ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pa art? Rrezikojmë diktaturën

Go down

Pa art? Rrezikojmë diktaturën Empty Pa art? Rrezikojmë diktaturën

Post  Hëna Wed Feb 25, 2009 9:08 pm

Alba Malltezi

Ankohesha në një rubrikë më parë se sa pak art kemi në Shqipëri. Krahasoja komunat më të vogla italiane me aktivitetet kulturore të Tiranës; impenjimin e administratës vendore e qendrore të shtetit fqinj në promovimin dhe mbështetjen e aktiviteteve kulturore nga më të larmishmet, që ushqejnë shpirtërisht qytetarë e fshatarë në mbarë vendin. Unë, por dhe shumë shqiptarë si unë, jam e bindur, pretendojmë të gjallërojmë sheshet, ambjentet e ftohtae të varfëra të periferive shqiptare edhe me kulturë. Eshtë shumë e vështirë. Utopi. E megjithatë në këtë atmosferë pesimiste, këtë nismë e këtë dëshirë vite më parë e kishte Kujtim Çashku, i cili në mjediset e braktisura të Kinostudios ngriti “Marubin” të parën shkollë private që përgatit të rinj për në botën e artit dhe komunikacionit. Ndërkohë që të gjithë synonin qendrën e Tiranës, Çashku, zgjodhi periferinë. Aty ku është prodhuar tradicionalisht arti kinematografik shqiptar: Mjediset e Kinostudios. Shkolla ka marrë rrugë të mbarë dhe të gjithë e dimë se sa e vështirë është të kryesh sot një sipërmarrje të tillë. Po s’qenkësh e thënë. Me gjithë problemet që ka ky vend, emergjencat dhe hallet e pazgjidhura, qeveria shqiptare ka një ngut: Të nxjerrë nga mjediset, të dëbojë studentët e shkatërrojë gjithë impenjimin e regjisorit të njohur. Me policë! Nuk ka vend në botë të prodhojë ato skena filmike që u prodhuan këto ditë në mjediset e shkollës Marubi. Lajmet në Shqipëri mbërrijnë nga 360 gradët e Globit anembanë, e kurrë s’kemi parë një skenë të tillë: e përsëris! Policë për të shpërngulur studentët e pedagogët artistë! Nuk kanë paguar qiranë?! Ah, janë të njohura këto praktika në Shqipëri: Administrata e politizuar zvarrit procedurat e nuk të “legalizon” sepse kështu të ka në dorë më mirë. Politika e shantazhit ose politika: “E ç’mund të përfitojmë nga Kujtim Çashku? I bëjmë nder një tjetri që na e kthen më mirë!Po afrojnë zgjedhjet”.
A ekzistojnë gjykatat në Shqipëri? Që kur një qeveri mund të përdorë policinë për një vendim administrativ? Janë skena që i shohim të përsëriten kohët e fundit: një pjesë e shtetit përdor forcën, duke injoruar tërësisht një pjesë tjetër jetike: Drejtësinë! Rrezikojmë vërtetë diktaturën në Shqipëri. Dhe ka nga ata mendjeshkurtër, ziliqarë që thonë: Po biznes privat e ka Kujtimi. Me siguri kështu do të jenë shprehur edhe në kohën kur Enveri dënonte intelektualët. Më duket sikur i kam para syve të shprehen: Epo e kishte shkelur ca Todi e Fadili…dhe ajo mendësi na dhuroi 50 vjet një dikatator të egër që na damkosi përjetësisht.
Hëna
Hëna
Senior Member
Senior Member

Female
Number of posts : 179
Registration date : 2009-02-10
Points : 12
Reputation : 5

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum