ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A T E I Z M I

5 posters

Go down

A T E I Z M I Empty A T E I Z M I

Post  1bilderberg Wed Feb 25, 2009 7:13 pm

Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".
(Shenim: shpjegimi mbi kuptimin e fjales eshte marre nga fjaloret standart)

Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm. Ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar. Shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore deri në ditët tona duke marrë dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.

Në kuptimin bashkëkohor termi ateizëm si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike do të thotë tashmë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian: të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve të Lindjes së Afërme e të Mesme; Kjo sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi që teisti i jep fjalës "zot", një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron në logjikë.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist" pasi qëndrimi është mohues i pohimeve teologjike dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bërë këtu, në ndryshim nga kuptimi historik që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi si qëndrim gjithëpërfshirës nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim thelbësor pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.



Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv).

Ateizmi praktik është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit).

Ateizmi teorik është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si F. Niçe, D. Hjum, B. Rasëll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.


Last edited by 1bilderberg on Wed Feb 25, 2009 7:22 pm; edited 1 time in total

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  1bilderberg Wed Feb 25, 2009 7:20 pm

Ateizmi agnostik

Agnosticizmi si term sipas shpjegimeve te fjaloreve standard buron prej trajtës se gjuhes "greke" "a = pa" dhe "gnosticizëm = dijshmëri" ose "gnosis = dije", në zbërthim kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije.
Kjo mosdije:
1. përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj."
2. përbën një qëndrim në njohshmërinë e subjektit dhe nuk merr pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt.

Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike në fjalë janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve.

Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi përmbahet në të dy qëndrimet rreth besimit në "zot", pra, dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim).

Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe po ashtu nuk beson në "zot", apo në "mbinatyrë", duke u përfshirë natyrshëm në kategorinë e gjerë të ateizmit praktik a implicit.


Last edited by 1bilderberg on Wed Feb 25, 2009 7:23 pm; edited 1 time in total

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  ZEUS10 Wed Feb 25, 2009 7:20 pm

1bilderberg wrote:Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi". Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm. Ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar. Shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore deri në ditët tona duke marrë dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.

Në kuptimin bashkëkohor termi ateizëm si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike do të thotë tashmë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian: të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve të Lindjes së Afërme e të Mesme; Kjo sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi që teisti i jep fjalës "zot", një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron në logjikë.

"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist" pasi qëndrimi është mohues i pohimeve teologjike dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore". Dallimi i bërë këtu, në ndryshim nga kuptimi historik që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.

Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit teorik (eksplicit, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi si qëndrim gjithëpërfshirës nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim thelbësor pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.



Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi praktik (implicit, negativ) dhe ateizmi teorik (eksplicit, pozitiv).

Ateizmi praktik është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit).

Ateizmi teorik është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si F. Niçe, D. Hjum, B. Rasëll, Xh. Smith, R. Doukins, etj.

Gjithmone kam besuar se fjala the-os eshte perdorur nga """greket""" e lashte ne kuptimin e profetit sepse per cdo hyjni tjeter pervec Zeusit perdoret the-a/os kurse per ate vete Dia/diu/dii/dios. Profeti ne fakt eshte nje i caktuar i Perendise qe transmeton fjalen e tij tek njerezit, e thot-e ate duke e lexuar(legein-anc.greek) ose recituar.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  ZEUS10 Wed Feb 25, 2009 7:24 pm

1bilderberg wrote:Ateizmi agnostik

Agnosticizmi si term buron prej trajtës se gjuhes "greke" "a = pa" dhe "gnosticizëm = dijshmëri" ose "gnosis = dije", në zbërthim kuptimor: mos-dijshmëri, të mospasurit dije.
Kjo mosdije:
1. përqendrohet rreth disa pikëpamjeve teologjike dhe metafizike si "mbinatyra, zoti, etj."
2. përbën një qëndrim në njohshmërinë e subjektit dhe nuk merr pozicion rreth besimit ose jo në këtë subjekt.

Agnosticizmi pohon se subjektet teologjiko-metafizike në fjalë janë të panjohura dhe diku dhe të panjohshme për njeriun, ndaj dhe ai nuk e shqetëson veten me dijen rreth tyre, duke pezulluar përfundimisht gjykimin për kuptimin a vërtetësinë e këtyre subjekteve.

Si qëndrim rreth njohshmërisë së subjekteve teologjike, agnosticizmi përmbahet në të dy qëndrimet rreth besimit në "zot", pra, dhe në ateizëm (mosbesim) dhe në teizëm (besim).

Ateizmi agnostik nuk di asgjë rreth "zotit", "mbinatyrës" dhe subjekteve të tilla relevante për termin dhe po ashtu nuk beson në "zot", apo në "mbinatyrë", duke u përfshirë natyrshëm në kategorinë e gjerë të ateizmit praktik a implicit.

kurse a-gno eshte fjala tjeter shqip pa-njoh
A T E I Z M I Zzzzzzzzby4
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  zojs Wed Feb 25, 2009 9:43 pm

mendoj se fjala rrënje - GNO, vie nga illirishtja e lashtë, NGO, por e ndryshuar NGO=GNO, ku ka veç dy tinguj ng+o=ngo, e nuk ështënë abecenë shqipe, sikurse grupi nd (nder-i, ndi-perëndi) ku edhe sot flitet në disa treva nga populli shqiptar: ngo ktu, ngo ti, ngoni ju, në kuptimin - ndëgjo, dëgjo (dëgjo këtu,dëgjo ti, dëgjoni ju), ku ka për qëllim të dëgjohet, mësohet diçka dhe lidhet me fjalën - ngoist=gnoist, ai që di, ai që ngon, dëgjon dhe ndryshimi alternim tingujsh ango=agno=pa dije, dituri, ai që nuk merr vesh, nuk ngon, nuk dëgjon (agnos) - ku edhe rrodhi në anglishte nga gno=kno=know, knowledge.
zojs
zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  udhësi Thu Feb 26, 2009 2:46 am

GNOSIS = NJOhSIS

GN=NJ (egziston sot ne italisht kjo lloj nyeje)

(ignorare=injorare)

udhësi
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts : 60
Registration date : 2009-01-31
Points : 1
Reputation : 1

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  alfeko sukaraku Thu Feb 26, 2009 6:03 am

1bilderberg wrote:Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".
(Shenim: shpjegimi mbi kuptimin e fjales eshte marre nga fjaloret standart)

Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm.

pershendetje

Fjala "themi-the-thea" gjendet ne greqishten e lashte si fjale qe tregon--vjershimin--ligjet-te thenat.Fjala ruhet nga shqipia e sotme po ne keto forma: The nje vjersh shume te bukur_Keshtu ishte e thene..etje.Zakonisht "a" kryen role mohues ,ndaj edhe The=Perendi ,nderse athe =pa perendi.

Perdorimi i paganve kundra kristianve ose i fese autoktone kundra fese se huazuar edhe te pranuar ne radhe te pare nga gjuhet pa kombe=gjuhet letrare,nuk munde merret kaq thjeshte si nje perdorim i cili tregonte se njera pale ishte e pa fe,pasi vertetohet se te dyja fete besonin tek perendia me 12 apostol apo tek Zeusi ne grupin e 12 perendive te olimpit(Ulubu),thjeshte fjala "i pa fe" perdorej per fen kundershtare ashtu sikurse perdoret edhe sote kur fete shpesh akuzohen me njera tjetren.Besoj se kjo praktik ka ndihmuar ne shfaqien e fjales "a the" ,por nuk nenkupton te pa feezuarit,por kundershtaret e besimit te tyre. sunny

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  ZEUS10 Thu Feb 26, 2009 9:31 am

alfeko sukaraku wrote:
1bilderberg wrote:Ateizmi

Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".
(Shenim: shpjegimi mbi kuptimin e fjales eshte marre nga fjaloret standart)

Si kuptim origjinar termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti. Në vazhdim do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm.

pershendetje

Fjala "themi-the-thea" gjendet ne greqishten e lashte si fjale qe tregon--vjershimin--ligjet-te thenat.Fjala ruhet nga shqipia e sotme po ne keto forma: The nje vjersh shume te bukur_Keshtu ishte e thene..etje.Zakonisht "a" kryen role mohues ,ndaj edhe The=Perendi ,nderse athe =pa perendi.

Perdorimi i paganve kundra kristianve ose i fese autoktone kundra fese se huazuar edhe te pranuar ne radhe te pare nga gjuhet pa kombe=gjuhet letrare,nuk munde merret kaq thjeshte si nje perdorim i cili tregonte se njera pale ishte e pa fe,pasi vertetohet se te dyja fete besonin tek perendia me 12 apostol apo tek Zeusi ne grupin e 12 perendive te olimpit(Ulubu),thjeshte fjala "i pa fe" perdorej per fen kundershtare ashtu sikurse perdoret edhe sote kur fete shpesh akuzohen me njera tjetren.Besoj se kjo praktik ka ndihmuar ne shfaqien e fjales "a the" ,por nuk nenkupton te pa feezuarit,por kundershtaret e besimit te tyre. sunny

Une po merrem vetem me anen gjuhesore te ceshtjes dhe hapa nje post te ri ne anglisht ku dhashe me shume detaje pse atheist, poethe, poema etj jane shqip:
Poetry, poem, poesi etc word comparision(linguistics thread)
https://arbenia.forumotion.com/linguistics-f19/poetry-poem-poesi-etc-word-comparision-t212.htm#1661
Diferenca midis poezi dhe poema eshte ne konceptet qe kane perdorur te paret tane per to, ndersa poezi eshte e shkurter poema eshte dicka qe mba= qe zgjat.
Kurse fjala poezi nuk eshte gje tjeter vecse folja boj ne deshirore bojshe.
ZEUS10
ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 713
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

A T E I Z M I Empty Re: A T E I Z M I

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum