Realitet i ri.

View previous topic View next topic Go down

Realitet i ri.

Post  ZEUS10 on Mon Apr 13, 2009 12:44 pm

Një situatë e re strategjike Serbi-Shqipëri


(Dërguar më: 13/04/09) Nga Petrit Haliti

I vetmi shtet në rajon që jo vetëm nuk u gëzua nga hyrja e Shqipërisë në NATO, por madje nuk bëri as gjestin formal protokollar të dërgimit të një telegrami zyrtar përshëndetës, ishte Serbia. (A e dini se udhëheqja e Serbisë nuk i ka dërguar akoma udhëheqjes së Shqipërisë telegramin e detyrueshëm protokollar me rastin e Festës Kombëtare të 28 nëntorit vitin e kaluar?) Këtu nuk kemi vetëm meskinitetin e njohur ballkanik të pakënaqësisë ndaj progresit ndërkombëtar të shteteve të të njëjtit rajon, dhe shndërrimin e këtij meskiniteti në qëndrim zyrtar. Këtu kemi diçka më të madhe dhe më të rëndësishme, e cila dikton një analizë më të qenësishme të raporteve dhe ekuilibrave strategjikë në rajon, dhe ku padyshim shqyrtimi i raporteve mes Serbisë dhe Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO, përbën një nga detyrat më të rëndësishme të një politike dhe diplomacie serioze rajonale. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO padyshim ka krijuar një situatë të re strategjike në rajonin e Europës Juglindore, situatë për të cilën, i hapin apo i mbyllin sytë para saj udhëheqja e tanishme e Serbisë, është një çështje e tyre. Serbia ka një situatë të re me Kroacinë, ka një situatë të re me Shqipërinë, ka një situatë të re me tërë rajonin, ku ajo po preferon me ndërgjegje vendin e gropës se zezë. Këtë radhë ne po ndalemi në raportet e reja me Shqipërinë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i jep asaj një hapësirë, një kapacitet dhe një forcë të re, si në planin politik, ashtu dhe në planin ushtarak, në raport me Serbinë. Çdo anëtar i NATO-s, tek i cili kanë hyrë automatikisht në fuqi strukturat dhe mekanizmat mbrojtëse të aleancës atlantike, sado i dobët të jetë njeri apo tjetri shtet i NATO-s në madhësi fizike, ekonomike, demografike apo ushtarake, ai është anëtar i NATO-s dhe del në çdo skenë apo raport marrëdhëniesh ndërkombëtare, dypalëshe apo shumëpalëshe, si pjesë e një aleance 28 anëtarësh, aleanca me e fuqishme ushtarake në botë. Në planin ushtarak, në raport me Shqipërinë, zhvleftësohet dhe humbet rolin si instrument force i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të Serbisë makina e saj ushtarake. Asnjë qeveri serbe nuk mund të mbështesë më marrëdhëniet dhe synimet e saj ndaj Shqipërisë mbi përdorimin e forcës apo mbi kërcënimin e përdorimit të forcës. Në planin politik Shqipëria, fiton një aftësi dhe pozicion të ri ndërkombëtar ndaj Serbisë. Është e qartë për të gjithë se në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tirana ka pas vetes mbështetjen dhe prapavijën e një aleance të fuqishme politike, që quhet NATO. Serbia ka dhe do të ketë nevojën strategjike të konsensusit të Shqipërisë në eventualitetin e përpjekjeve të saj për të hyrë në të ardhmen në NATO. "Po"-ja e Tiranës për një integrim të ardhshëm atlantik të Serbisë është një atu e re , të cilën Tirana nuk e kishte më parë, si një kartë të fortë në marrëdhëniet dypalëshe me Beogradin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO krijon një situatë të re për çështjen e Kosovës. Ajo e bën edhe më të shpejtë, edhe më të afërt, detyrimin e Serbisë për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, siç kanë bërë shumica dërrmuese e shteteve të NATO-s. Sepse tashmë Shqipëria, jo vetëm mund të zbatojë, por do të duhet detyrimisht të vendosë kushtin, që Serbia nuk mund të pranohet në NATO pa njohur Kosovën. Kjo është një detyrë historike dhe një shans i rrallë historik për t'i mësuar Serbisë të njohë barabartësinë e shteteve në rajon dhe të pranojë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës. Nuk mund të ketë qeveri në Tiranë, e djathtë apo e majtë qoftë, që do të mund të justifikonte, apo që do t'i falej nga populli i Shqipërisë dhe populli i Kosovës, ndonjë neglizhencë në drejtim të kushtit sine qua non për çdo pranim të Serbisë në NATO, që është njohja e Kosovës. Ndonjë iluzion apo diversion serb, i transportuar në Tiranë nga lobe të ndryshme, me investime apo me eksporte, nuk do të përballonte dot llogaritë e qarta politike, strategjike dhe kombëtare. Shqipëria ka dhjetë herë më shumë arsye t'i verë veton një hyrje të Serbisë në NATO nga çka Greqia ndaj Maqedonisë. Identifikimi i interesave kombëtare të Shqipërisë me ato të Kosovës, në një formë apo tjetër, e shtrin lidhjen e vet edhe me identifikimin e interesave të NATO-s, nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë. Serbia ka përballë tani dy elementë të rij , që nuk mund t'i neglizhojë:1-praninë ushtarake në Kosovë të NATO-s, ku bën pjesë tani Shqipëria, dhe 2- mundësinë konkrete të një pranie ushtarake të Shqipërisë në Kosovë si pjesë e NATO-s apo si instrument i NATO-s, në një të ardhme, kur të nisë procesi i reduktimi të forcës ushtarake ndërkombëtare të KFOR-it nën komandën e NATO-s në Kosovë. Serbia, doktrinat e saj politike, ushtarake dhe strategjike, ndodhen vërtet tani para një momenti të madh reflektimi. Sa do të jenë në gjendje në Beograd të kuptojnë të ardhmen dhe tendencat e zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të atyre rajonale, sa do të jenë në gjendje të rregullojnë hapin e perspektivës politike e strategjike të shtetit të tyre në rezonancë me atë të shteteve të tjerë në rajon? Shenjat, që vijnë nga udhëheqësit në Beograd, nuk duken shumë inkurajuese, dhe natyrisht janë për të keqen e vetë atij shteti. Nuk duket ende se ata kanë arritur ta kuptojnë që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO ka krijuar për Serbinë një dobësim rajonal, një pozitë të re dhe sigurisht të papëlqyeshme për të, si me të dy shtetet e mësipërm, të cilat strategjitë serbe i kane klasifikuar si burime rreziqesh, ashtu dhe me krejt rajonin. Zëra realistë nga profesorati serb po dëgjohen dhe po i sugjerojnë qeverisë një ndryshim në doktrinat strategjike, sepse siç shprehet Zoran Dragiç, i Fakultetit të Sigurisë në Beograd "Me anëtarësimin në NATO, kapaciteti politik i Shqipërisë është rritur dhe tani Serbia është në një situatë politike të padëshirueshme". Një tregues i një kokëngjeshje politike strategjike të udhëheqjes serbe është konfirmimi këto ditë i vendosmërisë së Serbisë për të mbajtur në fuqi doktrinën e saj të të ashtuquajturit neutralitetit ushtarak, e cila është miratuar nga parlamenti i Serbisë në vitin 2007, si shprehje e një politike dhe strategjie anti-atlantike të shtetit dhe të qeverisë serbe. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, rikonfirmonte qëndrimin e qeverisë së tij me 8 prill, duke deklaruar se "NATO nuk është në axhendën e Serbisë. Neutraliteti ushtarak i Serbisë është qëndrim realist dhe ne nuk mund të anashkalojmë faktin se NATO është e pranishme në Kosovë dhe që na bombardoi në vitin 1999". Doktrina serbe e "neutralitetit" natyrisht nuk mund të ngatërrohet me neutralitetet e tipit të Zvicrës apo të Suedisë. Së pari, Serbia nuk është as Zvicër e as Suedi, dhe së dyti, Serbia nuk ka me shtetet fqinj apo në rajon marrëdhëniet dhe historinë e marrëdhënieve, që kanë ka Zvicra dhe Suedia. Serbia ka marrëdhënie jo miqësore me shtetin e Kosovës, ndaj së cilës ushqen të njëjtat ambicie koloniale si në fillim të shekullit të kaluar. Serbia ka marrëdhënie jo miqësore me Shqipërinë, të cilës nuk i njeh një nga përbërësit kryesorë të çështjes kombëtare shqiptare, që është Kosova. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Kroacinë, ndaj së cilës u ndërmor akti vandal i shkuljes së flamurit kroat nga rezidenca diplomatike e ambasadorit të Kroacisë në Beograd, dy ditë pas hyrjes së saj në NATO. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Bosnjën, të cilën kërkon ta ndajë, duke nxitur separatizmin e serbëve të Bosnjës. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Malin e Zi, të cilin nuk e njeh si komb, si gjuhë dhe si kishë. Doktrina e "neutralitetit" serb është zgjedhur si një alibi e nacionalizmit serb për të penguar Serbinë të ndjekë rrugën e integrimit euroatlantik, për të justifikuar qëndrimin dhe politikën e "deles së zezë" në rajonin e Ballkanit. Doktrina e "neutralitetit" serb është zgjedhur edhe si alibi e orientimit dhe e marrëdhënieve të ngushta strategjike dhe ushtarake të Serbisë me Rusinë. Rusia është shteti, ku pjesa më e madhe e isteblishmentit politik serb llogarit si rrugë që Serbia të rifitojë pozitat e supremacisë, që ka pasur para shembjes së komunizmit në rajonin e Ballkanit. Nuk mund të quhet madje as nga ana formale "neutralitet", sepse Serbia vazhdon të mbajë si në kohën e Millosheviçit makinën më të madhe ushtarake nga të gjitha vendet e Procesit të Stabilizim-Asociimit, sepse Serbia në vend që të pakësojë, po shton forcat ushtarake dhe armatimet e ushtrisë, sepse është eksportuesi më i madh i armëve nga Ballkani. Janë pra mentalitete dhe politika të vjetra, që mbështeten në ëndrra dhe mite, dhe që ushqejnë dhe ngrenë krye në doktrinat e sotme politike, ushtarake e strategjike të Serbisë, doktrina me sy nga e kaluara dhe jo nga e ardhmja. Nëse Franca dhe Gjermania do të kishin ecur me mentalitetet e udhëheqjes së sotme serbe, ato edhe sot do të ishin me topa drejtuar njëri-tjetrit. Me anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, Serbia ndodhet para një udhëkryqi të madh. Ato forca e personalitete, politike dhe intelektuale me prirje europiane, që e ndjejnë se çfarë po ndodh dhe ku po shkon rajoni i Ballkanit, do të duhet t'i kthjellojnë mendjet e nxehta, që hartojnë e drejtojnë doktrinat e strategjitë shtetërore në Beograd, sepse integrimet euroatlantike janë vizioni dhe stacioni i detyrueshëm i çdo shteti dhe populli në Ballkan.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Realitet i ri.

Post  AuLoNa on Mon Apr 13, 2009 1:20 pm

E lexova kete artikull me vemenjde. I ka rene pikes ky qe e ka shkruar.
Serbia tashme e di shume mire se ku i ka kufinjte dhe ku mund ti vene. Vertet me ratifikinin e Shqiperise dhe Krotcise ne NATO Serbia nuk duhet te tregoje me ate kokefortesine qe ka treguar qekur kane shkelur ne ate zone, por te fillojne e te tregojne nje politike qe nqs duan te behen pjese e BE apo e nje Ballkani qe ka perparesi. Megjithate kot nuk ka dal fjala, "kur te vjen fundi i hap gropen vetes", edhe me Serbet akoma jetojne me enderrimet e tyre te fallcifikuara.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum