ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazeta "Repubblica": Shqiptarët në Itali, të mrekullueshëm

Go down

Gazeta "Repubblica": Shqiptarët në Itali, të mrekullueshëm Empty Gazeta "Repubblica": Shqiptarët në Itali, të mrekullueshëm

Post  AuLoNa Mon Mar 09, 2009 1:15 pm

Janë aktorë, skenografë, studentë shqiptarë dhe punëtorë të thjeshtë, pjesë të gjeneratave dhe historive të ndryshme që shkrijnë kornizat e rracave e kulturave në Itali.

“Alberti e Dardana zbritën në Itali një ditë marsi. Ishte 1991 dhe në Shqipëri njerëzit kishin pushtuar portet duke u përpjekur të shmangin policinë e cila shtynte turmë që të pengonte turmën të hipnin në tragete. Mes kësaj turme ishin edhe ata, disidentët e lëvizjes për demokraci dhe emigrantë të rastit”- Kështu nis shkrimin e saj “Dardana, Aldi, Saimir contro gli stereotipi”, gazetarja italiane Irene Alison të botuar në suplementin “Donne” të gazetës italiane “La Repubblica”. Ia ka kushtuar pikërisht atyre, shqiptarëve emigrantë në Itali, të cilët me mundim, ndershmëri, zgjuarsi dhe punë kanë arritur të integrohen mjaft mirë në shoqërinë, artin dhe jetën e përditshme italiane, pa harruar se nga vijnë dhe kush janë.
Alberti dhe Dardana (Berdyna), dikur fëmijë rritur së bashku duke lozur kukafshehthi nëpër rrugët e qytetit të Durrësit, duke kënduar hime për komunizimin e Enver Hoxhës në bankat e shkollës dhe më pas duke studiuar në Akademinë e arteve në Tiranë, ku mësuan demokracinë në librat e ndaluar nga rexhimi; Sot ajo aktore dhe ai skenograf që prej vitesh jetojnë në malet e Trentos në Itali. Edhe pse në pasaportat e tyre janë tashmë “qytetarë italianë” paguajnë taksat dhe cdo detyrim njësoj si cdo italian i vërtetë ndihen akoma njerëz të detit.

“Nuk ndiqnim një ëndërr: ishim vetëm duke u larguar” – tregon Alberti për ditën kur së bashku me Dardanën kanë mbërritur në portin e Brindizit. Kishin në dorë vetëm një valixhe të vogël. Ai një copëz gazete ku i kishte shkruar të atit: “Më vjen keq që nuk munda të të njoftoja” dhe ajo, Dardana mbante në cantë një skenar filmi dhe emrin që mbart rrënjët e qytetit të paardhësve të saj, në Kosovë.

Dardana Berdyna dhe bashkëshorti i saj Albert Dedja janë dy nga 420 mijë shqiptarët (sipas të dhënave të fundit ) që jetojnë në Itali. Komuniteti i dytë i emigrantëve për sa i përket numrit (pas rumunëve) dhe për vite në vend të parë për denoncime penale, e krime të ndryshime , sot shqiptarët kanë numrin më të madh të studentëve univeristarë. Mbi 10 mijë studentë janë regjistruar në Fakultetet italiane janë shqiptarë.

Janë ato, burra e gra që kanë mbërritur në Itali nga 1990, secili për arsyet e veta, janë gjenerata dhe histori të ndryshme që shkrijnë kornizat e rracave dhe kulturave.

Punëtorë dhe sipërmarrës, artistë dhe fshatarë, studentë dhe mama; kush ka ardhur me gomone dhe kush me avion, kush mendonte se Italia ishte vendi i mullinjve të badhë dhe kush si Albert dhe Dardana që mendonin se ishte vendi i “Chiricos".

Mimozat
Alberti dhe Dardana tashmë kanë ndërtuar shtëpinë e tyre në Trento, kanë një fëmijë dhe një kompani teatrore me të cilën mund të realizojnë projektet e tyre teatrore. Dardana tregon se kujtimi i parë i saj me të mbërritur në Itali ishte vetrina e një librarie në Brindizi ku ishin të ekspozuara librat e ndaluar dhe që gjithmonë i kishte ëndërruar t’i lexonte. “Ndërsa i shikoja një grua më ofroi një tufë të vogël me mimoza për 8 mars. Vetëm kur u largova pashë se në letrën me të cilën ishte mbështjellur tufa me lule ishin fshehur para. -Ja Italia thashë: Një vend ku një e huaj të dhuron lule dhe para pasi e di që ke nevojë”.
Në 18 vitet e jetës së tyre ato nuk kanë ndryshuar kurrë ide mbi Italinë. As në ditët e para kur bënin punë të vështira, apo netëve të pagjumura për të pikturuar dhe studiuar gjuhën.
”Të ambientohesh ka qenë shumë e vështirë. Vinim nga një vend ku kishim një identitet, një profesion, një rol në shoqëri. Këtu e gjitha kjo nuk vlente” – Tregojnë
Alberti dhe Dardana, të cilët sot besojnë se sot ia vlente mundumi, kur në dorë kanë dokumentet ku shkruhet se janë qytetarë italianë, kur shikojnë se vlerësohen. “Kjo do të thotë të kesh sërish një identitet të përcaktuar dhe të mund të marrësh pjesë në zgjedhjet që bëhen në vendin ku jetojmë, paguajmë taksat dërgojmë në shkollë fëmijën tonë.
Alberti dhe Dardana janë krenari dhe ndihen të vlerësuar për punën e kompanisë së tyre teatrore, “Quarta Parete”, e cila sezonin e kaluar vuri në skenë romanin e shkrimtares shqiptare Ornela Vorpsi. “Dora që nuk kafshon” . Sapo kanë debutuar në spektaklin e ri “Ditë vere” të Slaëomir Mrozek, i cili flet pikërisht për dëshirën e integrimit dhe konservimit të rrënjëve tuaja.
”Babai im më thoshte gjithmonë që kur të hysh në një shtëpi duhet të prezantohesh gjithmonë t’i i pari ,përpara se i zoti i shtëpisë të ta kërkojë, Kjo është cfarë jemi përpjekur të bëjmë ne duke ardhur këtu”- vazhdon rrëfimin e tij skenografi Albert Dedja.
Studentët
Canta plot me libra dhe një shikim i mbushuar me pyetje. Kanë mbërritur në Torinë për t’u diplomuar dhe për të investuar në të ardhmen e tyre. Fytyra të ndryshme , Lirien Edit, Ulir Aurora, Sajmir, Aldi dhe shumë të rinj të tjetë që kanë një gjë të përbashkët: Janë emigrantë shqiptarë në Itali dhe italianë në Shqipëri, që ruajnë ende në shqisat e tyre shijen e byrekut të gjyshes dhe shijen e hidhur që të lë gota e parë e rakisë kur e pi eks.
Torino, është qyteti italian me më shumë studentë shqiptarë në Itali, me mbi 1200 të tillë. Ato kanë themeluar në 2005-sën edhe shoqërinë e tyre “Mërgimtari” (ëëë.mergimtari.info me qendër në Kuneo: ëëë.associazionemergimtaricuneo.com. Iliri shpjegon se shoqëria është krijuar për të mos u ndjerë vetëm, të humbur, të pazotë për ti dhënë zë zemërimit të të qënurit i diskriminuar“
“Gjenerata e fundit e shqiptarëve që kanë përshkuar Adriatikun kanë një mundësi të madhe për t’i treguar një vendi që nuk na njeh se kush jemi”- tregon ai.
Të rinjt kanë krijuar dhe revistën e tyre ku shkruajnë historitë. Këtu në Itali tregon Aurora për herë të parë jam përballur me mosbesimin. Shikohesha si e dyshuar, e ardhur nga një shoqëri potencialisht e rrezikshme. Edit, e cila ndodhet në Torino për të studiuar shkencat politike, thotë se i janë dashur vite përpara se të fliste shqip në publik: “Fillova të flisja kur motra ime, Lirien erdhi këtu dhe më tha se duhej të isha krenare pë orgjinën time, vetëm duke kujtuar se nga vjen mund të integrohesh. Ata që vijnë këtu janë studentët më të mirë të shkollave tona, por pasi kanë luftuar për 4 vjet me burokracinë e lejeve të qëndrimit në fund të universitetit bëjnë mundimin e dyfishtë për të ecur në të njëjtën rrugë që ecin dhe italinët. Kur je shqiptar është shumë e vështirë tu tregosh se sa vlen.” Vazhdon rrëfimin e saj Edit.

Ndërsa Leonardi i sapo diplomuar diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura përpiqet ti tregojë gazetares italiane se Shqiëpria ka ndryshuar, Pikërisht këtë ndryshim ai kërkon ta transmetojë në artin e tij. “Flitet gjithnjë për Shqipërinë dje, dhe kurrë për atë që është sot. Është një vend që po rritet. Shumë ngat ato që kanë ikur po kthehen dhe investojnë lekët e tyre. Ka ende shumë punë për të bërë por mjafton të shikosh Tiranën për të kuptuar ndryshimin- një qytet me të rinj, frenetike dhe plot me studentë dhe lokale gjithnjë të hapura”. Ekspozeja e tij e shfaqur në Torino, gjatë një aktiviteti artistiko kulturor hap një dritare pikërisht për Tiranën: Nga një skermë e ndriçuar mbërrijnë imazhet e marra direkt nga rrugët e kryeqytetit shqiptar. “ Arti është kështu – thotë ai- Duke krijua tregoj historinë time për simbolet. Sigurisht ndjej lidhjet e mia me rrënjët por tani më shumë se me të kaluarën jam i interesuar për të ardhmen.
Bashkëjetesa e mundur
Të përhapur në të gjithë Italinë (pjesën më të madhe në Veriperëndim) 52 % me leje të rregullt qëndrimi për punë dhe 42.5 % leje qëndrimi familjare shqiptarët vitet e fundit kanë ndryshuar rrugën e integrimit. Me 216 të punësuar, dhe 15000 mijë punojës autonomë komuniteti shqiptar është gjithnjë e më i përfshirë në sistemin socialo-ekonomik të Italisë.

(Shkrimi eshte botuar ne suplementin "La repubblica dele Donne" , perktheu Suela Gera)
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum