Panajot Pano, "Nderi i Kombit"

View previous topic View next topic Go down

Panajot Pano, "Nderi i Kombit"

Post  Hëna on Fri Mar 06, 2009 2:43 pm




Presidenti i Republikes, Bamir Topi qe njihet si dashamires i futbollit dhe eshte njekohesisht president nderi i Tiranes, dekoroi me Urdherin "Nderi i Kombit" ish-futbollistin Panajot Pano ne 70 vjetorin e tij.
Nisma e Presidentit Topi per kete dekorate, u mbeshtet pa asnje rezerve nga te gjitha institucionet sportive ne vend. "Eshte normale qe ju u drejtuat nga mikrofoni, sepse praktika eshte qe une nuk flas, por une sot s'mund te mos flas. Si President i Republikes, jam shume i nderuar qe per here te pare, urdheri "Nderi i Kombit" i jepet nje sportisti. Panajot Pano eshte jo vetem futbollisti por edhe njeriu i respektuar e qytetar", u shpreh Topi.


Panajot Pano nuk mundi te permbaje emocionet. "Me mire te kisha luajtur ndonje ndeshje nderkombetare sesa te isha sot ketu duke marre kete dekorate. Ju faleminderit zoti President", tha Pano plot emocion. Per Presidentin e Ferederates Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, ky eshte nje vleresim per tere futbollin shqiptar.


Panajot Pano eshte shpallur nga FIFA si futbollisti me i mire shqiptar ne shekullin e fundit. Ai e filloi karrieren si portier ne skuadren Puna, qe do te quhej me vone 17 Nentori dhe aktualisht Tirana. Me pas, te Partizani ndodhi metamorfoza e madhe, kur ish-portieri u shnderrua ne sulmues. Panajot Pano e veshi fanelen e kombetares 24 here, kurse karriera e tij ka momentet e mira dhe me pak te mira si goli me Danimarken apo humbja e rastit me Torinon.


Me zemren ende te Partizani, korifeu i futbollit shqiptar Panajot Pano vlereson lart faktin qe edhe ne kushtet ku ndodhet aktualisht Partizani, cunat vazhdojne ende te luajne futboll.

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum