Poezi Humoristike

View previous topic View next topic Go down

Poezi Humoristike

Post  AuLoNa on Fri Mar 06, 2009 11:05 pm

Fan S Noli

Me thuaj nga je, te them se kush je


A te duhen duhen luftetare
Gjithe botes ti vesh zjarre
Do arratine te marre
Merr nja dhjete Kosovare

Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjene ne cdo ane
Qe te bejne hallve e salep
Keta jane mjeshtrit Dibrane

A do njerez per haenge
Per tryeze e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta I gjen vec ne Shkoder

A te duhen genjeshtare
Matrapaze e kokethare
Qe reren ta shesin per fare
Mer Krutan dhe je I lare

Po qeflij a te duhen
Qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit
Vetem Elbasani I rrit

Do ministra Kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne mexhlis dhe ne kuvend

Do budallenje qe vec hane
Hajvane me dy kembe
Pasuri s’dine te vene
Merr shetit gjithe myzeqene.

A do te rruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qofte mbushin sinine
Ec e merr gjirokastrine


Do te hash e te besh qejf
Sofra shtruar si per mbret
Pasterti e per kismet
Te till gjen vec ne Permet

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burreror
Shko ne Kukes I ke me dore

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se I njeh gjithe vendi mbane
Jane te afte per xhandare

A do trima e sejmene
Kapardisur kudo vene
Pa I zene gjumi mos flene
Per tre mirditore bej bene

Ne do njerez me lezet
me lezet e me terbejt
Mos u lodh te bezdisesh dynjane
Ne Tirane rresht tabane


Do per pune nje korcar
I ke bujq e ushtare
Te gjithe bashke vene ne are
Koke e kembe si ke te share

Hall I madh per skrapalline
Ka rrezik te hedhe dhe dru
Dy ministra le te rine
Se na duhen dhe pa tru.

A do urte njerezit te rrine
Ne komande te kesh ushtrine
Ne terbjet te kesh njerezine
Merr te gjithe laberine. ........Very Happy


Ore te gjore haruam vloren
Se kjo pune lahet me gjak
Dy shirite e nje medalje
Kesaj gjeje I veme kapak........tongue

A te duhen sharlatane
Qe te lepien ne cdo ane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane....

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Humoristike

Post  Arbon on Sat Mar 07, 2009 11:15 am

AuLoNa wrote:Fan S Noli

A do urte njerezit te rrine
Ne komande te kesh ushtrine
Ne terbjet te kesh njerezine
Merr te gjithe laberine. ........Very Happy


Ore te gjore haruam vloren
Se kjo pune lahet me gjak
Dy shirite e nje medalje
Kesaj gjeje I veme kapak........tongue

Mua me pelqe kjo pjesa me Vloren cheers Razz lol!

Arbon
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 19
Age : 43
Location : Niagara Falls
Registration date : 2009-01-31
Points : 2
Reputation : 3

Back to top Go down

MEMEDHEU

Post  AuLoNa on Thu Mar 12, 2009 9:23 pm

MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ME IKEN PER LESH KOKA.
KU KAM DASHUR MEM E AT.
KU TE GRIJNE FAJDET, PARATE.
KU KAM FIS E KU KAM FARE.
KU S'KA DRITA POR PISHTARE.
KU TE MBYT PLUHURI TALLASHI.
KU KERCET E PRET KALLASHI.
KU KA DIAMANT E AR.
KU S'GJEN UJE PER TU LARE.
KU KA PLEHRA TOGJE -TOGJE.
DHE QINDRA PARTI PER L****.
MEMEDHE, ESHTE NJE COPE TOKE.
QE TE BEN ME DHIMBJE KOKE.
KU PO SHEMBEN KOMBINATE.
DHE HAJDUTET NGRENE PALLATE.
KU BEN LIGJIN KONTRABANDA.
DHE NJE POLITIKAN KA 10 BODYGUARDA.
KU PO SHITEN ME DOLLARE.
VARRET E GJYSHERVE TE PARE.
MEMEDHE, QUHET TOKA.
KU ASNJERI, SHQIP S'KUPTOKA.
KU BEJNE PARADA BUKURIE.
VAJZA TE C'DO KATEGORIE.
KU NJE MISS, PRISH VIRGJERINE.
VEC TE NDERROJE NENSHTETESINE.
MEMEDHE, QUHET KY VEND.
QE KA DEPUTETE PA MEND.
QE PERLESHEN E BERTASIN.
DHE SE DINE AS VETE SE C'FLASIN.

Laughing

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Presidencia

Post  AuLoNa on Thu Mar 19, 2009 8:31 am

Nga Ismail Xhaferri

U shqyen burrat, u shqyen
I prishën mendjen njeriut
Porsi trimat në beteja
Të zenë vendin e Moisiut.

Dhjetra burra të dëgjuar
Si në ditën e qametit
Jargaviten pa pushim
Për kolltuk të presidentit.

Dhjetra burra të dëgjuar
Jargaviten çke me të
Që të gjithë kërkojnë karigen
Karigja është vetëm një.

Dhjetra burra të dëgjuar
Sytë kanë ngulur tek Moisiu
Nga Fatosi tek Bamiri
Nga Zabiti tek Sabriu.

Dhjetra burra të dëgjuar
Nuk ka zot që mund t’i ndali
Që nga Xhozi tek Serveti
Nga Mejdani tek Paskali.

Xha Moisiu shikon garën
Siç shikojnë babaxhanët
Bobo më iku kolltuku
Dolën nga shishja shejtanët…

Xha Moisiu rri i heshtur
U bënë të gjithë gazi botës
S’e kuptoj fjalën konsesus
Kur kërcet karigja kokës.

U përpoqa të punoja
Përpjekjet më vajtën dëm
Se në krye të të marrve
Një i mençur nuk ka ç’bën…

Fatos Nanua më dha brrylin
Dhe Saliu nuk më do
Do kthehem prap në lulishte
E të luaj domono.

Kot e gjithë kjo zhurmë e madhe
Kandidat gjen me lopata
Se tek neve presidenti
Shpërndan vetëm dekorata.

Tosi si lojtar i vjetër
Rri i gatshëm në çdo shteg
Trazon ujrat anë më anë
Dhe del pa lagur në breg.

Po Fatosi ka pengesa
Se do Edi se do Meta
Sepse lufta brenda llojit
Ha njeriun me gjithë lecka…

Po po s’vunë Tosin në krye
S’do ketë burra që ta prapsin
Do t’i bëjë lesh e li
Do fillojë sërish katarsin.

Do t’i hyjë partisë me plug
Sepse di të ligjërojë
Edi Ramën e të tjerë
Do t’i lëjë me gisht në gojë.

Dhe Bamiri sulmon egër
Tani më ka ardhur radha
S’bëhesh dot more Bamir
Me të futur ta ka Sala!…

Bamir Topi sulmon egër
Sulmi i tij është fare kot
A e di Bamir se Sala
Pa Fatosin nuk rron dot…

Dy qoshe që ka ky vend
Smund ti jepen gjithë mëhallës
Ti e di ato do mbeten
Një e Nanos nje Salës.

Salës po i dole kundër
Përmbi kryet e vë shkopin
Të mbajë pushtetin e tij
Bamir Topit i bën topin.

Ndaj Bamir mos u lodh kot
Mos e bëj gojën kamare
Ose rri atje ku je
Ose mbete pa gjë fare!…

Ndaj qëndro aty ku je
Mos i lakmo ato thela
Se inatoset Doktori
Dhe të ngrin si Spartak Ngjela!…

Garë e fortë për President
Shtohen emrat përmbi letër
Pse te mos jetë xha Serveti
Që ka qenë marksist i vjetër.

Gare e fort per president
Ore me ore e ditë per ditë
Ke te zgjedhesh çfarë sikleti
Vendi ka shumë pensionistë…

Vendi ka shumë pensionistë
Që të gjith burra të thekur
Që të gjithë plotësojnë kushtin
Çdo ditë hanë misra të pjekur.

Sabri Godua patriot
Atdhetar me urtësi
Por të bëhesh president
S’duhen këto cilësi….

S’mund të bëhesh president
Nuk të do në ball vatani
Po nuk tha endaksi greku
Po s’tha visto italiani.

Pse kjo zhurmë e pse kjo bujë
Pse bëhet gjithë ky qamet
Pse mos jetë Sali Berisha
Dhe tek është dhe president.

Sala provat i ka dhënë
Dhe qendron në shumë llogore
Sepse di t’u ulërasi
Sepse di t’u bëjë rreshtore.

Per te mire a per te keq
Sala provat i ka dhene
President mbi gjith partite
Por drejtonte dhe PD-ne.

Sala bën çfarë t’i doje qejfi
Dhe zgjedhje të parakoshme
Por të bëhet president
Duhet gjendje e jashtëzakonshme.

Garë e fortë për president
Zhyten burrat në maraz
Kush do jete i pari vendit
Shqipëtarëve nuk u plas.

Sa të jetë Saliu ku është
S’ia kam frikën kësaj gare
Dhe po patëm president
Dhe po nuk patëm fare…

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Humoristike

Post  AuLoNa on Wed Mar 25, 2009 3:48 pm

Dashuri matematike...


Ty po te drejtohem,vajze moj syzeze
me do a sme do,kjo eshte hipoteze

Pamja jote e embel,posi teoreme
kur te shoh perpara,sikur zgjidh probleme

Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon

hunda si segment,posi rreze drite
veshet simetrike balli si orbite

Buzet si eklips,mjekra si kupole
syte si dy vatra,vetull parabole

C'mi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale

rreze rezatojne syt e tu te qeta
njeri rreze alfa,tjetri rreze beta

per ty psheretimat qe dalin rrethore
hapen vale-vale si rrathe bashkqendrore

une e ti nje thyese lidhur ne nje bosht
ti numerusi siper,une emerusi poshte

po ste bera jeten diell si pranvera
c'vite me jane taksur mi shumezofte zeroja

dashurise per ty mos ti shuhet vapa
cdo fjale qe te thuash do ta fus ne kllapa

dhe oh si do rritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore, mot fuqi kubike

bukuria jote bukuri limit
mi perndau mendte gjer ne infinit.

me trete formule,me shkrive te gjalle
si nje copez akull ne plus njeqind shkalle

folme shpirti im,shpirt ne maximum
se pa ty s'kam gjume as ne minimum!



hahhaha se nga i gjen Sadjola keto vjersha.... Laughing

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Humoristike

Post  Sponsored content Today at 6:08 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum