ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohje me bazat e Islamit

Go down

Njohje me bazat e Islamit Empty Njohje me bazat e Islamit

Post  Hene@ Fri Mar 20, 2009 4:59 pm

Njohje me bazat e Islamit
Shejh Muhammed Salih Ibnul 'Uthejmin


Vërtet falënderimi (hamdi) i takon Allahut. Atë e falënderojmë, kërkojmë ndihmën e faljen e Tij, si dhe tek Ai pendohemi. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetës sonë dhe nga mëkatet e veprave tona. Kushdo që udhëzohet prej Allahut, nuk ka humbje për të dhe kushdo që humbet nga Ai, nuk ka udhëzim për të. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me meritë përveç Allahut të vetëm e pa ortakë. Dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij. Bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shoqëruesit e tij dhe këdo që i pason ata në të mira. Për të vazhduar:

Me të vërtetë dituria mbi teuhidin [njësinë e Allahut] është nga shkencat më fisnike dhe është në shkallën më të lartë, si dhe më e detyrueshmja për t'u studiuar sepse është dituri mbi Allahun e Lartësuar, Emrat e Tij, Cilësitë e Tij dhe të Drejtat e Tij ndaj robërve të Tij.
Gjithashtu, ky është çelësi për në rrugën drejt Allahut të Lartësuar, dhe është bazë për Ligjet e Tij [sheri'ah]. Të dërguarit qenë të bashkuar në thirrjen për në të. Allahu i Lartësuar thotë:

"Dhe Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar vetëm se i shpallëm atij se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Meje, pra më adhuroni Mua." [Enbija 21:25]

Allahu dëshmon për Njësinë e Tij, gjithashtu edhe engjëjt dhe dijetarët dëshmojnë. Allahu i Lartësuar thotë:

"Allahu i Lartësuar dëshmon se nuk ka të adhuruar me meritë përpos Tij, dhe po ashtu engjëjt, si dhe ata të dijes - [se Ai] mban [krijimin] me drejtësi. Nuk ka të adhuruar me meritë përpos Tij, të Lartësuarit, të Fuqishmit, të Urtit." [Ali 'Imran 3:18]

Përderisa natyra e teuhidit është e tillë, atëherë është detyrë për çdo musliman që të përkushtohet në të mësuarit, në mësimin e të tjerëve, në reflektimin dhe besimin në këtë, në mënyrë që feja e tij të ndërtohet mbi baza të sigurta, dhe që ai të jetë i kënaqur dhe të fitojë bekimet e rezultateve të kësaj
[/color]
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum