Ismail Kadare

Page 1 of 4 1, 2, 3, 4  Next

View previous topic View next topic Go down

Ismail Kadare

Post  *Anxhi* on Fri Jan 30, 2009 1:23 am

Ismail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin "Gorki". Është poet, prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema lirike-epike Përse mendohen këto male (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Dimri i madh (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Ismail Kadare

Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë" pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur", thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman.


Tituj të veprave

Shih edhe Lista e veprave të përkthyera

* Frymëzime djaloshare - 1954
* Shekulli im - (1961)
* Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
* Përse mendohen këto male - 1964
* Dasma - 1968
* Motive me diell - (1968)
* Kështjella - roman - 1970
* Kronikë në gur - roman - 1971
* Koha (1976)
* Dimri i madh - roman - 1977
* Ura me tri harqe - 1978
* Prilli i thyer - 1980
* Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
* Koha e shkrimeve - 1986
* Koncert në fund të dimrit - 1988
* Vepra Letrare - 1981-1989
* Dosja H - 1990
* Piramida - 1992
* Shqipëri - 1995
* Pallati i ëndrrave - 1996
* Dialog me Alain Bosquet - 1996
* Spiritus - roman- 1996
* Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
* Poezi - 1997
* Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
* Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
* Ikja e shtërgut - tregim - 1999
* Qorrfermani - roman - 1999
* Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
* Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
* Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
* Breznitë e Hankonatëve - 2000
* Bisedë përmes hekurash - 2000
* Elegji për Kosovën - 2000
* Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
* Unaza në kthetra - 2001
* Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
* Qyteti pa reklama - roman - 2001
* Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
* Pasardhësi - roman - 2004
* Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
* Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts: 116
Registration date: 2009-01-28
Points: 0
Reputation: 2

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Wed Feb 11, 2009 10:09 am

Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndjej
si te harroj une dalengadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin floket dhe gjithcka.

Tani kerkoj poshte e larte
nje vend ku ty te te leshoj
nje strofe a note, a nje brilant
ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
asnje mermer, a morg kristal
mos duhet valle prape te te mbart
gjysem te vdekur, gjysem te gjalle.

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
do gjej nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund, gjithkund te te shperndaje.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
dhe te te puth te ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

(Shkeputur nga vellimi poetik "Kristal")

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Wed Feb 11, 2009 12:38 pm

Ti qave

Ti qave dhe me the me ze te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Wed Feb 11, 2009 12:58 pm

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Louvrit ne Madrid, Ne New York
Para syve tuaj e aparate turistesh.
Qindra vjet kam qe vuaj
nga qe s'flas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madhe te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijra net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjesht sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurate e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helme.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejmë ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene atehere se hyjnit
gjarperinjte me derguan si ndershkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po ç'ti bej fushates se tradhetareve kunder meje
shantazheve, letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj,e dija, ate s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fiton mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
version fals te gjarpërinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u bë qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe
Hi i ftohte
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ishte kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam, greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah,plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshim i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therrisnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si atehere ka mbetur njelloj.

Prej patkonjve te tij une rrenqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si atehere....
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Louvre e Madrid,
ne pafshi ndonje dite te behem copera
nga marazi, siç thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
po indiferenca juaj
do te behet shkak.

(Shkeputur nga vellimi "Ca pika shiu rane mbi qelq")

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 11, 2009 3:45 pm

sa i mire ka qene edhe eshte ky kadareja.e kam pike te dobet por nuk e kuptoj ca thote!.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  sulioti on Wed Feb 11, 2009 4:47 pm

Asnje veper te Kadares skam lexuar,per vete faktin se jam fanc i shkences dhe i historis.
Por ne lidhje me Kadaren kam lexuar shume informacione neper gazta e kam pare disa emisione te ndryshme ne lidhje me Kadare,dhe jam i mendimit se eshte nje njeri largpames e i llogjikshem,dhe i zgjuar kuptohet,uroj qe nje dite te marre cmimin nobel ne letersi.

sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts: 70
Age: 33
Location: belgium
Registration date: 2009-02-10
Points: 22
Reputation: 22

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 11, 2009 4:48 pm

nga "Anxhit" e prisja sulmin --por me erdhi nga brenda.Ma more kalan nga brenda o grupi Anxhi.

di edhe une poezi

ne nje shkemb murrash te vjeter
qe mbane emrin gure kusar
rrugen gjeti der ne zemer
plumbi nxehte komisare

nen portokalle moj
te ndala une ty
lulet e limonit moj
te binin ne sy..

kjo e fundit shkone me temen "te vdesesh per filozofin" pasi eshte shume filozofike.

1)nen portokalle moj.Valle c ka dashur te thoj poeti??Posht pemes se pertokalles?Poshte nje pirgu me portokalle?Ne mes te nje pirgu me portokalle?Pak rendesi ka kjo pa lidhur akoma vazhdimin.

2)te njoha une ty.Ah pooooooooooooo.Partia i donte te rinjet te njiheshin duke punuar--duke prashitur portokallet-duke vjelur portokalle.

3,4)lulet e limonit moj ,te binin nen sy.heeeeeeeeem.Cpo thote ky?A e ndali nen portokalle ai apo jo????Ateher c duan lulet e limonit nen portokalle?Mos valle e ndali nen portokalle edhe nuk i bajten frenat edhe qendroj perfundimisht poshte limonit??Dale daleeeeeee--ateher nuk kalonin makinat nen portokalle ,apo jo?


Edhe keshtu gjendemi perpara nje perdhunimi komuniste i cili do denoncuar.Ky maskaraj e ndaloj poshte portokalles--duke u rrokullisur shkuan poshte limonit---se kishte me shume bare?thua?Apo nga dashuria po i dukeshin portokallet si lule limoni?
nuk po e kuptoj dote kete legjende komuniste te dashuris rinore nen portokalle me lule limoni.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 11, 2009 4:58 pm

sulioti wrote:Asnje veper te Kadares skam lexuar,per vete faktin se jam fanc i shkences dhe i historis.
Por ne lidhje me Kadaren kam lexuar shume informacione neper gazta e kam pare disa emisione te ndryshme ne lidhje me Kadare,dhe jam i mendimit se eshte nje njeri largpames e i llogjikshem,dhe i zgjuar kuptohet,uroj qe nje dite te marre cmimin nobel ne letersi.

te kuptoj shume mire sulioti.une kame lexuar akademikun kosovare per kadaren.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 11, 2009 5:00 pm

ABC wrote:
alfeko sukaraku wrote:nga "Anxhit" e prisja sulmin --por me erdhi nga brenda.Ma more kalan nga brenda o grupi Anxhi.

di edhe une poezi

ne nje shkemb murrash te vjeter
qe mbane emrin gure kusar
rrugen gjeti der ne zemer
plumbi nxehte komisare

nen portokalle moj
te ndala une ty
lulet e limonit moj
te binin ne sy..

kjo e fundit shkone me temen "te vdesesh per filozofin" pasi eshte shume filozofike.

1)nen portokalle moj.Valle c ka dashur te thoj poeti??Posht pemes se pertokalles?Poshte nje pirgu me portokalle?Ne mes te nje pirgu me portokalle?Pak rendesi ka kjo pa lidhur akoma vazhdimin.

2)te njoha une ty.Ah pooooooooooooo.Partia i donte te rinjet te njiheshin duke punuar--duke prashitur portokallet-duke vjelur portokalle.

3,4)lulet e limonit moj ,te binin nen sy.heeeeeeeeem.Cpo thote ky?A e ndali nen portokalle ai apo jo????Ateher c duan lulet e limonit nen portokalle?Mos valle e ndali nen portokalle edhe nuk i bajten frenat edhe qendroj perfundimisht poshte limonit??Dale daleeeeeee--ateher nuk kalonin makinat nen portokalle ,apo jo?


Edhe keshtu gjendemi perpara nje perdhunimi komuniste i cili do denoncuar.Ky maskaraj e ndaloj poshte portokalles--duke u rrokullisur shkuan poshte limonit---se kishte me shume bare?thua?Apo nga dashuria po i dukeshin portokallet si lule limoni?
nuk po e kuptoj dote kete legjende komuniste te dashuris rinore nen portokalle me lule limoni.

Hahahahahahahahaha Epo kot s'thone, miku ta fut, armiku te vret!!! Razz Prit kur te te vije Anxhi e te te beje te vdekur Very Happy Pse ia prish temen ti heeee? Te qafsha analizen more vesh, jo thuaj LOL


me ke vjedhur thenien me mikun edhe armikun--po e genjej andej nga tema tjeter Anxhin --se po u fute ketu i ziu une.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 11, 2009 5:14 pm

ABC wrote:
alfeko sukaraku wrote:me ke vjedhur thenien me mikun edhe armikun--po e genjej andej nga tema tjeter Anxhin --se po u fute ketu i ziu une.

Thenia eshte popullorce, keshtu qe qebaba duart s'kam vjedh gje une Razz
Dale de se me hutove, pa kape kete kape..

Oj oj i ziu une,
gjitonia me la pa gjume
si t'ia bej moj nuk e di
se kam nusen ne shtepi

Jepi laluc, komentoje hahahahahah

muhabeti eshte qe une e kam nusen ne shqiperi--ndersa gjitonet i kame te reja edhe te virgjera--me e reja eshte 64 vjece.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Thu Feb 12, 2009 11:32 am

Monologu i te vetmuarit

Tani une ngjitem lart dhe s'kam asnje gezim.
Ketu ku kam arritur me ftohte eshte, me vetmi.
E dija kete, por padurimi i vdekur
Me shtynte te shpejtoj te ky sinor i kote.

Krahe grash te thyera mbi supe si te prera nga nje
morg
Me japin nje gezim po aq te vdekur.
Me duket ende dimer ndonese esht prill.
Kam ftohte.
Kam ftohte.

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Thu Feb 12, 2009 11:35 am

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Thu Feb 12, 2009 11:45 am

Mundja e ballkanasve nga turqit ne fushen e kosoves me 1389

Fusha e mbytur ne gjak e kllapi shumengjyreshe shtrihej tutje.
Bashke me diten, ballkanasit u thyen. Medet!
Gadishulli i madh u gdhi Evrope e u ngrys Azi.

Gjema vraponte rrafshamaltave, ikte grykave,
Ato dot nuk e mbanin, ia kthenin maleve gulconjes,
Qe e rrokullisnin pllajave, kerkonin ishuj per t'ua ndare,
Po ishujt s'gjendeshin. Gjithcka qe bere katrahure.
Furtunat ne qiej u hetuan, vertiteshin si te verbra.
Plakeshin ne cast vetetimat e binin neper baltera.
Qiejt po zhvisheshin. Mjere ju, popuj te ballkanit.
Mjere ju gjuheshterpa, me mbaresa si shkopinj te thare,
me alfabete te pergjakur.

Si do t'ju djege malli per te pjelle nje vjershe. Medet!

C'gjak do te derdhet per te ndrequr c'u prish ketu.

Ra nata. Nje qiell i panjohur u shtri mbi gjithcka, i ftohte,
Pastaj gjysmehena doli e mori ne dorezim gjithcka.

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 2:22 pm

Anxhi wrote:Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

me pelqeu shume kjo poezia ----Anxhi ABC e vendosa:do behem poet.

sidomos ai rreshti ku flete per shkrimet e lashta te Gjon Buzukut---ai shkon shume me vargjet e Naimit:

Thote Herodoti
ne tomorr Zoti
shtepi qe moti
kishte dhodhone
eshte me e vjeter
ngaha c do tjeter
shume me teper
kjo gjuha jone


me sa di te dy autoret flasin per vitet 1500.I pari flete per vjetersin e shqipes sote 500 vjecare edhe i dyti flete per vjetersin e shqipes 3500 vjecare---psssssssssss ca jane 3 mij vjete.

Nga Anxhi po pres dru per kete postim.

ABC do qeshin edhe do mbroj Anxhin

Ndersa Zeusi do ta lexoj-do vej buzen ne gaze por nuk do merret me postimin pasi ai e respekton mendimin e lire--edhe njeh me mire se ne se c nenkupton Naimi.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 2:36 pm

une jee ndakort per hapjen e asaj teme.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 3:47 pm

ABC wrote:
alfeko sukaraku wrote:une jee ndakort per hapjen e asaj teme.

E hapa re laco, ik andej se na mbyti Anxhi ketej pastaj. Zeusi e ka fshesen e re, nuk i ben zemra te fshije postimet hahahahahahh

bahhh--nuk e besoj.Mendoj se ai kerkon qe te kemi mirkuptime edhe te diskutojm me mende edhe pa grindje personale--megjithate une ja kam friken Anxhit per keto postime te "bukura" qe kam bere ketu.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 5:21 pm

Ky eshte diskutimi per vepren e Kadarese, le te synoje diskutimi per te, te ngjitet ne lartesine e vepres se tij.


Last edited by ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 5:31 pm; edited 1 time in total

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  Anxhi on Thu Feb 12, 2009 5:23 pm

ZEUS10 wrote:Ky eshte diskutimi per vepren e Kadarese, le te synoje diskutimi per te, te ngjitet ne lartesine e vepres se tij.

Nuk mund ta besoj se ti je Zeusi. Do doja shume te ishte keshtu! Nejse.

Anxhi
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts: 53
Registration date: 2009-02-10
Points: 24
Reputation: 17

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  alfeko sukaraku on Thu Feb 12, 2009 6:20 pm

ZEUS10 wrote:Ky eshte diskutimi per vepren e Kadarese, le te synoje diskutimi per te, te ngjitet ne lartesine e vepres se tij.

vetem pak kohe me pare poeti ne fjale sulmoj albanologjin duke i quajtur shovinist ata qe mbrojn mendimin se shqipja eshte gjuhe e lashte--duke mbrojtur hapur Meyrin i cili e nxjerre shqipen si gjuhe ardhacakesh te mesjetes.Turpi i tije shkon edhe me large kur kerkonte te nxirrte edhe LAsgush Poradecin si ndiekes te se njejte rruge,vetem se i nderuari na paska harruar vargjet
BRETKOSAT E MOCALIT
SE CE VRANE DRENE E MALIT

me keto vargje LAsgush Poradeci demaskoj interrnimin e Dhimiter Pilikes ne Divjak te lushnjes --vetem e vetem se mbronte iden e prejardhjes sone autoktone.
.Nuk mjafton kjo por serisht pak dite me pare ne gazeten koha jone ai vazhdon te ruaj te njejten vije.

Akademiku kosovare e ka cilesuar si nje veshperkedhelur te komunizmit edhe nje njeri qe e ngriti komunizmi,ndersa analiste te ndryeshem e cilesojn si njeri i cili kthene kurrizin nga fryn era--duke kujtuar se ne komunizem mburrte enverin--ndersa tani po mburre saliun.

Lartesia e vepres se tije pa dashurine rrespektin per kombin qe e ngriti ,nuk munde te merret per seriozish ,ndersa vjersha e NAim Frashrit qe kam sjelle me larte --tregon se kadare eshte shume large "figures se nje poeti te kombit".

Ky eshte mendimi ime per Malo kandarin--mendim qe ABC e njihte shume mire nga forume te tjera ndaj edhe me frenoj me "zgjuarsi humoristike" ne menyre qe te mos merzitej Anxhi--por kjo nuk u drejkuptua nga Zeusi --i cili paska nate te keqe sonte me duket.

respektet e mija

jugjatjeta.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts: 198
Registration date: 2009-02-04
Points: 21
Reputation: 21

Back to top Go down

Re: Ismail Kadare

Post  ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 6:28 pm

alfeko sukaraku wrote:
ZEUS10 wrote:Ky eshte diskutimi per vepren e Kadarese, le te synoje diskutimi per te, te ngjitet ne lartesine e vepres se tij.

vetem pak kohe me pare poeti ne fjale sulmoj albanologjin duke i quajtur shovinist ata qe mbrojn mendimin se shqipja eshte gjuhe e lashte.Nuk mjafton kjo por sersht pak dite me pare ne gazeten koha jone ai vazhdon te ruaj te njejten vije.

Alfeko une nuk jam ne dijeni te ketij veprimi te Kadarese. Mund te na sjellesh nje citim, apo reference. Perkundrazi ne nje veper tjeter te tij ai thote:
Shqipja si nje bishe e vogel por e zhdervjellet, dhe e rregjur me kohen, luftoi me turqishten e stermadhe dhe te ngathet dhembe per dhembe derisa e mundi ate. Turqishtja gjigante nuk mundi ta shkulte nga goja e njerezve shqipen e vogel.

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts: 712
Location: CANADA
Humor: Great, the lightning during the anger greater.
Registration date: 2009-01-27
Points: 150
Reputation: 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Page 1 of 4 1, 2, 3, 4  Next

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum