme, ndaj Greqia edhe do të lëshojë pe para një të drejtë të tillë. Se e drejta pronësore është universale dhe e pashkelshme, këtë as topi nuk e luan, mirëpo gjitashtu e vërtetë edhe më e pamohueshme është se Parimet e Dekolonizimit janë universale dhe të pranuara edhe nga Kombet e Bashkuara. E drejta e Vetëvendosjes për çamët është një satisfaksion pakrahasimisht më i madh sesa ta zëmë se do të ndodh rikthimi i pronave. Greqia e ka bërë hesap këtë farë pune sepse ajo llogarit që pas 20 vitesh, këta çamë që sot po kërkojnë më zëlartë pronat e tyre do të vdesin. Pas tyre do të vijnë breza të rinj çamësh që do t’u zbehet këmëngulja për prona. Disa breza të mëvonshëm, çështjen e pronave do ta harrojnë krejtësisht aq sa do të zhduket mëtimi pronësor për Çamërinë.
Qeveria shqiptare duhet t’i japë njëherë e mirë fund praktikave të mrapshta të lojalizmit cinik ndaj shtetit kolonialist grek. Politika e IRJM-së është kallxuar disa herë më e suksesshme dhe më fatlume në aspektin e problematizimit të pakicës sllavofone në Maqedoninë e Egjeut, sepse në mars të këtij viti në raportin e ekspertit të pavarur të Kombeve të Bashkuara Gej Mekdugal pranohej se në Greqi ka pakicë maqedonase. Ndërkaq, Çamëria dhe çamët vazhdojnë ta paguajnë më së rëndi çmimin e shpërfilljes së qeverisë shqiptare, aq sa të lënë pa kurrfarë mbështetje po zhvlerësohet Çamëria duke mos u paraqitur si problem i gjithë shqiptarëve por si problem i disa çamëve. Çështja e Çamërisë duhet të jetë shqetësim për mbarë shqiptarët kudo që janë; Çamëria është shqetësim edhe për shkodranin, ulqinakun, prishtinasin, preshevarin, kërçovarin.



Salih Mehmeti
29 prill 2009
Prishtinë

Luboteni
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 25
Registration date : 2009-05-05
Points : 12
Reputation : 10

Back to top Go down

Re: EKSKLUZIVE/ Harta sekrete, Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Post  Sponsored content Today at 6:14 am


Sponsored content


Back to top Go down

Page 2 of 2 Previous  1, 2

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum