Renie ne rajon, vetem Shqiperia rritje 0.4 %

View previous topic View next topic Go down

Renie ne rajon, vetem Shqiperia rritje 0.4 %

Post  ZEUS10 on Thu Apr 23, 2009 11:48 am

23/04/2009 15:10




Fondi Monetar Nderkombetar vlereson se ekonomia shqiptare do te kaloje dy vite te veshtira, ku rritja ekonomike do te jete ne nivele minimale, si pasoje e krizes boterore.
Ne raportin te publikuar vetem nje dite me pare, mbi parashikimet per ecurine e ekonomise boterore, Fondi vlereson se gjate vitit 2009, rritja ekonomike ne Shqiperi do te jete vetem vetem 0.4 per qind, niveli me i ulet qe nga kriza e vitit 1997.

Sipas FMN-se, ritmet e rritjes ekonomike krahasuar me 2008, ku rritja vleresohet te kete qene 6.8 per qind, do te bien kete vit me 17 here. Fondi vlereson se rigjallerimi ekonomik i Shqiperise ne nivelet e para krizes do te jete i ngadalte, pasi edhe per vitin e ardhshem rritja mendohet te jete ne nivelet me te uleta, vetem 2 per qind.

Por edhe pse keto shifra jane me te uletat ne 15 vitet e fundit, sipas FMN, Shqiperia mbetet e pozicionuar me mire nga te gjitha vendet e tjera te rajonit. Sipas raportit, Shqiperia eshte i vetemi vend ne Evropen Qendrore dhe ate jugore, i cili per kete vit do te kete rritje ekonomike. Te gjithe vendet e tjera duke filluar qe nga Bosnja e deri tek Turqia do te hyjne ne recension, ku renia ekonomike mendohet te jete nga 0.7 deri ne 12 per qind.

I vetmi lajm i mire ne dukje per qytetaret eshte ai i ecurise se cmimeve.

Fondi Monetar parashikon qe cmimet ne tregun me pakice ne Shqiperi, te kene kete vit normat me te uleta te rritjes dhe inflacioni te jete ne nivelet minimale te 20 viteve te fundit me vetem 1.5 per qind.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum