ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Illyricum Sacrum

Go down

Illyricum Sacrum Empty Illyricum Sacrum

Post  Leka Wed Mar 25, 2009 7:01 pm

Illyricum Sacrum 76562830_d8539f6aab



Illyricum Sacrum

Koha Jone, 19 Nentor 2007

Nga Daniele Farlati, Perkthyer ne 1963 nga Dom Frano Ilia Historia e panjohur e Shqipërisë në veprën "Illyricum Sacrum", të autorit italian at Daniele Farlatti, përkthyer në vitin 1963 nga Dom Frano Illia.

Ja origjinali që ndodhet në Arkivin e Shtetit :
Si u mbyt në lumin Drin, qerrja që mbante arkivat e Shqipërisë Historia e veprës madhore "Illyricym Sacrum" e atë Daniele Farlattit.
Si u dënua me 25 vjet burg dom Frano Illia, që e përktheu atë dhe kërkoi vazhdimin e saj, ku flitej për Tivarin e Kosovën .
Papa Klementi XI u muer vesht me Jezuitët e Venedikut e këta dërguen në Romë Atë Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë. At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in".

Kështu shkruhet në volumin e shtatë të veprës madhore "Illyricum Sacrum" të autorit italian, At Daniele Farlatti, e cila ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit e përkthye nga Dom Frano Illia, që në vitin 1963 kur ai shërbente si famullitar në qytezën e vogël të Milotit. Po çfarë është kjo vepër dhe si trajtohet aty historia e lashtë e Shqipërisë që nga koha e ilirëve e në vazhdim? Sa kohë iu deshën Dom Frano Illias që ta përkthente atë vepër madhore dhe përse nuk u botua ajo në vitin 1966 kur ai e dorëzoi për botim pranë Institutit të Kulturës Popullore? Përse u arrestua Dom Frano, ato ditë që ai paraqiti kërkesën për botim, në të cilën shkruante se ishte gati të përkthente edhe volumin e tetë të atij libri, ku flitej për historinë e Tivarit e Kosovës të cilat ai i cilësonte si pjesë të Shqipërisë. Përse edhe pas letrës që ai i drejtoi Ramiz Alisë në vitin 1986, pasi doli nga burgu, nuk iu kthye vepra e tij për të cilën kishte punuar për shtatë vjet me rradhë?

Çfarë është "Illyricum Sacrum"
Në kerkesën që Dom Frano Illia i bëri Institutit të Kulturës Popullore për botimin e librit që kishte përkthyer, iu paraqiti edhe një përmbledhje të shkurtër në një faqe e gjysëm të daktilografuar, në mënyrë që t'i sqaronte redaktorët që do të merreshin se çfarë ishte ajo vepër dhe çfarë trajtohej aty në lidhje me historinë e Shqipërisë. Në atë letër sqaruese shkruhet: " Vepra "ILLYRICUM SACRUM" (ILIRIJA KISHTARE ose Historia Kishtare e Ilirisë) përbahet prej tetë volumesh me ….38 x 26. Volumi i VII rreshton historinë kishtare t'Ilirisë bregdetare, kurse volumi i VIII atë të krahinës së Kosovës. Volumi i VII, në 638 faqe, rreshton historinë kishtare dhe lidhun me atë çivile të Metropolive të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit e të Sirmit dhe sufrangave ase të dioçezave që mvaren prej tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. sa i përket Shkodrës dhe Durrësit dhe sufrangave të tyne (vazhdoj përkthimin e pjesëve të tjera) Shkodra kishte këto dioçeza:
1. Drishtin, 2. Pultin e Madh, 3. Pultin e Vogël, 4. Dejën, 5. Sarden e 6. Sapën. Durrsi kishte këto dioçezë sufragane: 1. Lezhën, 2. Arbëninë, 3. Krujën, 4 Bendën, 5. Priskën, 6. Shtejefnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën, (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amancien, 12. Apoloninë (Pojanin) 13. Vëlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) 15. dhe Akroçerauninë. Në këtë volum të VII përshkruhet gjanë e giatë themelimi i qyteteve dhe i dioçezave, tue gërshetue historinë kishtare atë çivile t'atyne vëndeve. Shfrytëzohen mirë dokumente, historjanët dhe gjeografët e ndryshëm të vjetër e të rinj t'atyne kohve. Landa ndahet në djeçezë dhe në rajone kishtare.
Secila Seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore zakonisht gjindet ndër qytetet nga të cilat edhe merr emnin. Në fillim të çdo Arkiodioçjezi apo Dioçjezi përshkruhet themelimi i qytetit dhe djeçezit, mandej vjen rreshtimi i jëtëshkrimit të secilit Prelat. Giatë jetëshkrimit të tyne rreshtohen faktet e historisë kishtare e çivile në rend kronologjik. Ky volum përfshin landën historike deri në fillimet e shek. XVIII, kur edhe botohet në vitin 1817. Vepra "Ilyrricum Sacrum" asht rreshtue në giuhët latine klasike. Për plotësimin e këtij kuadri historik me randësi të madhe të vëndit tonë, nevojiten edhe pjesë të tjera të këtij volumi ashtu edhe volumi VIII.
Po të kërkohet, jemi gadi të vazhdojmë këtë punë të mundshme, me shpresë se do të jetë një kontribut i mirë për njohjen e historisë së vëndit tonë të dashtun nga brezat e rijë të popullit tonë.
Vazhdon mandej …(nuk kuptohet fjala) prelat, dhe giatë këtij rreshtimi përshkruhen punët ndaluan giatë sundimit të tyne kishtar e çivil në mënyrë kronologjike. Ky volum vjen tue përshkrue deri në fund të shekullit të XVII e diçka në fillimet e shekullit të XVIII. Vepra asht rreshtue krejt në giuhën latinishte e madje klasike. Edhe pjesët e tjera që i përkasin Djoklesë e Tivarit kishte qenë mirë të njifen prandaj të përkthehen në giuhën tonë mbasi kanë lidhje të vazhdueshme me krahinat tona. Për plotësimin e këtij kuadri historik të vëndit, do të ishte me vënd edhe përkthimi i blenit VIII.

Po të kërkohet kishim me kenë gadi të vazhdojmë kryemjen e përkthimit të bl. VII dhe të VIII-it. Paraqitëm këtë pasqyrë sintetike përtë pasë një ide mbi përmbajtjen e kësaj vepre. Milot 19. VIII.1963. D. Frano Illiaj (firma) (AQSH. F. 1069. D. 40 Fq1)

Humja e arkivave të Shqipërisë
Një nga pjesët më interesante të librit "Illyricum Sacrum", është ajo ku flitet për interesimin që tregoi Papa Klementi që ishte me origjinë shqiptare, për mbledhjen e përpunimin e historisë së Shqipërisë, gjë e cila nuk u bë plotësisht sepse një pjesëemadhe e atyre arkivave, humbën teksa qerrja që transportonte ato për në Vendeik, u mbyt teksa ishte duke kaluar Lumin e Drinit në pjesën e Zadrimës.
Lidhur me këtë, në faqen 221-222 shkruhe: "Papa Klementi Xi, Gian Francesco Albani, ngta Urbino me prejardhje shqiptare, kur ishte prift i ri filloi të mbledhë landë për historinë kishtare ilire. I penguem nga detyrët kishtare që shkuen tue ia shtue naltimin e tij deri në selin papnore u detyre të ndërpresë punimet e veta historike. Në fillim të pontifikatit të vet, mblodhi Konçilin e parë të Arbënit nën kryesinë e arqipeshkvit të Tivarit, Vinçenc Zmajeviç, e dha urdhën që aktet e Konçilit të përktheheshin shqip e ti shifte në gjuhën e të parëve që në familjen Albani kishte mbetë vetëm si kujtim. Në atë kohë qendra e kishëve ilire ishte Raguza ku baheshin kinçilat kishtare të Iliris. Mbasi patën qenë mbytë në det ipeshkvijt shqiptarë tue këthye nga mbledhja, Klementi XI vendosi që mbledhjet ndër djoçezane shqiptare andej e tutje të baheshin në tokën Shqiptare. Qëndra e parë e kishëve ilire ka qenë Akuileja, mandej Grado-i, e mbasi selia patriakale ilire u bart në Vendik, për arsye praktike u caktue Raguza si qëndër mbasi ishte ma e përshtatëshme edhe gjeografikisht.
Mbasi selia patriakale e ilirëve u bart në Vendik, e atje ishin grumbullue gjatë shekujve dokumenta, libra, monumenta edhe për Ilirinë, e mbasi Vendiku kishte edhe Institute e njerëz të përshtashëm për historografi, Papa Klementi i XI u muer vesht me Jezuitët e Venedkikut e këta dërguen në Romë at Filip Riceputtin i cili mori në dorzim nga Papa shqiptar materialin historik të tij, planin e hartimit të historisë kishtare të ilirëve, e me ndihmën financiare me përballue shpenzimet e duhuna për atë punë.

At Filip Riceputti mbi një barkë të Vendikut i ra për gjatë bregut të Adriatikut tue u ndalue në të gjitha qëndrat ku kishte landë për punën e vet e nga këto qëndra bregdetare dërgoheshin njerëz të tjerë për kërkime historike në qëndrat e mbrëndëshme të vëndit prej kah i dërgohej landa e duhun në breg të detit. Këtë punë e vazhdoi deri në qytetin e Tivarit. Prej Tivarit u dërguen lajmëtarë në të gjithë qëndrat kishtare të Shqipërisë të cilat iu përgjegjën tue i dërgue secila ndihmën e vet historike shkruajsit të ardhëshëm të kishave ilire. Një qerre me qe e ngarkueme me dorshkrime, libra e objekte historike, mbasi kapërceu të gjitha vështirësitë e baltrave të Zadrimës, u mbyt në ujë tue kalue Drinin e hupi e gjithë ngarkesa e caktueme për At Riceputt-in. Riceputti e ndau të gjithë landën e historisë kishtare ilire në katër pjesë me nëndamjet e renditjet përkatëse simbas skemës që kishte përpilue.
Klementi i XI vdiq. At Riceputti me zell e kujdes përfundoi të katër pjesët e historisë kishtare ilire e kur i pat gati për shtyp, mbaruen ditët e jetës së tij e vdiq. Jezuitët, si ekanë zakon kur vdes çdo antar i shoqënisë së tyne që ka duersh çdo punë të randësishme, ngarkuen që të kujedesei për shtypin e dorëshkrimeve të Riceputtit njeriun e tyre ma të aftë për historografi At Daniel Farlatin. Ky mbasi studioi të gjithë veprën e Riceputt-it u raportoi eprorëve të vet se historinë kishtare e shkrueme nga At Filip Receputti, ishte pune me kritere historike të vjetërueme. Mbasi u studiue mirë çështja e rezultoi si kishte raportue At Daniel Farlati, eprorët ngarkuen këtë të niste punën përsëri si mbas kritereve historiologjike moderne të kohës.
At Daniel Farlati shkroi, shtypi e botoi katër vëllime e parë të veprës Illyrici Sacri e ndërroi jetë. (AQSH F.1069 D.40 fq.221)

Si e tradhtoi Lek Dukagjini Skënderbeun në vitin 1450 Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit.

Kush ishte Arqipeshkvi i Durrësit
Në volumin e shtatë të veprës "Illyricum Sacrum", të At Daniele Farlatit, të përkthyer prej Dom Frano Illias, në mes të tjerash bëhet fjalë edhe për tradhëtinë e Lek Dukagjinit ndaj Skënderbeut.
Pas kësaj, Ipeshkvi i Durrësit, Pal Engjëlli, lëshoi mallkime mbi prijsin e Dukagjinit dhe tradhëtinë e tij e quajti një poshtërsi të madhe prej së cilës do të kishte humbje të mëdha vetë krishtërimi.
Lidhur me këtë, në faqen 151-152 të përkthimin të Dom Franos, shkruhet: "Pali Arqipeshkvi i Durrësit (1459) leu tue pasë babë Ndren, prei familjes pricërore t"Ejllorëvet, familje shumë në za ndër ato t'Epirit, për vjetërsi, fuqi, nderë e pasuni. Mbi këtë familje ashte kenë folo gjanë e gjatë tek Kisha e Drishtit, ku thamë se ky Pal duhet dallu nga ky tjetri Pal Ipeshkvi i Drishtit, po i kësaj familje. Të rit e vet e kaloi në Konstandinopopull, ku u pais me eduktatë e çdo dije, si i kishte hije këtij farë djali, dhe në këndime shtini në punë ma së miri mendën e vet të hollë e të fuqishme. Kur në vjetin 1452 turqit e pushtuen Konstandinopopullin, ai shkoin'Epir.
Kaq rëndësi muer ku djaloç, sa Piu i II iu duk ma i përshtatëshmi ndër të tjerë me sundue Metropolin e Durrësit. Prandaj Papa kuptoi se ky ishte ma i afti, që me auktoritetin e madh e të përmëndun qi gëzonte, me fuqinë, dijen e gojtarinë e vet, t'i shtinte Dynastët e Epirit për t'i mprojtë kufijtë e Atdheut nga sulmet e rrepta të turqëve, nga të cilat Feja, Atdheu e Epiri, ishin në ma të madhin rrezik.
Fillimi i sundimit arqipeshkvnor të tij, duhet vendosë ka vjeti 1450, Pali prei së vet s la gja mangutnë përpjekjet që priteshin prej tij. Nndërsa Skanderbegu, e vetmja fuqi mbrojtëse e Epirit po u bante ballë furisë së kërcënimeve të turqëve. Lekë Dukagjini, anmik kreje i Skanderbegut, në marrëveshje me anmiqtë e Kombit, i kishte nxitë këta që të shfarosnin popullin e krahinës që Skanderbegu kishte nën sundimin e vet. Kur Papa muer vesh këtë krim të shëmtuem e sakrileg, pa se damet do të kishte krishtërimi dhe pa vonesë u shkuen Metropolitëve të Tivarit e të Durrësit tue dhanë urdhën që të malkojshin Lekën, shokët e përkrahësit e tij , mallkim që s'do t'u hiqej as në rasën e vdekjes së tyne, po të mos e prishin brenda 15 ditësh atë lidhje të poshtër e po të mos ndalojshin çdo dhunë e dam kundër Skandërbegut. Këto letra që i rreshtuem kur folëm mbi Laurencin e II Arqipeshkvin e Tivarit (të këtij bleni), kje dërgue me 10.II.1460. E Pali me dinjitetin e auktoritetin e vet e me urti e gojtari të spikatun ia dul me i bindë Dukagjinasit të ndërrojshin mendim para se t'ishte nevoja t'u lëshohej mallkimi. Pali i preku zemrat e tyne, i bani të shifshin poshtërisitë e kobevet që kishin fillue dhe i pajtoi e miqësoi me Skanderbegun" , shkruhet në faqet 151-152 të librit "Illuricum Sacrum", rreth tradhëtisë që Lekë Dukagjini i bëri Skëndrebeut., gjë e cila nuk është përmëndur në asnjë nga botimet e Historisë së Shqipërisë, para e pas viteve '90-të.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Illyricum Sacrum Empty Re: Illyricum Sacrum

Post  Leka Wed Mar 25, 2009 7:02 pm

Aleanca e Skënderbeut me Pal Engjëllin
Më poshtë në veprën në fjalë, përshkruhet aleanca e Skënderbeut, me Ipeshkvin e Durrësit, Pal Engjëllin, ku midis të tjerash thuhet: "Barleti në Jetën e Skëndërbeut tregon se Pali, Arqipeshkvi i Durrësit ishte: "pjestar e shoq i Skanderbeut në të gjith përpjekjet, rreziqet e këshillet", se shkoi bashkë me të në Raguzë.
Kur po bënte gadi flotën n'Itali dhe n'emën të tij foli me Senatin e Popullin, tue iu falë nderës Republikës për mirësi e nderime të shkëlqyeshme me të cilat e rrethuen Kastrijotin. Tregon edhe se kur po nisej nga limani, Arqipeshkvi tha nji meshë. Këto ndodhën në vj. 1461. Unë jam i mbushun mendje se Pali, shoq i Skanderbegut, do të ketë shkue në Pulje e në Romë, ku me dijen e vet e shtoi dashtnin e përparshëm që kishte për të Piu. Por fuqija e gojëtarija e tij shkëlqei edhe ma fort në vjetin 1463 pranë Skanderbegut. Më 27 prill të këtij vjeti, Skanderbegu pa dashtë bani paqe me Mehmetin, Sulltanin e Turqis. Në këtë kohë venedikasit, të ngucun prei turqish, parapanë se e gjithë fuqija barbare e pesha e luftës do të kthehej kundërsish. Prandaj filluen të përpiqen me ia mbushë mendjen
Skanderbegut, tue e dijtë edhe se vetvetiu ishte i prirun për këtë punë, të rrokte edhe nji herë armët. Kjo dërgue si legat Gabriel Trevizani i cili kjo pritë keq prei Mbledhjes së Paris shqiptare.
Atëhere ku ngau te … dhe këti ia porositi çështjen për të cilën kishte dërgue, dhe i lutet me besim, qi ta merrte mbi vedi atë çështje e se do të fitonte prej nderë e lumni të madhe, po të përpiqej me fuqin e vet bindse e me autoritetin e vet për të shpëtue viset kristjane nga fatkeqsit, qi ma të rënda po për vetë Epirin nga ajo lidhje me turqit.

E Pali, i qet si ishte, për mprojtjen e Fes e t'Atdheut, e pa se jo vetëm ishte punë e dobishme, por e domosdoshme, dhe tu i dijtë sekretet e Skënderbegut e se ligjirata do t'i pëlqente së tepërmi, premton Trevizanit besën e përpjekjet e veta, dhe me nji herë hyn në mbledhjen e Princit, ku merrte pjesë Parija shqiptare, dhe kaq fuqi pat fjala e ti për luftë, sa të gjithë nji zani kërkuen luftë kundra turqvet, dhe vendosën me ia nisë. Nga këto përpjekje qi drejtoheshin për të mirën e çështjes kristjane dhe të vendit, emni e ndera e Palit u shtue jo vetëm përanë të vetvet, por edhe përanë venedikasvet.
Dukët e të cilvet Pashk e Kristofor i dërguen lavdet e veta të mëdha me anë letrash e sidomos Piu II Papë e përqafoi me dashtni të madhe. U hap fjala se, kur Papa shkoi n'Ankonë e prej andej do të kalonte n'Epir me nji flotë shum të fuqishme të Beslidhunvet, kishte në mend Skanderbegun m'e ba Mbret e Palin Kardinal. Por tue kenë se Papa vdiq në këtë ndërkohë, qëllimi i ti s'shkoi në vend. Për këtë s kemi dishmi tjetër përveçse të Barletit, i cili në Jetën e Skanderbeut (lib XI) thotë: "Papa Piu II mbledhë gjithkshë fuqi e ushtri kristjane po nisej kundra Otomanit, dhe porsa të kalonte n'Epir e Shqipni, mbassi të thonte Meshën në qytetin e Durrësit, Pal Ejllorin Arqipeshkvia e këti qyteti do ta naltonte në shkallën ma të naltan e Ipeshkvis, qi tash e quajnë Kardinalat e Skanderbegun do të çpallte Mbret t'Shqipta-rvet e t' Epirotasve. Nder Kardinajët e zgiedhun nga Piu II, emrin e Palit nuk e gjejë, dhe gabojnë krejt ata qi pohojnë se kjo naltua në këtë kambë. Në vjetin 1466, Mehmeti i II, Perandori i Turqvet "u nis me pushtue qytetin e Durrësit", si tregon Barleti në jetën e Skanderbegut (lib. 13) : "Tue mendue se do ta gjente të paforcuem e të pagatuem, e kështu do të sulmonte pa pritë, por u rrejtë. Pse, kjoftë venedikasit, kjoftë Princi Skanderbeg e kishin forcue me ushtri për tokë e det, e kështu Prisi otoman turprisht kje mujtë e dëbue me kërdi të madhe të vetvet". Sa u përpoq Pali për Atdheun e vet Shqipnin, nuk kemi dyshim se aq edhe u mundue për të mirën e Kishës së Durrësit. Nga pakujdesi i atyre kohvet, na vjen keq se nuk i dijmë punët e mëdhaja të tija. Këtë vetëm dijmë se para vjetti 1462 e la vakaante ketë Metropoli", përfundon përkthimi i Dom Frano Illias, lidhur me aleancën e Ipeshkvit të Durrësit, Pal Engjëllit, me Skënderbeun..

II
U njohëm me një përmbledhje të shkurtër të përpjekjeve të Dom Frano Illias, meshtarit të Delbnishtit, Laçit e Milotit, për të botuar veprën madhore "Illyricum Sacrum" të atutrit italian, At Daniele Farlatti, të cilën prifti i famshëm me origjinë nga fshati Juban i rrethit të Shkodrës, e përktheu nga latinishtja në në vitin 1963.

Ajo vepër e cila përbëhej në një seri prej tetë volumesh, ndërmjet të tjerash në volumin e shtatë dhe të tetë, fliste gjërë e gjatë për historinë e Ilirisë. Aty thuhej se me nxitjen e Papa Klementit të XI, apo siç njihet ndryshe Papa Klement Albani, prej origjinës së tij shqiptare, u grumbulluan në të gjitha krahinët e Ilirisë, libra dokumente e të dhëna të tjera dhe u transportua për në Venedik, ku do të përpunoheshin e më pas të botoheshin. Gjatë transportimit të materialeve të mbledhura për në bregdetin e Adriatikut, nga ku më pas do të niseshin për në Itali, një qerre me arkiva të Ilirisë, u mbyt në lumin e Drinit në zonën e Zadrimës. Pas përkthimit të asaj vepre voluminoze e cila i kushtoi rreth shtatë vjet punë të pandërprerë, Dom Frano Illia e dorzoi atë në Institutin e Kulturës Popullore në Tioranë, ku prej vitesh punonte si bashkëpunëtor i jashtëm i saj, dhe në kërkesën e bërë për botim, ai sugjeronte se ishte i gatshëm për të përkthyer edhe volumin e tetë që fliste për Tivarin e Kosovën, të cilat ai i konsideronte si pjesë të Shqipërisë. Ndërsa Dom Frano Illia ishte në pritje të përgjigjies së botimit të veprës, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burg, kurse vepra e tij përfundoi në Arkivin e Shtetit.

Dom Frano Illia i kërkon librin Ramiz Alisë Shokut Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitet Qëndror të PPSH Tiranë.
Unë i nëshkruemi Frano Illia, ju drejtohem për sa vijon: Si bashkëpunëtor i jashtëm i sektorit të të Etnografisë, sot Instituti i Kulturës Popullore, kam mbledhur, përpunuar dhe kodifikuar sipas kritereve juridike "Kanunin e Skënderbeut", Kanuni i Shqipërisë Qëndrore: Dibër, Mat, Krujë etj, mbi 700 faqe të daktilografuara format mestar. Në vjeshtën e vitit 1967 punimi i nalpërmëndun iu parashtrua Komisionit të Sektorit t' Etnografisë me të ftuar juristë të jashtëm si Emid Tadeskini e Vangjel Meksi . Ky komision pasi bëri vërejtjet dhe sugjerimet e veta dha mendimin që punimi duhej të botohej. Ndërsa ishim tue zbatue vërjetjet dhe sugjerimet, jam arrestue dhe punimi i papërfundue kje depozitue për tu ruajtur në Arkiv të sektorit. Me dekret të posaçëm nr. 7029. Datë 9.IV.1986 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të R.P.S.SH. mu fal dënimi i mbetun. Me 21.IV.1986 ju drejtova Institutit të Kulturës Popullore që të më kthente punimin për ta përfundue e për ta përmirësue. Me 28.V.1986 ju drejtova kryeministrit shokut Adil Çarçani i cili më 26.IX.1986 mu përgjigj se letrën time ia kishte dërguar Ministrisë së Arsimit e Kulturës për kopetencë e përgjigjie. Më 6 mars 1968, më takuen dy përgjegjësit e Institutit, njëri ndër ta Abaz Dojaka me të cilin njifesha që në sektor kur punojsha atje. Ata gojarisht mu përgjigjën: 1) të asht njoft dhe të njifet autorësia. 2) Punimi nuk asht pague. 3) Punimi asht depozitue në arkiv të Institutit të Kulturës Popullore për tu ruajtur. 4) Do të jepet për ti dhanë shikimin e fundit kur të caktohet për botim nga Akademia.

Mbas insistimit tim që punimi të më dorzohej tashti për ta përfundue e përsosë me që edhe në moshë 70-vjeçare, edhe me një koleksion sëmundjesh më thanë: "do mendojmë". Që atëhere edhe sot megjithëse ja kam kërkuar edhe ndonjëherë tjetër, asnjë përgjigjie as negative dhe as pozitive. Mbasi trokita kot në të gjitha dyert e mundëshme, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'ju drejtohem ju, autoritet ma i naltë, tue kërkue punimin tim, si kërkon prindi fëmijën e vet. Kam besim shoku Ramiz, që lutjen time, që mua më duket krejt e arsyeshme dhe e ligjëshme ta merrni ju parasysh dhe me këtë besim nënshkruem
me shumë nderime". Frano Illia. Shkodrë 9.VI.1987.

Kërkesa e dytë për botimin e librit
Pas kërkesëssë parë që Dom Frano Illia i bëri Institutit të Kulturës Popullore për botimin e përkthimit të veprës "Illyricum Sacrum", në datën 19. VIII. 1963, ai nuk mori asnjë përgjigjie nga ai Institut dhe nisur nga kjo gjë, ai u detyrua dhe në datën 9 dhjetor të vitit 1963, ai i nisi edhe një kerkesë tjetër në adresë të atij institucioni. Në kërkesën e dytë, ashtu si edhe në të parën, Dom Frano i paraqiste shkurtimisht në një faqe e gjysëm të daktilografuar, disa sqarime përkatëse se çfarë ishte ajo vepër dhe pse ishte e nevojshme botimi i saj. Po kështu në fund të asaj kërkese, ai sugjeronte se nëse ajo vepër do të pëlqehej nga titullarët dhe specialistët e atij Instituti, ai ishte i gatshëm që të merrej edhe mepërkthimin e volumit të tetë të atij libri, në të cilin bëhej fjalë për Tivarin e Kosovën, të cilat Dom Frano i konsideronte si pjesë të pandara të Shqipërisë.

Në atë kërkesë të dytë të tij, ai shkruante: " IlYRICUM SACRI. TOMUS SEPTIMUS. ECCLESI DIOCELENTANA, ANTIBARENSIS, DYRRAHACHHIESIS ET SIRMIENSIS,EARUM SUFRAGANEIS. AUCTORE, DANIELE FARLATO, Presetbyro Societatis jesu et JACOBO EOLETO olim ejusdem Societatis alumno. VENETIIS, MDCCCXVII, apud Sebastianum Coleti. Superiorum permissu ac privilegio.
Vepra ILLYRICUM SACRUM, asë Ilirija Kishtare përbahet prej tetë volumesh.
Volumi i VII parqet historinë kishtare t'Ilirisë bregdetare të Adrijatikut, kurse bleni i VIII atë të krhaninave të Kosovës. Volumi
i VII rreshton historinë e krahinave kishtare të Djoklesë, Tivarit, Shkodrës, Durrësit, Sirmit dhe të syfrangave të tyne. Prej kësi volumi deri tash kemi përkthye pjesët që i përkasin mbrendisë së kufijeve të sodshëm të Shqipnisë, d.m.th. Shkodrën e Durrësin me sufrangën e vet. Shkodra ka këta sufrangë: 1. Pultin, (Pultin e Madh, Pultin e Vogël) 2. Drishtin, 3. Dejën, 4. Sarden e Sapën.
Durrësi ka këta sufrangë: 1. Lezhën, 2.Arbnin, 3. Krujën, 4. Benden, 5. Priskën, 6. Shtejrnin, 7. Kanovjen, 8. Skampën (Elbasanin) 9. Lestronin, 10. Bulidën, 11. Amamcjen, 12. Apoloninë, (Pojanin) 13. Vlonën, 14. Pulkerjopullin (Beratin) dhe 15. Akroçerauninë. Volumi 38 X 26, faqe 638, ka një parathënie të giatë. Ky volum VII përshkruen gjanë e gjatë themelimin e qyteteve të ndryshme ashtu edhe djeçezave, kështu që rreshton historinë kishtare e civile t'atyne vendeve. Shfrytëzon mirë dokumentet e kohës dhe historianët e gjeografët. Asht shumë i pasun me dokumentee të dhanë historike, toponimastike dhe fisnore. Landa ndahet në Djeçezë apo rajone kishtare. Secila seli Arqipeshkvnore apo Ipeshkvnore gjindet zakonisht ndër qytetet prej kah marrin edhe emnin.
Në fillim përshruhet themelimi i qytetit e një shkurtim i historsë së tij, mandej ai i djoçezit. I nderti Zotni. Si biseduem në takimin, për të cilin ju falenderoj, po ju bashkangjes PASQYRËN SINTETIKE TË VEPRËS DHE TË PJESËVE TË PËRKTHYEME T' ILLYRICUM SACRUM. Kaq e pashë të mjaftueshme, mbasi Punonjësit tanë të Historisë e njofin mirë dhe panda ndër shkrime të veta e citojnë. Në rasë s e pëlqehet ky përkthim tash ma vonë, kishëm me qenë i mendimit të plotësohet kuadri historik i veprës me përkthimet e pjesëve që i përkasin krahinave të Tivarit, çka në fakt jam tue vazhdue, ashtu edhe i blenit të VIII të kësaj vepre, i cili flet gjanë e gjatë për Krahinat e Kosovës. Në pritje të përgjigjies s'Uej mbetemi me nderime. D. Frano Illia (firma) Milot 9.X.1963 Adresa: Dom Frano Illia Milot.
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum