TË PËRDORIM FJALËN SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

View previous topic View next topic Go down

TË PËRDORIM FJALËN SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

Post  AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 1:42 am

Publikuar më 14 mars, 2009 Beqir Elshani


Frazeologjia “ndërroi jetë” dhe “solli në jetë”
Frazeologjia “ndërroi jetë“ në vend të foljes pësore vdiq ka vërshuar në të gjitha gazetat shqiptare, në radiotelevizion dhe në publicistikën e internetit. Parashtrohet pyetja: pse shtypi dhe radiotelevizioni shqiptar kanë frikë nga fjala „vdekje“? Fjala „vdekje“ është e dhimbshme, mirëpo pa këtë fjalë do të varfërohej tradita dhe folklori ynë kombëtar, që i paraprinë religjionit, kur dihet se gjuha është më e vjetër se religjioni. “Prej çastit që kur linde, ti je shënuar në librin e vdekjes”, shkruan dijetari latin, Seneka.

Ka raste kur në faqet e shtypit dhe në internetin shqiptar për njeriun që vdes shkruhet me eufemizëm „ndërroi jetë“, „shkoi në atë botë“, „shkoi në amshim“, „i mbylli sytë“, „ndahet nga jeta“, “gjendet i pajetë“, “i pushoi zemra”, “shuhet në moshën…”, “përcillet në banesën e fundit” etj. në vend të fjalës së vetme me kuptim të natyrshëm vdiq, vdes apo u gjet i vdekur. Si mund të jetë shprehja “shuhet” më e përshtatshme se fjala “vdiq” për njeriun si qenie e botës objektive? Mos vallë në vend të frazeologjisë vetvetore vdiqa nga lodhja duhet të themi ndërrova jetë nga lodhja? Po “banesa e fundit” a nuk gjendet në varreza, ku varrosen të vdekurit, që me asnjë mjet figurativ nuk mund të thuhet dhe të shkruhet?! E njëjta gjë ndodhë edhe për lajmin e vetëvrasjes, në fillim shkruan: Një person i merr jetën vetes me litar, pastaj ka bëre vetëvrasje, kurse në fund përfundim të lajmit shkruan se personi ka bërë vetëvrasje duke u varur në litar. Kjo shprehje e vjetruar e stilit të lartë e ka vendin në letërsinë artistike, që i jep forcë dhe e zbukuron krijimtarinë letrare. Të gjitha shprehjet frazeologjike kanë kuptimin e përgjithshëm vdekje-a, që sipas FGJSSH do të thotë ndalim i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut, ndërprerje përgjithnjë e shkëmbimit biologjik të lëndëve në organizëm a në një pjesë të tij; mbarimi a fundi i jetës së njeriut. Konkretisht, në Historinë e Letërsisë Shqiptare nuk shkruan se poeti i madh, Naim Frashëri, „ndërroi jetë“, por vdiq në vitin 1900. Kurse në librin voluminoz „Historia e Popullit Shqiptar“ shkruan se më 17 janar 1468, i mbuluar me një lavdi të përjetshme, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vdiq në Lezhë.
Shqiptarët, pa dallime fetare, nuk duhet të bien viktimë e eufemizmit „ndërroi jetë”. Konkretisht, gjuha angleze e ka të vetmen fjalë die (stop living) = vdes (pushoj së jetuari), që përdoret si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët. Megjithatë gazetat angleze me rastin e vdekjes së personaliteteve nuk shkruajnë me stil të lartë „shkoi në amshim“, apo ”shkoi në qiell”, ose me shprehje figurative “shuhet”, por thjesht: vdiq. Padyshim se me anën e shpalljeve objektive në gazetat e Evropës Perëndimore tregohet kultura dhe emancipimi i popullit. Prandaj në dallim me gjuhën angleze gjuha shqipe ka një përparësi shumë më të madhe, meqë për njerëzit thuhet vdes, kurse për kafshët thuhet ngordh, (me përjashtim në Indi ku për lopën si kafshë e shenjtë thuhet se vdiq). Nëse një organ i trupit nuk funksionon, ne themi se ka vdekur: p.sh. dhëmbi i vdekur, dhe si përfundim duhet nxjerrë, prandaj nuk mund të thuhet ndryshe. Dukuri tjetër është edhe me rastin e lindjes së fëmijës, për të cilin në vend se shtypi të shkruaj me logjikë se nëna lindi një djalë apo vajzë, shtypi shqiptar shkruan me trope të panevojshme se “…solli në jetë vajzën e saj”. Duhet të kemi parasysh për shënimet në bibliografinë elektronike rreth personave të vdekur: nëse në rubrikën “Kërko në web” shkruhet fjala e përshtatshme “vdiq…”, lëndën që kërkojmë mund ta gjejmë më shpejt dhe më lehtë, se me frazeologjinë - me trope të ndryshme, që përmenda në fillim të shkrimit. Prandaj në bibliografinë e internetit shqiptar nuk shënohet “ndërroi jetë”, por vdiq, me anën e së cilës rezultati bibliografik do të dalë më shpejt dhe më saktë, sepse fjalët “ndërroi” dhe “ jetë” dhe të ngjashme kanë fushë më të gjerë shënimesh, kundrejt fjalës kuptimplote “vdiq” me fushë të përcaktuar. E njëjta gjë vlen edhe për tropin letrar “Nëna solli në jetë djalin apo vajzën”, i cili në bibliografinë e internetit shqiptar krijon huti, kurse me anën e fjalës madhështore “lind” shënimet rreth vitlindjes dhe vendlindjes do të gjenden më shpejtë dhe më saktë se tropi “solli në jetë”.
Me rastin e fatkeqësive në komunikacion, shtypi dhe interneti shqiptar shkruan se shoferi, apo udhëtari u vra. Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe folja kalimtare vras do të thotë: E bëj një njeri të vdes ose një kafshë të ngordhë, duke qëlluar me armë a me ndonjë mjet tjetër. Nëse me anën e lajmërimit gazetaresk rreth fatkeqësisë në komunikacionin rrugor shkruan se shoferi u vra, nënkuptohet sikur shoferi është lënduar në rrugë, ndonëse fjala është për vdekjen apo mbytjen e shoferit në fatkeqësinë rrugore. Dukuri e njëjtë është edhe me rastin e mbytjes së minatorëve në minierë, për të cilët televizioni dhe shtypi shqiptar shkruajnë se minatorët u vranë. Prandaj duhet të shkruhet: vdiq ose humbi jetën në fatkeqësi komunikacioni, apo në minierë. Është koha që këto dukuritë e shprehjeve të fshihen nga të gjitha faqet informative, librat shkollore dhe bisedat shoqërore të njerëzve. Dukuri tjetër në vend të fjalës kuptimplotë është edhe lajmi me rastin e dënimit të fajtorëve, të cilët në vend se gjykata dhe shtypi të deklarojnë se fajtori u dënua me një vit apo dy vjet burg, deklarojnë se fajtorët u dënuan me një apo dy vjet heqje lirie. Parashtrohet pyetja përse zyrtarët dhe gazetarët shprehen me tabu, që do të thotë se kanë frikë nga “bestytnia” shtetërore. Vallë, kaq e ndjeshme dhe prekëse qenka fjala dënim i fajtorit, saqë në vend të saj shprehen me sintagma të ndryshme zbutëse të panevojshme. Kjo do të thotë sikur në vend të fjalisë kuptimplote “diplomati gënjen”, gazetari duhet të shprehet me butësi se “diplomati nuk e thotë të vërtetën”.
Shkelje të rregullave gjuhësore ndodhin edhe me shtrembërimin e emrave të përditshëm autobuz dhe guzhinë, në vend se të shqiptohen drejt autobus dhe kuzhinë. Siç dihet fjalët autobus dhe kuzhinë janë me prejardhje nga frëngjishtja autobus dhe cuisine, prandaj obligohen që qytetarët t’i shqiptojnë dhe t’i shkruajnë drejt. Kur ndonjë nënë lind binjak (kupto dynjakë), shtypi shkruan se nëna lindi dy binjakë, që do të thotë se nëna ka lindur katër fëmijë. Duhet pasur kujdes se parashtesa latine bi do të thotë dyfish, prandaj vetë fjala binjak do të thotë dyfëmijë. Me parashtesën latine bi shkruhen edhe fjalët bilateral (dypalëshe), bigami (martesë me dy gra), bimester (dymujor), bicycle (biçikletë) që do të thotë dyçikletë prej dy rrathësh. Gjithashtu në vend të fjalës me burim neolatin dubloj duhet të shkruhet dyfishoj, kurse në vend të fjalës duplikat shkruhet dyfish.


Last edited by AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 1:44 am; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Përdorimi i fjalës së huaj në vend të fjalës shqipe

Post  AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 1:43 am

Keqpërdorimit të gjuhës shqipe nuk i shpëtojnë edhe fjalët e huaja, të cilat pa ndonjë arsye futen në shkrimet shqiptare. Rastet janë të shpeshta, sidomos kur autorët nuk e dinë se fjalët janë sinonime: e para në gjuhën e huaj dhe e dyta në gjuhën shqipe. Një ndër fjalët më të shpeshta të gjuhës publicistike që përdoret është fjala e huaj “human”, në vend të fjalës shqipe “njerëzor”. Kurse fjalët trim dhe hero, atdhetar dhe patriot, pakuptim dhe absurde, vërtetoj dhe konfirmoj, mbështet dhe suporton (anglisht support) kanë një kuptim: të parat janë shqip, të dytat neolatine. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën sinonime grackë dhe kurth dhe duhet të përdoret njëra prej tyre. Foljet shaj, fyej dhe ofendoj janë sinonime dhe duhet përdorur njërën prej tyre, prandaj nuk thuhet përse më shau dhe ofendoi. Më ritmike tingëllon shqip kur thuhet zgjodhi dhe përzgjodhi, apo zgjedhësi dhe përzgjedhësi se me anën e përdorimit të fjalës neolatine zgjodhi e seleksionoi apo zgjedhësi dhe seleksionuesi, kjo fundit është fjalë latine selectio që do të thotë përzgjedhje me një kriter të caktuar: për të zgjedh më të mirat ose më të përshtatshmit. Duhet pasur parasysh se sinonimet e panevojshme e hutojnë lexuesin e ri, kurse lexuesin me përvojë e mundojnë. Dukuri e fjalëve me kuptim të njëjtë ndodh edhe me titujt e forumeve ndërkombëtare, psh. “Anëtar i Bordit Këshillimor” (shqip del Anëtar i Këshillit Këshillimor) në vend se të thuhet “Anëtar i Komisionit këshillimor”. Këto sinonime përsëriten kështu: …ndaj humanizmit dhe njerëzimit, ose …kjo nuk është aspak humane dhe njerëzore, por edhe …fytyra jote plotë nuri dhe dritë, shpirtëror dhe psikologjik, në përfundim të kësaj mund të konkludoj (nga lat. concludere që do të thotë përfundoj)…Me një revistë letrare kam hasur përsëritjen e fjalës me kuptim të njëjtë: vjershë më sensibile e më të ndieshme, gjithashtu ndjeshmeria dhe sensibiliteti i këtij poeti etj. Unë habitem pse redaksitë shqiptare i durojnë këto gabime të skajshme, të cilat e mundojnë lexuesin shqiptar. Gjithashtu fjalia me fjalën e huazuar nga frëngjishtja toksik “Nxënësit u helmuan me helm toksik”, duhet shkruar shqip: Nxënësit u helmuan me lëndë helmuese. Po të shkruhen shqip, fjalitë e sipërshënuara dalin qesharake: …kjo nuk është aspak njerëzore dhe njerëzore; …ndaj njerëzimit dhe njerëzimit; …plotë dritë dhe dritë, shpirtëror dhe shpirtëror, meqë psikologjia merret me studimin e shpirtit të njeriut, …u helmuan me helm helmues, në përfundim të kësaj mund të përfundoj… etj. E njëjta përsëritje ndodh edhe me fjalën konkrete vdiq. Derisa në fjalinë e parë të lajmit shkruan se personi ka ndërruar jetë, në fjalinë e dytë shkruan se personi vdiq. Kjo tregon pasigurinë e gazetarit, ndaj pa ndonjë arsye i thekson fjalët me kuptime të njëjta. Prandaj nëse gazetarët gabojnë në drejtshkrimin e gjuhës shqipe, janë kryeredaktorët dhe lektorët, të cilët duhet t’i evitojnë këto gabime të ndjeshme.
Është një emër i përgjithshëm anglisht Iceberg (‘aisbe:g) ajsberg, që si shprehje figurative ka zënë vend në të gjitha gjuhët e botës dhe në gjuhën shqipe. Prandaj prej frazeologjisë anglisht “tip of iceberg” është përshtatur fjala shqip dhe anglisht Maja e ajsbergut në vend se të thuhet shqip Maja e akullnajës. Akullnajë - sipas fjalorit do të thotë një masë e madhe e akullit që ndahet nga akullnaja e maleve polare dhe me ndihmën e valëve dhe erës lëviz përqark me pjesën tjetër që gjendet nën sipërfaqen e detit. Nëse është e domosdoshme të thuhet fjala me prejardhje angleze, “Maja e ajsbergut”, pse atëherë të mos thuhet sipas tekstit “Maja e isbergut”, derisa emri i vendit gjeografik “Iceland” anglisht shqiptohet (‘aislënd), kurse shqip Islandë. Psh. gjuha suedeze që i përket grupit të gjuhëve gjermane, nuk i shqipton emrat anglisht, por suedisht, ngjashëm sikur në gjuhën shqipe: icon (‘aikon) dhe iceberg (‘aisbe:g), shqip thuhen ikonë dhe isberg. I njëjti gabim ndodh edhe me shprehjen gjeografike dhe historike, të cilët në vend se të shkruajnë: “vise iliro-shqiptare”, shkruajnë “vise iliro-arbërore-albane-shqiptare”. Ky lloj shqiptimi i tepërt krijon huti te lexuesi shqiptar dhe të huaj, sikur të numëroheshin një varg fisesh të ndryshme shqiptare, kur dihet se ato kanë një kuptim.
Pastaj vijnë edhe fjalët e çoroditura (jo të fantaksura, siç shprehen sipas internetit shqip) nga ministrat dhe zyrtarët shtetëror, të cilët në vend të fjalës shqipe e përdorin fjalën e huaj. Prandaj Ministria Shqiptare, apo siç thotë populli ajka e shtetit, në vend se ta mbrojnë gjuhën shqipe, e dëmtojnë edhe më shumë. Ata në vend të fjalës shqipe shumicë-a e përdorin fjalën e huaj mazhorancë, që vjen prej gjermanishtes majoritet. Jo vetëm kaq, sepse kur në parlamentin shqiptar thuhet majoritet, e kërkon nevoja, që si kundërpërgjigje të thuhet edhe fjala e huaj minoritet, që do të thotë pakicë. Prandaj ministrat dhe gazetarët, pse jo edhe populli le të zgjedhin: ose të thonë gjermanisht dhe latinisht grupi i deputetëve mazhorancë - minoritet, ose të thonë shqip grupi i deputetëve shumicë - pakicë. E njëjta fatkeqësi ndodh edhe me fjalën mocion, që vjen prej fjalës frënge motion dhe do të thotë propozim (në kuvend), kështu shkruan në Fjalorin Frëngjisht - Shqip të Vedat Kokonës. Në vazhdim fjal--a librore konfidenciale, që shpesh përdoret në postën elektronike për ruajtjen e fshehtësisë, (frën. Confidetiel) do të thotë fshehtësi, e besueshme, mirëbesim ose midis nesh. Këtij ligjërimi libror nuk i shpëton edhe fjala prioritet që vjen prej frëngjishtes priorité dhe do të thotë përparësi, (fjalori i gjuhës shqipe nuk e përfshin), prandaj në vend të fjalës së përbërë shqipe mirëbesim, po përdoret fjala konfidencë nga frëngjishtja confindent. Në faqen elektronike “kosovapress” shkruante “të jenë prioritet i prioriteteve të KK të Klinës”, për të cilin mendova se autori i shkrimit është nga diaspora, në vend se të shkruante shqip: “përparësi e përparësive të KK të Klinës”. Kështu veprohet edhe me fjalën kauza, që vjen prej latinishtes causa, në vend të fjalës shqipe çështje, që tingëllon bukur. Prandaj nuk duhet shkruar me fodullëk “kauza kombëtare”, “kauza shqiptare” etj. etj., por shqip çështje kombëtare, shqiptare, etj. Kur ndonjë shqiptar mendjemadh në vend të fjalëve shqipe parimi, cilësia dhe sasia përdorë fjalët e huaja “principi”, “kualiteti” dhe “kuantiteti”, duhet angazhuar përkthyes, sepse janë fjalë të panjohura në gjuhën shqipe. Në vazhdim vijon fjala e huaj e panevojshme, po aq edhe e pakuptueshme: injorim (nga lat. ignorare) në vend të fjalës shqipe mohoj dhe mohim.
Fjala neolatine fiksion (ficktion) në gjuhën shqipe shkruhet sajim, trillim dhe shpikje. Është për t’u habitur se si në disa analistë përdorin fjalën e huaj fiksioni në vend të fjalës së kuptueshme shqipe sajim, trillim, shpikje. Ky gabim është i ndërsjellët: e para analistët nuk e dinë që shqipja e ka fjalën e përcaktuar sajim, dhe e dyta që lexuesit shqiptarë nuk e kuptojnë fjalën e huaj fiksion. Një gabim tjetër i zakonshëm po aq edhe i pafalshëm është se analistët shërbehen me fjalën e huaj neolatine dezinformatë, në vend të fjalës shqipe keqnjoftim apo keqlajmërim, kurse në vend të foljes dezinformoi duhet të shkruhet keqnjoftoi apo keqlajmëroi, që pa ndonjë vështirësi kuptohet. Dihet që gjuha shqipe ka një varg fjalësh të përngjitura me ndajfoljen keq: keqardhje, keqbesim, keqbërës, keqdashës keqkuptim, keqpërdorim, keqtrajtim. Për çudi, fjala neolatine dezinformatë më shumë përdoret në shkrimet shqipe se në gjuhët tjera romane: psh. fjala me burim latin desinformation anglisht thuhet misleading, suedisht vilseledande, frëngjisht trompeur. Kurse në vend të fjalës frënge dezintegrim duhet të shkruhet shpërbërje. Në vend të fjalës italiane territori - territoriale duhet të përdoret fjala shqipe trualli trojet - tokat, prandaj nuk thuhet territoret shqiptare, por trojet ose tokat shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për emrin me burim italian tavolinë, në vend të emrit shqip tryezë, (tryeza e punës). Kurse në vend të fjalës neolatine tentativë, duhet orvatje ose përpjekje, përndryshe fëmijët shqiptarë nuk e kuptojnë. Spektatori me burim neolatin shqip përkthehet kuptueshëm shikues, ndaj nuk thuhet telespektator të pandershëm, por teleshikues të nderuar.
Edhe një furnizim tjetër i panevojshëm është fjala me burim latin adoleshent, që mund të thuhet shqip djalëria dhe vashëria, kurse për të dy gjinitë mund të thuhet rinosh: fjalë që do ta kuptonin edhe filloristët. Fjala e përhapur hezitim/hezitoj me burim nga gjuha latine haesitare (hesitera) në FGJSSH, nuk gjendet, përveç fjalës shqipe ngurrim dhe ngurroj që do të thotë qëndrim i pavendosur për të bërë diçka, mungesë vendosmërie, lëkundje. Pastaj vjen komplimenti i pakripë mbretëror “Ekselenca e Tij” me përshtatje nga frëngjishtja “Son Excellence” në vend të fjalës së bukur shqipe - Shkëlqesia e Tij. Kjo të kujton fjalën urtë, “pula e fqinjës është më e shijshme”, që do të thotë se fjala e huaj bëhet më e dashur. Kështu ndodh edhe me mbiemrat e zakonshëm të burimit latin objektive dhe subjektive, në vend të shqiptimit të kuptueshëm parësore dhe dytësore, prej nga thuhet se materia është parësore, kurse ndërgjegjja dytësore. Gjithashtu në vend të fjalës shqipe nismë-a (nismëtar) me kuptim të bukur dhe popullor, përdoret fjala frënge initiativ me burim latin initium - iniciativë-a, iniciator-i. Pikërisht emri i qytetit të vjetër ilir Naisus ka burimin e foljes shqipe nis. Prandaj nuk shkruhet iniciativa dhe iniciator, por nismë dhe nismëtar, jo Iniciativa Qytetare, por Nisma Qytetare. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën neolatine editor-edituar-editoj në vend të fjalës shqipe: botues-botuar-botoj. Por ka raste kur disa zyrtarë shkruajnë gabimisht të dy fjalët botues dhe editor, por edhe edicioni botues që janë përsëritje fjalësh: botuesi botues që kanë një kuptim, kurse në FGJSSH nuk gjenden. Pastaj vjen fjala frënge prononcim-prononcoj që ka vërshuar në të gjitha shkrimet shqiptare në vend të fjalës së kuptueshme shqipe shqiptim-shqiptoj ose kumtim-kumtoj sipas Fjalorit Frëngjisht-shqipe të Vedat Kokonës. Vlen të shtoj se këto fjalë të huaja hyjnë pa nevojë në gjuhën shqipe, për të cilën lexuesi detyrohet të mësojë kuptimin e fjalës së huaj të gazetarit “unë prononcohem”, në vend se të shkruajë “unë shqiptohem apo shprehem”. Kurse në vend të fjalës neolatine perceptoj, perceptim, perceptues dhe perceptueshëm, sipas fjalorit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” mund të përdoret fjala shqipe përkap, përkapje, përkapës dhe përkapshëm. Gabimisht përdoret edhe folja kalimtare dhe vetvetore irritoj-irritohem, që është me prejardhje latine irritera; pastaj në vend se të shkruhet standard-et, shtypi shqiptar shkruan gabimisht standartet. Prandaj nuk thuhet (shkruhet) burri apo plaga irritohet, por shqip burri apo plaga acarohet - pezmatohet, të cilën mund ta kuptojnë të gjithë lexuesit shqiptarë. Po kështu, në vend të fjalës së përhapur me përmasa ndërkombëtare implementim, që vjen nga anglishtja implementation dhe do thotë zbatim, përmbushje mund të përdoret fjala e përshtatshme shqipe zbatim. Në vend të fjalës së huaj “konsensual” (lat. konsensus) mund të shkruhet pëlqim, pajtim ose bashkim, prandaj fjalia nga salla e Kuvendit Shqiptar “vetëm një kandidat konsensual” duhet të shkruhet shqip: vetëm një kandidat me pëlqim. E njëjta gjë ndodh edhe me fjalën konsortium (lat. consortium) që do të thotë shoqatë, fjalë që e kuptojnë të gjithë, dhe jo një grup veprimtarësh të organizatës punuese. Nëse një grup përdorin fjalën e huaj, drejtpërdrejtë duhet të parashtrojnë pyetjen se ç’ do të thotë fjala e huaj dhe si rezultat i saj ta shkruajnë shqip. Prandaj përdorimi i panevojshëm i fjalës së huaj në vend të fjalës shqipes nuk mund quhet ndryshe, pos mendjemadhësi. Pikërisht gjuha suedeze në vend të fjalës neolatine konsortium e përdor fjalën e kuptueshme suedisht sällskap (selskap-shoqatë), fjalë, e cila nuk gjendet në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe atë suedeze. Pastaj në vend të fjalës së përhapur shqipe treshi (kryesisht në mesin e fëmijëve dhe rinisë), në fjalorin e diplomacisë shqiptare përdoret fjala e panevojshme ruse trojka. Ngjashëm sikur fjala e huaj “trojka” në politikë, në gjuhën shqipe ka hyrë edhe fjala e huaj angleze (investigate-tion) = investigim dhe investigator në vend të fjalës së kuptueshme shqipe gjurmim dhe gjurmues ose hulumtim dhe hulumtues. Gjuha suedeze, ku unë jetoj, nuk e përdorë fjalën e huaj angleze "investigate-tion", edhe pse për nga struktura gjuhësore është e afërt me gjuhën angleze. Gjithashtu nuk thuhet ombudsmani kombëtar sipas fjalës angleze apo Ombudspersoni (lat. persona), por shqip përfaqësuesi kombëtar. Ndërsa po të thuhet shqip Kryetari i Republikës së Shqiperisë, z. Alfred Moisiu, dhe jo presidenti (fjalë frënge), do ta kuptonin edhe fëmijët parashkollor. Prandaj sa më bukur që shkruhet shqipja, aq më madhështore do të jetë kultura kombëtare.

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: TË PËRDORIM FJALËN SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

Post  AuLoNa on Sat Mar 14, 2009 2:04 am

Ky eshte nje artikull shume i rendesishem dhe me vlere, qe ka shkruar zoti Elshani. Eshte shume e dhimbshme, kur lexon nje gazete e shkruar nga gazetaret tane, apo te degjosh si zedhenesit e lajmeve apo te emisjoneve te ndryshme te komunikimit midis radio dhe televizionit, te prishin gjuhen tone. I fusin brenda disa fjale qe as nuk mund ti kuptosh dot ne gjuhen e tyre ne te cilen ato fliten, le me ti kuptosh ato ne gjuhen tone! Ku eshte me e dhimbshme, se kjo po ndodh pikerisht me ata njerez te cilet e kane bere shkollen ne nje kohe qe gjuha shqipe si letrare dhe ajo gramatikore, kishte nje perqendrim dhe perkushtim te vecante. Sot sic e kemi pare niveli i shkollervae ka vajtur pertoke, keshtu qe i ngelet gazetave dhe ketyre perfaqesuesve te rrjetit televiziv te theksojne dhe shqiptojne sa me mire gjuhen tone.

Me mire te fusin fjale dialektore, sesa fjale te huaja, ku te duken si te huaj, por ne te vertete ngjasojne me gagacet... tongue

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: TË PËRDORIM FJALËN SHQIPE NË VEND TË FJALËS SË HUAJ

Post  Sponsored content Today at 5:15 pm


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum