Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

View previous topic View next topic Go down

Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:11 pm

Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin


Nga Tema

Aksionerët kryesorë të paketës dixhitale Supersport do të bëhen me vendim të qeverisë aksionerë të licencës së katërt të operatorit celular në Shqipëri. Përdorimi i emrit të Postës së Kosovës është thjesht formal, pasi, sipas marrëveshjes sekrete që ka mes PTK Kosovës dhe aksionerëve shqiptarë, Posta e Kosovës do të tërhiqet nga paketa kontrolluese, pasi të plotësojë detyrimet individuale që ka si aksionere. Kjo zbulohet në seksionin 4 të kësaj kontrate (Faksimile 1).


Në paragrafin e fundit të këtij seksioni thuhet: “Palët janë dakord që kjo shoqëri do të mbajë paketën kontrolluese të përqindjes për një kohë minimum, derisa të përfundojë autorizimi individual i detyrimeve për mbulimin e rrjetit.” Pra, shihet qartë se PTK e Kosovës duhet deri te mbulimi i rrjetit dhe pastaj del nga loja.
Nëse i hedh një sy seksionit 5 (Faksimile 2), ku përshkruhet autorizimi individual i detyrimeve për secilin partner, e shikon qartë se detyrat e saj janë fillimisht teknike, dhe pastaj ajo del nga paketa kontrolluese, e cila i kalon kryesisht biznesmenit Samir Mane.
“PTK merr përsipër zbatimin në bashkëpunim me të tjerë anëtarë ekzekutivë të projektit. Gjithashtu, merr përsipër asistencën e operatorit në aspektet teknike, operacionale dhe trajnimin e stafit. Në bazë të nevojave për fonde, merr fondet në bashkëpunim me anëtarë të fondeve të tjera që të mbulojnë koston e planifikimit dhe zbatimit të punëve”, - thuhet në seksionin 5, ku jepen përqindjet e kompanive dhe saktësohen detyrat e tyre.


Duke qenë se në këtë kompani janë aksionerë të gjithë aksionerët e Supersportit (Faksimile 3), përveç Aleksandër Frangajt, burime brenda grupit bëjnë të ditur se aksionet e Frangajt janë deleguar te Saimir Mane, me të cilin ka biznese të tjera, ndërsa aksionet e Armando Dukës te dy aksionerët e tjerë që janë dhe pronarë të DigitAlb.
Kjo shpjegon dhe shumë pikëpyetje, përse qeveria është vënë në dispozicion të këtij bashkimi investitorësh dhe cila është mbështetja mediatike që ata kanë.


Ky është një zhvillim shumë interesant, po të kihet parasysh se ministri Olldashi ka ardhur në pushtet duke mundur Agron Dukën, vëllanë e Armand Dukës, i cili mund të jetë përfituesi i këtij projektligji, hartuar me autorizim të Olldashit.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:12 pm

Shkeljet e tjera të tenderit


Shkelja e dytë në këtë licencim është se pas skualifikimit të një firme tjetër shqiptare pjesëmarrëse në tender, “Universal PG”, për shkak të parregullsive në dokumentacion, qeveria vendos t’ia japë licencën Postës kosovare, pa hyrë në një tender të dytë.
Legjislacioni shqiptar për tenderimet kërkon me patjetër praninë e të paktën dy kompanive në konkurrim, që tenderi të jetë i vlefshëm.
Në momentin që dokumentet e kësaj të fundit janë konsideruar të pavlefshme, Enti Rregullator i Telekomunikacionit i kërkoi qeverisë shqiptare që ta shtyjë tenderin dhe të shpallë një datë tjetër për një tender të dytë me kompani të tjera pjesëmarrëse.
Por qeveria shqiptare, pasi shpërfilli rekomandimet e ERT, që të shpallë të pavlefshëm tenderin e operatorit të katërt të telefonisë, përmes një relacioni të pak ditëve më parë dhe të zbuluar nga “Vizion Plus”, këtë licencim ia kalon parlamentit për miratim.
Këtë fakt nuk e mohon as qeveria shqiptare, e cila në relacionin e ministrit Olldashi e thekson faktin se për blerjen e frekuencave nuk pati ndonjë interesim të madh, madje theksohet edhe fakti se Telekomunikacioni i Kosovës nuk mund të shpallet fitues. “Oferta ekonomike dhe teknike, ndonëse është e vlefshme, nuk mund të shpallet fituese, pasi, sipas procedurës së prokurimit publik, rregullave të prokurimit për frekuencat, përcaktohet se një procedurë është e suksesshme, kur numri i ofertave konkurruese dhe të vlefshme është më shumë se numri i frekuencave të dhëna …”, - thuhet në relacion.
Pra, vetë qeveria pranon se në garë duhet të ishin edhe tri kompani të tjera, dhe jo vetëm një.
Por Olldashi më tej shprehet se, meqenëse nuk ka pasur ankimim, procesi mund të konsiderohet i mbyllur dhe autoritetet shtetërore duhet të përcaktojnë skemën e veprimit që duhet të ndjekin.
Pra, qeveria e ka konsideruar si të vlefshëm, që këtë licencim jo të rregullt ta ligjërojë parlamenti me votë.
Ministria e Telekomunikacioneve rendit tetë arsye pse duhet proceduar me shpejtësi në dhënien e kësaj licence, pavarësisht se shkelen ligjet e shtetit.
Pika e shtatë thekson qartë se: Me gjithë masat e marra nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike 9 muaj më parë, si dhe hyrjes në treg të operatorit të tretë, çmimet e telefonisë, ndonëse janë reduktuar, mbeten ende të larta.
Qeveria mendon se me hyrjen edhe të operatorit të katërt, mund të ketë një reduktim të ndjeshëm të tarifave.
Të premten çështja kaloi në duart e parlamentit, por deputetë opozitarë e kanë vlerësuar përpjekjen për licencimin e operatorit të katërt, si një mënyrë për ta mbuluar vjedhjen me kolektivitet.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:13 pm

Dyshime për aksione të fshehta dhe të Mishkoviçit


Në shkurt të vitit 2009, mediet kosovare paralajmëronin se pronari i “Delta Holding”, Miroslav Mishkoviç, është pas konsorciumit që ka ngritur Posta e Kosovës, dhe që ka paraqitur një ofertë prej 7.2 milionë eurosh për të blerë licencën e operatorit të katërt në Shqipëri.
Organizata ÇOHU! ka alarmuar opinionin për një veprim joligjor të Bordit të PTK, të përkrahur nga qeveria e Kosovës, për t’u futur pa ndonjë bazë ligjore me paratë e PTK në një konsorcium të dyshimtë për operatorin e katërt të telefonisë mobile në Shqipëri.
Ndër argumentet e tjerë ÇOHU! ka ngritur dyshimin se në këtë konsorcium mund të jetë i përzier edhe ish-zyrtari serb, Miroslav Mishkoviç, i cili ka partneritet në biznes me njërin nga pjesëtarët e konsorciumit të PTK, Samir Mane. Organizata ÇOHU! ka ngritur alarmin për një sërë veprimesh jotransparente të qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. “Vendimi i PTK për futjen në tregun e telefonisë në Shqipëri është bërë pa bazë legale dhe po ashtu nxit dyshime të tjera për keqpërdorime”, - thuhet në qëndrimin e tyre, pas denoncimit të një serie aferash që implikojnë PTK dhe zyrtarë kosovarë.
Emri i Mishkoviçit, që konsiderohet si njeriu më i pasur në Serbi, shfaqet më 17 janar të 2008 në të përjavshmen “Slobodna Bosna”.
Kjo media jep skemën e bashkëpunimit të manjatit serb, Mishkoviç, me bosin e “Rudnap”, Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe sekserit Fazlliç.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:13 pm

Kompanitë shqiptare në konsorcium


Kompania e parë që bën pjesë në konsorciumin e përfaqësuar nga Post Telekomunikacioni i Kosovës është ACI- Engineering, në pronësi të Petraq Shomos. Në akt-themelimin e kësaj kompanie vërehet qartë se kjo e fundit merret me tregti të artikujve industrialë, ushqimore, bujqësorë etj., dhe nuk ka të bëjë thuajse fare me telefoninë e lëvizshme. Në një nga pikat e aktivitetit të saj thuhet se kjo kompani ofron shërbime të ndryshme në fushën e telefonisë dhe telekomunikacionit, por asgjë konkrete në lidhje me telefoninë e lëvizshme.
Kompania e dytë në listë është ALBANIAN DRINK DISTRIBUTION, në pronësi të Xhaferr Xhakos. Në akt-themelimin e kësaj kompanie vërehet se kjo e fundit ka si objekt veprimtarie importin dhe eksportin e mallrave industriale dhe ushqimore. Pra, siç vërehet edhe ne dokumentacion, në asnjë pikë të akt-themelimit të saj, kjo kompani nuk është e specializuar në fushën e telefonisë së lëvizshme.
Kompania e tretë në konsorcium është UNION GROUP me 6 bashkëpronarë. Sipas dokumentacionit, kjo e fundit është një kompani e specializuar në aktivitetin e tregtisë së vlerave mobiliare dhe imobiliare, konsulencë financiare dhe aktivitete të ngjashme me këto. Kompania e katërt që bën pjesë në konsorciumin e përfaqësuar nga Post Telekomunikacioni i Kosovës është INFOSOFT SYSTEM në bashkëpronësi të Grigor Jotit dhe Genci Radovickës. Në dokumentacionin e kësaj kompanie figuron se kjo e fundit është e specializuar në importin dhe eksportin e sistemeve të përpunimit të të dhënave, asistencë teknike për këtë teknologji, tregtim të kompjuterëve etj.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:14 pm

Qeveria po shkel direktivat e BE


Qeveria ka shkelur direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e telekomunikacioneve duke dhënë licencën e operatorit të katërt celular pa procedurë tenderimi. Në rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve përcaktohet qartë se brezat “GSM” jepen detyrimisht me tender. Ndërkohë që qeveria i ka dhënë në përdorim frekuencën për 15 vjet Post Telekomunikacionit të Kosovës, i cili ka vetëm 30 për qind të aksioneve në këtë blerje.
Duke përzgjedhur këtë kompani, qeveria nuk ka zbatuar edhe dokumentin e politikave në fushën e telekomunikacioneve, në të cilin është qartësisht e shkruar se duhet të respektohen direktivat e BE dhe rekomandimet e organizmave që kanë të bëjnë me fushën e telekomunikacioneve. Për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencës në Shqipëri është miratuar një vendim qeverie që është në fuqi, i datës 10 nëntor 2008, ku në pikën 21 shprehet qartësisht se si duhet vepruar në rastin kur tenderi ka dështuar për shkak të mungesës së konkurrencës, ashtu siç ndodhi në tenderin e datës 20 shkurt të këtij viti për licencën e operatorit të katërt celular. Në pikën 21 të këtij vendimi theksohet se “për të vazhduar procesin e përzgjedhjes së fituesit, në vijim të procedurës së tenderit duhet që numri i ofertave të vlefshme të jetë më i madh se numri i të drejtave të përdorimit të frekuencave që tenderohen. Në të kundërt, ndërpritet procedura dhe fillon një procedurë e re.
Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Elektronike përpara fillimit të procedurës së re, sipas parashikimit të pikës 21.1 të këtij kreu, analizon shkaqet që shkaktuan dështimin e procedurës së parë dhe i korrigjon ato, me qëllim që të bëjë të mundur rritjen e konkurrencës”.
Por qeveria nuk ka zbatuar asnjë nga këto pika, duke ofruar licencën e operatorit të katërt celular me prokurim të drejtpërdrejtë, çka do të thotë pa garë dhe në mungesë të plotë të konkurrencës. Dhënia e frekuencës për 15 vjet bashkimit të ofertuesve përfaqësuar nga Posta e Kosovës është në kundërshtim të plotë me ligjet shqiptare në fuqi dhe me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, drejt të cilave ne synojmë integrimin.
NEWS 24

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Tue Apr 21, 2009 10:37 pm

Shënim


Sekserët e shitjes së një pasurie kombëtare


Qeveria shqiptare ka vendosur të japë licencën e katërt të operatorit celular në vend, për një bashkim shoqërish shqiptare, me Postën e Kosovës, kundrejt një çmimi prej 7,2 milionë eurosh. Në këtë tender jepej një frekuencë dhe paraqitej vetëm një ofertë. Arsyetimi i qeverisë ka një kontradiktë të fortë.
Arsyetimi i parë i qeverisë është se, nëse tenderi shtyhet për shkak të krizës botërore, oferta mund të jetë më e ulët, çka do të thotë se në të ardhmen mund të ofrohen më pak pará për këtë licencë. Ky arsyetim i qeverisë bie ndesh me të njëjtin arsyetim të qeverisë në të njëjtin relacion, kur flitet për uljen e tarifave. Sipas arsyetimit të qeverisë, në këtë tender nuk ka vlerë çmimi që japin blerësit për licencën, por oferta e tyre për tarifat. Pra, në këtë tender fiton ai operator që premton tarifa më të ulëta. Pikërisht për këtë shkak në relacion thuhet se: “Nëse Kuvendi miraton këtë nismë për shkaqe vetëm ekonomike dhe të konkurrencës së ndershme në treg, operatorët janë të detyruar të vijojnë reduktimin e vërtetë të tarifave”.
Pra, nëse përcaktuese në këtë tender janë tarifat e ulëta, atëherë qeveria nuk ka pse shqetësohet për ulje të çmimit të blerjes në të ardhmen, mjafton që të jepen tarifa më të ulëta. Pra, qeveria duhet të zgjedhë se kë ka prioritet në këtë rast, çmimet e ulëta të shërbimit apo çmimin e lartë të shitjes së licencës. Debati i dytë që ka ngjallur ky tender ka të bëjë me vetë PTT e Kosovës. PTT e Kosovës nuk është një operator me përvojë profesionale në fushën e telefonisë celulare. Biznesmenët e Shqipërisë që i janë bashkuar këtij konsorciumi, po ashtu nuk kanë asnjë lidhje me telefoninë. Dikush prej tyre merret me shitje pijesh, të tjerë me supermarkete, banka dhe kompjuterë, por askush me telefoni. Dyshimet që u ngritën nga Kosova drejtohen te miliarderi serb, Mishkoviç, i cili ka blerë para ca kohësh rrjetin e supermarketeve Euromax në Shqipëri. Partneri i zotit Mishkoviç në këtë biznes, Samir Mane, është një biznesmen i njohur në Shqipëri, por media kosovare ka drejtuar gishtin mbi të si ndërmjetës mes Sali Berishës, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, për të përfituar pa shumë zhurmë këtë licencë. Kjo e ka bërë debatin dhe më të mprehtë dhe ka ngritur dyshime të besueshme, se qeveria po shkel ligjet për të favorizuar një grup biznesmenësh afër saj, të cilët kanë nga pas mbështetje financiare nga biznesi serb. Kjo mund të kompromentojë rëndë përdorimin e emrit të PTK së Kosovës në këtë tender, dhe pas disa vitesh mund të jemi dëshmitarë të shitjes së kësaj licence, e cila mund të përfundojë në duar të tjera dhe blerësit e sotëm të saj të dalin nga kjo histori thjesht si sekserë të shitjes së pasurisë kombëtare.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Hene@ on Thu Apr 23, 2009 12:14 am

Miratohet marreveshja per ushtaret greke dhe ndertimi i varrezave


E Enjte, 23 Prill 2009

Qeveria miratoi dje ratifikimin e marreveshjes se bashkepunimit, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Greqise, per kerkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakeve greke, te rene ne Shqiperi gjate luftes greko-italiane te viteve 1940-1941, dhe per ndertimin e vendprehjes per ta, brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Kjo marreveshje eshte kerkuar nga pala greke prej kohesh, deri me tani eshte arritur marreveshja per dy varreza greke. Nderkaq, me vendimin e djeshem zgjerohet rrethi per kerkimet. Ne mbeshtetje te neneve 78, 83, pika 1, e 121, te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave, Kuvendi i Republikes se Shqiperise, per ratifikimin e marreveshjes se bashkepunimit", thuhet ne vendimin e miratuar nga mbledhja e djeshme e qeverise. Kjo marreveshje ka qene prej kohesh nje teme debatesh kryesore nepermjet diplomacise shqiptare dhe asaj greke. Keto te fundit kerkonin zgjerimin e kerkimeve, pasi me pare kjo marreveshje ishte ne fuqi vetem per varrezat.

Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 56
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Re: Zbulohet marrëveshja sekrete: PTK e Kosovës tërhiqet, pasi ndërton rrjetin

Post  Sponsored content Today at 6:09 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum