Raporti i Kombeve të Bashkuara: Greqia të mos mohojë pakicën maqedonase

View previous topic View next topic Go down

Raporti i Kombeve të Bashkuara: Greqia të mos mohojë pakicën maqedonase

Post  Hëna on Thu Mar 05, 2009 1:35 pm

ATHINE- Sipas raportit të fundit të ekspertes së pavarur për çështje të pakicave në Kombet e Bashkuara, Gej MekDugal, Greqia duhet të heqë dorë nga mohimi i ekzistimit të pakicës maqedonase dhe turke në territorin e saj dhe të fokusohet në mbrojtjen e vetëpërcaktimit, lirisë së të shprehurit dhe të bashkimit të këtyre bashkësive.

MekDugal, ka theksuar në raport se e drejta e mbrojtjes së këtyre bashkësive si pakica duhet të respektohet në pajtim me Deklaratën për pakica dhe marrëveshjeve themelore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Nga Greqia kërkohet që edhe tërërisht t'i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut posaçërisht ata me të cilat shoqatave duhet t'u mundësohet përdorim i fjalëve "maqedonase" dhe "turke" në emrat e tyre, si dhe shprehje e lirë e identitietit të tyre etnik.

Raporti përmend rajonin e Follorinës, ku qeveria greke nuk lejon asnjë përdorim të gjuhës maqedonase dhe të aktiviteteve kulturore të cilat identifikohen si maqedonase. “Njerëzit në atë pjesë të Greqisë të cilët identifikohen si maqedonas kërkojnë të njihet identiteti i tyre etnik dhe gjuhësor”-thekson MekDugal.

MekDugal vëren se edhe në 20-30 vitet e shekullit të kaluar janë ndërruar emrat jo greke të qyteteve, fshatrave dhe maleve, si dhe emrat familjare të njerëzve të cilët kanë folur maqedonisht.
Në raport thuhet se përfaqësuesit e pakicës maqedonase në Greqi ankohen, për mungesën e të drejtës së aktivitetit politik, dhe për ligjet diskriminuese greke që kanë të bëjnë me mijëra njerëz të cilët e braktisën Greqinë gjatë Luftës civile, të cilëve është konfiskuar shtetësia dhe pasuria.

Në raportin e ekspertes së pavarur citohet se Greqia i njeh vetëm pakicat religjioze myslimane në Trakinë Veriore, por se një status të tillë nuk i njihet edhe kombësive të tjera në vend.
Raporti i MekDugal përmend edhe diskriminimi drejt romëve në Greqi. Ekspertja e pavarur e KB-së konstaton mangësi nga kushte themelore për strehim të komunitetit rom.


Vetem Maqedonasit dhe Turqit, po Arvanitasit!

Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Re: Raporti i Kombeve të Bashkuara: Greqia të mos mohojë pakicën maqedonase

Post  AuLoNa on Sun Apr 12, 2009 9:09 am




Rolling Eyes

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum