ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

+2
AuLoNa
1bilderberg
6 posters

Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  1bilderberg Mon Mar 30, 2009 11:20 am

Kadarè dhe Agolli perjashtojne nga shkolla Fishten, Migjenin, De Raden etj…

Matura, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia

Nga Esmeralda Keta

Programet e reja orientuese të Letërsisë të Maturës Shtetërore kanë hapur debate në rrethet letrare. Studiuesi Behar Gjoka, kritikon në shumë pika programin orientues të letërsisë për gjimnazin e profilit të përgjithshëm. Sipas tij, është e pajustifikueshme mungesa e De Radës dhe e Fishtës apo përjashtimi total i letërsisë së hershme shqipe. Për sa i përket letërsisë bashkëkohore shqipe, për studiuesin Behar Gjoka nuk ka kuptim që ajo të vazhdojë të përfaqësohet vetëm me Agollin dhe Kadarenë, duke lënë në errësirë një kastë autorësh po kaq të mëdhenj. Ai shprehet se ky program orientues tregon më së miri se tekstet tona vazhdojnë të jenë peng i modelit të realizmit socialist.

Pak ditë më parë është publikuar programi orientues për letërsinë i Maturës Shtetërore. Ju, e keni parë këtë listë, dhe çfarë mendimi keni?

Ia vlen të bisedohet mbi listën, vetëm për arsyen se ajo tregon qartësisht nivelin e programit, të teksteve, të alterteksteve, të cilat bien ndesh me konceptet bashkëkohore të zhvillimit të lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Shkollat e nivelit të mesëm në botë, tashmë kanë në qendër tekstin, pavarësisht kohës, pavarësisht modelit, pavarësisht alternativës dhe metodikave të mësimdhënies. Teksti vështrohet si i vetmi mjet për të sendërtuar shprehi tek nxënësit dhe jo si mjet informues, jetëshkrimor apo mbi rrymat dhe metodat letrare. Pra, në fakt kjo listë dëshmon nivelin se si perceptohet letërsia në nivel zyrtar dhe mësimdhënës. Këtu unë i referohem programit të letërsisë për gjimnazet të përgjithshme.

Mendoni se këta autorë që janë zgjedhur plotësojnë të gjithë realitetin letrar të vendit tonë?

Brenda këtij koncepti krejt tradicional, që nxënësit i jep veprat rreth të cilave do të ndërtohet teksti, duke shënuar qysh në paraqitjen e kësaj liste disa momente të debatueshme,

Së pari: kemi një vështrim historicist të letërsisë, çka buron pikërisht prej konceptit mbizotërues në shkollën shqiptare, se letërsia është pasqyrë e rrethanave dhe e konteksteve shoqërore e historike. Kjo mbyllje, “prangim”, i letërsisë në këtë parim historicist, është ajo që quhet mbingarkesë dhe dije që duhet ta ketë një student i letërsisë, por jo një gjimnazist, i cili në programet bashkëkohore i duhet të formojë shprehi të leximit, të shkrimit, të të folurës, etj.

Së dyti: gjithnjë brenda konceptit klasik të shkollës vihet re, sidomos në letërsinë shqipe, kapërcimi i disa momenteve historike. Kështu, letërsia e hershme, e quajtur shpesh letërsi e vjetër, ku përfshihen Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi, Bogdani, në asnjë rast nga programet dhe testet e shkollës së mesme nuk janë trajtuar si pjesë e vlerave shpirtërore. Kjo nuk ndodh rastësisht, sepse edhe Instituti i Gjuhës e Letërsisë si dhe profesoratura e fakultetit këtë moment më së shumti e kundron si fakt gjuhësor dhe historik, dhe jo si periudhë që ka vlera letrare.

Së treti: gjithmonë jemi te letërsia shqipe, ku vihet re tek drejtimi i përgjithshëm, mungesa e Jeronim de Radës, si autor i dimensioneve më të gjëra letrare, e cila gati e vë në dyshim ekzistencën e letërsisë arbëreshe si nivel letrar, po të marrësh në konsideratë poemat e tij, trajtimet për letërsinë dhe artin, trajtimet për fatin e shqiptarëve dhe të kombit shqiptar. Mungon edhe Zef Skiroi, por është një mungesë shekullore e tij, e cila, sipas verifikimit sociologjik ka ardhur prej faktit se ishte anëtar i partisë fashiste. Po me De Radën ç’patën?

Po për sa i përket letërsisë bashkëkohore, ju do të donit që në këtë listë, përveç Kadaresë dhe Agollit të kishte edhe emra të tjerë? Nëse po, cilët do të ishin ata?

Problemi vjen e bëhet më i mprehtë tek letërsia bashkëkohore shqipe. Dhe me sa duket për programistët, tekstebërësit, testimhartuesit, kjo periudhë fillon dhe mbaron me Dritëro Agollin dhe Kadarenë. Dy korifenj të realizmit socialist, të cilët kanë hartuar edhe libra cilësorë. Por, nëse do të lexohej dhe shqyrtohej si vlera letrare që e kanë shpërfillur modelin e realizmit socialist, nuk ka kuptim më të flitet për letërsinë bashkëkohore dhe të mos përfshihet Martin Camaj, poeti, prozatori, dramaturgu dhe studiuesi i gjuhës e letërsisë shqipe. Nuk ka kuptim të mos jetë pjesë e shqyrtimeve letrare Anton Pashku, tregimtari, romancieri dhe dramaturgu më modern i letërsisë shqipe (mos vallë funksionon ende koncepti i letërsisë jashtë kufijve që mungon Anton Pashku, Ali Podrimja, Azem Shkreli, etj). Nuk ka kuptim të flitet për letërsi bashkëkohore dhe të vijojë të përjashtohet krijimtaria e Kasëm Trebeshinës, prozator, dramaturg, poet, eseist, jo fort i shpeshtë në letrat shqipe. Po ashtu, sa e mjerë dhe e mangët duket tabloja e vlerave që ofron lista e programit orientues kur mungon Arshi Pipa, poeti, kritiku dhe studiuesi më i dalluar i viteve ‘44 e këtej në letrat shqipe. Me sa duket hartuesit, përpunuesit dhe “shkoqitësit” e programeve të letërsisë janë peng i modelit, qoftë shkrimor, qoftë verifikues të realizmit socialist, që një pjesë shumë të madhe të autorëve i përjashtonte për arsye të kleçkave biografike dhe pjesën tjetër, që i shërbenin ideologjisë së kohës dhe modelit të realizmit socialist, i emëronin si shkrimtarë “gjeni dhe të jashtëzakonshëm”.

Po për sa i përket mungesës së Gjergj Fishtës në këtë program orientues?

Prè e verifikimit biografik në këtë listë ka rënë edhe Gjergj Fishta. Fishta u mësua tashmë.

GazetaShqiptare, 15 02.2009 http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=53292

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 11:29 am

Po pra ketu qendron problemi, kush i lejon akoma keta teveqela, te heqin vertet poeta dhe shkrimatar me nje shpirt te paster letrarar dhe jo ate te korruptuar nga c'do politike qe kane kaluar.

Turp te kene, po Agolli bashke me gjithe Kadarene nuk jane as sa thoi i ketyre dy baballareve te letersise shqiptare.
Vetem nje vjereshe te tyre te lexosh nxjerr historine e nje populli te tere, sesa te lexosh injorancite e ketyre teveqelve. Evil or Very Mad

Last edited by AuLoNa on Mon Mar 30, 2009 12:07 pm; edited 1 time in total
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  1bilderberg Mon Mar 30, 2009 12:01 pm

Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

Nik Leshai
Letërsia e shkollave të mesme, ashtu si edhe librarít shqiptare gëlójn me veprat e dy shkrimtárve shqiptár, Kadarés dhe Agollit. Këta dy shkrimtár përfaqsójn vetem nji prej të shtat rrymave të reflektueme në zhvillimin historik të letërsís shqipe – Realizmin Socialist.
Përse ján perjashtue të gjitha rrymat e tjera prej shkollave dhe librarive shqiptare? Përse i mohohet lexuesit dhe nxânsit shqiptár lidhja me kontekstin dhe gjuhën të cilat formójn identitetin e tij dhe nëpermjet të cilave ai ka gjás shum mâ të madhe me u lídh me tekstin – që në terma pedagogjike dmth me mësue mâ shum e mâ kollaj?
Letersia Shqipe dhe Teorít Pedagogjike
Historia e Letersís Shqipe njeh vetem shtatë perspektiva letrare
1) Bejtexhíjt dhe Naim Frashëri
2) Epika dhe Gjergj Fishta
3) Modernizmi dhe Koliqi, Stermilli, Spase, etj– nji rrymë kjo e vrame në kërthi prej komunistëve
4) Lirikët – Mjeda, Poradeci, Rreshpja, etj
5) Realizmi socialist dhe Migjeni e Ismail Kadare
6) PostModernizmi dhe Camaj, Shkreli, Pashku, Podrimja, Qosja
7) Shkrimtarët bashkëkohór si Migjen Kelmendi, Primo Shllaku, Ridvan Dibra, Shpetim Kelmendi, Gjek Marinaj, etj.
Edhe disa rryma të tjera kán njóft zhvillim aksidental ose të paramenduem, por ato kán mbét të pazhvillueme prejse kushtet kulturore, shoqnore dhe politike kán qén jofavorizuese. Vlen të permendet diskursi historik i zhvilluem prej Marin Sirdanit dhe Rexhep Qosjes, por edhe kjo rrým mbeti e izolueme dhe e pakuptueme prej shqiptárve.
Moszhvillimi i kësáj rryme vërehet mâ s’miri prej nji deklarate të bâme nga nji personalitet shqiptár në lidhje me Çmitizimin e Skenderbeut prej historianit gjerman Schmidt. Ai thót, “Libri i Schmidt-it nuk duhej të ishte botue”.
Kuptohet indinjimi i shqiptarve ndaj këtyne veprave ‘eksperimento-historike’ sepse tue çmitizue Skanderbeun ne çmitizójme ândrrën tón, por fjala CENSÚR, në veçanti në botën shqiptare, nuk duhet përdorë.
Trendet e Mësimdhânjes
Tue u nise prej rrymave teorike të letërsís dhe të pedagogjís që dominojnë sot mbárbotën, ne vërejm dy trende, 1) eurocentriëm, 2) zgjedhje të literatures në mënyrë që ajo “t’i flasi” nxânsit.
Mâ detajisht këto rryma mund të shihen si,
1) Në vend te artit-per-hir-të-artit ose letersís-për-hir-të-letersís, duhet t’u mësójm nxânsve art dhe letërsi që kán nji funksion si në zhvillimin e shoqnís si në zhvillimin vét nxânsve.
2) Letersia duhet me qén lexues-centrik, jo autor-centrik apo autoritet-centrik.
Si mund të Integrohen at’hér të Shtat Rrymat e Letersís Shqipe në Programet Shkollore?
Në procesin pedagogjik faktori mâ i vështír mbetet ndershmënia profesionale e autoriteteve. Por le të besójm per nji çast se autoritetet pedagogjike shqiptare kán ekspertizën dhe integritetin e nevojshëm. Në ket rast nevojitet vetëm nji rregull, letersia duhet t’i flasi lexuesit.
Por, siç tregon vendimi per eliminimin e autórve, kryesisht gég, prej letërsís së shkollave të mesme, autoritetet pedagogjike shqiptare po dëshmójn se atyne u mungon si ndershmënia si pjekunia profesionale.
Si i Flet Letërsia Lexuesit? (ose si Nuk i flet ajo atij?)
Që lexuesi t’a kuptój letersín, nevojiten dy kondita,
1) Lexuesi, ose nxânsi në rastin tón, duhet të krijój nji lidhje emocionale dhe intelektuale me personazhet dhe me ngjarjet që reflektohen në tekst.
2) Lexuesi duhet t’ë kuptój gjuhën e tekstit – jo vetëm gramatikën por dhe pragmatikën
Prej kësáj perspektive, at’hér eliminimi i autorve të hershëm shqiptár, si Buzuku, Bogdani, Matrënga, e de Rada, e infekton sistemin shkollór shqiptár shum théll, por kjo pestilénc ka efekte të nji shkalle të ndryshme në varsi prej nënkulturës prej kah vijnë nxânsit – 1) gegnís (përfshi Shqipnín e Mesme e të Veriut, Kosovën, dhe Malcín) apo 2) tosknís.
Ndërsa toskët privohen vetëm prej zhvillimit të historís së letersís, gegët privohen prej zhvillimit të historís së letërsís, zhvillimit të gjuhës, kontekstit, dhe pragmatikës – pra temave, përsonazheve si edhe kulturës se mileut te tyne me të cilën ata identifikohen.
Ky eliminim i historís së zhvillimit të gegnishtes âsht në përputhje të plót me vendimet hegjemoniste të Kongresit ’72 – pra ky vendim hjék edhe nji gúr në murin e fortesës së gegnishtes.
Tue eliminue historín e zhvillimit të gegnishtes, autoritetet shqiptare duen, indirektisht, me i imponue lexuesit shqiptár vetem historín e zhvillimit të gjuhës shqipe prej komunistëve dhe rrymën letrare të realizmit socialist.
Vendimi me perjashtue autorët klásik e modern gég e bân pothuaj të pamundun për fëmijën gég me e fillue shkollimin në të njâjtin nivel komprihensimi me nxânsin tósk prejse nxânsi gég i vëren me negativizëm e përçmim personazhet e temat e realizmit socialist te cilat ai i gjen te hueja dhe anmiqsore.
Femija geg gjithashtu e perdore gjuhen letrare/zyrtare me angst prejse ai e ndjen dhe e kupton se kur ai e flet ose e shkruen atë gjuhe, ai projekton vetveten si nji karikaturë fonetike, morfologjike, dhe sintaksore.
Sikur mohimi i kësáj lidhjeje semantike, kontekstuale dhe gjuhsore ndaj lexuesve dhe nxânsve gég të mos ishte mjaft, autoritetet pedagogjike shqiptare kân eliminue edhe Migjenin e Gjergj Fishten prej letërsís së shkollave të mesme.
Kush Përfiton prej Eliminimit të Gegnishtes
Nuk besoj që ky delitantizëm i turpshëm i autoriteteve pedagogjike shqiptare të jét shprehje vetem e cungimit të tyne intelektual, letrár dhe artistik; besoj sa ka mâ gjás që keto vendime të jen treguese te luftës që zhvillohet mbrenda shoqnís shqiptare per dominim intelektual e komercial, sepse eliminimi i potencialit semantik, kontekstual e gjuhsor i tradites se letersís shqipe qe na lidhe direkt me autenticitetin shqiptare e europjan infekton vetëm nji segment të përcaktuem të shoqnís shqiptare – gegfólsit – shqiptarët në veri të Lumit Shkumbin.
Në anën tjetër, përfituesit materiál dhe intelaktuál të ketij cungimi të letërsís e gjuhës shqipe jân lëvruesit e realizmit socialist— librat e të cilve gëlojnë deri masën 90%, simbas vét Kadarés, me tema e personazhe enverhoxhiste.
Indirektisht, ky delitântizëm tregon se amatorët intelektuál e artistik te realsocit vazhdójn me dominue shoqnín shqiptare, dhe se ata, përveç mungesës së ndershmënís dhe të pjekunís profesionale, trashigójn edhe nxitjen për hegjemoni të enverhoxhistëve.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 12:09 pm

1bilderberg wrote:Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

Nik Leshai

Ok, ky qenka shume injorant, mos nuk e di ky kush na udheheq tani, sa inat i kam njerezit qe qajne koti, kur e kane perpara syve problemin.

Nuk i kuptoj ca njerez, ne vend te kapin thelbin e ketij problemi ne pergjithesi, fillojne duke bere percarje rajonale.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  1bilderberg Mon Mar 30, 2009 12:22 pm

AuLoNa wrote:
1bilderberg wrote:Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

Nik Leshai

Ok, ky qenka shume injorant, mos nuk e di ky kush na udheheq tani, sa inat i kam njerezit qe qajne koti, kur e kane perpara syve problemin.

Nuk i kuptoj ca njerez, ne vend te kapin thelbin e ketij problemi ne pergjithesi, fillojne duke bere percarje rajonale.

Qendron apo jo analiza e tij ne lidhje me faktin se gegnishtja ka qene dhe vazhdon edhe sot gjoja ne "demokraci" te jete e cenuar dhe e gjymtuar , besoj se e ka treguar fare mire fakti se shumica e autorve geg jane hequr nga librat e letersise!!

Personalisht e konsideroj te qelluar plotesisht analizen qe ka bere!!
Kuptohet qe secili ka opinionet e tij!!

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 12:26 pm

1bilderberg wrote:

Ahhhh epo tani nuk ka me justifikime. Shoku qe na drejton dhe shume te tjere jane me teper nga veriu, nqs ata nuk dine dhe e lejojne kete, atehere ne qafe pacin veten, dhe mos tua hedhin te tjereve per arsye politike.

Njerzit nuk jane injorante mos ti kuptojne me keto lojera.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  1bilderberg Mon Mar 30, 2009 12:30 pm

AuLoNa wrote:
1bilderberg wrote:
AuLoNa wrote:
1bilderberg wrote:Kush Perfiton prej Eliminimit të Autórve Gég?

Nik Leshai
Ok, ky qenka shume injorant, mos nuk e di ky kush na udheheq tani, sa inat i kam njerezit qe qajne koti, kur e kane perpara syve problemin.

Nuk i kuptoj ca njerez, ne vend te kapin thelbin e ketij problemi ne pergjithesi, fillojne duke bere percarje rajonale.

Qendron apo jo analiza e tij ne lidhje me faktin se gegnishtja ka qene dhe vazhdon edhe sot gjoja ne "demokraci" te jete e cenuar dhe e gjymtuar , besoj se e ka treguar fare mire fakti se shumica e autorve geg jane hequr nga librat e letersise!!

Personalisht e konsideroj te qelluar plotesisht analizen qe ka bere!!
Kuptohet qe secili ka opinionet e tij!!

Ahhhh epo tani nuk ka me justifikime. Shoku qe na drejton dhe shume te tjere jane me teper nga veriu, nqs ata nuk dine dhe e lejojne kete, atehere ne qafe pacin veten, dhe mos tua hedhin te tjereve per arsye politike.

Njerzit nuk jane injorante mos ti kuptojne me keto lojera
.

Lona po ja fut kot me duket!!
Fakti se sala eshte nga veriu nuk e ben salen intelektual ose njeri me kulture, se ne fund te fundit mjek kirurg eshte pra me shum sesa per te cilen ka studjuar nuk di !!!

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 12:35 pm

1bilderberg wrote:
Lona po ja fut kot me duket!!
Fakti se sala eshte nga veriu nuk e ben salen intelektual ose njeri me kulture, se ne fund te fundit mjek kirurg eshte pra me shum sesa per te cilen ka studjuar nuk di !!![/b]

Po mire pra, mbase ai nuk ka kulture, por ky me gjithe kliken e tij sot, ben pikerisht kete gje, per te bere percarje rajonale, me ane te artit, kultures, dhe shume gjerave te tjera, po nuk i ke vene re. Mua me vjen shume keq qe si nuk e kuptoni kete gje qe duket ashiqare.

Sala eshte budalla me brira, jo se eshte vertet budalla.
Llogjiko me tutje bilderberg dhe lidhi gjerat, mos ja hidh vetem nje pale.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  1bilderberg Mon Mar 30, 2009 12:40 pm

AuLoNa wrote:
1bilderberg wrote:
Lona po ja fut kot me duket!!
Fakti se sala eshte nga veriu nuk e ben salen intelektual ose njeri me kulture, se ne fund te fundit mjek kirurg eshte pra me shum sesa per te cilen ka studjuar nuk di !!![/b]

Po mire pra, mbase ai nuk ka kulture, por ky me gjithe kliken e tij sot, ben pikerisht kete gje, per te bere percarje rajonale, me ane te artit, kultures, dhe shume gjerave te tjera, po nuk i ke vene re. Mua me vjen shume keq qe si nuk e kuptoni kete gje qe duket ashiqare.

Sala eshte budalla me brira, jo se eshte vertet budalla.
Llogjiko me tutje, bilderberg, dhe lidhi gjerat, mos ja hidh vetem nje pale.

O Lona po nuk merret sala me kete pune o Lona se ne akademine shqiptare te shkencave jane te tjere gogola qe fusin hundet dhe i bejne gjerat lemsh!!!

Sala merret me politike, kontrata, gerdecin e me the e te thash, por deri aty i vete kapaciteti jo me tej se ne fund te fundit lavazhoja e trurit te shqiptarve ka mbi 60 vjet qe aplikohet nuk eshte se e nisi saliu sot ne keto 20 vjet"demokraci"!!! Po harron kryesoren qe Sala eshte vet nje fryt i kesj lavazhoje!!

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 12:43 pm

1bilderberg wrote:
AuLoNa wrote:
1bilderberg wrote:
Lona po ja fut kot me duket!!
Fakti se sala eshte nga veriu nuk e ben salen intelektual ose njeri me kulture, se ne fund te fundit mjek kirurg eshte pra me shum sesa per te cilen ka studjuar nuk di !!![/b]

Po mire pra, mbase ai nuk ka kulture, por ky me gjithe kliken e tij sot, ben pikerisht kete gje, per te bere percarje rajonale, me ane te artit, kultures, dhe shume gjerave te tjera, po nuk i ke vene re. Mua me vjen shume keq qe si nuk e kuptoni kete gje qe duket ashiqare.

Sala eshte budalla me brira, jo se eshte vertet budalla.
Llogjiko me tutje, bilderberg, dhe lidhi gjerat, mos ja hidh vetem nje pale.

O Lona po nuk merret sala me kete pune o Lona se ne akademine shqiptare te shkencave jane te tjere gogola qe fusin hundet dhe i bejne gjerat lemsh!!!

Sala merret me politike, kontrata, gerdecin e me the e te thash, por deri aty i vete kapaciteti jo me tej se ne fund te fundit lavazhoja e trurit te shqiptarve ka mbi 60 vjet qe aplikohet nuk eshte se e nisi saliu sot ne keto 20 vjet"demokraci"!!! Po harron kryesoren qe Sala eshte vet nje fryt i kesj lavazhoje!!

Une them ti rishikosh gjerat, dhe mos te merresh vetem me nje ane, per arsye sepse Kadare i cili shkruajti dhe mbeshteti Hoxhen atehere, po ben pikerisht te nejten gje tani, me Sali Berishen.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  ZEUS10 Mon Mar 30, 2009 12:46 pm

Une mendoj, qe ska asnjegje te vertete ne lajmin e mesiperm. Mos te harrojme, qe e vetmja menyre, per te mos na lene te ecim para, eshte dezinformimi.
Duke ditur dobesite, fqinjet tane, gjithmone i kane fryre zjarrit te urrejtjes veri-jug. Une vij nga jugu, dhe ju garantoj me fjalen time, qe asnjehere ne nuk i kemi differencear veprat ne gege e toske, perkundrazi shpeshhere krijimet letrare gege, kane qene shume te embla per veshet tane. Mos bini pre e propagandes sllavo-greke, qe kryet nga veglat shqipfolese.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  Leka Mon Mar 30, 2009 2:27 pm

Sigurishte qe me Edi Ramen dhe Erjon Velian do te rregullohen punet apo jo Lona?
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 2:29 pm

Leka wrote:Sigurishte qe me Edi Ramen dhe Erjon Velian do te rregullohen punet apo jo Lona?

C'pune ka ketu Edi me Erjonin, se kuptoj?
Ca vete flet per te ardhmen nqs do te ndodhi apo jo, kur ti ke keta sot qe vijne era.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  Leka Mon Mar 30, 2009 3:09 pm

Po ngaqe i mbron me nje verbesi dhe dashuri te semuri, mendova se do te ishe e mendimit qe me ardhjen e tyre do te nderrohen punet apo jo ?

ps: Ai/ajo qe zgjedh nje mut te njome nga nje i thate nuk zgjedh gje tjeter veqse nje mute.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 3:58 pm

Leka wrote:Po ngaqe i mbron me nje verbesi dhe dashuri te semuri, mendova se do te ishe e mendimit qe me ardhjen e tyre do te nderrohen punet apo jo ?

ps: Ai/ajo qe zgjedh nje mut te njome nga nje i thate nuk zgjedh gje tjeter veqse nje mute.

Mund te me tregosh, ku i mbroj me verberi, sepse te them te drejten si te mbroj dike te cilet nuk kane vene akoma vulen per dicka?

ps: Ke te drejte, ate qe the e kemi zgjedhur gjithnje bashke, pa dallim rajoni, apo feje, ndaj edhe jemi ketu ku jemi.

Ketu nuk ishte fare tema per ata qe solle ti ne drite, dicka qe sjell ne pah, ate qe duhet te analizosh ti, apo jo!
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  zojs Mon Mar 30, 2009 6:51 pm

Nuk është mirë të përzihet me politikë kjo çështje, ashtu sikur u provua të hiqet emri i Ismail Qemalit nga Universiteti, po ndoshta edhe dikush don të ulet në kunje tjetër, duke përzier me politikë ?!Wink

Askush nuk po mbronë politikë këtu, po do mbrohen Fishta e De Rada!!!
zojs
zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  seminol Mon Mar 30, 2009 8:50 pm

Lona...jane ethet e zgjedhjeve dhe mbas ca ditesh do "nderhy" sali berisha te shpetoje dinjitetin e ketyre dy figurave tona kombetare...akadaemia e shkencave te shqiperise eshte komplet e shpartalluar nqs e di.... fale politikes "demokratike"
seminol
seminol
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 21
Location : usa
Registration date : 2009-01-30
Points : 4
Reputation : 3

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 8:59 pm

seminol wrote:Lona...jane ethet e zgjedhjeve dhe mbas ca ditesh do "nderhy" sali berisha te shpetoje dinjitetin e ketyre dy figurave tona kombetare...akadaemia e shkencave te shqiperise eshte komplet e shpartalluar nqs e di.... fale politikes "demokratike"

Semi mos te harrojme, sestacioni qe u be per heqjen e emrit te Universitetit 'Ismail Qemali Vlora"!

A thua po te jete e vertet dikush te dali si shpetimtar ne kete kohe? Rolling Eyes
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  ZEUS10 Mon Mar 30, 2009 9:02 pm

Aulona meqe ra fjala, cfare emri ka Universiteti i Vlores tani?
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  AuLoNa Mon Mar 30, 2009 9:06 pm

ZEUS10 wrote:
AuLoNa wrote:
Semi mos te harrojme, sestacioni qe u be per heqjen e emrit te Universitetit 'Ismail Qemali Vlora"!

A thua po te jete e vertet dikush te dali si shpetimtar ne kete kohe? Rolling Eyes

Aulona meqe ra fjala, cfare emri ka Universiteti i Vlores tani?

http://univlora.edu.al/

Universiteti i Vlores "Ismail Qemali"

Njesoj, nuk e ndryshuan, dhe reaktori i Vlores pati debate edhe me nipin e Ismail Qemalit ne Itali, dhe mabsi e pa qe nuk e fitoi ate lufte, donte te jepte doreheqje, por nuk ja pranoi nipi i Ismail Qemalit.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!! Empty Re: Skandaloze, hiqet Fishta e De Rada nga Letërsia!!

Post  Sponsored content

Sponsored content

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum