NGA COPËTIMI TERRITORIAL NË COPËTIM KOMBËTAR

View previous topic View next topic Go down

NGA COPËTIMI TERRITORIAL NË COPËTIM KOMBËTAR

Post  zojs on Sat Mar 07, 2009 1:34 am

NGA COPËTIMI TERRITORIAL NË COPËTIM KOMBËTAR




Sintetizim politik. Pikërisht në atë sintezë të politikes kombëtare dhe anti-kombëtare, kombshpërbërëse ku ka qëllim integrimin neokolonial, gjëndemi ne sot, shumë më keq se sa përpara kur nuk dinin as kishin forca politike, ngase po shihet hapur një copëtim i ri kombëtar, përkundër atij copëtimit politik të derisotëm. Derisot pamë copëtimin e trojeve, territorit shqiptar dhe sot shohim me dy sytë copëtimin e kombit, sepse po e nënshrkuan vetiu dënimin e copëtimit kombëtar, duke u munduar gjoje të përvidhemi labirintheve politike rajonale e kontinentale edhe syçelë na imponohet krijimi i kombit kosovar, e nesër atij tjetrit komb në ish-irjm, ndoshta kombi i ri illir! Gjatë copëtimit territorial ndahej udha në mes nacionalizmit dhe intrnacionalizmit, sado që përpiqen të ecin tok, për qëllimet e përgjithshme dhe u pa sa shkoi - e sot nacionalizmi si politikë kombëtare, është i shpërndarë nëpër të gjitha partitë politike vetëm formalisht në statutet e tyre, po edhe formalisht në kushtetuten e shtetit shqiptar, ku as që ka gjasë të futet në veprim, veç si lexim vërbal!
Forca politike nacionaliste, si vazhdimësi historike e politike dhe ushtarake, sikurse Froni i Bashkimit Kombëtar, kërkon një ngritje politike të kohës, në politikë kombëtare - sot shumë më e nevojshme se kurrë më parë, ngase sot në poato territore të copëtuara ende nën pushtime sllavo-greke, po tentohet të veptohet kundër vet kombit dhe me prezencën e forcave politiko-ushtarake ndërkombëtare, për atë janë momentet historike, të veprohet në kohë të duhur. Ne kishim një luftë çlirimtare (1998-2001) dhe u desht të ndahet në tre luftëra, gjoja në tre ushtri shqiptare, në çlirim e mbrojtje territoriale dhe e gjithë ajo luftë ishte për çlirimin e bashkimin e trojeve tona - pasoi me një Kosovë të pavarur multietnike, në vijim të krijimit të një kombi kosovar, një Kosovë Lindore përsëri më keq nën pushtimin serv, një Iliridë të imagjinuar (themi praktikisht) përsëri nën një shtet falls me emër e me komb maqedonas, një Çamëri nën shtetin grek, ende e pangritur si çështje as politike as kombëtare dhe një Malci Mbishkodre, nën shtetin malazias .

Nacionalizmi duhet të jetë vet politika kombëtare, për të cilën sa kohë nëpër ndrydhje e shtrydhje histerike, u fol dhe u veprua, nuk kishte mundësi veprimi të tërësishëm nacional, ngase mungonte një platformë politike kombëtare, me vetëm disa projektplatforma të derisotme, të krahut nacionalist. Shih derisot kishin një krah, herë lëvizje, e herë parti politike, që do të thotë na mungonte trupi i kombit dhe veproi vetëm si ball i kombit, që sot nuk është më vetëm një krah, poqëse arrijmë në një platformë politike kombëtare, të jetë e gatshme për veprim konkret - por nuk mendoj në asnjë mënyrë që bëhet diçka pa edhe një lëkundje historike ballkanike, që vetëm shqiptarëve na takon - sepse tjerët i kanë vesht në lesh, duke u munduar t'i mbajnë sa më gjatë në kthetra territoret tona nën pushtimin e tyre!

Se a do të integrohen shqiptarët kështu të copëtuar në Europën e Bashkuar, tregon vet brëndia e kësaj fjalie - Shqipëri e copëtuar, në Europë të Bashkuar, me identitet e territor të ndarë - nuk mund të qëndrojë, përderisa ne e mbajmë veten shqiptar. Politika kombëtare sot ka brënda e jashtë vetes një politikë anti-kombëtare fshehtë e hapur - brënda si politikë integruese që çon në neokolonializëm dhe tjetra e jashtme, që pretendon të ruaj Kartën e Helsinkut, që do të thotë: kundër kujt po ngritesh krye?! Edhe në forma eventuale politike mos të mendoj askush se bëhet diç pa një rradhitje në front kombëtar, unik të përgjithshëm e të bashkuar forcash, nëse mendojmë në ribashkimin kombëtar! Vetëm ribashkimi i forcave kombëtare, bie ribashkimin kombëtar!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum