ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregim (th)

2 posters

Go down

Tregim (th) Empty Tregim (th)

Post  ABC Sun Mar 01, 2009 5:45 pm

Njeriu "manikinë"

Montreali është një nga vendet me të bukura jo vetëm i Kanadasë por mund të them me bindje se është një perlë e rrallë e mbarë kontinentit amerikan. Ai do të kishte qene qyteti më i madh, jo vetëm i Kebek-ut, por i të gjithë shtetit kanadez. Megjithatë, e rendësishmja dhe e veçanta e këtij qyteti nuk qëndron tek madhësia e tij, por tek vlerat që mbart, rradhitur këto varg, njëra pas tjetrës si rruazat në një gjerdan. Çdo 'gjerdan' vlerësohet për llojin e materies së përbëries së tij dhe aspak për hapësirën që ai zë në trup; sigurisht që dhe kjo ka rendësinë e vet por nuk është më e rendësishmja.
Ky qytet filloi të 'jetonte' apo të bëhej 'i njohur' pas vitit 1642, kur dhe u zbulua nga kolonitë franceze, që sic dihet, kishin zbarkuar në kontinentin amerikan për të pushtuar sa më shumë toka të reja. Kolonizatorët, si kurdoherë në histori, do të uzurponin vendin e 'gjetur', do të krijonin një koloni identik me shtetin ëmë, duke zbatuar kështu urdhrat e marra në ngarkim kohë më parë. Ata do të bëheshin 'pronarë' të 'gjëse së gjetur' dhe me krenari do të 'shkundnin' njerëzit nga traditat e tyre, duke u dhuruar pjesë nga e tyrja.
Ndihesh i vlerësuar kur dikush të vlerëson; i dhunuar kur të dhunon; i integruar kur të tregon 'botën moderne', atë të cilën ti duhet medoemos t'a përqafosh. Ti pranon, sepse nuk ke fuqinë të kundërshtosh, sepse ai është lart teje dhe ti duhet të rrish 'medoemos' kokëulur para tij; ne të kundërt, do të vuash pasojat e kokëfortësisë tënde.
Ka një lidhje llogjike në emërtimin e këtij qyteti. Gjithçka nis nga një mal. Jo sepse ai është më i lartë se fusha por sepse ai gjëndej në qëndër të saj; si i tillë, do të lëshonte kordat e tij 'zanore' mbi qytet, dhe më pas mbi ishull. Sic duket, gravitacioni, do ketë pas qenë më i madh në këtë pikë, mbase dhe jo, mbase bukuria e këtij mali do këtë pas tërhequr më tepër vëmendjen e kolonizatorëve në atë kohë; mbase sepse ndonjëherë tundohemi nga lartësitë aq shumë sa ia lejojmë vetes perden e verbërisë t'i mbështjellë sytë tanë.
Ishulli i Montrealit shtrihet në arqipelagun e Hokelages, aty, ku lumi Ottava rrjedh mbi St. Lawrence River (apo ndryshe në lumin Shën Laurenc). Arqipelagu ka të paktën 320 ishuj të gjendura afër njëri tjetrit dhe mbi 1/3 e tyre është e banueshme sot e kësaj dite. Mali, i quajtur në atë kohë, Mount Royal, do të lëshonte kumbimin e emrit të tij mbi qytet dhe më pas mbi ishull, siç dhe u quajtën përkatësisht që të dyja, Montreal.

* * *
Atë ditë kisha pas vendosur të vizitoja qytetin e Montrealit, por jo atë të riun, por të vjetrin që gjendet me shpinë ndaj tij. I vjetri, në dallim nga i riu, është një thesar i rrallë arti. Skluptura, ikona, muze, ndërtesa të vjetra të mirëmbajtura, të lejonin të kuptoje se sa thellë ishte futur civilizimi kolonizator në jetën dhe kulturën e popullit të atjeshëm. Ndërsa i riu, në dallim nga i vjetri, ishte i 'fryrë' nga tramvajet dhe kërcitjet e hapave të njerëzve mbi rrugë, aq sa, për momentin do të humbisje jo vetëm rrugën, por edhe mendjen në to..
Qyteti i vjetër (Old Montreal) dukej sikur qëndronte me fytyrë nga lumi. Lumi shumëshekullor, vazhdonte rrjedhën e tij të njëjtë, monotone, pa u bezdisur nga vështrimet e 'të tjerëve'. Qyteti, që mesa dukej ishte mësuar me indiferencën e rrjedhjes lumore, mblidhte në gjirin e tij vizitorë nga mbarë bota. Çdo natë, ai shkëlqente, me dëborën mbi shpinë, nën drithijen e hënës. Çdo natë, lumi fryhej teksa kalonte pranë tij dhe vrullshëm derdhte të fundit indiferentizëm mbi shtrat. Ndalej, e shihte, mahnitej, merrte vrull, derdhej, e në mëngjes, qetësohej duke vazhduar sërisht të njëjtën rrjedhje, indiferente..
* * *
Pasi kisha ecur dhe soditur për një kohë të gjatë qytetin e lashtë, u ndala tek një kafene. Kisha kohë pa pirë një ekspres, dhe pa lëshuar mirë pyetjen kamarierja, porosita. Ajo më pa me habi, pastaj buzëqeshi ëmbël duke shuar çdo dyshim, futi bllokun e vet në përparësen e zezë dhe u largua. Isha e qetë. Qytetin e ndiqnin disa hapa turistash, por përgjithësisht ecnin ngadalë, të mahnitur nga bukuritë e shumta që ai u servirte. Nata kishte kohë që kishte rënë, e hëna shërbente drithijen e saj mbi çdo vend.
Befas, vura re një grumbull njerëzish që ishim mbledhur si grumbull mizash në parkun përballë. Lëshova disa të holla në tavolinë dhe nxitova hapat drejt tij. Filloi të më tmerronte ideja nëse aty do të gjendej dikush i sëmurë, shtrirë apo dhe i vrarë. Fillova të çaja mes turmës dhe për çudi në qëndër të atij sheshit qëndronte një manikinë. Ai ishte veshur me një kostum 'smoking' të zi, papiongo të zezë, këmishë të bardhë mëndafshi dhe qëndronte në mes të sheshit i 'ngrirë'. Mendova se do ishte një manikinë, me veshjen klasike të shekujve më parë për të ekzpozuar pjesë të traditës së atij vendi. .
Manikina filloi të lëvizte. U mpiva. Mendimi i dytë që më zjeu në kokë ishte se ai ishte një manikinë me bateri ose robot, referuar gjesteve që ai lëshonte. Gjithsesi, për ta verifikuar se ishte plotësisht ashtu, fillova ta vështroja me vëmendje, pa ia ndarë sytë asnjë moment. Nuk merrte frymë. I shihja kraharorin dhe ai për çudi nuk pomponte ajrin që duhej të qarkullonin mushkëritë brenda tij. U binda! Ishte thjesht një manikinë, një manikinë që mesa dukej, ndonjë kompani kërkonte të ekzpozonte 'mallin' që kishte prodhuar.
Pas pak manikina filloi të lëvizte. Ai eci normal, si një njeri. Herë drejtonte trupin e here u buzëqeshte spektatorëve. Njerëzit në park shkonin pranë dhe i hidhnin të holla. Shkova dhe unë, pas turmës, me disa të holla në dorë, më tepër e shtyrë nga kureshtja për të verifikuar. Ai buzëqeshi. Nuk u besoja dot syve. E habitur iu afrova dhe e pyeta se si mundej të qëndronte ashtu, për një kohë aq të gjatë (të paktën për kohën që unë kisha qëndruar aty)?
-Cdokush mundet të shprehë së jashtmi atë që së brendshmi është..- u përgjigj ai.


©️Lediana Paja
(Gusht 2008)
(Pjesmarrese tek Flaka e Janarit)
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Mon Mar 02, 2009 11:17 am

Mesnatë..



Sot kam ecur nëpër natë. E çuditshme? S'e di. Di që kam ecur. Sa? Nuk e di. Mbaj mënd se kam pas patur të veshur një këmishë nate, mëndafshi. Këmisha më rrinte këndshëm e kënaqësia më e madhe që ndieja, ishte ajri që lëvizte rregullisht poshtë saj. Ai luante një rol të vacantë, përmes lëvizjeve të çrregullta, midis meje dhe këmishës, duke përdorur si armë ndjeshmërie, vet erën. Një rol, që rrallë mundet të përjetohet.
Ashtu, me këmishën e natës mbi krye, kam ecur e ecur rrugëve pa mbarim (të paktën ashtu më dukeshin). Nuk e mbaj mend nëse isha symbullur apo syhapur. Nuk e di nëse e gjitha kjo, ishte pjellë e mëndjes time apo jo. Mbaj mend, që pickoja me thonj disa herë vetveten, dhe ja, ende shenjat e thonjve janë të dukshme, mbi lëkurën time. Mbaj mend se vetëm përmes perceptimit ndjesor mundesha të kapërceja pengesat që rrugën me zinin.
Disa herë më është dashur të llogaris hapat e mia. Llogarisja pengesat që këmbët më jepnin si ndjesi. Në të shumtën e rasteve përgjigjen ua jepja me duar. Si? Puthitja pëllëmbët e mia pas çdo objekti që i pengonte dhe duart u bënin shenjë këmbëve të kalonin pasi rruga ishte e hapur. Këmbët e mia ishin 'verbuar'. Përplaseshin kot më kot me të gjitha objektet që gjenin. (Qoftë edhe në ndonjë gur të vogël, e ashtu, gjakosur, vazhdonin udhën e tyre.) Edhe vetë ato e dinin se sa kot po ecnin në ato momente. Ato, kishin dashur të më shpjegonin se sa shumë unë i kisha torturuar, kur ndërkohë ato vetë nuk e kuptonin se sa të paafta ishin pa prezencen e syve të mi. Sytë, tepër kryeneçë, ngriheshin lart, drejt qiellit, e shihnin me admirim tjerrjen e reve të pambukta, të plakës së dimrit.
Plaku i pëshpëriste asaj në vesh, disa fjalë, që plakën e vinin në mendime. Ashtu, medituar, ajo vazhdonte te tirrte, krejt pavemëndshëm, duke lëshuar shtëllunga gjithmonë e më të mëdha nga cfurka e saj. Plaku inatosej, fillonte të bërtiste, dhe ajo fillonte t'i kthehej me të njëjtën monedhë, e në nerv e sipër, shkelmonte të gjorat pirgje, resh të pambukta. Ato përplaseshin, dhimbnin dhe qanin e mbi tokë lëshonin lotët e tyre, herë në formë shiu, herë në breshër, e herë në trajta flokësh dëbore..
Më vinte për të qeshur kur i shihja të dy, burrë e grua dimërakë, të grindeshin në atë mënyrë. Asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se vërtet një skenë e tillë mund të ekzistonte. Habitesha dhe qeshja e harroja këmbët që vazhdonin të leviznin rrugëve, më një indiferentizem kryenec, kotësor.
Ndihesha mirë, po aq sa dhe keq. Nervat pothuajse nuk ekzistonin. Asgjë që të mund të më kontrollonte nuk 'jetonte'. Madje, nuk më vinte aspak keq për këtë. Shijoja ecjen time nëpër natë. Ecje magjike mund ta quaj. Ndihesha si një shpirt pa jetë, i braktisur, që endet midis qiellit e tokës, pa ditur as vetë se cilin drejtim i duhej të merte..
Midis prekjeve të njëpasnjëshme, përceptimet e të cilave i ndieja, dora takoi një thikë. Ishte një thikë mesatare, hekuri, as shumë e vogël e as shumë e madhe. Gishtërinjtë kaluan lëmimthi mbi tehun e saj. Ishte i mprehte. E vërtetuan. Të gjitha ato (gishtërinjtë) komanduar nga asgjëja e fshehën thikën në masën e pëllëmbës dhe e mbyllen fort ate.
Më në fund, sytë u drejtuan drejt duarve. Një heshtje e plotë ra mbi të gjitha, duar, këmbë, sy, tru. Sytë dhe truri shihnin duart dhe këmbët me përçmim. E gjithë qënia ime ishte nën kontrollin e plotë të duarve e të këmbëve, që dukeshin më të lumtura se kurrë. Ato ndiheshin të lira. Shpeshherë bënin disa lëvizje të çrregullta, impulsive, dhe 'turpëroheshin' kur vërenin se unë isha aty, prezente...
Ato, e fërkonin thikën, e limonin me gishtërinj, duke e prekur me thonj disa herë tehun e saj. Për momentin më lindi dëshira të mos kisha më zemër. Sa bukur të komandohesh vetëm nga duart dhe këmbët? Sa bukur të jesh indiferente? Të mos japësh e të marrësh dashuri? Sa bukur sikur ato vena, të mbushura plot me dashuri, ndjeshmëri, dhimbje të zbrazeshin menjëherë e përgjithmonë? Në fund të fundit cdo të ndodhte? Thjesht do transformohesha në një njeri, krejt indiferent, pa ndjeshmëri, lotë, brenga, strese, pa as dhe një lloj ndienje në fund të fundit. Nuk e di por për momentin mu duk dicka fantastike. Madje dukej se kjo nuk ishte vetëm një dëshirë e imja por dhe e duarve që më kohë e lëmonin thikën dhe vërtetonin gjithnjë e më shumë mprehtësinë e saj..
Aprovova me kokë, duke i lënë të lira në inisiativën e marrë. Nuk u fola madje as nuk reagova fare. U ula në fundin e një peme, me rrënjë kushedi sesa vjeçare, dhe ashtu, prisja me padurim ndryshueshmërinë time.
Nuk vonoi shumë dhe duart depërtuan përmes majës së thikës në brendësi të trupit tim. Aty, ato prekën zemrën. Nuk ndieja pothuajse asgjë perveç lumturisë së pamasë për të pare ndryshimin e shpejtë tek vetja ime. Zemra ankohej dhe më shpullonte me rrahjet e saj. Ndonjëherë më vinte keq ta shihja ne atë gjëndje, por dëshira për të mos vuajtur më qoftë dhe një brengëzë të jetës sime më bënte të dëshiroja më shumë duart se zemrën.
Ato, krenare se më në fund mundeshin të bënin dicka pa 'prezencen' nervore timen, filluan të kontrollonin zemrën fije për fije, venë për venë, duke i bërë të gjitha këto inventare në qarkullimin gjakor që lëshohej mbi to. Më në fund, zemra përfundoi trupërisht e shkëputur prej meje. Fillimisht ndjeva pak dhimbje por më vonë, nuk e di cfarë ndodhi me mua. Më duket se kam rënë në një dremitje të lehtë. Mezi po pres në fakt të zgjohem, e të filloj jetën e re që më pret.. Mbase pas pak do të cohem ... Mbase do të zgjohem më vonë, mbase.. dhe asnjëherë.. Të paktën, nuk ndiej peshen e rëndesës së zemrës, të gjakut që rridhte aq fuqishëm ndonjëherë, të gërryerjeve të venave të gjakut, që më dukej sikur me hapnin një gropë të thellë për të më mbuluar sa më shpejt.. Të paktën jam koshiente që gjithcka që po përjetoj tashmë, ka një tjetër sens..

Lediana Paja
(Mars 2008)
Pjesmarrese tek Flaka e Janarit
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ZEUS10 Mon Mar 02, 2009 11:30 am

Mund te te them se proza jote eshte dhe me mire se poezia, pergezime. Kjo nuk do te thote aspak qe poezia jote nuk me pelqen.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Mon Mar 02, 2009 11:42 am

E kam thene gjithmone se ne proze ndihem me konfidente kur shkruaj. Poezia me ben te mendoj jo me pak se 2 jave per te hedhur disa rrjeshta Very Happy

Epo si e ka thene dhe Lenini: "Me lejo te te shkruaj gjate se shkurt nuk kam kohe"; keshtu edhe puna ime ( lol! )
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Mon Mar 30, 2009 6:53 pm

Une dhe Pelerina

Gjithmone me ka pas pelqyer te cohesha heret ne mengjes, të dilja shetitje buze detit e gjysem dremitur te ndieja flladin e mengjesit te cukiste lekuren time. Me ka pas pelqyer te hedhja hapat e mia buze detit, duke shkelur lehtas reren e njomezuar. Momenti me i bukur qe kam pas pelqyer ka qene gjithmone lindja e diellit, madje me teper, skermitja e supeve malore nga rrezet e tij te para mengjesore. Te gjitha keto i kam pas pelqyer qe ne femijerine time.
Gjithmone kam pas patur te veshur nje pelerine. Pelerina ime ishte dhurate qe nga lindja. Une nuk e harroja kurre ta vishja. Por kishte momente gjate femijerise sime te hershme qe harroja se cfare simbolizonte ajo per mua. Isha femije. E vogel. Harrohesha pas lojrave te mia e nuk me benin pershtypje petkat qe mbaja veshur.
Pelerina ishte nje pelerine normale. Ashtu si mund te jene te gjitha pelerinat e tjera. Sigurisht ajo kishte te vecantat e saj, ndryshe nuk do te ishte 'pelerina ime'. Ajo ishte e bardhe, e qendisur vende vende me disa fije te arta. Ato i jepnin nje hijeshi, delikatese, embelsi. Ne te kishte disa figurina, hije, forma.. qe as vete nuk ua dija kuptimin asokohe. Me kalimin e kohes, cdo hije qe rrinte mbi te, merrte kuptimin e vet.
E mbaja veshur pelerinen time ne cdo stine te vitit. Ndihesha mire nen te. Adhuroja mbi te gjitha brishtesine qe me falte. Rrinte mire pas trupit. Ishte elastike, e ndryshueshme, e pershtatshme dhe ne perputhshmeri te plote me ate qe une doja. Ndonjehere s'me pelqente. Kishte raste qe e gjykoja shume ashper. Me teper me vriste heshtja e mbitepruar qe e karakterizonte. Ndryshe nga pelerinat e tjera, qe mburreshin papushim per hijeshine qe falnin ne qendresen e tyre mbi trupat femerore, kjo e imja ishte 'memece'.
Jo vetem kaq, por as nuk me degjonte kurre cfare une i thoja. Rrinte indiferente gjate cdo persiatjeje time. Gati gati, me dukej sikur me linte te ditur se isha thjesht nje grindavece e tepruar, qe dhe me rrobat e trupit te vet, do te gjente mundesine te gricej. E shihja shtrember kur ma nenkuptonte kete mes heshtjes. Megjithate une prape me ate rrija gjithe kohes. Nuk e hidhja dot. Ishte kaq e cilter dhe e duruar sa, cdo mllefi timit, i jepte nje shkrirje te shpejte, si prej furrnalte. Ndonjehere mahnitesha me shkathtesine e saj. Mbase kjo me bente ta doja me shume ate. Madje, raste raste, ta admiroja e ta adhuroja ate.
Finesa dhe shkathtesia e saj me kishim mbrojtur shume here nga shirat e rastit ne ato ecje mengjesore. Madje te them te drejten, te mos t'i bie hakes, ishte e vetmja qe mundej te 'kuronte' shpirtin tim pas atyre bresherive piklash shiu qe perplaseshin mbi fytyren time. Menget e saj aviteshin me delikatese rreth fytyres e fshinin cdo gjurme piklore qe gjenin aty. Avash avash, ne ditet e kthjelleta, ato i drejtoheshin me pergjerim diellit qe ti thante me ngrohtesine e tij. Dukej sikur ata kishin bere nje pakt marreveshjeje midis tyre. Ai, pas cdo shtrengate te forte, i dergonte nje tufe te zjarrte rrezesh diellore, si dekorim per rezistencen ndaj 'stuhive'. Ajo i buzeqeshte atij, ne emer te te gjitha pjeseve te saj, ne menyre shperblyese per cdo rreze ngrohtesie qe i kishte dhuruar.
E shihja pelerinen time. Meditoja me te. E admiroja. Adhuroja. I flisja. E gricja. Por ajo kurre nuk nxorri ze. Si nje nene e rregjur, me implikonte delikatesen e saj, ne cdo cast. Ishte kaq delikate pelerina ime. Kaq delikate, sa dhe vet shtrengatat e fuqishme, kishte raste, ndalnin fuqine para saj. Sa mire ta kesh pas vehtes, gjithmone, kete pelerine, te bardhe… te bardhe…

Lediana Paja
Shkurt 2009
Pjesmarrese tek konkursi i Ringjalljes....
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Mon Mar 30, 2009 7:55 pm

Piktura

Zilja e telefonit më çmpiu nga mendimet që kishin formuar mbretërinë e tyre të qetësisë mbi pirgun e dokumentave. E ngrita receptorin me përtesë. Të njëjtat telefonata. Mërmëritje. Fjalë. Shkresa. Kërkesa. Çdo rast i ndryshëm në ngjashmërinë e tij. Shfryva ajrin me inat. Më në fund u përgjigja. Po rrija në pritje. Duart I kisha vendosur mbi tastiere, në gadishmëri edhe pse dëshira e tyre ishte të mos shkruanin.
Zëri pas receptorit vinte i kthjellët, melodioz, i njohur. Më pyti nëse do të më jepej mundësia ta shoqëroja në muze me rastin e çeljes se një ekspozite. Unë aq doja. Mblodha shkresat që ishin shtrirë sa gjërë e gjatë mbi tavolinë, mbylla kompjuterin, dhe iu drejtova daljes.
Tek dera qëndronte si hu gardhi një burrë mjekrosh. Më pa shtrembër. Unë I buzeqesha. Ishte roja e ndërtesës. Ai gjithmonë rrinte I vrenjtur. Ndonjëhere fytyra e tij me ngjante si filtri i një cigareje të zvetenuar. Këtë përshtypje krijoja sa here qe e shihja. Gjithmone I zbehte ne fytyre. I ashper. Floket e thinjura dukeshin si arkiva dokumentash, thua se mbi ate mbaheshin honoraret e kompanise. Madje jo vetem kaq, por me teper akoma, honoraret e te gjitheve.
Ai gjithmone deshironte te dinte se ku shkoja, me ke dilja, si dilja, cfare vishja dhe kur nuk merrte ate qe kerkonte, me behej sikur ne koken e tij hapej nje dosje e re “Wanted”. Une, si gjithmone, gjeja arsyen dhe shmangesha, por ne brendesi sikletosesha deri ne palce. Kjo me ndodhte sa here do me shfaqej para.
“I njohuri” qendronte pas tij. Kujtoi se I qesha dhe me salutonte me dore. Une nuk e kisha vene re aspak. Roja u kthye nga ai, sikur te kishte patur ndonje sy magjik midis atyre thinjash, dhe pasi I hodhi nje veshtrim skiç nga koka tek kembet, u kthye serisht nga une, akoma dhe me I vrenjtur. Une I dhashe lamtumiren e fundit, shtrengova krahun e te ‘njohurit’ dhe ika. Ne ikje ndieja sikletin e hapave te mia teksa gjuanin asfaltin, me taka.

***

Muzeu ndodhej shumë pranë punes. Ndertesa ishte e vjeter, e rrenuar thuajse. Vende vende kishte njolla cimentoje e vende vende ishin mbyllur me gips gojet e hapura te murrit. Njerezit ngjanin si milingona te uritura teksa futeshin ne fole. Ndersa shkallet, shkallet ishin te lyera e te shtruara me nje tapet te kuq. Ato ftonin, me dhashamiresi, hyrjen drejt ‘pallatit te endrrave’.
Pikturat e ekspozuara ishin te punuara holle. Ne parakaluam para cdonjeres prej tyre. Filluam t’I komentonim. U vume edhe emra. Por syte e mi u shtangen dhe ngelen fiksuar pas nje pikture te vogel. Nje femer lakuriq, nen nje trung peme. Ajo rrinte e heshtur. Melankolike. Syte veshtronin vec token, e kadifejte. Aty nuk kishte bar. Ishte nje kohe e vrenjtur dhe toka dukej sikur nxinte me teper ne gjirin e saj. Pema ishte e zhveshur nga gjethet. Ajo ushqente rrenjet e saj nen token e vrerosur, e dashur pa dashur, vrerosej dhe ajo. Deget vareshin mbi koken e vajzes. Ato dukeshin sikur leshonin inatin e tokes mbi kryet e saj.
Nje lemsh filloi te kotej ne kraharorin tim. Dukej sikur dhe ai po mblidhte inatin e tokes e te pemes. Une doja te kuptoja arsyen e gjithe atij inati dhe vreri. Piktori u ndal para nesh. Doja ta pyesja por ne ate moment, u skuqa dhe ai u largua.
Ne vazhduam te shihnim pikturat e tjera qe vareshin mureve. Beja sikur I shihja, por mendjen e kisha tek vajza, pema dhe toka. Me bente pershtypje ngjyra e erret e perdorur tek ajo pikture. Sa here ktheja koken, ose shihja me bisht te syrit, me dukej sikur silueta e saj do te me rrembente dhe do me perpinte brenda. Ajo fryhej dhe cfryhej ne te njejten kohe. Me dukej sikur ajo donte te fliste e ta hidhte tej ate qe perbrenda mbante.
Kembet e mia I’u drejtuan serisht asaj pikture. Ndala para saj. E veshtroja dhe e kundroja. Lekura e saj ishte e njome, si sorkadhe. Te dukej sikur aroma e saj eremire ushqente silueten e vete piktures. Ajo jepte jete. Por shprehja e mimikes se saj, syte e saj te thelle, dukeshin sikur lexonin koren e tokes. Ato ndienin dhimbjen e saj. Deshperohesin nga mesazhet qe merrnin. Ato uleshin. Uleshin gjithmone e me shume. Ato... ndienin...

***

Ne u larguam nga muzeu. Une iu riktheva punes. Roja kishte ndalur, si gjithmone, tek dera. Ai priste. Priste te degjonte dhe ngryste heshtjen e tij ne veshtrimin e tij te meket. Une kalova. I buzeqesha, hapa kompjuterin, e vazhdoja te mendoja ende, per vajzen, per token, per pemen dhe vrerin qe nuk kishte ajer ku te shkonte..

Lediana Paja
Shkurt 2009
Pjesmarrese tek konkursi i Ringjalljes....
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Mon Mar 30, 2009 11:30 pm

Dy motrat

Flokët e para të dëborës kishin filluar të puthnin xhamin e ftohtë. Jashtë ndihej turfullima e erës që I shkundte cepat e xhamta sa lart poshtë. Në anën e brendshme të dritares avulli kujdesej ta vishte qelqin e xhamtë me ngrohtësinë e tij. Bulëzat e ujit fryheshin derisa pertonin te mbanin formen e tyre te rrubullaket dhe rreshkisnin duke I dhene fund lojes se tyre.
Irisi ishte zgjuar herët atë mëngjes. Kishte përgatitur kafenë dhe duke e gjerbur, shfletonte disa revista mode. Asaj i pëlqente të shfaqte gjithmonë një luk të ri kudo që shkonte. Nuk kishte ditë që ajo te mos rrinte para pasqyres per te pakten 2 ore, e te nxirrte prej aty nje imazh te ri për veten. Motra e vet, Kiara, ishte e kunderta e saj. Asaj nuk I pelqente aspak te ndiqte moden. Per te, ishte nje humbje kohe qendrimi para pasqyres per aq ore. E vetmja pike ku te dyja motrat nuk binin kurre dakord ishte vetem luku. Per Kiaren, imazhi I ndryshem I lukut, cdo dite, ishte humbje personaliteti, dinjiteti dhe identiteti. Ndersa Irisi, e shihte krejt ndryshe. Te mos I kushtoje lukut tend vemendje cdo dite, per te, ishte njelloj sikur te mos ndiente respekt per vetveten.
Te dyja motrat ishin studente. Njera vazhdonte fakultetin per mjekesi, tjetra per diplomaci. Njera ishte klaske, tjetra praktike. Njera moderne, tjetra sportive. Irisit I pelqente te kalonte shume kohe jashte, me miqte e vet, Klares I pelqente te rrinte me shume vetem, te lexonte, te studionte dhe mbi te gjitha te kuptonte perse-ne e gjithckaje. Ajo shpenzonte shume kohe per te shuar kuriozitetet qe mund t’I lindnin nga cdo fushe e jetes. Shkurt ato ishin faqet e kunderta te nje medalioni. Ishin hena dhe dielli qe balancoheshin nen emrin femer...

***

Irisi, duke gjerbur kafene, shihte Klaren ne krevat tek flinte nen carcafet e saj pink dhe e grishte deshira që te t’I futej ne rroba. E donte shume Klaren, por sa here qe ajo fillonte t’I bente moral, largohej dhe mundohej te ishte sa me larg saj. Kishte dite qe ajo nuk I fliste fare Klares vetem e vetem sepse I mbante meri dhe inat per çka ajo I thoshte. Klara kishte te drejte dhe Irisi e dinte fort mire kete gje, por ne aparence, ajo nuk ia pranonte kurre mendimet.
Kur mbetej vetëm ajo gjithmonë analizonte me imtësi cfarë Klara I thoshte, e thellë thellë, lëshonte një psherëtimë. Pse duhej të shtirej në sytë e Klarës, të hiqej sikur nuk I pëlqenin idetë dhe mendimet e saj, kur në të vërtetë ishte krejt e kundërta? Pse nuk kishte kurajon që të pranonte çfarë ajo I thoshte dhe të ndryshonte ato pika të karakterit të saj, që dhe vetë I urrente? Mos vallë për këtë e donte veten? Apo e urrente? Ne keto meditime ajo gjithmone ngecej. Nuk I jepte dot nje pergjigje vetes. Ajo ishte gjithmone ne kerkim, ne kerkim te nje pamjeje te re, te nje luku te ri, te nje femre qe nuk arrinte dot kurre ta kenaqte sado që ta ndryshonte. Ajo nuk mund te ishte perfekte, ashtu siç gjithmone enderronte.
Tek Klara ajo gjente vetveten, ate pjese te cilen nuk mundej te ishte, por qe enderronte ta kishte. Ndihej e lodhur nga gjithcka, por nuk mund te hidhte poshte sakrificat qe kishte bere gjate gjithe kesaj kohe per te fituar ate, vetveten, per te cilen ne brendesi dyshonte se ekzistonte.
Iu avit pasqyres dhe vazhdonte te kundronte fytyren e saj. Ishte fytyra qe mbante gjithmone nje maske. Nje fytyre e njome, e lemuar, qe rendohej cdo here nga nje luk tjeter. Ndjeu keqardhje per momentin. Me pas vazhdoi te kundronte trupin, linjat, veshjet. Mijera mendime filluan ta gerryejne ne brendesi. Pse valle luftonte aq shume per te krijuar ate maske? Masken e nje femre qe nuk ishte? Me hapat e saj te vegjel filloi te pershkonte dhomen serisht. I dukej sikur po I merrej fryma, sikur ajo dhome ishte teper e vogel. I dukej vetja nje milingone e vogel qe kerkonte vetem nje fole ku te mundej te vendoste ushqimin, jeten e saj, te mundej te jetonte.
U ul e lodhur mbi shtratin e saj. Perkashi kundronte Klaren. Mendimet e kishin trazuar. Deshirat po ashtu. Filloi te ndihej keq. E transformuar. Lotet, kishin luftuar me gulcin e shpirtit aq shume, sa me ne fund gjeten rastin te shpalosnin talentin e tyre. Kishte nevoje te qante. Te nxirrte jashte ate qe prej kaq kohesh e mundonte.
Klara ndjeu peshperimat kuitese dhe hapi syte. E tronditur iu afrua te motres prane dhe e perqafoi.
-Pse qan? – e pyeti dhe rrinte ne ankth per te marre vesh pergjigjen
-Kishe te drejte, moter, une nuk kam qene vetja ime deri tani. Une dua te jetoj, te jetoj,.. si nje femer, me te mirat dhe te keqiat e lukut tim-dhe psheretiu...

Lediana Paja
Shkurt 2009
Konkursi i Prozes tek Ringjallja...
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Fri May 29, 2009 1:10 pm

E mban mend?

Sot eshte nje dite e zakonshme Maji. Ne kalendar bëra një kryq të madh. Ti e di tashme. Une mezi pres agun, qe te shkruaj nje letër për ty, si cdo natë. Me pelqen te sjell ne mendje ato copeza kujtimesh qe ti dhe une kaluam te dy. Koha ishte e prere me gershere. Ne nuk mundem ta vinim re prerjen e saj. Nuk kishim kohe per te.
E mban mend sa fjale thonim ne te njejen kohe? Ne te njejten sekonde? Ishin fjale te akronuara nga koha. Ajo komandonte mbi shpirtrat tane. Une e mbaj mend. E mbaj mend cdo fraze te mrekullueshme qe me thoje. E mbaj mend cdo perkedhelje qe me jepje, cdo puthje qe shkiste mbi ballin tim, cdo bekim, cdo gjest, cdo keshille... Une I kam shenuar ato ne shpirt, ose mbase, ato donin te rrinin pergjithmone aty. Une nuk I harroj.
E mban mend cdo agim? Une po! Agimi lidhte mengjesin e te dyve. Ishte bekimi I nje dite te mbare. Pergumur, gjendesha tek krahet e tu, e ti me perkedhelje. Ti flisje me zerin tend ateror, ashtu si askush nuk mund t’I kete folur ndonjehere bijes se vet. Apo mos valle me duket mua I vecante? Apo mos valle kjo largesi ma ben me te deshirueshme se kurre ate ze? Me eshte bere mani te degjoj njerezit tek bisedojne, ndonjehere shushatem pas tyre, por me kot, ate ze, nuk e gjej dot.
I mban mend shetitjet qe benim cdo nate? Sa krenar qe ishe! Une, i mbaj mend..
Ndonjehere me lind pyetja ne veten time se cfare e ben nje njeri te jete hero? Mos valle nje artikull gazete? Nuk e di. Di qe heronjte jane ata qe flijohen per te falur jete. Per mua, ti ishe I tille! Ti nuk iu dorezove kurre kapriciove te kohes; as ndonje teke hierarkish. Ti flijove veten per mua. O Zot! Per mua?!
Nuk e di nese sot do te kishe ate fytyre krenare kur te me shihje. Une kam ndryshuar. Kam ndryshuar shume, babi. Nuk jam me ajo vajza e vogel,qe ti e pate mesuar te ishte e bute, e embel, e dashur me te gjithe. Jeta u tregua e padrejte me mua dhe une ndonjehere e padrejte me te. Madje, qe te jem krejtesisht e sinqerte, ndonjehere e marr per flokesh, e terheq zvarre... ndonjehere ajo mua.
Mbaroi dhe sot. Do te bie te fle e do te mendoj se ti je prane meje. Ti nuk do te me braktisesh kurre, babi, apo jo? Do te rrish me mua, pergjithmone. Zemra ime nuk arnohet kurre nga prezenca jote. As rendohet. Mos u trishto!...
Ja, e palosa letren. E lashe ne tavoline. Ato, rrine aty, qe prej dhjete vjetesh, me shpresen se ti do te dergosh ndonje engjell, qe t’I marre....
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  ABC Fri May 29, 2009 1:12 pm

Monologu i Edipit

Ndieja britmat e hapave të mia që kërkonin të më largonin sa më parë nga ai vend. Era turfullonte në veshët e mi sikur kërkonte të më nxiste te mos pushoja asnje sekonde. Sapo filloja të ndalesha, ajo fillonte të më shtynte para, duke më drejtuar drejt tokës së panjohur. Ecja, dhe gjurmët e mia pikturoheshin mbi baltën e njomë. Për një moment ndala dhe ktheva kokën pas, por nuk mundesha t'i shihja gjurmet e mia mbi te. I imagjinoja ne verberine time! Cfarë paralelizmi i sinqert jetësoro tokësor. Për momentin, fillova të imagjinoj atë cakordim, që ngjante aq shumë me jetën time, tënden, të të gjithëve. Ishte vetem nje diagram, diagram hapash te cfrenuar, diagram kulmesh e fundesh, zenitesh dhe nadiresh..
Jeta! Ah, jeta! Lozonjarja e vogel legjendare, qe vjen me hapa te pasigurta, qesharake, njomeshtake , te paditura..; te prek, te ledhaton, e me pas te tundon ta ndjekesh kudo qe ajo shkon. Jeta! Nje magnet qe vertitet mbi koken tone, duke terhequr dhe shtyre mendimet, endrrat pasionet. Jeta...! Nje realitet iluzionesh qe vrapojne cmendurisht drejt piedestalit pamundesi! Jeta..?! Oh, mos me beni kaq shume pyetje, ju lutem. Do te doja qe te mos isha kurre ky qe jam! Edipi... Edipi qe ju gjeni mbi nje perralle.
Shuameni ju lutem! Shkrimeni nga cdo liber. Grisini te gjitha faqet. Asnje prove mos lini me! A nuk e shikoni se sa vuaj? Mbaj mbi vete mallkimin e botes! Oh C’gjeme! Oh C’mallkim! Oh duar te felliqura qe njolloset nderin tim! O duar gjakatare qe gjakun e gjakut tuaj ia nderet tokes sikur te ishte uje! Edipi I urte, vret babane! O Zeus! Degjoi lutjet e mia dhe me nis nje ore e me pare ne Hades. Une nuk meritoj asnje vend tjeter vecse ferrit dhe vuajtjeve!
Falme Jokaster! Falme nene! Falme grua! Falme nena e femijeve te mi! Ti qe kurre nuk e dite deri ne castjen e fundit te agut tend se une isha mishi jot. Ti qe me aq perkushtim me qendrove prane, me lumturove me deshirat dhe pasionet e tua duke mos ditur thirrjen e gjakut qe te mpinte mendimet. E gjakut.. e mallkimit..! Falme!...
Nuk mund te haem me fatin. Kuptome..! Ishte e shkruar! Eshte e shkruar! Ne toke s’mund te kete vetem mallkim! Gjeme! Ne jemi mekatare! Mosvleresues! Ne jemi ata, qe I ngrejme piedestale genjeshtres e kur e verteta del kuptojme sa te mallkuar jemi!
Falme baba! Falme nene! Falme bote qe mbi supet e tua do te mbash perrallen e Edipit te urte plak, perrallen e perralles se Pitias, perrallen e perralles se te vertetes, perrallen e mekatit dhe trashegimit te tij...Falmeni!..Po ua kerkoj si lemoshe, une, endacaku i koherave..

Lediana Paja
Prill 2009
Konkursi i Prozes
ABC
ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Tregim (th) Empty Re: Tregim (th)

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum