ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga që çon e s’kthen

Go down

Rruga që çon e s’kthen Empty Rruga që çon e s’kthen

Post  Hene@ Fri Mar 06, 2009 7:04 pm

Rruga që çon e s’kthen

Shkuan për një kohë të shkurtër, e vitet po kalojnë. Mbetet e shkuar koha kur vetëm meshkujt e merrnin rrugën e kurbetit. Femra evropiane merr valixhet dhe niset anekënd botës për pushime dhe rekreacion. Femra shqiptare detyrohet që nëpër male me borë edhe me fëmijë ngryk, duke kaluar edhe lumenjtë e rrëmbyeshëm me këmbë dhe rrëziqe të tjera që mund t’i kushtojnë edhe me jetë që t’i kalojë kufinjt e shumë ilegalisht për të dalë në Perëndim. Këtu ëndërron se do të sigurojë ekzistencën me punën e vet, se do të ngasë veturën, se do të frekuentojë lokale të bukura dhe qendra rekreacioni çfarë i ka parë në televizor.

Çka i pret në Perëndim

Nga numri i përgjithshëm i femrës shqiptare që e kanë braktisur Kosovën, gratë e martuara janë numerikisht më së shumti. Kuptohet, ato ndodhen së bashku me familjet e tyre. Ato banojnë nëpër hajme të refugjatëve. Kryesisht kanë vetëm nga një-dy dhoma, varësisht prej numrit të anëtarëve të familjes, d.m.th. në një korridor janë të vendosura deri në katër familje, me vetëm një banjo. Ky grup i femrave shqiptare bën një jetë të vështirë.
Jeta në ato hajme t’i kujton kampet e përqendrimit. Në dukje të parë askush s’të ndalon asgjë, por në thelb çdo gjë është e ndaluar për femrat tona. Ato janë të mbyllura nëpër ato kampe. Punë nuk gjejnë. Ku të dalin, janë pa asnjë centi në xhep. Të vetmin argëtim i kanë ndejat nëpër shoqe të hajmit. Thashethemet, intrigat, zënkat, zhurmat, mosmbajtja e rendit dhe e qetësisë, malli për atdhe, ua bëjnë jetën ferr. Ato ëndërra që i kanë thurrë në vendlindje për Perëndimin, për çka disa i kanë lënë edhe fushat e arat, livadhet e bagëtinë, mund t’i realizojnë vetëm duke i parë në televizion, i cili është shumë i pasur me programe. Por, shqiptarët pos fotografive asgjë nuk kuptojnë, spese, me përjashtim të rrallë, askush nuk shfaq fijen e interesimit për të mësuar gjuhën e vendit ku është strehuar. Mu për këtë ato s’mund të integrohen në jetën e vendasve, s’mund t’i edukojnë dhe t’u ndihmojnë fëmijëve të arsimohen dhe të gjejnë punë. Një numër shumë i vogël syrësh kanë gjetur punë dy-tri orë në javë, rrallë në ditë si pastruese nëpër shtëpia, kafene, byro.

Beqareshat

Edhe beqareshat bëjnë një jetë të vështirë. Pjesa dërmuese e tyre banojnë nëpër qendra azilantësh-hajme dhe ballafaqohen me vështirësi të shumta. Kryesisht punojnë nëpër hotele, restorane, piceri, fabrika etj. Me të mbërrirë janë interesuar vetëm si të punësohen. Ato që kanë pasur fat të punësohen “me letra” kanë pasur mundësi të marrin banesë, ta rregulllojnë më mirë mënyrën e jetesës dhe të qëndrojnë në një shkallë më të mirë sesa ato që punojnë në të “zezë” dhe që banojnë nëpër hajme. Pra edhe këto e kanë vështirë të depërtojnë në jetën e vendasëve. Në vend që t’i kryejnë kurset e gjuhës ta shfrytëzojnë moshën e re të tyre që të rikualifikohen dhe të punojnë në një rang më të mirë të punës, u ka ndodhur e kundërta.

Vajzat e punëtorëve

Më mirë në këtë drejtim qëndrojnë vajzat e punëtorëve tanë me qëndrim të rregulluar. Ato kanë kryer profile të ndryshme, si motër medicinale, kompjuteriste, shitëse, etj. Numerikisht këto të fundit janë shumë pak. Komunitetet e tjera në këtë drejtim qëndrojnë shumë para nesh. Turqit ndoshta janë më të padëshiruarit në Gjermani, po ata kanë hyrë në jetën gjermane. Femrën e tyre e hasim në të gjitha vendet kyçe, edhe në rolin e udhëheqëses së emisioneve televizive. Kjo kategori e femrës sonë i ka edhe vështirësitë e natyrës intime. Po t’i përcjellim gazetat reviale do ta shohim se në çraport janë me moshatarët e tyre shqiptarë. Akuzat reciproke janë të pashmangshme.
Derisa të parat i akuzojnë djemtë se nuk i përfillin duke rendur pas plakave dhe të huajave për interesa personale - rregullim qëndrimi, të dytët i akuzojnë vajzat se nuk i duan azilkërkuesit, po u interesojnë vetëm ata me qëndrim të rregulluar. Derisa shkëmbehen këso akuzash, këndi i njoftimeve shpesh del me mosha të shtyera, sidomos i femrave.

Studentet

Nëpër qendrat e ndryshme universitare do ta hasim pa dyshim edhe ndonjë studente shqiptare. Sado që do të dëshironim që ky numër të jetë më i madhi ai mjerisht është më i vogël, krahasuar me popujt e tyre ato mund t’i ndjekin rrjedhat kulturore, shoqërore, zhvillimore etj., të atij vendi. Përmes tyre mund të dëgjojë dikush se ç’janë dhe çka duan shqiptarët. Do të ishte mirë që Universiteti ynë ose Ministria e Arsimit t’i paraqitnin drejtimet, profilet deficitare dhe nesër ato të inkuadroheshin si kuadër deficitar në zhvillimin e shpejtuar të atdheut.
Derisa femra shqiptare në Perëndim nuk mund të gjejë forma organizimi që të bashkëpunojë me shoqata të grave dhe me ente e institucione ku i drejtojnë gratë për të mirën e femrës në Kosovë, do të ishte mirë që ato së paku për veten të bënin diçka. Nuk është mirë që të presin vetëm ndonjë festë kombëtare e të takohen. Mund t’i shfrytëzojnë lokalet e shoqatave dhe të klubeve shqiptare, madje edhe t’i rezervojnë që së paku një apo dy herë në javë të takohen. Me siguri kanë nevojë për njëratjetrën. Më lehtë do ta përballonin kurbetin. Të gjitha kanë menduar se po shkojnë për një kohë të shkurtër, por vitet po kalojnë.

Sherif RAMABAJA, azilant Gjermani
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum