ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anegdota Popullore

Go down

Anegdota Popullore Empty Anegdota Popullore

Post  AuLoNa Mon Mar 16, 2009 2:54 am

MOS PO E RRUJNE EDHE AT QEN

Ish kane njani tuj u rrue.Berberi e kish pas briskin e pamrehun, e k'ti i diqke l'kura sa qaq bahet.Tuj u rrue ky njeri, e nijti ni qen tuj piskate n'rruge.At'here foli:
--A thue , more , cka qaj qen qi po pisket?A mos po e rrujne edhe atona a?


DJELMT EVLIHA

I kish pas magjupja dy djel.Po i lavdohet shoqevet:
--I kam dy djelt evliha.
--Qysh?--i thane shoqet.
--Mramje per mramje , kur bojne llaf qysh do me marre moti , njani thot:
--Neser do t'bje shi.--e tjetri thot:
--S'do me ra-- edhe kurr nuk nuk bahet per pa i dale njanit fjala.


PERTEJ DJEPIT--PERTEJ DETIT

E 'kish pas thirre burri t'shoqen:
--Oj grue , ku je?
--Jam pertej djepit.
--Pertej djepit , pertej detit.


KUSH KA KORRE?--NUSJA

Ish kane ni zotni e kish pas toke shum.Kish pas shti argat n'are me korre grune , e ner ta ishte edhe 'i nuse e shpis.Kah akshami ish kan shkue zotnija te argat.Vetke zotnija tuj shkue ares:
--Kush i ka korre qita rena kaq keq?
--Nusja,-- thojshin tjeret per me e pshtue veten se e dishin qi nusja nuk flet.Shkojke ma larg zotnija e prap vetke:
--Kush i ka korre qeta rena kaq keq?
--Nusja,--ithojshin prap argat.
Kur u ba aksham e erdh vakti m'i marre hakun,zotnija tana paret ja dha nuses.Argat i thane:
--Pse me ja dhane nuses tana paret?
--Prej fjalve t'juja po merret vesh qi nusja e paska korre krejt aren.


E LUMJA , MORI E EJTE

Ni vajze ish kan hi ner vade (t'marteses).Kishte me u martue t'ejten.Kur erdh koha , nja kater pes dite pa shkue , ja nisi e po i njen dit:
--E hane , e marte , lumja mori e ejte.
T'merkuren e kapercei , e harroi pej qejfit e pej ngutes me shkue sa ma perpara te burri.(ktu ni her jane martue t'ejteve).


ZJARMI I ZHABARIT

Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli:
--Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.


FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT

Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit;
--Djali yt i ka ga' rrogtarit.
K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
--Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga rroktarit".
Grueja edhe ja priti:
--He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne rrogtarit qi a kane n'shpi.



A HIHET NE KET UJE

Ish kane njani tuj ba udhe.Ja mrrini tu ni uj , e zatetet ni coban stomit t'ujit.E kish menen me dale n'at ana ujit.E veti cobanin:
--O coban , a hihet n'qet uj?
--Po.
Ujt ish kone koxha i felle.E merr drumtarin e e con nja 'izet-tridhet metra teposhte.Dikur drumtari mezi qi duel.U k'thue te cobani e i tha:
--Pse , bre coban , ke tuj m'marre n'qafe e nuk m'kallxove t'drejten?.Gati u myta.
--Ti nuk m'pvete a dilet , po a hihet n'qit uj.Me hi a kollaj , po me dal a zamet.Duhet me vete a dilet e jo a hihet.



TUPANI I LETRES

Ish kane ni deputet e merr udhtim.E teshi n'rruge ni njeri me ni tupan t'letres.E p'veti:
--Cka asht ky?
--Ky asht tupan pej letre , me i ra kur naj deputet t'ban xhymertllek.
--Po ky ckyhet , more
--S'e di , se kurr s'm'ka ba vaki me i ra deri sod.


GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE

Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete.



KUSH PO HIN ANDEJ?

E veten ni babe:
--Qysh pe e qon me k'ta t'rit?
--Birinxhi.
--A po t'ngojne?
--Kush po hin anej!SA FEMIJE I KE?
E d'veti ni grue njanin:
--Sa thmi i ke?
--Pese.
--Po m'dhimesh.Sa t'jete thmija i vogel , ta hane kashaten e gojes , kur t'rriten , ti hane mushknit.


NUK TE NJEH KUSH A JE GJALLE

Ish kane ni katunar i thjeshte , po menen e madhe.N'bramje shkon te shpija e a ungje e po rrin mazun.E shoqja e k'thei darken edhe e thirri me hanger.
--He , moj grue , nuk e din ti cfare derti kam une.S'muj me hanger buke.
--E cfare derti ki , njeri?
--A dek filan bajraktari;filan aga e filan parija e m'ka mete fisi n'krye.
Greja priti e i tha:
--Hajde njeri e ha buke , se s'tnjeh kush qi je gjalle , se vec taksirati i ktyne thmive me m'i lane unet , qi t'ka hype menja e madhe , se kush s't'nje.



QITEM MOTER TA LAJ FTYREN

Shkoi njani te motra e vet e martueme e nejti rrum dy muej pa luejte hic.E kish gjet mire aty;me punu s'punojke e miku i bajke muhabet boll.Ma s'mrami miqt nisen me u merzite,po s'kishin qysh me i thane me u cue.Edhe motres nuk i vike mire qi po rrin vllau aq shume.Ni dit natje i tha vllau motres:
--Qitem uj , moter , t'e laj ftyren.
--Uh , vlla--i tha motra.---Cfare ftyre po do me la!?.Ti me pas ftyre, shkon te shpija jote.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Anegdota Popullore Empty Re: Anegdota Popullore

Post  AuLoNa Mon Mar 16, 2009 3:00 am

QAFA E PULES ME PELQEN MA SHUM

E kishin pas vet njanin:
--Cili mish i pules asht ma i miri?
--Mishi i qafes asht ma i miri,--ja kthei ai.
--Qysh more, mishi i qafes ma i miri?.--nisen me ba hajgare ata qi e kishin vete.
--Per mue asht ma i mire mishi i qafes se dajma kam hanger qafa t'pulave e mish tjeter i pules s'm'ka ra kurr hise.



KUSH NUK DIN PER VEHTE NUK DIN PER KERKEND

Niset me shkue njani n'sheher.E mushi ni thes me drith.N'njanen ane e qet at thes n'kali e n'tjetren ane e qet ni cung.Cungun e ban barre.E teshe ni njeri n'udhe.I thot ai njeri:
--Cka ke ba kshtu?
--Qe valla,e ngarkova qet cung me e ba barre.
--A ki tjeter thes me veti?
--Po kam.--Edhe ja dha thesin e shprazt.
E shkarkuen kalin,e dane drithin n'dy thas e ja ngarkoi e ja bani t'dy thaset barre,e cungun e la n'toke.E i tha:
--A asht ma mire tash?
--Po valla.
--Une--tha-- s'di per vedi se , me m'sue hallk di.
--A s'din per vedi?-- i tha i zoti i kalit.--Nale ta ngarkoj prap cungun si e pata se, ti qi s'di per vedi, s'di per kerkan e s'm'ban hajr as mue.



DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME

Ish kan dale ni njeri me shetit.Shkon teri n'stom t'detit.Aty ish kane ni peme e madhe.N'at peme ni shpen i bardhe.Ai shpen e kish pas ni pike uje n'kaqep.Ky njeri quditet shka ish ajo peme aty e ai zog me ni pike uje n'kaqep.Kah kthehet n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrine.E veti plaku:
--Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u pergjegj:
--Kshtu e kshtu e pashe ni pemë n'stom t'detit e ni zog n'pemë me ni pike uje n'kaqep.S'po di se cka do me thane kjo pune.
--Po t'kallzon plaku--i tha i mrrini.--Pema n'stom t'detit asht dyjeja.Shpeni n'peme asht insani.Pika e ujit n'kaqep t'shpenit asht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjeter t'detit asht dija e pazbulueme.



KUR QESHET DITUNIA?(IRONIKISHT)

Dijen e kishin vete:
--A kesh naj here n'ymer tan?
--Po,--kish than dija--une keshi (kuptohet:ironikisht) n'ymer tem tri here:kur i madhi nuk ja din t'voglit,kur i forti nuk ja din t'ligit edhe plaku kur nuk ja din t'riut.



I CELSHA VESHET E I MSHELSHA SYTE

Ish kan shku Brahim Uka i Dobrodolit te Rraci i Siqeves,e thojke:
--Kur shkova te Rraci,i celshna syte e i mshelsha veshet,--se Rraci ish zingjin,po meshkuj t'muhabetit s'kish pase,krejt do t'shnosh.
--Kur shkojsha te Tahir Hasani i Kijeves , i mshelsa syte e i celsha veshet se hem jan kan t'fort pej takati e hem kan pase burra t'meçem (Ramadan Shabani) .



PAK TLYNE,PAK DUHAN

Nifare Shaba ' Dema i Vuqines e kish pas pi duhanin shum.Djemt ishin kan pas menue me ja hjek duhanin e po i thone ni dite:
--Ish.kallaj, bre babe, me e lane duhanin.Na ka kallxue dikush.
--Qysh , bre bir?
--Me e hanger ka 'i luge tlyne sabale.
Plaku s'kish pas qef me e lane krejt.Po u thot t'bijve:
--Jo,bre bir,s'un e kini marre vesh mire.Kan thane:Pak tlyne e pak duhan!



SHKA DUHET PER YFTAR

Kishin pas shkue dy vete n'shpi t'Tahir Berishes.Po bajne llaf shka duhet per yftar.Foli njani:
--Per yftar duhet pogaqe,voe t'perzhitne.petlla,djath t'njome.
Tjetri tha:
--Duhet me pase edhe hurme,fiq.portokalla.
I thane Tahirit:
--Ti ,Tahir, ke qef me pase per yftar ni sheke kallamoq (se kujtojshin qi Tahiri s'din gja, se ish kan bjeshkatar).---Tahiri tha:
---Tana kto po i ngjehni ju per yftar.Yftar e nreqin ma shume gjinja.Gjin duhet me pase per yftar.


RAHMET PASTE KUSH E KA GJETE MISHIN E PASULIN.

Njani kish shkue n'mal per dru.Gjith diten nejti pa buke.Edhe e lagu shiu.Kah u kthye ,po thot me vedi:"Ishalla e gja ' ni pasul per darke".Kur i pruni drute tu shpija, u shtrue darka.Bacica kish shti pasul , edhe me mish.Kur e pa ky pasulin me mish u gzue.Hanger shum.Piu edhe i'gote uje, e dhezi ni cigare e tha:
--Zoti zhdrypte rahmet n'shpirtin e ati qi i ka ra n'men me i bashkue mish edhe pasul bashke.Pasuli jemek n'veti, e mishi kapaki i t'tanave,a ka si bahet ma mire!



FALLI I TE VORFUNIT

Ish kan njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
--Allahile, a po m'qet fall?
--Per cka po do me t'qit fall?
--E kam jeten e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr, a kam m'u ba najhere zingin i madh?
Falltori zu m'i qit fall me pasula.Ikqyri sa i kqyri , e dikur tha:
Edhe tri vjet qishtu e ke fatin.
--Po masanej?--e veti fukaraja.
--Masanej m'sohesh s't'duhet ma mire.



GJYGYMI I ÇAJIT

Shkon njani n'Shtime.P'e shef njanin qi kish ra n'fukarallik e i kish qite m'e shitë gjygymin e çajit,e kishte pas shite edhe token , e tash e kish qite me e shite edhe gjygymin .Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtime.
--A po e shet gjygymin a?
---Po ,po e shes.
E kqyri gjygymin e i tha:
--I mir tuk'a , po i vogel a ?
--Po t'doket i vogel , po i vogel s'a,dymdhet hektere toke m'i ka hanger.


A S'I KENI DY VEGSHA

Njanit i erdh mysafir ni jaran i madh.E kish menen me i ba muhabet e ja veti qefin.
--A don me t'shti mish e lakna a mish e pasul per darke?
--Pse jaran, a s'i keni dy vegsha a ?



UNE PO E THEJ QAFEN N'BOSTAN

Ni zot shpije jau dajke punet mashkujve t'shpis nadje.Gjithhere punet ma t'lehta per veti i dajke.Ni dit po u thot:
--Ti ke me shku me berre, e ti shko n'mulli , ju dy shkoni n'are e une po shkoj e po e thej qafen n'bostan.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Anegdota Popullore Empty Re: Anegdota Popullore

Post  AuLoNa Mon Mar 16, 2009 3:20 am

BINI JU SHEHADET

Ni i Drenovcit kish ba me deke.Robt e shpise po i thone:
--Bjer shehadet, babe!
--Bini ju shehadet se mue m'rrou dreqi.



U NIS PER MEVLYD E DUEL SURLE E TUPAN

Qohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhen m'e knue ni mevlud.Nuk vjen hoxha se i dele ni deke a pune.Ja con zoti tupanxhine e surlaxhine qi i kish zane nata e shkojne me bujte te Lima Kelmendi n'Balince.I shtin mrena Limani e ua shtron darken.Mas darke i shtine djemt e shpis mysafirt me i ra tupanit e surles.Ja filluen kta e po bajne gjymysh . Limani u ba n'qef e kish pas fole:
--Kalleni,kalleni e bani gjymysh!.E kam pas nise per mevlud e m'duel surle e tupan.



KËMBËT HEQIN PËR KRYE BUDALLË

Niset njani pej shpije per ni pune.N'ven qi me sose pune shpejt e me i ra shkurt nget gjith diten posht'e perpjete e gja s'un n'req.E nxe akshami n'ni katun.Bjen n'konak te ni mik i veti.Kur merr m'i shtrue miku me ra mas darke,ja shtroi dyshekun edhe ja qet jastakun.Ky muer e ra.Kamet i qiti n'jastik e kryet n'fun t'dyshekut.Miku po i thot:
--O mik, per s'mrapshti je ra se kryet duhet m'e qite n'jastik e jo kamet.
--Jo,bre mik, se mir jam ra,--ju pergjegj musafiri--se kamet hekin per krye budalle.Gjith diten kamet kan heke per k'ta krye budall e tash kamet ne t'pushojne rahat n'jastik e jo kryet, se s'e meriton.urat Rudit



ANEGDOTA-MESELE

Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditët e sotme.


I GJALLI RRUDHET PAK

-Shkoi ni katunar m’e e ble ni jargan.Edhe e lypi ni jargan ma t’madhin.Dugajxhija ja qiti njå,po skish pas jargana shum t’gatë.Katunari u shtri n’dugajë edhe u mlue me jargan,po i metën kamët pak përjashta.Tha:
-Kanka i shkurtë.
-A e do për t’gjallë a për t’dekun,-i tha dugajxhija.
-Për t’gjallë ,-i tha katunari.
Dugajxhija i ra shtagë kamëve.Katunari i rrudhi kamët e jargani ja mloi.At’herë dugajxhija i tha:
.Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.



BOLL MA....

Ish kanë ni katunar e e përziu drithin me dhe për me i ardhë ma i rånë e e con n’magaze me e shitë.Magazinjeri ish kånë njeri i drejtë.E kqyr drithin edhe e på t’përziem me dhe.S’po i thot:”Pse e ki t’përziem me dhe”,po po e vetë:
-Sa vjet i ki?
-Gjashtdhejt.
-Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorë prej ktyne seneve se vakti å.


QITMA, ZOT,NJI KALË

Ish kanë ni drumtar kah shkon vetun për shehër.Dikur po e sheh ni përpjeze e po thot:
-Qitma,zot,ni kali e t’kapërcej qeket përpeze teri n’qat kodër se jam lodhë e kputë.Nuk shkon nja pesdhjet hapa e zatetet n’ni zabit t’mretit.Zabitit i kish pjellë atkija.Mazi i vogël nuk mujke me ecë e zabiti me pritë s’kish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i tha:
-Paja kå!-Drumtari ju afrue.
-Kape ket maz,qite n’shpinë se s’po munet me ecë e qitma n’kodër.
-Vallahi jam lodh e s’muj.-i tha drumtari.
Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite n’shpin se t’vrava.
S’pat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin n’shpinë.Po i n’gjitet kodrës përpjetë me gjith maz e po flet me vedi:
-Hej more zot,une t’thash:”Qitma ’i kali t’i hipi n’shpin e t’dal n’kodër”,se jo me m’hipë mue kali n’shpinë e m’e qitë une kalin n’kodër.


DO TU TRGOJ T’GJITHËVE...

I kish pas thanë njani ni shoqit t’vet:
-Po t’kallxoj dishka n’besë,po ti kurkuj mos i kallxo.
Ai tjetri i tha:
-Besa do t’i kallxoj t’tanve.Masi s’po mun e ruen ti at fjalë,kah ta ruej une?


PËR FYTYRË--- KATËR LIRA

-N’kohë t’vjetra, gjaku për fytyrë ish kånë katër lira;gjaku i burrit dymdhet lira,e varra sakat gjashtë lira.
Shkon njåni te ni plak edhe e vet:
-Qysh båhet kjo punë , qi varra i ka gjashtë lira e fytyra katër lira?
-Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.-Ai qi nuk don m’e hupë ftyrën e vet,për tå åsht pishtoli.Ai qi nuk ka dert për fytyrë e do m’i marr paret,boll i ka katër lira.


ME M’I DIJTË TË ZEZAT QË I KAM...

E muerën nusen n’ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja ish kanë e zezë n’fytyrë.Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra,-tha nusja-me i dijtë ju t’zezat qi i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zezë n’fytyrë.


MBRETIT JA CELTË ZOTI SYTË E ZEMRËS

Ke ni hallë plakë.E pat ni djalë edhe renë e vet.Djali ish kan shkue ni ditë n’pazar.Kur erdh pej pazarit,p’e vetë e ama:
-Bir, a mun erdhe?
-Erdha nanë.
-A kish naj haber,a njeve naj sen?
Djali deshti m’u mahitë pak me nanën për dashtnim e i tha:
-He mori nanë,ni urdhën qi e kish qit mreti,vejushk kun mos me lanë,vec tana me e marr ka ni burrë.T’reja e plaka,jashta m’e pasë ni dham n’gojë,s’ka care pa u martue.
Halla e shtini gishtin n’gojë e po kqyr mos e ka naj dham.
-He, more bir,-tha plaka-ja zgjat jetën zoti mretit shumë se po deshka me sunue mirë.
Reja ish kanë n’magje tuj e sitë miellin.Keshi ho-ho-ho,se p’e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha:
-N’dash ban ho-ho-ho,n’dash hi-hi-hi,shka å folë,ka mu ba.Mretit ja celtë zoti syt e zemrës.


TRE VJET TË KAM LAVDUE

E kish pas marrë ni plak ni grue për djalë t’vet.Reja i kish pa bå hyzmet shumë plakut rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pa livdue renë n’ka ish zatetë,kur kish pas shkue nëpër miq: »Ni re qi e kam marrë une,kush se ka n’ket rrethinë ».
Mas tri vjete reja s’po i ban hyzmet e as s’po e ngon.Plaku ni ditë po i thotë:
-Hej moj bi,shum n’zor jam ra une tash.Tri vjet t’kum livdue e , tash tri vjet m’duhet me t’kesh për me jau mush menen hallkut qi s’asht qashtu aysh kam thanë.


S’KE MBETË AS PËR TE SHPIA

Ish kanë ni njeri e kërkojke shumë nëpër miq e dostllarë.Kur vike te shpija i lodhun,i thojke grues:
-E moj grue,s’jam mbet ma me dal kund.
Grueja ni ditë su durue e i tha:
-He,more njeri,ti s’je mbetë besa as për te shpija (se s’po ta sheh kush hajrin).


TË KA HUPË EDHE LAMSHI

Njani s’i kish pas punët kurrqysh.Po u ankohet disa dostllarve t’vet:
-M’ka hupë fija.
Ata dostllarët ja dijshin punët mirë e i thanë:
-Shka bahet qi t’ka hupë edhe lamshi,se për fije kallaj bahet!


KUR PO MË KUJTOHET DAJA....

E kish pasë njani dajën e keq.Kish pas thanë:
-Kur po e kujtoj dajën,edhe nana po m’mërzitet.


HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNË ULËT

Kur ish kanë Shemsi pasha n’Mitrovicë,ishin kan vjedh dugajët natën shumë.Disa prej shehrit shkojnë e i thonë pashës:
-Cka u ba kjo punë si na fikën hajnat?Me na i gjetë hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetë hajnat n’pikë dite,po m’u kan përzie me borxhlijt e s’po mij i daj.
-Qysh kshttu përzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulët e tuj u tutë se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t’ulët prej tute mos p’e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.


BINI JU SHAHADET

-Ni i Drenovcit kish bå me dekë.Robt e shpis po i thonë:
-Bjer shehadet,babë!
-Bini ju shehadet se mue mrrou dreqi.


U NIS PËR MEVLYD E DUEK SURLE E TUPAN

Cohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhën m’e k’nue ni mevlyd.Nuk vjen hoxha se i del ni dek a punë.Ja con zoti tupanxhinë e surlaxhinë qi i kish zanë nata e shkojnë me bujtë te Lima Kelmendi n’Balincë-I shtinë mrena Limani e u shtron darkën.Mas darke i shtinë djemt e shpisë musafirt me i ra tupanit e surles.Ja fillojnë kta e po båjnë gjymysh.Limani u ba n’qef e kish pas folë:
-Kalleni,kalleni e bani gjymysh!E kam pas nisë për mevlyd e m’duel surle e tupan.


MUHABETI I GOJËS

Njani po thot:
-Thonë hallku se ata qi kërkojnë (shëtisin),shkojnë vec me hangër.E une jo,nuk shkoj me hangër,po due me pasë muhabet t’gojës.
Tjetri ja priti:
-Krejt njå asht bre jaran.Muhabeti i gojës åsht buka.


GJYGYMI I QAJIT

Shkon njani n’Shtimle.P’e shef njanin qi kish ra n’fukarallak e e kish qitë m’e shitë gjygymin e qajit.E kishte pas shitë edhe tokën,e tash ekish qitë me e shitë edhe gjygimin.Po flet ky qi kish pas shkue n’Shtimle.
-A po e shet gjygimin a ?
-Po,po e shes.
E kshyri gjygymin e i tha:
-I mirë tuk å,po i vogël å.
.Po t’doket i vogël,po i vogël s’å.Dymdhet hektarë tokë mi ka hangër.


MERRJAU BUKËN SE E HARROJNË DJATHIN

Ni zot shpije,kur shkoi tu shpija,po i nien tu kajtë fmit.E thrret t’shoqen e i thot:
-Oj grue,cka kanë fmija qi po kajnë?
-U kam dhanë bukë e tash po lypin edhe djath.
-Merrjau bukën se e harrojnë djathin.


HERË PO MA KANDA,HERË S’PO MA KANDA

Ish kanë ni njeri,e katuni e kish marrë si njeri jo shumë të gdhenun.
Kishin marrë e e kishin pre nji pjepën e ni kungull e ja kishin përzie n’ni sahan.Ja kishin dhanë me hangër.
Ky edhe ja nis me hangër.Kur e vetën:
-Kadri,qysh po t’duket,a po ta kana?
Ky ju përgjegj:
-Herë po ma kana,herë s’po ma kana.


FALLI I TË VORFUNIT

Ish kanë njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
-Allahile,a po m’qet fall?
-Për cka po do me t’qitë fall?
-E kam jetën e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr,a ka m’u ba najherë zingjin i madh?
Falltori zu m’i qitë fall me pasula.I kqyri sa i kqyri,e dikur i tha:
-Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.
-Po masanej?-e veti fukaraja
-Masanej m’sohesh,s’t’duhet ma mirë.


LE TA DIJË SHPIRTI SHKA PO HAN

I tha djali nanës:
-Oj nanë,qitna dishka për drekë!
Ishin kanë fukara t’kputun.Po i thot nana:
-S’ka nana me shka me ta qit drekën.
Dikur i ra n’men e i tha t’birit:
-A ta qes ni hithnik?
-Mirë,nanë,qite.
Nana e kish pas soll ni voe n’magje.Po e vetë prap t’birin:
-A t’ja qes krejt voen hithnikit a sall gjysën?
-O krejt qitja,nanë bre,le ta din shpirti shka po han!


DERI SA TË MBËRRIJMË ATJE,PIQET MOLLA

Ishin kan shkue me prashitë do argat tu njani.Kur ja nisën,po i thotë i zoti i arës njanit argat:
-A po del ti, mixha Adem,me i pri renit si i parë?(si renatar,e tjerët me shkue mas)
-Po dal,po ku i nalni renat?
-Tu qajo mollë,-ia kthehi i zoti i arës.
Mixha Adem e kqyri mollën.Ish kanë molla shumë larg,e k’ti s’po ja merr menja qi mun me mrri deri atje.
-A gjithherë i coni renat deri tu molla a?
-Po,gjithherë deri qaty.
-Ani mirë,-tha mixha Adem.-Tekteri t’e cojmë renin te molla,piqet edhe molla e ulmi aty nën hije e hamë molla.


POROSIA E LOPËS SË VETME

Ish kan ‘i plak fukara e kish pasë ni lopë.Dit prej ditsh i cofi lopa.Fukaraja u qu natje,e pa lopën e coftëe pej mërzie duel n’oborr e po enet.Kryet e kish ungjë.Kojshija i vet e pveti:
-A mun u cove, o mixhë?
-Po u cova.A mun u cuet ju?-e pveti fukaraja.
-Po u cuem,-ja kthei kojshija,-po mu ba ni dam i madh sonte.
Po cfarë dami?-e pveti plaku
Kum pas nji mushterrë-Natën ish ra n’kanop e ish cofë për gazep.
-Hë,e jemja m’ka cofë mirë,tu folë e tu lanë amanet me gojë:“Unë cofa,po ty ta thava gojën e s’ke me pa ma dit t’mirë mas tashit“.
-Cka t’bajmë qi s’ka kush na i rjep,-i tha kojshia.
-Hë,bre vlla,-ja kthei plaku fukara,-s’jam msue me i mjelë,se me i rjep ja kam zanat.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Anegdota Popullore Empty Re: Anegdota Popullore

Post  AuLoNa Thu Mar 19, 2009 7:27 am

RENDIN JA DI POR.....


Ish kanë njani e e kish pas zakon,kur i shkojke naj mysafir,e dhezke zarmin,i shtike gjygym e xhezve n’zjerm,i nxirrke filxhanat,u ungjke ngat oxhakut e u thojke mysafirëve:
-More miq,renin e di qysh duhet,po cka t’i baj qi s’po kam kafe e shiqer me ju qitë ka ’i kafe.


SI KAM QENË E SI U BANA


Ish kan ni burrë qi kish pas qef m’u livdue.Kur ish kan plakë,i kish pas thanë ni ditë t’shoqes:
-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,n’pac qef po t’vajtoj,ja priti e shoqja.
Besa vajtom se un po t’ngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s’e ke pas shoqin!
T’hijshëm sikur ti nuk ka pasë!
Sahatin si ti kush s’e ka pasë!
Cigaren e sermit si ti kush s’e ka pasë!
Pushkën si tanën kush s’e ka pasë!
Atin t’shalës sikur ti kush s’e ka pasë!
Kullën sikur tanën kush s’e ka pasë!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasë!
Burri tu ingue k’to fjalë,u përmallue edhe po kanë.E shoqja po i thotë:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanë për sene t’hueja se,pasha zotin asnjo k’to tuajat nuk janë,vec i marova me ta ba qefin.



NUK TË NJEH KUSH A JE GJALLË


Ish kanë ni katunar i thjeshtë,po menën e madhe.N’pramje shkon tu shpija e å ungjë e po rrin mazun.
E shoqja e kthei darkën edhe e thirri me hangër.
-He,moj grue,nuk e din ti cfarë derti kam une.S’muj me hangër bukë.
-Cfarë derti ki,njeri?
-A dekë filan bajraktari;filan agë e filan parija e m’ka metë fisi n’krye.
Grueja,priti e i tha:
-Hajde njeri e ha bukë,se s’tnjeh kush qi je gjallë,se vec taksirati i ktyne thmive me mi lanë unët,
qi t’ka hypë menja e madhe,se kush s’tnjeh.


SA FËMIJË I KE ?


E dveti ni grue njanin_
-Sa thmi i ke?
-Pesë.
-Po m’dhimesh.Sa t’jetë thmija e vogjël,ta hanë kafshatën e gojës,kur t’rriten,ti hanë mushknit.

DJALI PËRTAC


Ni babë i kish pasë dy djemë:imadhi,Hamza,edhe i vogli,Hasani.I tha plaku ’i mbramje djalit t’vogël:
-Qitma,Hasan ‘i gotë uj.
Hasani ish kanë lodhshëm.Bani kishe s’po nin e s’luejti venit.
-Uh,bre babë!-ja priti djali i madh Hamza,-po ti e di mirë qi s’a hajri i Hasanit.
Qohu vetë e pi uj,e qitma edhe mue ‘i gotë.


GRAHI PUNËS E MOS U LUT


Ni i likofcas e kish pas vetë hoxhën:
-Hoxhë efeni,a asht gjynah me u lutë:“Ishalla bjen shi“?
-Me kanë tuj pre tulla,po gjyna asht.
-Po me thanë:”Ishalla s’bjen shi”!?
-Kur asht bashqja n’tertik me u tha , gjynah asht me u lutë “Ishalla s’bhen!”
-E cka me ba pra?
-Grahi punës e mos u lut,as “Ishalla s’bje”,e as “Ishalla bje”.


SA PLEQ I KA KALI I SHALËS E SA MAGARI


E pvetën Abaz Zenunin e Gjocajve(Junik):
-Sa pleq i ka kali i shalës e sa pleq i ka magari!?
-Magari-tha Abazi-i ka gjashtë pleq.Kali i shalës i ka tre pleq.
-Qysh kshtu,qi kali i shalës i ban ni milun dinar e magari nuk i ban as sa gjysma e tij?
-Po,po ju kallxoj.Kali ishalës åsht sall për nji njeri.Shpija s’ja sheh hajrin hic.
Sall ni njeri i vetum enet me të.Magari i ka gjashtë pleq,se ai i bån hyzmet krejt shpisë e krejt robt e shfrytëzojnë.


DEMELIN E KAM N’VEN JASTAKU


Dreqin,niher e kishin pas vetë:
-A flen najherë?
-Po-tha dreqi.
-Po shka shtjen nër krye,n’ven jastaku?
-Demelin e kam n’ven jastaku-tha.


KU PO DOJKE ME HI RROKTAR?


Ni i krajkovas ish kanë djalë hasreti,fukara dhe tepër demel.Edhe qato gjå shka i kish,pritojke me i rue.
Ni ditë del edhe e gjån ni fukara edhe ma t’këput’se vetë e po ithotë:
-Hajde te na,vete nanën e nashta t’paguen si rroktar,me na i rue gjanë!
Shkon fukaraja,thrret te dyert e del halla.Ky po i thotë:
-Djali yt m’ka que te ti me hi rroktar,me jau rue lopët.
Halla e veti:
-E djali jem ku po dojke me hi rroktar e me ta pague ty hakun?


ÇKA DUHET PËR YFTAR


Kishin pasë shkue dy vetë n’shpi t’Tahir Berishës.Po bajnë llaf shka duhet për yftar.Foli njani:
-Për yftarë duhet pogacë,voe t’përzhitme,petlla,djath t’njomë...
Tjetri tha:
-Duhet me pasë edhe hurme,fiq,portokalla.
I thanë Tahirit:
-Ti,Tahir,ke qef me pasë për yftar ni shekë kallamoq(se kujtojshin qi Tahiri s’din gjå,se ish kanë bjeshkatar).-Tahiri tha:
-Tana kto po i ngjehni ju për yftar.Yftarin e nreqin ma shumë gjinja.Gjin duhet me pasë për yftar.


A PËR MUE A PËR QITA MUSAFIRË?


Xhemë Lutanit i kish pas shkue njani n’konak.Musafiri i kish pasë fjalët e shtira.
Meniherë nisi e u ngatrrue n’fjalë me musafirët tjerë,si i gjet aty.Llaf-llaf,i tha Xhemës:
-M’u kanë pasë qarrue sytë me t’pa.
-S’p’i di-i tha Xhema-a t’u kanë pasë qarrue sytë me m’pa mue,a me hangër me qita musafirë!?


QEHRJA NUK HAHET


Bån darsëm Kadri Morina i Sverkës tGashit.Kur shtrohet darka,i vllai,Laha,po i thotë:
-Qehre,baba Kadri,se s’t’kena ardhë me zor!
-Ha,more,mish e pite se qehrja s’hahet,-ja kthen Kadrija.


SA HERË T’GZON MUSAFIRI?


-Or burra,-e veti odën e burrave njani.-Kur e sa herë t’gzon musafiri?
Njani prej tyne tha:
-Po,bre burrë po t’tham-musafiri t’gzon dy herë.Ni herë kur vjen e ni herë kur shkon.
-Ja ke qillue-i thanë burrat.


A VINË MUSAFIRËT PËRIHERI A KA NJA KA NJA?


Ishte kanë njani;e kish pasë ni djalë ushtar.Ai ushtari i kish pasë shokë nja pesqin vetë,ushtarë edhe ata.
-Babë,-i tha t’jatit nji ditë-na vinë shokët e mi musafirë.
-A vinë përiheri a ka njå ka njå?N’ardhshin përiheri,p’i presim kijet;n’arshin ka njå ka njå,
po e lshojmë Decanin e dalim n’Carrabreg,se s’un i presim.

PËR PESË DINARË E PRISH QEFIN E MYSAFIRËVE


Kish pasë thanë shehërlija:
-Katundari dy,tre mi dinarë harxhon me e ba darkën.Pë mos me harxhue pesë dinarë gaz ma shumë,
ja ul fitilin llamës edhe e prish krejt qefin e mysafirëve.


MUSAFIRËVE U QITI GJELLË T’QENIT


Ish kanë miqasue rrafshi khå me Malsi atje.Miqasi e re.Ky mik khå me ata atje pale se qysh janë njoftë.
Po duen me shkue kta t’rrafshit te miqt n’Malsi.
Malsori i kish pregaditë tåna t’mirat-me bukë,me djath,me mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
Kta tånët,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po u qet i zoti shpisë kafe e duhan.
Kur kishte nevojë nojnjani me dalë përjashta n’oborr,i zoti i shpisë,n’derë e dvetke kët qetrin:
Cka asht ky,cfarë burri åsht?(me u njoftë ma mirë,me kanë miqasi e vjetër qi mos me ba lazëm me dvetë).
-Ha-tha-qeni qi å ky.
Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisë:
-Cfarë burri å ky?
-Qen i madh åsht.
Kur duel i treti,prap dveti edhe për tå.
-Cfarë burri å ky?
-Ha qen i keq å ky.
Shkon malsori e po i thotë baqicës:
-A di shka?Ato jemeke leji t’gjitha aty e m’e marue ni koritë t’madhe gjellë.
-Për kå?
-Për qata miqt.
-Marre,mori njeri;ikena pregaditë tåna senet.Mos se po koritesh!Konaku yt s’ka bå kurr ashtu.
-Une po t’tham vetëm koritën e qenit gjellë me ma mushun edhe lugët me m’i pru.
I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni n’sofër:
-Urdhnoni-u tha musafirëve.
-Bre burrë i fortë na gjellë nuk hamë.
-Paj masi qi ishit qen...Ky m’tha për kët shoqin e vet:“Qeni qi asht ky“;ky tjetri m’tha për ket shoqin:
„Qeni i madh asht“,e ky i treti m’tha për ket shoqin tjetër:“Qen i keq å ky“.
Masi ishit të tret qen,edhe une u pregadita gjellë.


TËRSHANË N’SOFËR PËR DARKË


Dy t’dragobillas shkojnë musafirë te ni i Malishevës.
Kur del i pari n’fun t’oborrit,i dyti po i thotë konakxhisë.
-Ky shoqi jem å kali i madh,s’din me folë,po ti mos ja vno roen.
-Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisë:
-Mos ja vno fort roen k’ti shoqit tem se kurkun s’ka ma kali se ky.
Kur erdh darka,konakxhija ju qiti n’sofër ni shoshë tërshanë.
-Cka po donë me kta tërshanë?-veti njani pej musafirëve.
-Paj sa mujta me marrë vesh,ju të dytë kaki kual.
E na yshym ma t’mirë për kual se tërshanë,skemi,vec hajde byrum!


MUSAFIRI NALET N’TRI TURLI


Musafiri nalet n’tri turli:malsorqe,drenicakqe dhe kosovarce.
Malsorqe nalet kshtu:”Vallah bilah,edhe me pasë krahë,pej ktuhit s’un del sonte!
”Ja mshel derën,ja mshefë opangat edhe dy duert ja vnon n’gjyks edhe e rrxon n’shtrat e s’e le’ me luejtë.
Drenicakqe:”Vallah,pas drejtë me t’kallxue,pak qi i ki senet e renet me nejtë,
qefin ma maron!”edhe se ngushton ma shumë,po e len me derë qelë.
Rrafshi i Kosovës e kanë adet masi t’përcjellin,t’qesin jashtë e t’thonë:
”udha e marë!” e shkon disa hapa larg tij,t’thonë:”Vyti me nejtë,bre,sonte”.


DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME


Ish kanë dalë ni njeri me shetit.Shkon deri n’stom detit.
Aty ish kanë ni pemë e madhe.N’at pemë ni shpen i bardhë.Ai shpen e kish pas ni pikë ujë n’kaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemë aty e ai zog me ni pikë ujë n’kaqep.
Kah kthehet,n’kujtim,teshet n’ni plak t’mrrinë.E veti plaku:
-Cka ki qi je kshtu menueshëm,more bir?
Ai u përgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashë ni pemë n’stom t’detit e ni zog n’pemë me ni pikë ujë n’kaqep.
S’po di se cka domethanë kjo punë.
-Po t’kallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema n’stom åsht dyjeja.Shpeni n’pemë åsht insani-
Pika e ujit n’kaqep t’shpenit åsht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjetër t’detit åsht dija e pazbulueme.


KAN E KA NJERI MA TË NGAT?


Ish kanë ni tubim.N’at tubim ish kan qillu edhe Xhemajl Obrija.E vet aty njani:
-Xhemajl aga,du me ma da nji punë.
-Ta daj,n’dijsha.
-Po,po,munesh...Kan e ka njeri ma t’ngatë n’jetë?
-Ma t’ngatin n’jetë njeri e ka ayå me t’cilin munet me umarrë vesh me dy fjalë,-ja ktheu meniher Xhemajli.


N’SITË E N’SHOSHË


Ishin kan tu udhtue n ishkolluem e ni fukara.Fukaraja po i thot t’shkolluemit:
-Edhe zoti po punojka me pajë ,bre burrë.
-Pse bre?
-Qysh more pse?Ty t’ka falë kaq t’mecëm e mue jo sukur ty.
-Jo,bre burrë,zoti,kur na ka falë,na ka falë barabar si mue si ti,
po une i kam t’qitne n’sitë e n’shoshë ment e ti i ke lanë aty ku ti ka falë zoti.


I MECMI JA LSHON UDHËN BUDALLËS


E veti djali babën e vet:
-Babë,mu kapë dy gjin t’mecum nër veti,shka bahet?
-Jo,-i tha baba djalit-s’ka rrezik,se gjinja e mecun e zgjidhin punën si duhet vetë.
-Po mu kapë budalla me t’mecmin,shka bahet?
-As aty s’ka rrezik,se i mecmi ja lshon rudhën budallës.
-Po,mu kapë dy budallë nër veti,shka me ba?
At’herë i tha baba djalit:
-Mus qillofsha aty.


GJINJA SHKOJNË MAS GJINE


Bajram Halitin e kishin pasë vetë:
-A shkon oda mas gjine,a gjinja mas ode?
-As nuk shkon oda mas gjine,as gjinja mas ode,po gjinja shkojnë mas gjine-tha Bajrami.


N’U KRYMTË KRYPA PJELL EDHE MUSHKA


-Latif Matoshi i Gmicës shkoi niherë musafir n’Moravë tEpërme.Kur e kthyen darkën,
corba ish kanë pa krypë.I zoti i shpisë,kren i Moravës t’epërme,priti e foli:
-Bujrum Latif aga,mirë se ke ardhë e mirë se t’pru zoti,po dishka sivjet nav ka krrymë krypa e s’po dimë shka me i bå.
-Milne mushkën,e stërpikne krypën me tamël t’mushkës se kurr ma ska me ju krymë krypa-i tha Latif aga.
-A ke ni nojherë qi pjell mushka,o Latif aga!?
-Paj,n’u krymtë krypa,pjell edhe mushka,hej-ja kthei Latif Matoshi i Gimcës,e ja msheli gojën krenit t’Moravës t’Epërme.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Anegdota Popullore Empty Re: Anegdota Popullore

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum