Çfarë Etike Kanë Politikanët Tanë?

View previous topic View next topic Go down

Çfarë Etike Kanë Politikanët Tanë?

Post  AuLoNa on Fri Mar 06, 2009 10:26 pm

Që kur kam filluar të ndjek nga afër politkën e vëndit tonë, edhe pse jetoj jashtë vendlindjes, duke dëgjuar lajmet ashtu edhe paralamentin, një gjë më ka bërë përshtypje më tepër, se skandalet që ndodhin, Etika e Shprehjes - çfarë etike kanë politikanët tanë . Këta qeveritarë, zëdhënës, apo paralamnetar, zgjedhin të delegojnë mesazhet e tyre, publikisht e zyrtarisht, pa përdorur diplomaci apo etike politike, në një fushë në të cilën këta njerëz marrin pjesë, dhe duhet të jetë natyra e tyre profesionale, edhepse nuk kanë një profesion adekuat politik.

Thua sikur, mos te kene marrë asnjë klasë edukimi e arsimimi, sesi të komunikojnë apo të mbajnë qoftë edhe një fjalim! A mendojnë ata se flasin para popullit, apo para vetvetes së tyre, që edhe ashtu duhej të turpëroheshin? Është vërtet, për të qarë e për të qeshur! Dhe mund te them me plot mendimin tim që shihen si aktorë tragji-komedie, në theatrin kombëtar! Pa diskutim që nuk jemi të vetmit me këtë problem, por pse të marrim shembullin e shprehjes së atyre që vërtet nuk kanë edukatë, kur populli ynë e ka trashëguar në gene mënyrën e sjelljes ndaj njeri-tjetrit ashtu dhe të huajve. Duket sikur po imitohen politikat e ditës nga vendet e zhvilluara, ku flitet hapur e me fakte, por që na brengosë fakti, se këta politikanët tanë nuk kanë kufinj, të shprehjes së tyre të çmendur, duken oratori anomalishë!

Më vjen keq me ata që janë në poltikë, të cilët janë në moshën e prindërve tanë. Më vjen më tepër çudi mbasi u rritën dhe u shkolluan me një etikë të shprehjes, në mos të përdorimit të saj të lirë - ku vetëm një klase dedikohej, si te perdornim mënyrën etike të të shprehurit, kudo që ndodheshim. Më vjen edhe më tepër për të qarë, sa nga karakteret e rëna poshtë, sa me disa të rinj të sotëm, por jo ata qe kanë ngelur atje, mbasi shkolla eshte kthyer ne nje "Han", por me këta vogëlushet si puna e Gert Bogdanit, i cili ka kryer studimet këtu në Amerikë, dhe ka parë gjithsesi, se si duket e shprehet ketu zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, del ditë për ditë për të dhënë gjithë gazetarëve si botëror ashtu dhe vendas, të dhënat, apo të shpjegojë ndonjë skandal të politikës së ditës.

Ne e dimë shumë mirë dhe jemi mëse te vetëdijshëm, që në poltikë do të ketë skandale të shumë llojshme, të natyrave të ndryshme - por puna sesi këta qeveritar apo delegues dalin dhe ne ç'mënyrë Etike, ia delegojnë atë popullit, pa përdorur gjuhen vulgare, fjalor të ndyer vërtet rrugaçësh, që mund të thuash, se mos po u flasin me shaka, shokëve të tyre duke luajtur biliardo, apo mos jetojnë në ndonjë xhungël - duke e shnërruar kejt arenën politike në një arenë xhungle!

Mbi shumë të tjera që kam vëne re, sidomos tek kjo qeveri e tanishme, te cilën e mbështetëm shumë, ne që ishim nga të parët e demokracisë, tani duam te mbyllim si veshët edhe sytë kur i degjojmë apo i shohim, skena tragji-komike të liderëve e qeveritarëve tanë.

Marrim rastin e Paralamentit, kur Kryeminsitri ynë, për një pyetje që i bëri deputeti i opozitës Zoti Balla, ai pa pikë llogjike dhe pa pikë dinjiteti u kthye e i krahasoi nënën dhe motrën e tij si "prostituta motelesh". Me cilën teori të forcës veprohet ashtu, ndaj një intelektualit tonë?

Një deputet tjetër po i PD'së në një seancë tjetër, ku po fliteshin për disa probleme ekonomike, dhe Zonja Arta Dade po e kundërshtonte, perseri një tjetër ofendim, duke i bërrtitur asaj me te madhe, sikur të ishte një e përdale, dhe që kishte bërë orgji, a thua se po i fliste ndonjë rrugaceje në rrugë!? Besoni, se nuk kam gojë as mendje, as ndërgjegje, as ta imitoj fjalorin e disa politikanëve tanë, as me vetveten, se lëre më para një auditori politik, e para masave të popullit, aq tmerrshëm e banalisht, para të gjitha moshave e gjinive!

Kur Zoti Berisha, vete në Shkodër, dhe në vend që tu flasi njerëzve për problemet e hallet që kanë, në sy 20të fëmijëve 6-7 vjecar flet për "tredhjen" e Edi Ramës", etj etj që nuk më vijnë në mend tani se duhen shkruar vëllime sidomos me këta të tanishmit. Edhe njëherë pyes: çfarë etike kanë disa nga politikanët tanë, e si kanë guxim e ndërgjegje shkollore e atdhetare, të shprehen në disa forma të tyre, të njohura derisot, përballë popullit ton e parabote?





Më se fundit por jo më e pakta, ështe kjo e sotmja e cila vërtet më bëri të humbas sadopak durimin dhe të ndjehem tepër e zhgënjyer. Ishte pikërisht djaloshi qe fola pak më lart, zëdhënësi i Sali Berishes, Gert Bogdani i cili me paturpësinë më të madhe, duke u njohur si robot politik, del e flet për diçka që nuk i ka prish punë asnjë njeriut përvec familjes së Edi Ramës, duke hyrë në çështjet personale e familjare. Nuk e kuptoj që si ky djalë i ri dhe me një edukim shkollor të marrë këtu në Amerikë, të mos dojë të vendosi sikur edhe falco të jetë ajo, një mënyrë tjetër delegimi të pakënaqësisë së Partisë së tij për reagimin e ketij skandali! Zoti Gerti është përfaqësuesi në media i kësaj Partie, dhe sidomos sot tregoi, që në PD, nuk ka ndryshim i mënyrës së Shpehjes Etike, që nga Kryeministri e deri tek pastruesit e godines qeveritare.

Ky ishte reagimi i Zotit Edi Rama për skandalin që ndodhi, dhe si shumë politikan, aq më tepër të opozites është detyra e tij të dali e të bëj kritika, sikur edhe një majë gjilpëre të jetë ajo, duke mbrojtur dinjitetin e autoritetin e tij familjar, si dhe personalitetin e tij!



Dhe kjo është përgjigja e PD'së me delegues të këtij mesazhi, Gert Bogdani, që në shkollë mësoi etiken e komunikimit e shprehjes, por që atje, duket me fjalorin e tij të ndyer robot-mashine politike, sikur të ketë ardhur nga ndonjë xhungël, e jo më nga një institut amerikan. Është për të ardhur akoma më keq, kur dëgjohet nga goja e tij, një fjalor aq i paskrupulltë, nga një person me mbiemrin e Bogdani, por ia që po mund të dilkan edhe njerëz me karaktere të tilla edhe nga familja Bogdani! Çuditërisht!



Mora vesh që z. Gert Bogdani, ka hapur një faqe në Face Book, ku pret mendime dhe kritika. Dhe një nga temat që kishte hapur ishte kjo:

Çfare mund të bëjmë ndryshe?!
Idetë, sygjerimet, kritikat tuaja janë të mirëpritura!



Ashtu, e po mirë, ia po ja filloj unë thashë, si dihet mbase më dëgjon!


Shume titull të bukur i paske dhënë kësaj teme z. Bogdani.

Tani ç'farë mund të bëjmë ndryshe, këtu është pyetja më e rëndësishme, sidomos ajo në rrethin politikan, që na përfaqëson të gjithëve, si brenda edhe jashtë shtetit fytyrën tonë kombetare, si atë me edukatë edhe atë pa edukatë.

Më fal për shprehjen, që s'ma merr mendja të të vij çudi, por si i thonë asaj fjalës shprehëse që dihet dhe ështëe njohur për politiken, politika është dredhë, dhe ashtu karakter të tillë me dredha do të bëhen, në dëm të popullit e atdheut!

Të dëgjova sot në një lajm të famshëm që si përfaqësues i PD'së dole dhe në vend si një njeri i shkolluar që je, të gjesh një mënyrë si diplomatike ashtu edhe politike të delegoje mesazhin tënd ose te PD'së, dukej një mesazh jonormal. Në të vërtet më erdhi shumë keq, sespe jo që nuk pashë asnjë ndryshim, midis teje e Kryeminstrit tonë dhe të tjerëve në atë parti, të cilën e kemi mbështetur në fillim, por shikojmë që edhe brezi i ri po helmohet pikërisht nga i njëjti problem i politikës kanceroide, skizofrene, sipas mënyrës sesi shpreheni pa fije turpi. A mos politika nuk paska fije turpi edhe kur del jashtë suazave të saj dhe hyn brënda personaliteteve, për gjërat që nuk iu takojnë?!

Të them të drejtën, kur të degjoja, thashë se po ju drejtoheshe ndonjë kopshti zoologjik, dhe jo njerëzve të cilët me të shumtët janë me shkollë, ashtu sic je edhe ti! Duke qenë se e ke mabruar shkollen këtu në Amerikë, ma merr mendja që ke marrë "Speech Classes", ashtu sic kemi marrë të gjithë! Gjithashtu ma merr mendja ke ndjekur lajmet këtu, ashtu si edhe mënyrës si del dhe kundërpërgjigjet përfaqësuesi i maxhorances këtu! Si duket ti i paske mbyllur veshët në atë kohë. Ne themi të ndryshojmë për mirë e jo për më keq, se po të ishte për më keq mirë ishim atje ku ishim, zoti Gerti.

Edhe njëherë ndërgjegja ime dhe e popullit tonë, ta tërhjekë vërejtjen dhe dije se, por do bësh mirë të dijsh për veten tënde dhe ke karierën përpara me një keqformim personaliteti, sot ule e poshtrove veten me mënyrën vulga re, që të prezanton padroni yt, por të gjesh një mënyrë të mësosh edhe atë. Se i themi një fjalë të urte ne nga anët tona, “edhe plaku mësoi nga fëmija”.

Me këtë që ti dole dhe prezantove sot në lajme, në mënyrë vulgare, e para ti ofendove veten tënde, e dyta familjen tënde e cila ka bërë punën më të rëndësishme për të rrënjosur ty kush je, dhe e treta përsëri PD'ja sërish po tregon, se nuk do të ndryshohesh aspak por të ngelesh në vend numëro me të shara, dhe jo të merret vërtet me ndryshimet që i duhen nga brënda dhe jashtë trungut të partisë tënde!

Na vjen shumë keq që kjo Parti e ul veten me banalitetet e personave të saj, sespe nuk gjen mënyre sesi te komunikoj me nje edukatë si rezultatet e mira ashtu edhe te këqijat.

Në fund dua të të them të marresh klasa për mënyrën e komunikimit diplomatik, që i përkasin pikërisht këtyre rasteve, dhe këtë ta t hem për të mirën tënde si i ri që je, se Sala e hëngri çairin e tij, e ndaj si vjen më turp, sado që është në moshën e prindërve tanë.

Po i them këto jo vetëm si Shqiptare që më dhimbset vendi im, e populli im në një gjëndje tejetëtë mjeruar, por edhe si nje njëperson me edukatë që jam familjare, që nuk dua te shikoj njerezit tanë të bëhen gazi i botës me ato që flasin pa menduar.

Po të lë, ashtu si je, me këtë fjalë të urtë të popullit tonë:

"Tek njeriu i zgjuar, mendja është para gjuhës, dhe tek njeriu mëndjelehtë, gjuha është para mendjes".

A thua se me të gjitha këto që thashë, se politikanët tanë jane duke fol ne Forume, ku njerezit nuk na e shikojnë fytyrën ose në të shumtën e rasteve nuk na e dinë dhe emrin me përjashtim!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Çfarë Etike Kanë Politikanët Tanë?

Post  AuLoNa on Wed Apr 01, 2009 5:23 pm




Gerti Bogdani deklaroi sot se largohet nga posti i zëdhënësit të PD dhe do të angazhohet në marrëdhëniet me jashtë, të kësaj partie. Vendin e Bogdanit e zuri Erla Mehilli e cila deri më sot ishte zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve. Version multimedial i ketij lajmi

TIRANE- Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi përmes një konference për mediat se do të largohet nga posti, për tu angazhuar me Forumin Rinor dhe marëdhëniet me jashtë të PD-së.

“Kjo është konferenca e fundit për shtyp si zëdhënës i Partisë Demokratike, për arsye se do të merrem me angazhime të tjera. Une do të merrem më marëdhëniet me jashtë të PD-së dhe do ti përkushtohem Forumit Rinor, duke patur parasysh se sa e rëndësishme është rinia në ditët e sotme” u shpreh Bogdani.

Ndërkaq, në konferencën e shtypit, Bogdani ka prezantuar publikisht zëvendësuesen e tij në postin e zëdhënesit të PD, Erla Mehilli, e cila deri më sot ka qenë zëdhënëse e Ministrisë së Transporteve.



A thu te jete vrare ne seder, se tek FB ku kishte hapur faqen per kritika une isha e para dhe e fundit qe i dergova ate mandatin siper.... Laughing

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum