Cameria News Thread

View previous topic View next topic Go down

Cameria News Thread

Post  AuLoNa on Mon Apr 27, 2009 10:40 am






Qindra çamë tubuan sot paradite në sheshin “Skënderbej” një ditë para vizitës së kryeministrit grek Kostat Karamanlis në Tiranë. Ambasada greke në Tiranë refuzoi takimin e tyre me kryeministrin Karamanlis, gjatë kohës që ai do të qëndronte në Tiranë.

TIRANE-Kryeministri grek Kostas Karamanlis pritet të nisë nesër viziten e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Në një ceremoni zyrtare, kryeministri Berisha do të presë nesër në mesditë homologun e tij grek. Axhenda e ngjeshur e Karamanlis nis me nje takim tet a tet, në kryeministri, mes të cilëve do të ketë bisedime zyrtare dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Një ditë para vizitës së kryeministrit grek Kostat Karamanlis në Tiranë, shoqata “Çamëria” protestoi sot për t’i kujtuar qeverisë zgjidhjen e cështjes “Çame”. Qindra çamë tubuan sot në sheshin “Skënderbej” duke u shprehur se vizita e kreut të qeverisë greke nesër në Tiranë duhet të shërbejë për sensibilizimin e politikës së dy vendeve për zgjidhjen përfundimtare të cështjes që ka mbetur ende peng i historisë.

Tahir Muhedini kryetari i shoqatës artikuloi edhe një herë kërkesat e tyre drejtuar Greqisë:

“Së pari, të lejohen moshat e mëdha të shkojnë pranë varreve të parëve të tyre për ti nderuar me një tufë lule. Së dyti, të ngrihet një memorial në Tesproti në nderim të viktimave të pafajshme të popullsisë came gjatë viteve 1944- 1945. Së treti, të nisin bisedimet mes dy qeverive për zgjidhjen e cështjes “came” e cila do t’i shërbejë të tashmes e së ardhmes europiane të Shqipërisë e Ballkanit
Marrëveshjet e qeverisë shqiptare me atë greke sic ishte ajo e ngritjes së dy varrezave të ushtarëve grekë- thanë përfaqësuesit e shoqatës-nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme nëse nuk ka një zgjidhje të plotë për cështjen Came nga ana e shtetit fqinj.

Greqia duhet të ratfikojë konventat për minoritetet thanë protestuesit si dhe të aprovojë edhe ligjin për konservimin e pronave.
Shoqata “Çamëria” pak ditë më parë iu drejtua ambasadës greke në Tiranë me një letër ku kërkonte të zhvillonet takim me kryeministrin Karamanlis, gjatë kohës që ai do të qëndronte në Tiranë, por mesa duket ky takim nuk do të realizohet.
“ Meqë ky takim nuk u bë i mundur atëherë po jua themi nga ky shesh cfarë donim të bisedonim me kryeministrin. Ne besojmë se na ardhur koha të nisë procesi i diskutimeve ndërqeveritare për zgjidhjen e cështjes came mes Shqipërisë dhe Greqisë. Gjykojmë se zgjidhja e cështjes came i shërben pikërisht forcimit të frymës së miqësisë mes dy vendeve, në të kundërt nuk mund të pretendohet kurrsesi për marëdhënie të mira kur mes dy vendeve mbeten ende cështje të pasgjidhura” thanë përfaqësuesit e protestuesve.

Tahir Muhedini ka kërkuar shpesh që për çështjen çame, që është një fakt historik, të respektohen të gjitha standardet europiane, ashtu siç bëhen edhe për komunitete të tjera.

Ai kërkon gjithashtu dhe nga Bashkimi Europian, që të mos ketë dy standarde sa i takon trajtimit të komuniteteve, duke i kërkuar shtetit shqiptar respektimin e të drejtave të minoriteteve, ndërsa po ky shtet nuk ka fuqi që ta kërkojë një gjë të tillë ndaj kombësve të tij.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Cameria News Thread

Post  AuLoNa on Mon Apr 27, 2009 1:14 pm




TIRANE-Kryeministri i Greqisë dhe Kryeministri i Shqipërisë kanë dalë në një konference për shtyp, ku kanë vleresuar marrëdheniet shumë të mira mes dy paleve. Ata kanë nënshkruar marreveshjen e kufinjve detare si dhe kane deklaruar bashkëpunim. Berisha eshte shprehur se "nuk ka çeshtje te pazgjidhura mes dy vendeve". Nderkohe ne sheshin Skenderbej çamet protestojne per pronat e tyre ne Greqi dhe kerkojne te takojne Karamanlis. Ndersa kryeministri grek ka shprehur mbeshtetje per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Karamanlis: "Falenderoj qeverine Berisha për anetaresimin ne NATO, eshte hap i rendesishem per Shqiperine per paqen stabilitetin dhe mbeshtesin anetaresimin e saj në BE".

Mediat greke: Nuk preket çeshtja çame

TIRANË- Ka mbërritur në Tiranë pak minuta më parë, Kryeministri i Greqisë, Kosta Karamanlis. Ai zbriti në Rinas në orën 12:50, ku u prit nga Kryemistri i vendit, Sali Berisha. Përtej protokollit zyrtar të lançuar tashmë, mediat greke zbulojnë disa 'të pathëna' të vizitës së tij në Tiranë.
Gazeta greke, "Eleftero Tipos", shkruante sot se "Kryeministri grek ka marrë garanci se në Tiranën zyrtare nuk do të permendet çështja çame". Vizita pritet të zhvillojë marrëdhëniet dypalëeshe, ndërsa Greqia do të mbeshtese Shqiperinë në rrugen e saj per integrim, shkruan kjo gazetë. Ndërsa për Bollanon, mësohet se Karamanlis nuk do të prononcohet mbi vendimin e gjykatës për të dënuar kreun e "Ominias".

Karamanlis në Tiranë, marrëveshje për kufinjtë

TIRANË- Kryeministri i Greqisë, Kostas Karamanlis, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, për të zhvilluar një vizitë dyditore. Ai do të zbresë në Rinas në mesditë, ku do të pritet nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Më pas, agjenda ka paracaktuar një takim mes tij dhe Berishës, ndërsa vetëm pas 20 minutash, do të fillojnë edhe bisedimet zyrtare.
Në orën 14.00, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të nënshkruhet marrëveshja për kufijtë detarë, mes ministrave të jashtëm të dy vendeve. Sipas marrëveshjes, kufiri ujor është ndarë në masë të barabartë për të dyja shtetet me rreth 150 pika ndarëse (nga Korfuzi deri në Vlorë) dhe e vetmja pikë, e cila nuk është përcaktuar akoma, por që pritet të marrë një përgjigje të shpejtë, është ajo ku ujërat detare bashkojnë të tria vendet, Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, u shpreh para do kohësh se, çështja e kufijve detarë me Greqinë nuk është diskutuar asnjëherë mes dy shteteve, gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e kryediplomatit. Sipas tij, çështja e kufijve detarë me Italinë dhe Greqinë është ngritur që gjatë periudhës së komunizmit. Por, gjatë viteve '80-të u bë e mundur të përfundohej një marrëveshje vetëm me Italinë, ndërsa me Greqinë nuk u diskutua më. Sipas tij, të vetmet çështje kufijsh me Greqinë kanë qenë ai i lumit Vjosë dhe ajo e piramidave të kufirit tokësor.
Ndërkohë, sot, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, pritet që të ketë edhe një konferencë për shtyp në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Më pas, Kryeministri i Greqisë, Karamanlis, do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka rezervuar gjithashtu një takim me Kryeministrin e Greqisë. Ky i fundit do të vijojë më pas agjendën me një takim të kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që do të pasojë me një fjalë të tij të mbajtur në Kuvend. Karamanlis do të takohet edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Fort Lumturinë e Tij Anastas. Ndërkohë që nuk është njoftuar vizita e ditës së dytë të Kryeministrit grek

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

"Çamëria": Karamanlis refuzoi takimin me ne

Post  AuLoNa on Mon Apr 27, 2009 4:10 pm

TIRANE- Kryetari i shoqatës patriotike "Çamë- ria", Ardian Tana, në një intervistë bën kërkesat zyrtare drejtuar kryeministrit grek Karamanlis, i cili viziton sot vendin tonë. Sipas tij, dy kryeministrat duhet të gjejnë hapësirat e duhura për të zgjidhur edhe çështjen çame, që tashmë bëhet si detyrim për të dy vendet. Tana shprehet se nuk mund të ketë stabilitet në rajon nëse çështjet e pazgjidhura mes kombeve nuk zgjidhen. Ai mendon se ndërmjetës në këtë dialog ndërshtetëror duhet të jenë përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së, dhe jo Kisha Autoqefale Shqiptare.
Zoti Tana, në Shqipëri mbërrin kryeministri grek Karamanlis, me vendin e të cilit shoqata juaj ka ende çështje të pazgjidhura. Cilat do të ishin kërkesat tuaja zyrtare për të?
Përmes ambasadorit të Greqisë në Tiranë, kërkuam të realizonim një takim me kryeministrin. Ky takim nuk u mundësua, ndaj ne organizuam tubimin për të shprehur qëndrimin si dhe kërkesat tona. Besojmë se ka ardhur koha të nisë procesi i diskutimeve ndërqeveritare për zgjidhjen e çështjes çame. Mes Shqipërisë dhe Greqisë janë realizuar së fundmi një sërë marrëveshjesh dhe është deklaruar se marrëdhëniet janë shumë të mira; gjykojmë se zgjidhja e çështjes çame i shërben pikërisht forcimit të frymës së miqësisë në këto marrëdhënie dhe impakti i saj shtrihet më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të kundërt, nuk mund të pretendohet kurrsesi për marrëdhënie të mira kur mes dy vendeve mbeten pezull çështje të pazgjidhura.
Po qëndrimin e autoriteteve shqiptare si e keni vlerësuar?
Tashmë që kanë rënë pengesat e integrimit euroatlantik, shteti shqiptar do të gjejë kurajën të kërkojë zgjidhjen e çështjes çame, si një detyrim që ka ndaj shtetasve të vet. Është rasti më i mirë që gjatë kësaj vizite, dy kryeministrat, veç marrëveshjeve të parashikuara për t'u nënshkruar, të gjejnë vullnetin për të nisur dialogun për zgjidhjen e çështjes çame, që veç të tjerash do të lehtësonte mjaft shpirtrat e njerëzve që u shanë e u vranë, u përzunë me forcë e u dhunuan dhe që sot kërkojnë vetëm respektimin e të drejtave që u takojnë.
A mendoni se një ndërmjetës mund të jetë edhe Kisha Autoqefale Shqiptare, apo kjo mund të mos jetë e përshtatshme për ju?
Vlerësojmë kontributin e cilitdo që do të dëshironte të ndërmjetësonte për inicimin e dialogut ndërshtetëror. Në këtë kuadër do të ishte i mirëpritur edhe angazhimi i Kishës Autoqefale Shqiptare si dhe i drejtuesit të saj, Fortlumturisë së Tij, Anastasios Janullatos. Kemi kërkuar prej kësaj kishe më parë të mundësonte një lutje për viktimat e pafajshme çame prej genocidit grek, gjë që nuk u realizua. Në vazhdim do të ishim të interesuar për lëvizje që tregojnë reflektim në këtë drejtim, duke pasur parasysh faktin e reputacionit që Fortlumturia e Tij gëzon në mënyrë të veçantë në Greqi. Megjithatë, besojmë se ndërmjetës zyrtar në këto bisedime duhet të jetë përfaqësues i Bashkimit Europian apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Cameria News Thread

Post  qiellikalter on Tue Jun 23, 2009 3:13 pm

Camet kane nje perfaqesim jo te denje me partite e shoqatat çame qe me shume kujdesen per te zene nje karrige per veten e tyre sesa per t'ju dhene drejtim problemeve te Camerise.
Ishte shume qesharak veprimi i vetem 2 diteve pas ardhjes se fundit te kryeministrit grek dhe injorimit te ceshtjes came, kur partia came e gelltiti edhe kete veprim edhe beri koalicion te ri me te njejten parti qe sapo s'i perfaqesoi para shteti grek.

qiellikalter
Junior Member
Junior Member

Number of posts : 25
Registration date : 2009-03-20
Points : 11
Reputation : 6

Back to top Go down

Re: Cameria News Thread

Post  Sponsored content Today at 7:51 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum