ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veshje Popullore Shqiptare

Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:06 pm

Bashkë me zhvillimin e banesës popullore u zhvillua dhe u pasurua edhe mënyra e mobilimit të mjedisit të saj.

Në kuzhinat shqiptare zakonisht përdoreshin enë balte, prej druri dhe prej bakri për gatimin e ushqimit, pjekjen e bukës dhe ruajtjen e bylmeteve. Përdorimi më shumë i njërit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes së objektit.

Në familjet e varfëra fshatare mbizotëronin enët prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varësisht nga vendodhja e fshatrave. Në zonat malore mbizotëronin enët prej druri si në ato të ngrenies, të bylmetit apo ato të ruajtjes së zahireve (ushqimet e konservuara). Në zonat fushore mbizotëronin ënët prej balte si ato që përdoreshin për ngrënie dhe për ruajtjen e ushqimit, ato për mbajtjen e bulmetit dhe enët e ujit. Rrallë ndonjë enë mund të ishte prej druri apo prej bakri. Në familjet me të ardhura mesatare dhe për më shumë në familjet e pasura, mbizotëronin enët prej bakri dhe ato prej porcelani.

Edhe mobilimi i mjediseve të përdorura për fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forcës ekonomike të familjes. Zakonisht këto mjedise ishin mjaft të thjeshta. Në zonat malore me klimë të ftohtë antarët e familjes flinin në shtretër prej druri mjaft të thjeshte të shtruar me fier të thatë ose me kashtë, të mbuluara me plafe prej leshi. Në zonat fushore të Shqipërisë së mesme dhe sidomos në Myzeqe flinin në shtroje të vendosura mbi dysheme. Në qytete këtyre mjediseve u kushtohej më shumë vëmendje, duke i paisur me shtretër, me dyshek dhe çarçafë të endur në avlëmend shtëpish. Njëkohësisht me këto mjedise zinin vend dhe baule të madhësive të ndryshme, ku ruheshin rrobat e çiftit dhe të fëmijve të tyre.

Kujdes më i veçantë u kushtohej dhomave të caktuara për pritjen e miqve. Në disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave të vogla etnografike në të cilat mund të admiroje llojet e shtrojeve më të mira, si qilima, sexhade, velenca, jastekë etj; gdhendje të ndryshme në dru si tavanet, kapakët e dollapeve, trapazanët etj, etj. Perveç këtyre në këto dhoma gjithnjë ishin të pranishme enë të ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takëmi i kafesë, instrumentet popullor të krahinës, armë të varura në mur etj. Veçanërisht në qytete dhomat e miqve shquheshin për paisjet e shumta e të punuara me mjeshtri, sidomos në familjet e pasura, mund të shiheshin mobilje e paisje të ardhura nga qendrat e zhvilluara të vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.

Të gjitha këto mjedise dhe paisje të tjera ishin pjesë e mënyrës së jetesës të krahinave të ndryshme shqiptare. Ndërkohë edhe veglat e punës të përdorura nga bujqit, blegëtorët apo zanatçinjtë e ndryshëm, pasqyrojnë mënyrën e jetesës.
* * *

Një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës janë veshjet popullore të cilat me larminë dhë variantet e tyre pasurojnë trashëgimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punës, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen ndër mjetet kryesore të jetës së njeriut. Gjurmët e para të përpjekjeve të njeriut për të veshur trupin e tij, vërehen në paleolitin e vonë (në fillim të rendit gjinor). Ndonse kategori të ndryshme e shpjegojnw origjinën e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojmë se arsyeja më bindëse ishte nevoja, për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë, për t'u ndjerë më ngrohtë e më i mbrojtur edhe nga faktorë të tjerë. Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.

Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore. Të gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. Ashtu si të gjithë popujt e botës edhe shqiptarët, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kanë këtë begati kulturore. Me kohë u krijuan edhe tipet etnike të veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike të përdorura për zbukurim, por edhe mënyra e stilimit janë ato që pasqyrojnë veçanti etnike. I gjithë zhvillimi i veshjeve, është i lidhur ngusht me historinë e zhvillimit te kjo popullsi, për pasojë edhe me historinë e popullit shqiptar.

Elemente më të hershëm të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparjet, strukat (si kapuçonë), lëkurët e kafshëve të egra etj. Si dëshmi për mënyrën ë përgaditjes së tyre janë llojet e fibulave, boshtet e përdorura për tjerrje, peshat e avlëmendeve etj. Me kalimin e kohës pjesët e veshjeve dhe materialet e përdorura për përgaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan më tej.

Për veshjet popullore shqiptare mund të flitet pas formimit të kombësisë shqiptare. Siç dihet formimi i bashkësive ekonomike e kulturore tek shqiptarët filloi në shek. XII me Principatën e Arbërit. Më pas pasuan të tjera, e kështu gradualisht muarën zhvillim të fuqishëm qendra ekonomiko-tregtare, të cilat prodhonin mallra jo vetëm për tregun vendas por edhe për eksport. Në kohën e formimit të principatave feudale, filluan të marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Siç dihet këto principata ishin të ndara e të mbyllura në vetvehte, çka bëri të krijohen dallime të ndjeshme edhe në kulturën materiale e shpirtërore. Në këtë kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurisë së kostumeve popullore, gjurmët e të cilave u ruajtën deri në shek. XX. Por dallimet janë edhe rezultat i proçeseve kulturore, që ndodhën pas pushtimit turk. Një kategori popullsie e cila përqafoj fenë muslimane ra më shumë nën ndikimin e kësaj kulture. Nderkohë dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave të ndryshme shoqërore si dhe nga krijimi i profesioneve të ndryshme. Megjithatë duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave përendimore e lindore (për shkak të pozicionit gjeografik të Shqipërisë dhe kushteve të zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me ato të huajat.

Pjesën më të madhë të veshjeve masat e gjera fshatare i përgatisnin brenda ekonomisë familjare, pra të endura e të qepura me pëlhura liri, leshi, pambuku e më pak prej mëndafshi. Ndersa në qytet, krahas pjesëve të endura në avlëmend, shpesh një pjesë e mirë e veshjeve qepeshin e qëndiseshin nga mjeshtrit rrobaqepës e qëndistare të specializuar sipas shijeve e kerkesave të ndryshme të popullsisë.

Koleksionet muzeale për veshjet popullore shqiptare kanë filluar të krijohen mbas Luftës së Dytë Botërore. Para kësaj përiudhe kanë ekzistuar koleksione të vogla private, të grumbulluara nga priftërinjtë françeskanë (rreth 300 objekte), Aktualisht në fondet muzeale të Insitutit të Kulturës Popullore ruhen mbi 18 mijë pjesë veshjesh të marra nga krahina të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqipërisë.

Krahas grumbullimit të tyre në fondet e IKP ekzistojnë edhe mjaft veshje të ruajtura dhe ekspozuara në disa muze të tjerë në Shqipëri.

Mbas grumbullimit të pjesës më të madhe të veshjeve të krahinave të ndryshme, është bërë dokumentimi i tyre në regjistra dhe kartela të ndryshme, të cilat pasqyrojnë në mënyrë shkencore të dhënat e nevojshme për emërtimin e tyre, materialin e përdorur, mënyrën e zbukurimit e të përpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Të gjitha këto të dhëna kanë bërë të mundur, që ato të përdoren për studimin e botime të ndryshme studimore dhe ilustrative. Veçanërisht me shumë vlerë janë vëllimet e albumeve që përmbajnë veshjet popullore të krahinave të ndryshme shqiptare, si dhe ato të minoriteteve. Me shumë vlerë konsiderohen studimet e bëra për klasifikimin e veshjeve shqiptare, veçanërisht për klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meritën më të madhe për grumbullimin e tyre në fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare në Shekuj, si dhe një varg studimesh e botimesh të tjerë të kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bërë është bazuar në fazën e zhvillimit të kostumeve popullore në fillim të shek. XX.

Për të dy gjinitë klasifikohet 10 tipe veshjesh: pesë për gra dhe pesë për burra.

Në kostumet e grave dallohen këto tipa, të emërtuar nga pjesë më dalluese të tyre.
1 - Veshja me Xhubletë. E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi.
Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.

Në këtë veshje bie në sy forma e xhubletës, krejt e veçantë nga çdo veshje tjetër, mënyra e zbukurimit të pjesëve të saja me motive dhe ngjyra të plota, por shumë të zgjedhura; si ngjyra e zezë, çiklamin, vjollcë ose blu. Kjo veshje është mbajtur në të gjitha malësitë e Alpeve të Shqipërisë përfshirë edhe pjesën e alpeve në Malin e Zi. Xhubleta përfaqëson veshjen më të hershme në Shqipëri dhe në Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qytetërimit ilir në kulturën popullore shqiptare.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore1

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore2
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:16 pm

2- Veshja më këmishë të gjatë dhe përparje. Pjesë kryesore e kësaj veshje është këmisha e gjatë, me mëngë të gjata, të gjëra ose të ngushta. Në mes ajo shtërngohej nga një brez leshi me ngjyra të ndryshmë dhe shoqërohej në pjesën e përparme nga një përparse e leshtë ose e pambuktë me madhësi e zbukurime që ndryshonin nga njëra krahinë në tjetrën.
Në stinën e verës, në pjesën e sipë rme gruaja e veshur me këtë këmishë mbante një jelek, kurse në dimër sipër tij shtohej edhe një mintan me mëngë të gjata si dhe një xhoke prej shajaku. Gjatësia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veçanërisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar kështu veçori të shumta lokale. Kjo veshje qe e përhapur në Mirditë, Dibër, Mat, Shpat, çermenikë, Dumre, Myzeqe, Berat, Korçë, Kolonjë, Gjirokastër, Sarandë. etj.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore3

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore4
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:17 pm

3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje përbëhej nga një këmishë e gjatë, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyrësh, porse shoqërohej edhe me dy futa të gjata (përparje), njëra e ngjeshur në pjesën e përparme dhe tjetra pak më e vogël vendosej prapa. Në këtë variant (të gjata) ishin përparjet (futat) që mbanin gratë e Postrripës (Shkodër) ato të fshatrave Baz, Vinjoll, Karricë etj, të rretjhit të Matit. Në një variant tjetër futat kishin formë trapezi dhe ajo që vihej përpara ishte më e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte përmasa më të vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i përhapur në disa fshatra të rrethit të Pukës, në Malësinë e Gjakovës (rrethi Tropojë), në disa fshatra të rrethit të Hasit, si dhe në disa fshatra të Rrafshit të Dukagjinit (Kosovë). Futat kishin formë katërkëndëshi, gjithashtu edhe në këto krahina ajo që vihej përpara ishte më e madhe se e pasmja. Si në variantin e dytë edhe në të tretin, ato prej leshi pelqeheshin në ngjyra të errëta (të zezë, kafe ose vishnjë).
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore5
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore5b
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore6
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore7
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:18 pm

4- Veshje me mbështjellëse. Pjesë kryesore në këtë tip vëshje është një lloj fundi i gjërë, me pala të vogla. Nën të vishej një këmishë e ngushtë, kurse në pjesën e siperme vishej jeleku dhe një si fanellë me mëngë të ngushta. Në fshatrat e krahinës së Zadrimës mbahej një variant mbështjellsje palat e së cilës vendoseshin vëtëm në pjesën e pasme të trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyrë të zezë. Në disa fshatra të Pukës dhe të Malësisë së Gjakovës, mbëshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyrë vishnje ose të gjelbër dhe më rrallë ngjyrë vjollce, kishte një pamje mjaft elegante dhe shoqërohej me çorape të leshta të zbukuruar me disa motive disa ngjyrëshe.

Ndersa varianti i mbajtur në disa fshatra të krahinës së Lumës (Kukës) dhe ai i mbajtur në Shishtavec (Kukës) shoqërohej me mbathje të gjata, këmbëzat e të cilave bëheshin të gjëra dhe prej leshi me ngjyra të ndryshme.

Veshje Popullore Shqiptare Aranitabrahajantoniogen
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore8
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:19 pm

5- Veshja me brekesha. Emërtimi i këtij tipi përcaktohet nga një lloj pantallonash shumë të gjëra dhe më ngjyrë të zezë. Në pjesën e sipërme të trupit gratë e veshura me brekesha vishnin këmishë të shkurtër, jelek ose mitan. Në këmbë mbathnin çorape leshi me shumë ngjyra. Gjithnjë mbi brekesha në pjesën e përparme vishej edhe një përparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyrëshe. Ndersa në kokë mbanin shamia shumë ngjyrëshe të lidhura nën gushë, pa i palosur në formë trëkëndëshi. Në fakt kjo veshje është futur në përdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati përdorim të kufizuar, kryesisht në disa fshatra të Malësisë së Tiranës, në Martanesh, në Polis, Berzeshtë, Gur i Bardhë etj.

Pavarsisht nga përcaktimi i zonave ku janë mbajtur këto tipe veshjesh, ka raste ku në të njëjtën krahinë apo zonë janë mbajtur disa tipe, gjë që lidhet me lëvizjet e popullsisë, marrdhwniet e krushqive etj, etj.

Siç përmendëm më lart edhe veshjet e burrave klasifikohen në pesë tipa kryesore.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore9Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore10
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:20 pm

1- Veshja me fustanellë. Edhe kjo veshje burrash këtë emërtim e merr nga një lloj fundi i bardhë, i bërë me pëlhurë pambuku dhe me shumë rrudha. Nën këtë fund mbatheshin të mbathura të gjata, mbi të cilat nga nyjë e këmbës e deri tek gjuri visheshin kallçi prej shajaku. Në disa raste këto zgjateshin deri në rrëzë të kofshëve, prandaj dhe quhen kofshare. Në pjesën e sipërme vishej një këmishë e shkurtw me mëngë të gjëra, jeleku dhe mëngorja (në mënyrë të varura pas). Në bel vinin një brez të gjërë leshi, mbi të dhe një tjetër prej lëkure të zbukuruar mbi të cilin futeshin e vareshin armët e brezit. Në stinën e ftohtë pjesë e kësaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse në kokë vihej një festë e bardhë me një thumb në mes. Deri në fillim të shek. XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në çamëri. Më pas ajo u kufizua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore11
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:21 pm

2- Veshja me këmishë të gjatë e dollamë (ose cibun). Pjesët më të rëndësishme të kësaj veshje për burra janë; këmisha e me ngjyrë të bardhë si dhe dollama ose cibuni i gjatë prej shajaku. Në stinën e verës në vend të dollamës vishej një lloj xhamadani prej shajaku. Nën këmishë visheshin mbathje të gjata të shoqëruara me këllçinjë. Dollama apo cibuni paraqiti tirç ose perdoret në raste kuvendesh.et me disa ndryshime në zona të ndryshme. Diku ishte e gjatë deri mbi gju, diku tjetër deri në pulpët e këmbës. Diku me ngjyrë të bardhë dhe e zbukuruar me gajtana të zi, e diku me ngjyrë të zezë. Kjo veshje është përdorur në Mirditë, Mat, në Dibër, në Malësi të Madhe, në Korçë, Kolonjë,Gjirokastër etj. Mbas Luftës II Botërore ky tip veshje u zëvendësua me veshjen me tirç. Dollama vazhdoi të mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tirç ose perdoret në raste kuvendesh.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore12
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:22 pm

3- Veshja me tirq. Elementi më tipik i kësaj veshje janë tirqit të cilët kanë formën e pantollonave të ngushta prej shajaku (më të shumtën e rasteve të bardhë dhe më rrallë të zi ose të murmë). Përgjithësishtë ato lidhen poshtë belit (në kërdhokëll) shoqëruar edhe me një brez të lesht me vija disangjyrëshe. Në pjesën e sipërrme vishej një këmishë me mëngë të gjata, jelek pa mëngë dhe xhamadan me mëngë të gjata, të dy prej shajaku. Në stinë të ftohta mbi xhamadan vishej edhe një xhaketë me mëngë të shkurta dhe me jakë marinari (prej shajaku me ngjyrë të zezë) e quajtur diku xhurdi, diku tjetër kaporane ose herkë . Tirqit zakonisht janë mbajtur në Shqipërinë Veriore, në Kosovë dhe në Shqipërinë Verilindore, duke arritur deri në rrethin e Beratit.

Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore13
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore14
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:22 pm

4- Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të gjata deri në nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjërë leshi me ngjyrë të kuqe në vishnje. Në pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë me mëngë të gjata dhe të ngushta. Në stinët e ftohta perveç jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore15
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore16
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:23 pm

5- Veshje me poture. Poturet kanë formën e pantollonave të gjëra e të gjata deri në gju. Ndryshe nga veshjet e tjera këto lloj pantollonash kanë mjaft ndikim (në formën e prerjes) nga e njëjta veshje e përdorur në vendet orientale. Në pjesën e poshtme të kë mbëve (poshtë gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa në pjesën e siperme vishej këmisha me mëngë të gjata e shoqëruar me një jelek prej shajaku, i cili mbërthehej në pjesën anësore të gjoksit. Në stinë të ftohtë vishej dhe një xhamadan me mëngë që i vareshin në pjesën e pasme të trupit. Kjo veshje kishte edhe një pjesë tjetër që dallonte nga krahinat e tjera, është pikërisht qeleshja e lartë ose takija gjysmë sferike.

Kjo veshje ka patur përhapje të kufizuar, kryesisht në Labëri, Mallakastër, Myzeqe etj. Poturet kanë zëvendësuar veshjen me fustanellë aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore është bërë duke u mbështetur në pjesët e veshjeve që vishen në pjesën e poshtme të trupit. Ndërsa pjesët e veshura sipër belit janë më të ngjashme me pjesën tjetër, sideomos ato të burrave.

Përsa i përket larmisë dhe pasurisë së veshjeve të ndryshme, ato janë krijuar si rezultat i dallimeve të grupmoshave, gjinisë, rasteve kur përdoren, shtresave shoqërore të ndryshme, profesioneve, stinëve të ndryshme etj, etj
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore17
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore18
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 6:25 pm

Jo të gjitha elementet e veshjeve i përkonin të njëjtës përiudhë lindje dhe zhvillimi. Midis tyre ndër më të vjetrat konsiderohen këmishët e gjata, përparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke për burra dhe për gra, e cila përdoret në kohë të ftohta, pelerinat, këllçijt, opingat etj. Në përgjithësi veshjet popullore shqiptare trashëgojnë mjaft elemente që vijnë nga përiudhat më të hershme të kulturës ilire, gjë që percakton përkatësinë etnike të tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rëndësi jo vetëm për të njohur këtë pasuri të madhe kulturore, por edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme etno-kulturore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit kulturor në Shqipëri.Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore19
Veshje Popullore Shqiptare Veshjepopullore20
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Veshje Popullore Shqiptare Empty Re: Veshje Popullore Shqiptare

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum