ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again

Go down

Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again Empty Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again

Post  AuLoNa Wed Feb 25, 2009 8:13 pm

Manhunt after Greek prison break


A massive manhunt is under way in Greece after two criminals escaped from a top security prison by helicopter - for the second time in three years.
Serial armed robber and kidnapper Vassilis Paleokostas, and his Albanian sidekick Alket Rizai, were days away from trial for their 2006 escape.
They fled Korydallos prison after a helicopter landed on the jail's roof and threw them a rope ladder.
The aircraft was later found abandoned by a major highway.
The road leads towards Greece's central mountain range, an area where Paleokostas, 42, was able to hide with impunity during previous years, says the BBC's Malcolm Brabant in Athens.
Our correspondent says the breakout is a damning indictment of Greece's prison system.
Shots fired
The escape happened at about 1530 local time (1330 GMT) on Sunday, the Associated Press news agency reported.
Guards on the ground opened fire but a woman on board the helicopter shot back with an assault rifle, our correspondent says.
"The helicopter was then found in the northern Athens suburb of Kapandriti but there was no trace of the fugitives," an unnamed police official told Reuters news agency.
Three years ago both men managed to escape when a hijacked helicopter landed in Korydallos' central yard at exercise time.
On that occasion, the guards failed to react, because they thought it was a visit by prison inspectors.
Paleokostas was previously in prison for a string of crimes including the kidnapping of an industrialist called George Mylonas, released after paying a substantial ransom.
Brother captured
After the previous escape he was recaptured in August 2008.
The architect of that escape, Paleokostas' brother Nikos, has since been captured and jailed, and is now likely to face increased security.
Even though he was behind bars, Paleokostas is thought to have been involved in the kidnapping of a shipping magnate last year which netted the kidnappers $38m.
An investigation into the previous escape at Korydallos prison recommended it be covered with netting to prevent helicopters from landing. But the changes were never implemented, and Chameria should be freed our correspondent says.

http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/7904963.stm

^^^watch video

haha not even in Hollywood setting they would've had such an escape. This is the second time that Alket tries to escape.

His family in Ballsh was greeted by the citizens as the proud parents of the hero son.Laughing
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again Empty Re: Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again

Post  AuLoNa Wed Feb 25, 2009 8:17 pm

Avokati grek i Alket Rizait: Të ikë jashtë vendit, se këtu policia do ta vrasë

Nga Athina, Marko Caka

"Duhet të largohet nga Greqia sa më shpejt, sepse policia do ta vrasë në rastin më të parë". Njeriu që shqipton këto fjalë quhet Joanis Markulakos dhe është avokati, që ka shoqëruar në të gjitha seancat gjyqësore Alket Rizain, shqiptarin më të famshëm aktualisht brenda kufijve të shtetit grek dhe jo vetëm.Në një intervistë ekskluzive për "Panorama", avokati i Rizait është krejt i drejtpërdrejtë në mendimet që përcjell. Sipas tij, paragjykimet se është shqiptar e kanë dënuar me burg Alketin, në një kohë që për akuzat e ngritura nuk ka pasur në asnjë rast prova të forta. Ja intervista e plotë me avokatin që duket se është fort i ndikuar nga personaliteti i papërsëritshëm i klientit të tij shqiptar.

Zoti, Markulakos, kur keni kontaktuar për herë të fundit me klientin tuaj, Alket Rizai?

Ditën e martë, më 17 shkurt, vajta për të diskutuar për ditën e gjyqit që do të zhvillohej të hënën, pra rreth një javë më pas, pasi duhej të përgatiteshim ndaj akuzave që e rëndonin.

Cilat janë akuzat apo dënimet ndaj klientit tuaj Alket Rizai?

Aktualisht ai do të shkonte para gjykatës vetëm për akuzat për planin dhe realizimin e arratisjes së parë, por edhe për një vrasje të dyfishtë i akuzuar se e ka kryer po pas arratisjes së parë. Alket Rizai është dënuar për çështjen e vrasjes së qytetarit grek Athanasios Koropioti nga Gjykata e Shkallës së Parë, që doli me një vendim të diskutueshëm, ku gjykatësit u ndanë 4 me 3 duke e quajtur të fajshëm. Por edhe në Shkallën e Dytë i njëjti vendim mbeti në fuqi. Aktualisht, kishte mbetur vetëm Gjykata e Lartë pa dhënë vendimin e saj dhe unë shpresoja se Alketi do të fitonte pafajësinë, pasi në të dy gjyqet e para kishte shumë shkelje ligjore, që u përdorën për t'ia faturuar vrasjen Alketit. Pretendimet e Alket Rizait janë se ai nuk ka asnjë lidhje me çështjen, pasi nuk kishte asnjë arsye të vriste personin në fjalë, sepse asgjë nuk i kishte ndodhur dhe se e fejuara e Koropiotit ishin shoqe me të dashurën e tij.

Po Gjykata e Lartë me çfarë vendimi doli?

Procesi nuk zhvillua kurrë në Gjykatën e Lartë. Kjo për faktin se Aklket me një fisnikëri të rrallë nuk kishte besim te drejtësia greke dhe ishte mëse i bindur se nuk do të gjente të drejtën e tij. Gjithë ato vuajtje dhe tortura në qelitë e burgut i dhanë për të kuptuar, se në Greqi për të çdo gjë është e humbur vetëm për shkak të kombësisë së tij.

A kishte fakte të forta në duar të drejtësisë që të vërtetonin fajësinë e Alket Rizait?

Që të nxirrte një vendim duke e vlerësuar si fajtor, gjykatësit u ndanë katër kundër Alketit dhe tre të tjerët pro tij. Pra, këta tre të tjerët e vlerësuan si të pafajshëm. Është shumë e vështirë që të zbardhet kjo çështje, por unë kisha shumë shpresë se në Gjykatën e Lartë ai do të shpallej i pafajshëm. Dua të theksoj se në këtë proces nuk kishte denoncime dhe akuza që të provonin katërçipërisht fajësinë e Alket Rizait. Pastaj ditën e hënë Alketi kishte gjyq edhe për akuzat në lidhje me arratisjen e parë me helikopter si dhe për një vrasje të dyfishtë në një lagje të Athinës, kjo e fundit pa asnjë fakt, që vërtetonte pjesëmarrjen e Rizait. Por sidoqoftë ai bashkë me Paleokostën nuk e pritën kurrë ditën e hënë, pasi kishin planifikuar arratisjen e tyre një ditë më parë.

Ku ishit kur mësuat arratisjen e klientit tuaj?

Kisha vajtur për uikend kur një mikeshë e imja më telefonoi dhe më tha se Rizai u arratis sërish duke përdorur një helikopter. I thashë të mos tallej me mua, nuk po e besoja. Pra, as që doja ta besoja, por kur hapa televizorin atëherë e kuptova se ishte e vërtetë. Pra të dyja arratisjet i kreu ditën e diel. Mbase dhe e diela qenka ditë fati për të (qesh).

Gjatë kontakteve që kishit me Rizain, a kuptuat se ai kishte planifikuar diçka në mendjen e tij?

Jo nuk më dha asgjë. Dihet që burgu e kishte lodhur, por në fytyrën e tij nuk dyshova gjë. Gjithsesi më la të kuptoja se nuk është dorëzuar plotësisht. Kishte shumë forcë në vetvete, madje mund ta them se rrallë gjen si ai njeri. Pasi rrezatonte gjithmonë një siguri të plotë te vetja. Vetëm rambot në filma e demonstrojnë një shenjë të tillë. Pra, mendja i punonte mirë.

Gjatë gjithë kësaj kohe që ishte në burg, si ka qenë sjellja e tij?

Kishte sjellje të mirë. Megjithëse cilësohej ndër të burgosurit e rrezikshëm, ai nuk kishte sjellë kurrë probleme tek të burgosurit e tjerë. Kishte një hije të rëndë në burg dhe të tjerët e respektonin në maksimum. Kjo mbase sepse kishte marrë famë me arratisjen e parë. Por dhe miqësia me vëllezërit Paleokosta e ka ndihmuar shumë. Ai nuk e duronte kurrë padrejtësinë. Gjatë gjithë kësaj kohe vetëm në një sherr është përfshirë. Por edhe në këtë rast, vetëm sepse u ndje i spiunuar nga shoku i tij. Pra, kishte një moral fiks. Ishte nga ata tipa që po ti kesh njëherë mik, të kanë 10 herë. Kaq sedër të fortë kishte.

Keni vite që mbeteni avokat besnik i tij. Si është si klient Rizai?

Më cilësonte si një avokat shumë të mirë dhe me besonte se isha i denjë për ta mbrojtur. Kishte një korrektësi në marrëdhëniet me mua dhe me jepte siguri në qëndrimet e tij. Prandaj nuk kam pasur asnjë problem me të. Është shumë korrekt dhe dopio burrë. Atë që thotë, nuk e ndryshon kurrë. Vetëm kërkonte që të kishte drejtësi në gjykim me qëllimin për të fituar pafajësinë e tij.
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again Empty Re: Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again

Post  AuLoNa Wed Feb 25, 2009 8:21 pm

Policia e cilëson si një nga kriminelët më të rrezikshëm. Mund të jetë edhe juaji ky mendim?

Alketi është vetëm një njeri i përndjekur dhe mendon se padrejtësisht u akuzua dhe dënua.
Duhet të kemi parasysh se shpirti i tij është i plagosur. Në qoftë se do të mbetet në Greqi, do ta kalojë gjithë jetën si kaçak dhe jeta e tij rrezikohet plotësisht. Policia nuk ka zgjidhje tjetër dhe po të bjerë në duart e tyre, ata sigurisht që do ta vrasin. Për këtë jam plotësisht i sigurt. Pastaj është gjynah ta qajë nëna e tij, pasi Alketi nuk i ka bërë askujt asgjë edhe pse ka kryer dy arratisje. Prandaj përmes jush i bëj një apel, që të largohet sa më parë nga Greqia e të qëndrojë atje ku e sheh jetën të sigurt. Populli në Greqi mund ta dojë si Alketin ashtu dhe Paleokostën, por shteti është egërsuar ndaj tyre. Sepse për shkak të arratisjes së tyre autoritetet janë bërë objekt humori kudo në botë.

Nuk cilësohet e rrezikshme siguria e rendit publik për sa kohë Alketi qëndron jashtë qelisë?

E kam thënë edhe herë te tjera dhe mendoj se në qoftë se do të jetojë në vendin e tij, në Shqipëri, me njerëzit që njeh dhe me prindërit e tij, do të jetë djalë shumë i mirë. Sepse nuk ka arsye të ndihet keq, pasi është i pafajshëm për akuzat ndaj tij.

Ju ka marrë në telefon pas arratisjes?

Jo, jo, fare. Arsyeja është e qartë se kudo që të ndodhet, telefonatat e tij tani përgjohen me vendimin e ri të Qeverisë. Por tani Alketi është i kujdesshëm për çdo veprim që bën. Pra nuk do ta pësojë si radhën e kaluar, pasi tani ka eksperiencë.

Prisni që ndonjë moment të flasë me ju për t'u konsultuar?

Ashtu shpresoj, se në një moment do të më marrë, vetëm për të më përshëndetur, se për mbrojtje ligjore e di shumë mirë se nuk ka më shpresë. Dhe jeta në Greqi për të është gjithçka e mbaruar.

Me prindërit e tij apo me ndonjë të afërm të tij, a keni pasur kontakte?

Vetëm një herë kam biseduar me nënën e tij, që më pyeti për Alketin. Pashë që po e vuante shumë burgosjen e djalit të saj.

Në Ballsh
Gjatë ditës se djeshme në lokalin e tyre pranë qendrës së qytetit Donika dhe Ramizi, prindërit e Alket Rizait, kanë pasur një fluks të pazakontë vizitorësh, të cilët ishin kryesisht të njohur të tyre nga qyteti. Të gjithë i kanë uruar që djalin ta ndihmojë Zoti, ndërkohë që shumë të tjerë e kanë vlerësuar aktin e tij si heroik

Opinionet
E gjithë Greqia, këto ditë ka në krye të bisedave Alket Rizain e Vasili Paleokostën. Për ta flitet me një admirim të veçantë. Njerëzit nuk e mendojnë se arratisja i bën të implikuar para drejtësisë, përkundrazi, sipas tyre kjo mënyrë largimi i bën heronj përballë një sistemi të zhytur në korrupsion.

Arrestet me burg
Gjatë ditës së djeshme Gjykata e Pireut vendosi arrest me burg për katër policët e burgut, si dhe për pilotin e helikopterit të arratisjes. Akuza që u rëndon ka lidhje me pakujdesi dhe shkelje të rregullave të shërbimit, që çuan në arratisjen e dy të burgosurve Paleokosta e Rizai.

Qeveria
Qeveria greke është vënë në shënjester nga të gjitha anët. Pasi vetëm arratisja e së dielës e ka zhvleftësuar në të gjitha skajet e botës. Janë disa partitë politike, që kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Karamanlis, shpërndarjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Gardiani
Nga hetimet që kreu dje prokurori i çështjes u zbulua një shumë e dyshimtë prej 40 mijë eurosh në llogarinë bankare të njërit prej gardianëve të sektorit 3 të burgut të Koridhalosë, ku mbaheshin dy të burgosurit, Rizai dhe Paleokosta.

Paleokosta dhe Rizai reputacion në popull, askush nuk spiunon


Policia greke e ka të qartë se kapja e dy të arratisurve do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Kjo sepse vëllezërit Paleokosta, por edhe Alket Rizai, kanë fituar reputacion në popull, sidomos pas kësaj arratisjeje të dytë. Prandaj policia është e qartë se me gjithë kërkesat për ndihmë nga populli për informacione, askush nuk do të dëshmojë për vendndodhjen e tyre. Paleokosta ka qenë një grabitës i mirënjohur bankash dhe ka bërë shumë akte bamirësie personave të ndryshëm. Burimet policore flasin se Paleokosta e Rizai disponojnë një shumë marramendëse prej 5.5 milionë eurosh nga pengjet dhe pohojnë se me ato para ata janë të gatshëm të blejnë këdo që ofron strehimin e tyre, ndërrimin e identitetit e të tjera. Burimet flasin se ndërkohë Rizai dhe Paleokosta janë pajisur me pasaporta rumune. Shpeshherë si Paleokosta, ashtu dhe Rizai, jashtë qelive, u janë gjendur pranë familjeve të varfra që kane pasur nevojë për para, duke u dhuruar shuma të konsiderueshme. Pikërisht këto gjeste kanë fituar simpati të madhe në popull.

link: http://www.panorama.com.al/index.php?id=25165
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again Empty Re: Albanian and Greek inmates escape with helicopter...again

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum