ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të besosh apo mos besosh - kjo është çështja!

Go down

Të besosh apo mos besosh - kjo është çështja! Empty Të besosh apo mos besosh - kjo është çështja!

Post  *Anxhi* Wed Jan 28, 2009 4:17 pm

Jemi ne shekullin e XXI dhe ende kemi dyshime nese Zoti ekziston apo nuk ekziston. Kemi materiale mjaftueshem besoj se Zoti ekziston dhe njekohesisht kemi po aq materiale mjaftueshem sa t'a hedhim poshte kete hipoteze.
Nese njerezit inteligjente jane te prirur te mos besojne ne zot kjo besoj vjen nga shfletimi i shume dokumentave/materialeve/fakteve te mjaftueshme per te hedhur poshte ekzistencen e tij. Por njekohesisht jemi koshiente qe fenomene te mbinatyrshme ka e njekohesisht dhe qenie te mbinatyrshme bashke me to.
Pse them keshtu? Shohim lidhjen e ndertimit te piramidave nga njerez 'te zhvilluar' te asaj periudhe ose te konsideruar si homos sapience. (3500 BC) Deri tani, teknologjia e sotme akoma nuk ka arritur te zbertheje deri ne detaje mekanizmin (sistemin e ngritjes) se tyre (diku kam lexuar se te ngrije nje pllaje nga ajo e piramides duheshin te pakten 10 000 njerez, gjithsesi..). Detyrimisht lind pyetja : Kush i ndertoi keto piramida? Si ka mundesi njerezit e asaj periudhe me ate teknologji primitive te arrinin te ndertonin gjera aq madheshtore? Mos valle alienet? Mos valle ata jane qenie te mbinatyrshme qe ndihmuan ne zhvillimin e qyteterimit te atehereshem? A mundet ndokush ta hedhe poshte kete? Ka fakte? Besoj se jo, pasi prova te mjaftueshme per vizitat e anijeve kozmike te alieneve ka dhe do te kete gjithnje. Po cfare i ben keta aliene te vijne ne TOKE? Mos valle, testimi se si ka evoluar embrioni i tyre? Apo mos valle kerkojne te gjejne nje 'strehe' per veten e tyre? Gjithsesi, nje gje eshte e ditur, qe ata jane prezente me vizitat e tyre ne planetin tone. Shkencerisht truri i tyre eshte vertetuar te jete shume here me i zhvilluar se ai i joni (pesha e tyre eshte disa here me e madhe se e jona.. te mos futemi me thelle). Atehere, ketu me lind nje aludim tjeter, mos valle pikerisht keto qenie (alienet) i kemi marre per ZOT? Sepse ne ate kohe njerezimi ka qene shume pak i zhvilluar. Duke pare 'forcat' qe nje alien mund te kete treguar ndaj njerezve keta mund t'i kemi marre per forca te mbinatyrshme (kur per vete alienet mund te duken normale, mes tyre).. Me kete dua te them se, jo cdo gje qe na duket ne e mbinatyrshme mund te jete e tille vertet..
Ne besojme ne Zot sepse keshtu na eshte diktuar nga Bibla, Kurani, ..., (qe njekohesisht jane libra te shkruara nga dora e njeriut). Supozojme se nuk jane te verteta. Dmth jane trillet e njeriut. Atehere, si mund te shpjegohet misticizmi? Po mbrekullite qe na jane falur? Nga ana tjeter, mendoj se jane te hiperbolizuara historite qe kane qene te shkruara qe ne ate kohe. Madje shpesh here mendoj se ka dhe shume trillime ne to. Fakti qe nje njeri (i cili lexon vazhdimisht per te kuptuar boten ku jeton dhe nuk i merr te dhena ato cfare lexon, por i analizon ato) ben te mundur qe te behet skeptik ndaj cdo gjeje qe lexon. E ky njeri (inteligjent) arrin deri aty sa, te humbase besimin se nje force e mbinatyrshme ekziston duke pare keshtu nje mosperputhje mes fakteve biblore/kuranore/alienatore /....e etj lol.

E megjithate, cdokush mund te kete nje hy. Cdokush gjen prehje ne nje qenie tjeter. A nuk i lutemi zotit te gjejme pak prehje shpirterore ne dashurine e tij? Po nje 'Zot' mund te jete edhe nje njeri ndaj te cilit une do perulesha, nje njeri ndaj te cilit une do i thurrja lavde. Me pak fjale se u zgjata shume .. as mish dhe as peshk!

Do te doja te dija edhe mendimin tuaj ne lidhje me keto hulumtime te rastit.

(Do ju isha mirenjohese nese do te na sillnit materiale plotesuese te argumentave tuaja.. )

*Anxhi*
No rank
No rank

Female
Number of posts : 116
Registration date : 2009-01-27
Points : 0
Reputation : 2

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum