ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FAQJA E ZEZË “INSTITUCIONALE” E “SHTETIT”

Go down

FAQJA E ZEZË “INSTITUCIONALE” E “SHTETIT” Empty FAQJA E ZEZË “INSTITUCIONALE” E “SHTETIT”

Post  Hene@ Tue Mar 10, 2009 3:54 pm

Shkruar nga Tafil DURAKU
Tuesday, 10 March 2009

5, 6 dhe 7 marsi 2009 qitën për lëndinë faqen e zezë “institucionale” të “shtetit” ‘kosovar’. Pikërisht, në njëvjetorin e parë të “pavarësisë” dhe të “shtetit” të Kosovës, u ngritën lugetërit e Ibrahim Titës, në Prishtinë, dhe shantazhuan përvjetorin e parë në “liri”, në këtë “shtetësi”, të Epopesë së UÇK-së dhe të Komandantit legjendar të Saj, ADEM JASHARI.

Dhe, këtu, pyesim: Për ç‘FARK është fjala, tash dhe këtu?!... Kur e dimë që FARK-u, gjatë luftës së UÇK-së, sabotonte, denigronte dhe shantazhonte luftën e lavdishme të UÇK-së shqiptare dhe të luftëtarëve të saj që kalojnë përmasat legjendare të të gjithë botës. Sot, njëmbëdhjetë vjetë më pas, kush po i saboton dhe kush po u bën kurthe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, si dhe, kush po i shantazhon festat e përvjetorëve të atyre dëshmorëve legjendarë, që dhanë jetët e tyre të njoma për bërien e Shqipërisë-SHQIPËRI. Mos ka pushuar se vepruari ai FARK “ushtarak” dhe “politik” i “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, që ua dorëzoi armët e “UÇK-së” frocave pushtuese serbo-jugosllave?!... JO.

Hajde, ta zëmë, nuk shihet faqja e zezë e një garniture “institucionale”, dhe e “institucionalistëve” të asaj garniture të viteve të ’90-ta “shtetërore”, një herë, dhe, mund të mashtrohet njeriu, por, kur ajo faqe e zezë e saj u pa dhe shihet qe prej mëse 20 vjetësh rresht, është tepër skandaloze dhe e pafalshme që të përsëritet dhe të rindodhë një gjë e tillë, e turpshme, gjithsesi, dhe, atë, pikërisht në 11-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve të Mëdhenj dhe në 11-vjetorin e Epopesë së UÇK-së shqiptare.

Por, këtu, na intereson të dimë, e kujt është përgjegjësia për dështimin e plotë të manifestimit tashmë tradicional “Epopeja e UÇK-së”, që mbahet në Prekazin heroik të Legjendarit Adem Jashari? Si është e mundshme që në manifestimet kryesore të mos marrin pjesë drejtuesit kryesorë të “shtetit” ‘kosovar’, kryetari i “shtetit” dhe kryekomandanti i FSK-së me “Kushtetutë”, z. Fatmir Sejdiu?... Po, po.

Dhe, këtu, na intereson, po ashtu, të dimë, ku marrin pjesë ata e këta “burrështetasë” ‘tanë’, kur nuk gjejnë kohë të marrin pjesë në festat madhore të Kombit Shqiptar dhe në festat e Familjeve më të dëshmuara të historisë së re shqiptare? Ku, ë?!...

Dhe tjetra që çuditë mëse shumti, “prijësit” e “popullit kosovar” këqyrin kush do ia hedhë i pari fajin tjetrit, kur të gjithë kanë faj barabar. Madje, një prijës i një partie të njohur “politike” dhe një “patriot” i madh e i njohur, në reagimin e tij, shton edhe kësi margaritarësh: “Socialdemokratet, kërkojnë që të ketë festime më dinjitoze, në mënyrë që së paku të fitohet përshtypja që ka karakter kombëtar.” Po, për ç‘karakter “kombëtar” është fjala këtu, është koha e fundit ta dijë ky popull?!... Për “karakter kombëtar kosovar”(Sic!)...

Është e tepërt të flitet, sidomos, atëherë kur askush nuk kupton nga fjalët, por, vërtetë, nuk është kjo e vetmja faqe e zezë “institucionale” e këtij “shteti” të “institucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të 90-ta. Faqet e zeza të atyre e këtyre “instiucionalistëve” ‘tanë’ të viteve të ’90-ta, po na përcjellin që nga Lufta e Dytë Botërore, e, edhe njëmbëdhjetë vjetë të plota pas përfundimit të Luftës së lavdishme të UÇK-së shqiptare...

- Hajde, faqe e zezë, hajde, grahni “patriotë” shqiptarë, grahni!(!) – do thoshte me pezm populli shqiptar në shekuj. Faqe e zezë pa festa dhe faqe e zezë në festa... Prandaj, është koha të dimë kush kë shantazhon dhe pse shantazhon, madje, pse shantazhohet në këtë mënyrë lufta e lavdishme e UÇK-së dhe prijësi i saj legjendar, ADEM JASHARI, dhe EPOPEJA E UÇK-së Shqiptare?! Pse, ë?!...

Pse veprohet kështu, kur ideal jetik i shqiptarëve është Shqipëria e tyre e bashkuar, e lirë dhe e sovrane, kur ideal i vetëm i tyre është Shqipëria – SHQIPËRI.

Kush e ha dhe cili është ai shqiptar që gëlltitë më të gjitha këto “politka kombëtare” e “shqiptare” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë dhe aleatëve të tyre në Tiranë e gjetkë?!...

Burojë, më 9 mars 2009
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum