Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏ ne Fier

View previous topic View next topic Go down

Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏ ne Fier

Post  1bilderberg on Mon Mar 30, 2009 9:29 am

Mijera tone ndotje hidrokarbure pushtojne bregdetin e Semanit‏ ne Fier.


Mijera tone hidrokarbure kane pushtuar keto dite gjithe bregdetin e Semanit dhe me gjere. Shirat dhe dalja e lumit Gjanice ka bere qe nje vije bregdetare prej me shume se 13 kilometra te pushtohen nga sera dhe mbetje te tjera hidrokarbuesh dhe kafshe te ngordhura. Kryetari i komunes Topopje Sotir Zarka jep alarmin, - “Do te hedh Albpetrolin ne gjyq si shkaktarin kryesor te kesaj ndotjes”

Shirat e fundit dhe dalja e lumit Gjanice ne Fier ka bere qe mijera tone hidrokarbure te mbushin bregdetin e Semanit. Kjo rrezikon jo vetem braktisjen e plazhit me te madhe ne zonen e Myzeqese por ai eshte bere nje ndotes potencial ne nje gjatesi prej 13 kilometra te vijes bregdetare. Ajo fillon nga plazhi i Pishe-Poros, Darzezes, Semanit e deri ne Divjake. Kjo duket qarte ku shumkush prej nesh shkon keto dite ne kete vije bregdetare. Tonelata te tera sere dhe nafte jane derdhur dhe po derdhen duke ndotur plotesisht vijen bregdetare ne kete zone.

Pikerisht eshte plazhi i Semanit ai i cili dikur ka qene nje nga plazhet me te frekuentuara per reren kuruese, sot eshte i mbushur me sere dhe vajra ose dhe me kafshe te ngordhura te prura nga vershimet e lumenjve te zonave nafte mbajtese te Roskovecit qe derdhen ne lumin e Hoxhares dhe shkojne drejt ne Detin Adriatik. Ne kushtet e krijuara askush nuk i afrohet bregut te detit pasi nuk guzon do te futesh nga vatrat e seres qe jane formuar ne gjithe zonen e Semanit. Ketu rera eshte teper kurative, pylli me pisha teper shlodhes, por kur vjen puna te afrohesh bregut te detit si dhe uji eshte teper i ndotur. Sera ka zaptuar te gjithe siperfaqen e ujit, dhe po te vazhdoje keshtu edhe kete vit fieraket do ta braktisin perfundimisht Semanin - thone peshkataret Llazari, Trifoni, Selimi dhe Gezimi.

Edhe ne e kemi te veshtire te peshkojme se peshku i largohet ndotjes se ujit. Kjo eshte njera ane. Kemi frike se mos marrim ndonje infeksion. Vetem me pak me shume vemendje, ky plazh do te behej nder me te populluarit ne vend.” pohojne ata. Duke pare vendin e frekuentuar ne kete plazh dhjetra biznesmene kane investuar per te ngritur bizneset e tyre por kjo gjendje i ka bere me frike. Ata jane te trembur dhe njeri prej tyre Aleks Dauti, nje emigrant nga Greqia duke pare se gjithe bregdeti ishte i mbushur me sere shprehet pesimiste duke menduar edhe falimentin ne kete rast. Kam bere gati dokumentet qe te investoj ketu por me sa shohe kete vere ne kete gjendje nuk do te kete pushues. ”Jemi ne veshtiresi te shumta.

Kemi krijuar ambiente komode dhe relaksuese per pushuesit, por duket se kete vit nuk do te kete asnje te tille -thote Zaim Krasniqi nje bizesmen tjeter qe ka investuar ketu. Ndotja eshte shume e madhe dhe kemi frike se mos nuk afrohet njeri ne kete ambient ku shikohet qarte se ne ne cgjendje eshte ky bregdet. Ne do te presim se mos situate permiresohet ne rast se nderhyn shteti ne kete zone me resurse te medha natyrore.” Por alarmin SOS e ka dhene edhe vete kryetari i komunes se Topojes Sotir Zarka. Ai ka shprehur fare hapur friken per braktisjen e ketij plazhi nga pushuesit. “ Ndotja ne kete zone esthe vertete skandaloze shikoni sot si eshte katandisur. Nuk mund te afrohet asnje pushues pasi shikon qe ne ujrat e bregdetit te semanit derdhen gjithe mbetetjet e naftes, dhe gjithfare mbeturinash te tjera.

Shkaktar kryesore per kete gjendje te krijuar jane kompania Albpetrol, Ministri i Turizmit, Ministri i Mjedisit. Nje nga plazhet me te bukura ne vend, me nje vije bregdetare prej 13 kilometrash ndoten nga kompania Albpetrol. Dhe gjithe ndotja vjen nga kanal i Roskovecit dhe nga kanali i Vijes se Ngjales.” Kryekomunari Sotir Zarka, tregon se gjate ketij viti dhe ne vazhdim nepermjet ketij kanali kane ardhur ne bregdetin e Semanit me tonelate te tera hidrokarbure duke ndotur totalisht vijen bregdetare dhe ne kete menyre afrimi i pushueseve eshte teper i veshtire. Zarka, teper i shqetesuar per kete situate alarmante shton se ai do te ndjeke rrugen ligjore per te ndeshkuar kompanine Albpetrol ne menyre qe kjo e fundit te stabilizoje situaten duke mos derdhur mbetje ne kanalin qe derdhet ne det. Disa here nepermjet shkresave te ndryshme zyrtare i kemi kerkuar kesaj kompanie te gjeje nje rruge tjeter per derdhjen e mbetjeve te naftes.

Tashme ka ardhur momenti qe une si kryetar komune te ndjek rrugen zyrtare situaten e krijuar dhe per kete kam marre edhe nje avokat per ta hedhur ne gjyq kompanine Albpetrol”. Ndergjegjesimi i kompanive ndotese eshte e vetmja menyre per rregullimin e situates se krijuar perndryshe edhe kete vit mijera njerez do te braktisin kete plazh.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum