Intervistë me Zërin i Amerikës - Afrim Kacaj sjell programin "Tingalin" në IPhone dhe Ipod Touch

View previous topic View next topic Go down

Intervistë me Zërin i Amerikës - Afrim Kacaj sjell programin "Tingalin" në IPhone dhe Ipod Touch

Post  Hëna on Tue Mar 10, 2009 8:21 pm

Çiftelia virtuale për Iphone dhe Ipod Touch
Kastriot Haxhiaj
Zëri i Amerikës
Uashington
26-10-2008

Është ndër programet më të reja argetuese për Iphone dhe Ipod Touch, pasijet më të përfolura dhe më te kërkuara elektronike nga Apple. Ky program i quajtur Tingalin, falë talentit të shqiptaro-amerikanit Afrim Kacaj, sjell në jetë përmes notave elektronike instrumentin e çiftelisë.




Çiftelinëe kam në zemer që në moshë të vogël. Kjo vegël ka një tingull të bukur dhe jam rritur duke dëgjuar kënget e Fatime Sokolit, Ilir Shaqirit e Nikollë Nikprelaj. Ndaj dhe çiftelia ishte gjëja e parë që më erdhi në mend për ta krijuar. Mu desh që programin ta bëja sa më të thjeshtë edhe për ata që nuk dine ti bien çiftelisë.

Ideja i lindi si diçka thjeshte zbavitese dhe as që i kishte shkuar në mendje qe kjo lojë elektronike do të fitonte popullaritet dhe të blihej nga kompania Apple për tu tregtuar për perdorim në Iphone dhe Ipod Touch. Kur ndërtoi programin, Afrimila të hapur mundesinë e kompozimit të melodive të ndryshme sipas deshirës në 14 tastierat e bishtit virtual të çiftelisë ku dukshëm shfaqet edhe simboli i shqiponjës dykrenare.

Sapo të hapesh programin të shfaqet shqiponja e madhe. Pastaj në bishtine çiftelisë kam vëne shqiponjen që ta marrin vesh të gjithë që ky është një program shqiptar. Kam dëshirë të krijoj diçka që kam në zemër. Iphone ka një instrument brenda që reagon ndaj levizjeve dhe kjo e bën edhe më interesante veglën muzikore.
Afrimi e quajti programin Tingalin për dy arsye, së pari falë belbëzimeve të djalit të tij të vogel, ndërkohë që inxhinieri i elektronikës punonte për ndertimin e programit. Dhe së dyti, thotë Afrimi, emriështë më i lehtë për tu mbajtur mend nga të gjithë. Arritja e ketij programi, thotë ai ka bëre që një pjesë e identitetit kulturor shqiptar të futet nëper xhepat e përdoruesve të Iphone në mbarë botën.

Është duke u shitur mirë edhe në shtete të tjera..Japoni dhe kudo nepër Evrope.

Por inxhinieri i elektronikes i cili kujdeset per sistemin kompjuterik te nje kompanie arkitektesh në Nju Jork ka edhe plane të tjera për të ardhmen.

Kam në plan të krijoj lahutën dhe disa instrumente të tjera shqiptare. Por ndoshta edhe projekte të tjera jashtë muzikës. Kam dy vite që po punoj në një lojë kompjuterike me Skenderbeun.

Shqiptaro amerikani me origjinë nga Kraja, Alfrim Kacaj, hedh hapin e parë si autor programesh elektronike pikërisht për një nga paisjet më popullore sot në perdorim Iphone, duke thyer keshtu heshtjen e autorëve shqiptarë në botën gjigande virtuale të elektronikës botërore.


Pune shume shume e bukur...Smile

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum