Ok varrezave, grekët: Janë 12 mijë të rënë

View previous topic View next topic Go down

Ok varrezave, grekët: Janë 12 mijë të rënë

Post  AuLoNa on Thu Apr 23, 2009 9:48 am



Rreth 12 mijë të rënë grekë në vendin tonë do të identifikohen me imtësi nga një komision i përbashkët greko-shqiptar dhe për ata që nuk i përkasin palës greke, do të merret një vendim i veçantë për varrimin e tyre

TIRANE-Qeveria shqiptare nuk ka pranuar që në Shqipëri të ngrihen tre varreza për 12.000 grekë të rënë gjatë luftës italo-greke, më 1940-1941, por vetëm dy të tilla, ajo në Bularat, që ekziston tashmë dhe e reja, e cila do të zërë një hapësirë prej 1.610 metrash katrorë, në Këlcyrë. Por, edhe këta 12 mijë të rënë grekë në vendin tonë do të identifikohen me imtësi nga një komision i përbashkët greko-shqiptar dhe për ata që nuk i përkasin palës greke, do të merret një vendim i veçantë për varrimin e tyre. Madje, duket që pala shqiptare shpreh dyshimet e saj që nuk janë 12 mijë të rënë. “Pala greke, në funksion të pretendimeve të saj, vuri në dispozicion të palës shqiptare një listë me emrat e ushtarëve grekë të rënë në territorin tonë, me një shtrirje në të gjithë jugun shqiptar…duke marrë në konsideratë kërkesën e tyre për ngritjen e dy varrezave në Këlcyrë dhe Bularat, duke mos marrë në konsideratë kërkesën e tyre për ngritjen e varrezave të tjera edhe në Korçë e Ersekë”, - citohet pjesë e relacionit të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, që janë shkëputur nga marrëveshja nënshkruar mes dy zëvendësministrave të Mbrojtjes, të Greqisë dhe Shqipërisë.
Duket se pala shqiptare nuk do të lëshojë asgjë lehtë, pasi, edhe pse qeveria greke i ka furnizuar me informacionin, dokumentacionin, numrin dhe emrat e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri, ajo kërkon verifikim të të zhvarrosurve rast pas rasti. Madje zhvarrimet nuk do të ndodhin më me nismë vullnetare të kishës ortodokse, e cila në relacionin e Bashës është përjashtuar me konsensus nga një proces i tillë.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum