NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR

View previous topic View next topic Go down

NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR

Post  zojs on Thu Mar 05, 2009 3:16 pm

Nezir Myrta / NGA KOMUNIZMI NE ABSOLUTIZEM POLITIK SHQIPTAR





Per ju kujdestaret e femijes se quajtur 'demokraci' , qe flisni nga shpati duke thithur cibukun me duhan, me retorike te semure, gjoja po jepni keshilla elementare te demokracise shqiptare - por po harroni se gjate gjithe kesaj periudhe kohore, qe nga renia e komunizmit, demokracia as qe MENDONI u lind ne trevat tona dhe eshte ende nje femij i palindur edhe ju disa kujdeseni per edukimin e tij,rritjen e tij me pergdhelje edhe duke e ndihmuar qe te ecen, a mos po rrexohet dikund udhes... keto mendime te paskrupullta, duke menduar veten si te rritur dhe demokracine si nje femij, ua servoni femijeve, por jo te rriturve, qe dine krejt cfare dha historia e politika per shqiptaret!

Disa jane mesuar te flasin kutrrum, fushe e gjere gjoja si universalizem ideo-politik, duke mos ditur te perdorni peshojen e vlerave ideore e politike, ku tregon lavjeresi politik kah anon pesha e hidhur apo e embla, pikerisht per popullin tone, qe pret syhapur vetem cfare po i bie ne garuzhe.

Te analizosh nje person a personalitet politik drejte, guximshem e me drejtesi, duhet peshoja: veni gramet dhe peshen ne anen tjeter dhe konstato drejte, sa peshon vlera, jo te flisni kutrrum njeanshem vetem per ato qe ua ka endja, apo jeni ithtare a vegla partiake te nje partie politike a liderit politik.

Nga gjithe sa lexova ketu, shohe vetem nje turbullire rasti jo evventuale por te qellimshme, duke u munduar me zor te nxierresh dhjam nga pleshti, apo sikur duke rraplluar me gishta, per gjerat qe nuk na pelqejne dhe nuk duam a nuk guxojme te shprehemi hapir e te lire me mendime te lira, si njerez te lire!

Faktet jane edhe me kokeforta se sa mendimet e ngjyrosura te disave ketu, qe ende jane mesuar ta shohin boten me syze te ngjarosura e jo ashtu realisht sikur eshte bardh e zi. Trumpetat e regjura gjoja mbrojtese ende po vazhdojne te nxierrin ate zerin e tyre te cjerrur, duke u munduar ta mbulojne diellin me shoshe. Jo ore jo, nuk behen vleresimet as matjet as peshimet e personaliteteve ne kete menyre te njeanshme - por duhet folur hapur e te paanshem,sepse eshte vetem nje e vertete, e kurre dy, duhet qitur ne peshoj fakte e kunderfakte reale dhe tregon lavjersi mathematik, kah anon pesha e sa vlera ka!

Duke e pare realitetin shqiptar e ballkanik, sot nuk mund te pajtohemi se as ka lindur femia me emrin demokraci ne Ballkan, sepse nese i referoheni historise, fjala demokraci nuk u lind as nuk zbatohet as ne vendlindjen e saj te hershme, lere me ne politiken shqiptare, ku trazon mica e kuca te gjitha labirinthet politike shqiptare edhe ato me sekrete, aq sa udh;zuesit e demokracise e politikes sone, jane vetem dublere, robotik, te sinjaleve te jashtme, kryesisht greko-sllave, qe aty ne qender veprojne e manevrojne, duke i bere edhe ata politikaj trufshire, lere me deri te keta trumpetaret nga shpati te forumeve, qe as e kane idene, per kend flasin e sa ia qellojne fjales e mendimit te drejte ideo-politik!

Nese dikush emndon se demokracia eshte nje femij i posalindur tek ne, une mendoj se as qe ka lindur ende, sepse nuk e lene te lindet, pikerisht llafazanet e hajvanet gjoja po merren me politike - anipse qellimet amerikane dhe europerendimore, po mundohen ta fokusojne nje fekondim demokratik qe nga 1992 e kendej, me qellim te ndricimit politik nga mjegullirat e humnerave gllaberuese lindore mbi shqiptaret si nje trup totalisht i xhveshur nga cdo e drejte edhe e shprehjes se lire, se lere me te veprimit te lire e demokratik!

Kur flisni per nje ceshtje a personalitet politik, duhet PESHOJA, anet pozitive e negative hapur pa asnje droje dhe mos te iu dhemb aspak ithtareve politik e trumpetareve rigoroze te bestytnive politike, se kaloi koha e bestytnive ideologjike, duke i menduar si te shenjta - po hyn brenda e shiko cfare behet e veprohet realisht! Ketu u dhane disa fakte e kunderfakte, dikund shabllone te gatshme e dikund ndonje xixe shprese e shprehese politike, por qitni ne shesh hapur: cfare kemi progres e regres ne politiken shqiptare sot? Flisni hapur, jovetem per politiken shqiptare te kotareve politike qe jane praktikisht, por ne permasa kombetare dhe kur flasim ne permasa kombetare, duhet ditur se politika e shtetit ame, eshte prijese e politikes kombetare dhe kur analizohet, cfare eshte sot ne te vertete ajo - gjejme perfundimin e duhur te mendimit real.

Cfare ndryshoi per te mire politika e shtetit ame nga renia e komunizmit, qe ishte pasoje e gjere euro-lindore e boterore e kohes, e jo e disa lidereve tane, se kjo ishte vrima e fundit e fyellit politik europian, qe as ndrron sado t'i fryejsh.

Cila eshte ne te vertete demokracia shqiptare, kur ajo as ekziston, po vetem nje udhezim demokratik - a po ecim perpara, apo po kthehemi prapa? Lehte eshte te rradhiten germa te bukura e fjale miradie, por duhet realiteti - ku jemi e kah shkojme? Shumica as nuk dine as ku jane, se lere me kah shkojne! Si mund te behet nje popull i mpire, si i droguar politikisht pas nje politike shterpe, sterile dhe mendon se u lind femia demokraci? Krime, korrupcion, ikje, arratisje masive, here ithtare te njeres partie politike, e here te tjetres jashte, mjerim social, ekonomik, mungese elementare e lirise se njeriut - e ju disa me thoni, se po rritim femi demokratik? Mund te pyet dikush: po cfare te bejme pra? Pergjigja ;shte e thjeshte: nese nuk ke njohuri - rri e hesht, ose fol drejte i paanshem, i pavarur, se nuk ka pavaresi me njerez te varur deri ne shpirt e mendje!

Ku jane rinia shqiptare sot, ku eshte inteligjencia shqiptare, ku vepron e kujt i sherben, ku eshte forca vitale e veprimit ekonomik e politik shqiptar sot, sa u ngrit vetedija kombetare shqiptare pas renies se komunizmit, ku jane studentet, pedagoget, fuqia e popullit sot? Kush po i fryne qe populli te shperndahet e te iken botes sot, kur paska femi demokratik, sa ne nivel ;sht;shkollimi e studimi universitar e pasuniversitar sot? Pse te vuaj sot populli ende per kafshaten e gojes brenda e jashte atdheut - pse mos te vuaj per te arriturat ekonomike e shkencore, nga gara me popuj tjere, e ne hap me kohen? Ku je ti ne hap me kohen?

Per ata qe ende kane memorje te shendoshe, e kane shpetuar pa infektime e pasoja te tmerrshme katastrofale ne jete e mendime te lira - te shprehen bile hapur e realisht - ku jemi e kah shkojme, te flasim e veprojme ne aspektin kombetar edhe nese flasim per nje figure politike te kohes - te mos flasim e veprojme per dje - por per sot e neser, per ardhmerine e kombit tone!

Kur do te vendoset njeriu yne e rendi yne me njerezit e afirmuar, qe populli te kete vertet besimin e plote ne ta, qe nuk japin premtime boshe derisa te hypen ne kolltukun politik, athua nuk ka njerez tjere te rinj gjith kombi yne, vetem kemi mbetur duke ndrruar figura politike te njejta si figura shahu (hiq njerin e vendos tjetrin), thuajse eshte me tapi turku ende politika shqiptare?

Duhet ndrrim rrenjesor politik dhe duhet kuptuar se nuk ka me njerez aprior absolut ne politike dhe gabojme rende fatalisht, nese kalojme nga nje komunizem theorik qe ishte - ne nje absolutizem politik, duke kryer referimet e politikes rrethore!

Cili eshte femia demokratik 18 vjecar, shqiptar, qe ende nuk po dijtka te ecen dhe duhet akoma ta pergdhelim, po sa vjecar duhet te mesoj te ecen ai femi? Leni keto dokrra ideologjike!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum