ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqia merr ujrat shqiptare

2 posters

Go down

Greqia merr ujrat shqiptare Empty Greqia merr ujrat shqiptare

Post  AuLoNa Thu Apr 02, 2009 1:49 pm



Kanali i Korfuzit, qeveria fsheh paktin me Greqine

Qeveria shqiptare vesh me mister projektmarrëveshjen me palën greke.

Shaban Sulce Qeveria shqiptare fsheh projektmarrëveshjen me qeverinë greke për dhurimin e një pjese të ujërave territoriale shtetit grek. Lajmi për këtë marrëveshjeje, që ka qarkulluar prej disa ditësh në qarqet diplomatike dhe që është botuar pak kohë më parë nga gazeta “Albania”, ka sjellë shqetësimin e mjaft personaliteteve, politikanëve, deputetëve, por edhe të shqiptarëve të diasporës, në lidhje me këtë akt të qeverisë “Berisha”. Mësohet se mjaft deputetë të opozitës janë përpjekur të kërkojnë informacion zyrtar dhe të plotë për veprimin e qeverisë, e cila ka vendosur t’i dhurojë shtetit grek pjesë të konsiderueshme të ujërave territoriale shqiptare. Deputetët kanë kërkuar informacion në Kuvend në lidhje me përmbajtjen e plotë dhe termave të marrëveshjes midis qeverisë “Berisha” dhe qeverisë greke. Por si nga ana e Kuvendit, ashtu edhe nga ana e qeverisë, është refuzuar ofrimi i këtij informacioni. Mungesa e transparencës në lidhje me këtë çështje ka shtuar edhe më shumë dyshimet për pasojat e kësaj marrëveshjeje për prekjen e interesave kombëtare.

Marrëveshja
Lajmi për përgatitjen e marrëveshjes nga qeveria shqiptare për dhurimin e një pjese të territorit detar Greqisë është bërë i ditur më 22 mars. Pas presioneve të vazhdueshme të Athinës, autoritetet zyrtare kanë pranuar kërkesën për ndryshimin e vijës kufitare detare në zonën e Korfuzit dhe përcaktimin e Shelfit Kontinental. Siglimi i saj është pohuar nga autoritetet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në një njoftim të saj thuhet se, "më datën 19 mars, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u siglua Marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë lidhur me delimitimin e hapësirave detare dhe Shelfit Kontinental". Menjëherë pas firmosjes së saj, ka reaguar edhe kreu i qeverisë së Athinës, Kosta Karamanlis, i cili e ka përshëndetur këtë hap teksa ndodhej në Bruksel, në takimin e krerëve të qeverive të BE-së. Edhe Ministria e Jashtme e Greqisë e ka konsideruar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm të realizimit të synimeve strategjike të vendit. Për përgatitjen e dokumentit ka nisur punën një komitet i përbashkët shqiptaro-grek, që në prill të vitit të kaluar, menjëherë pas vizitës së ministrit të Jashtëm shqiptar Basha në Athinë, më 20 mars të vitit 2008. Athina zyrtare u ka kërkuar vazhdimisht autoriteteve shqiptare për të riparë vijën kufitare detare në Kanalin e Korfuzit, e motivuar për qëllime ekonomike dhe strategjike. Që me ardhjen e komunizmit në pushtet, qeveria "Hoxha" vuri sanksione në territorin e saj ujor në Kanalin e Korfuzit, gjë që solli humbje të mëdha ekonomiko-tregtare, ushtarake dhe gjeostrategjike për Greqinë. Megjithëse kanë kaluar 19 vjet, Tirana zyrtare nuk e ka ndryshuar dhe vetëm një vit më parë kanë nisur bisedimet mes dy palëve. Ndonëse është shpejt për të pohuar nëse një veprim i tillë, i ndërmarrë nga qeveria "Berisha", është pozitiv apo negativ, ky proces nuk është bërë në mënyrë transparente, qoftë edhe për faktin se nuk ka një diskutim në nivele politike apo ekspertësh ligjorë apo të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme
Përmes njoftimit zyrtar, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka artikuluar një marrëveshje të tillë me një gjuhë dhe terma, të cilat synojnë të mos sqarojnë realisht paktin me Athinën zyrtare. "Më 19.03.2009, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u siglua Marrëveshja midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë lidhur me delimitimin e hapësirave detare dhe Shelfit Kontinental", - thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme, i publikuar dy ditë më parë. Sipas tij, "kjo marrëveshje me rëndësi të veçantë për të dy vendet, e bazuar në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht të Konventën e OKB-së për Detin, do të nënshkruhet së afërmi". Më tej, njoftimi vijon: "Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se përfundimi i kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë në thellimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira e miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve".

Njoftimi, sipas palës greke
Në të njëjtën ditë, selia diplomatike e Athinës ka nxjerrë informacionin për përmbylljen e bisedimeve dhe siglimin e Marrëveshjes paraprake mes palëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, zoti Kumuçakos (Koumoutsakos), në lidhje me Marrëveshjen, tha: "Sot (19 mars), në Tiranë përfunduan bisedimet mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Greqisë për tekstin e Marrëveshjes së caktimit të Shelfit Kontinental dhe zonat e tjera kufitare që dy vendet janë të detyruara që t'i zbatojnë në bazë të kushteve të konventave ndërkombëtare". Sipas Marrëveshjes, "teksti ishte parë nga krerët e delegacioneve". Ajo sqaron se, "Marrëveshja është e bazuar plotësisht në sanksionet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Detet, e vitit 1982, të cilën e kanë ratifikuar të dy vendet". "Kjo marrëveshje shënon një kontribut thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe është pjesë e synimeve tona strategjike për të mbyllur marrëveshjet për caktimin e vijës kufitare me të gjitha vendet tona fqinje", - tha Komuçakos në deklaratën e tij. Ai njoftoi se, "Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministrat e Jashtëm të dy vendeve, në një datë kur të dyja palët të bien dakord mes tyre nëpërmjet kanaleve diplomatike".

Mare nga gazeta Albania
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Greqia merr ujrat shqiptare Empty Re: Greqia merr ujrat shqiptare

Post  eda Thu Apr 02, 2009 5:18 pm

Për rregullimin e kufijve, ka rregulla të mirëpërcaktuara standarte. Qeveria nuk mund të bëj pazare në kurriz të popullit, ajo po konkretizon marreveshjen teknike duke e zyrtarizuar.

eda
Beginner
Beginner

Number of posts : 3
Registration date : 2009-03-27
Points : 2
Reputation : 1

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum