Shqiperia prej vitit 1892

View previous topic View next topic Go down

Shqiperia prej vitit 1892

Post  AuLoNa on Fri Apr 03, 2009 2:14 pm




Keta jane Shqiptaret e vertete. Smile


Një doktor grek hap në Tiranë ekspozitën e tij për një shekull histori Shqipërie

01-04-2009

Intervistoi Saimir Kola


Koliamihalis: Babai im ka qenë shqiptarë... e çfarë mund të ndjehem tjetër veçse krenar për vendin tim

Mezi e pikasëm nëpër koridoret e Muzeut kombëtar. Thuajse nuk kishte kohë. Sa andej këtëj, sepse nesër do të ketë ekspozitën e tij. Dr. Panajotis Koliamihalis, është një mesoburr grek me dokumeta sepse në gjak e ndjen veten shqiptar. Ka lindur në vitin 1946 në Athinë. Studimet e larta i nisi dhe përfundoi në Universitetin e Athinës “Kapodistria” për mjekësi. Aktualisht është Zv/Drejtor i klinikës universitare të otolaringologjisë në Spitalin Shtetëor “Hipokrati” në Athinë. Është dekoruar nga shteti shqiptar për shërbimet mjekësore ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe Greqi. Dashuria e tij për Shqipërinë ka bërë që për më shumë se 40 vjet të mbledhë me kujdes dokumente histrike për vendin tonë. Në këtë kuadër ai disponon pulla të vjetra, libra të vjetër, punime në gur, në broz, gravura etj, të gjitha me motive shqiptare. Nesër në ambjentet e Muzeut Kombëtar në tiranë ai do të paraqesë për publikun një ekspozitë me koleksionet e larpërmendura. Koleksioni i tij i kartave shqiptare që do të ekspozohet nesër për publikun shqiptarë për herë të parë përfshin periudhën nga viti 1890 e deri në ditët e sotme. Ekspozitën ai ia kushton fotografëve të mrekullueshëm shqiptarë. E gjetëm duke përgatitur materilalet e tij në hollin e ekspozitave. Dhe sigurisht që një personi të tillë akush nuk do të mos mendonte t’i bëntë një intervistë.

Profesor ju keni bërë shumë për shqiptarët. Çfarë lidhje keni me këta njerëz. Na kanë thënë se keni prejardhje shqiptare, e vërtetë të jetë kjo?

Është e vërtetë se prejardhja ime është shqiptare dhe pikërisht nga Lunxheria. Babai im është nga kjo zonë. Unë kam lindur në 1946 në Athinë kështu që e vërteta është se unë kam një kombësi të dyfishtë, edhe shqiptar edhe grek. Kjo ka qenë edhe pikënisja për të punuar në lidhje me një ekspozitë të tillë. Dhe kështu kam filluar të mbledh materiale rreth Shqipërisë, si libra (kam mbi 120 të tillë) po ashtu ka një numër shumë të madh pullash poste shqiptare dhe kartolina. Nuk kam lënë pas edhe punimet në gurë apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me Shqipërinë.

Është hera e parë që po e hapni këtë ekspozitë tuajën?

Në Shqipëri po. Por unë e kam publikuar këtë ekspozitë edhe në 15 vendetë të tjera të botës (përmendim me këtë raste se në 15 ekspozitat e para është nderuar me medalje ari). Në këtë ekspozitë unë dua të përcjell dy mesazhe. Mesazhi i parë ka të bëjë me faktin ne nuk jemi vetëm fqinj. Ne jemi autoktonë në këto dy vende, dhe unë kam arrit në një konkluzion se kemi ngjashmëri kulturore. Dhe mesazhi i dutë ka të bëje me faktin, është një konstatim imi, që shqiptarët janë të zgjuar, janë nejrëz me kulturë dhe me tradita. Dhe janë të tillë që kanë imponuar respektin e të tjerëve.

Dimë që kjo nuk është hera e parë që vini në shqipëri...

(Qesh) Po mund të them se unë kam ardhur mbi 120 herë në Shqipëri. Kam qenë kudo ku më kanë thënë dhe ku më kanë kërkuar

Por një herë ka qenë e veçatë për ju...

Jo jo. Të gjitha vizitat që kam bërë kanë qenë të veçanta. Ka hasur në mikpritje në çdo trevë të vendit. Jemi njerëz të zgjuar dhe të respektueshëm. Dhe unë jam munduar t’ua kthej me të njëjtën monedhë njerëzve të mi.

E më pas në jetën tuaj dime që filatelia nuk ka qenë profesioni juaj. Jeni mjek dhe i keni ardhur në ndihme shqiptarëve...

Unë jam munduar të bëj mirë. Kam një gjak me ju. Kam një detyrim dhe mundohem të zbatoj detyrën time. Kam shëruar shumë shqiptarë dhe këtë do të mundohem ta bëj deri në momentin që do të kem mundësi. I mbaj mend të gjithë klientët e mij. Janë të gjithë të mrekulleshëm.

Ka shumë shqiptarë që flasin keq për grekërit dhe e anasjellta. Ju çfarë qendrimi mbani në një momentë të tillë?

Eh. Gjërat janë ngatërruar me kalimin e kohës. Mos harroni një gjë. Në ’90 kur ju e hodhët poshtë të kaluarën tuaj grekërit i hapën dyert. Ata i morën shqiptarët kudo. Në shtëpi, spitale punë e kudo tjetër. Mos harroni se në veri serbët i vrisnin shqiptarët e në perëndim Italia i mbyti në detë. Ndërsa grekët u treguan miqësorë. Shqiptarët në disa momente u treguan të rrezikshëm. Policia greke nuk e lejon shkeljen e ligjit, ndaj edhe mori masa ndaj tyre, nuk mund të them se nuk janë keqtrajtuar. Dhe më pas shqiptarët folën keq për grekërit kjo është e vërteta. Unë mendoj se shqiptarët tashmë e kanë imponuar respektin e kujdo. Unë i njoh shqiptarët më shumë se kushdo tjetër dhe mund të them me plot gojën një gjë. E kam për nder të kem një shqiptarë në shtëpi. Shqiptarët e kanë pasur në dorë vetë këtë dhe ia kanë arritur këtij qëllimi. Kanë respektin e kujdo. Janë punëtor, të respektueshëm. Të ndershëm dhe me kulturë. Janë mikpritës.

Ndiheni më shumë grek apo shqiptar?

Unë ju thashë në fillim që kam lindur në Athinë por ju thashë edhe se babai im është shqiptar. E çfarë mund të ndjehem sipas jush. Unë e respektoj prejardhjen time. Dhe jam krenar për të.

T’i kthehemi ekspozitës. Çfarë përmban ajo?

Ka një numër shumë madh pulla poste që datojnë që nga viti 1896 e deri më sot. Katolina, libra, foto të hershme nga Shqipëria. Jam munduar të sjell një histori më shumë se një shekullore. Gjithçka në këtë ekspozitë është një provë për shqiptarët. Dua të shpreh një falenderim për ambasadën shqiptare në Athinë. Unë kam bashkëpunuar me të gjithë ambasadorët shqiptarë pa asnjë përjashtim.

Si ndodhi largimi i babait tuaj nga Shqipëria?

Vetëm e bukur nuk ka qenë ajo histori. Ka qenë e dhimbshme. Ishte një ndarje prë së gjalli me njerëzit tanë. Xhaxhai im është ndarë me gruan, ajo mbeti në Shqipëri ndërsa ai erdhi me ne në Greqi. Po unë mbaj mend një fjalë që më thoshte babai “Kush ecën përapa duke mbajtur kokën pas, rrëzohet”. Është vërtet një e kaluar e hidhur, por kjo më ka bërë ta dua më shumë këtë vend. Xhaxhai im ka vdekur. Dhe ka lënë një nip. Për djalin e xhaxhait në vitet ’80 na erdhi një kartolinë ishtë nga gjyshja e tij. Atë kartolinë ai e ka edhe sot.

Është në ekspozitë?

Jo. Nuk mund t’i thoja të ma jepte. Është një trashëgimi e familjes së tij. Nuk mund ta kërkoja këtë... Por. Ah kam një mesazh. Duajeni vendin tuaj. Është i mrekullueshëm. Të paktën mua kështu më duket dhe jam i nderuar...

Dhe me doktorin nuk mund të flasim më, ai është i zënë. Po përgatit ekspozitën me historinë e njerëzve të gjakut të tij. Por jo vetëm kaq. Një çift të moshuarish e kishin parë në një televizion teksa kishte dhënë një intervistë. Erdhën ta takojnë. Njëri prej tyre kishte qenë pacianti i profesorit. “Nuk kam flalë për këtë njeri. Më ka shëruar dhe nuk më ka marrë asgjë. I jam borxhli përjetë” u shpreh ai. Edhe ne i shprehim mirënjohje Dr. Panajotis Koliomihalis. Njerëz të tillë janë të rrallë.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum