ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore !!

Go down

Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore !! Empty Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore !!

Post  1bilderberg Thu Feb 19, 2009 5:08 am

Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore!!
Marre nga Revista "Shqipëria etnike" Nr. 3/2008



Revistë e pavarur tremujore: informative-kulturore-politike
Për: -Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj -Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë -Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar


ÇORODITJE E ÇORIENTIME MUZIKORE-KULTURORE!!

“Askush si duket nuk është marrë më thellë me analizën e shkaqeve të moralitetit, jo vetëm te fëmijët, por edhe në popullsinë e rritur. Të mos flasim për një lloj stihie, ose ndoshta indolence në fushën e kulturës e të krijimtarisë, ku, këtë e shohim të gjithë, të thuash pa ngjyrë pa ashtuquajtura “kulturë masive” të thuash pa ngjyrë, pa asnjë porosi, pa asnjë kualitet. Po ta shohim në mënyrë analitike serioze gjendjen në muzikën tonë, po t’i shikojmë disa kaseta dhe shirita me “këngë popullore” dhe me humor “të ri”, patjetër do të konkludojmë se kemi arsye për brengosje, se manipulohet shumë me patriotizëm, me ndjenjat e njerëzve, me demokracinë, me shijen (pa shije) sa për të bërë biznes dhe për të fituar sa më shumë para me bejte të llojllojshme, të zbrazta, këtu e në diasporë. Dhe, kjo s’vlen vetëm për hapësirën tonë kosovare. Është problem i përgjithshëm, pa dyshim i madh. Duhet të brengosemi dhe të na kap droja të themi si dhe pse veprojnë disa njerëz me melosin tonë dhe çka na ofrojnë si këngë të ashtuquajtura popullore, ose edhe argëtuese, këtu te ne. Shpesh ndodh që të dëgjojmë këngë me melodi që s’kanë asgjë të përbashkët me melosin autentik shqiptar, të dëgjojmë ndonjë “mikst” melodish, madje edhe fjalësh, (ndonëse ato janë shqip) të këngëve turke, greke, sllave, jevge, madje edhe arabe dhe kushedi se çfarë, por që në vend të haresë e të përjetimit artistik, shkaktojnë në shpirtin tonë zemërim, hidhërim.
Pse vallë? Pse kështu? A ekziston në ndonjë kënd të vetëdijes tonë kolektive, shtetërore, institucionale apo edhe indiduale përgjegjësia për këto dukuri? A mund të ndikojmë më kështu që t’ua premë rrugën sadopak bastardëve të kulturës sonë?A mund të na kushtojë kjo shtrenjtë si lëndim dhe krijim shprehish? Sido që të jetë, ka mundësi të veprojmë, ta shtrojmë rrugën më ndryshe, me kritere më serioze, me përgjegjësi kombëtare, që doemos duhet ta kemi, qoftë si opozitë, qoftë si opozitë, si pushtet (përkundër preokupimit me shumë probleme të rënda), por edhe si popull i zgjuar, si komb me perspektivë, që ndërlidhet dhe prore është në korrelacion me lashtësinë tonë, me veçoritë më cilësore dhe autentike të kulturës sonë. Dikush mund të thotë “ka kohë për këto punë”, sepse tani për tani jemi të ballafaquar me disa bëma të tjera, më me rëndësi. Megjithatë, është dhe duhet të jetë detyrim i dorës së parë, imperativ, pikërisht kujdesi për arsimin e kulturën, për shkencën dhe shëndetësinë, për krijimin dhe ngritjen e kuadrove të afta, do të thotë për një politikë më rigoroze kur është fjala për lëmenj, ku unë shoh boshtin e të gjitha çështjeve, madje kushtëzimin e perspektivës për një jetë më të mbarë”
(Bajram Kabashi: “ME HASAN MEKULIN”, Prishtinë, 1977, f. 36-3 8 )



“TALLAVA”
Haj, medet, medet-e
Po bëjnë djem e çika –
N’ duar t’ kujt ka mbet-e
Kënga dhe muzika?!
N’ duar t’ matrapazëve
Me shkolla fillore,
Që kurrë nuk e deshën
Këngën popullore!
Që s’ njohin traditën,
Toskërishte, gegërishte;
Por na e ndalin rritën
Me këngë magjupishte?!
Humben këngët tona
Me atë bukuri-e!
Himn në dasmat tona –
“Çaje Shukarije!?”
Shih çka m’ tha një dit-e
Producent Maskari –
Këngët e traditës
Nuk po i han pazari!
-Po deshe albumi
T’ shkojë si bakllava,
Këndo këngë magjupishte
N’ stilin “Tallava!”
Demir Krasniqi, Gjilan, më 04.07.2008.



BOMBARDIMI I KANGËS SHQIPTARE nga Agim Gashi


Producentët n´kamë janë çu
T´gjitha forcat i kanë bashku,
Me kangëtarë e me këngëtare
Me i shpallë luftë kangës shqiptare

Nga çdo anë ndihmë kanë kërku
Armë të randa me ju çu:
Ju çoj sinta Japonia,
Tarabuka vetë India,
Çon ezane Arabia,
Shumë gazela u çon Turqia,
Erdh buzuku nga Greqia,
E Llambada nga Brazilia!

Satelitët i kanë shterngu,
Për hava tuj fluturu,
Shpi për ship me ateru
Kangën shqipe me bombardu;
Tatlisesi ai komandant,
N´Kumanovë ka ba desant,
Luftë e madhe ashtë zhvillu
Kanga shqipe ashtë plagu!

Pllasin lopë, blegërojnë kallusha,
Plot kaseta na u mbush fusha,
Na u mbush fusha, na u mbush mali
Prej dashnisë po digjet djali,
Armatosen kërriçe e mushka;
Zinxhir n´vesh, kumona n´gusha,
S´mund po i nxjerrin topat prej lloçit
Dul Shehidja prej kallamoqit!

Kanë hap´ gojë bretkana e zhaba,
Këndojnë himnin „ Shiki-shiki-aba“!
Ja Muhamede jarabi,
Bane llugë si n´Arabi!

Shkyn gabzherrat, fryhen n´gusha,
Me Dadusha e me Salusha,
Me Nazusha, me Fatusha,
Me Zemrusha, me Takatlusha,
Fryhen n´studio me bedena,
E knojnë shqip si Lepa Brena!
Therrin vashat n´mes t´Prishtinës
Tu´ jau hangër rruzën e shpinës!

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore !! Empty Re: Coroditje e çorientime Muzikore-kulturore !!

Post  1bilderberg Thu Feb 19, 2009 12:40 pm

Shqiptarët Falsifikojnë Identitetin Europjan nëpërmjet Muzikës?

Nik Leshai



Nëpërmjet adaptimit të çiftelisë, shargisë, muzikës jevge, muzikës turke, dhe muzikës së sotme mâ popullore në shqipni -- TALLAVA--
shqiptarët falsifikojnë identitetin e tyne europjan duke u paraqitë në sytë e botës si nji popull turko-arab-jevg.

Cila âsht Muzika Shqiptare?

Arsyetë që më shtyjnë me shkrue mbi nji problem që shqiptarët e anashkalojnë, përveçse kur lshojnë ndonji thumb humori,
janë dy, e para) Po kërkoja muzikë shqipe ne dyqanin e madh Virgin Megastore. Ne regjistrar të kompjuterit delte se ata kishin muzikë shqiptare ne raftat e tyne, por punojsit s'mund t'a gjenin atë.
Problemi ishte se ata kerkonin ne raftet e muzikës së Europës Lindore dhe Jugore. Mâ vonë erdhi nji punonjës arab dhe na tha, "shqiptarët nuk janë europjanë, prandaj muzika e tyne asht ne raftet e muzikës së Lindjes Mesme".
e dyta) televizionet serioze shqiptare, tue dashtë me evitue muzikën tallava që po shpërthen ne televizionet e dorës dytë si TiranaTV, i kanë mbushë programet me muzikë[/size] te koh[size=9]ës së Enver Hoxhës. Po ato kangë për Enverin e Partinë, po ata kangëtarë, që tash janë deputetë në parlamentin shqiptarë ose kendojnë tallava në kafanetë e Bronx-it. Vetëm brohoritjet parti-enver mungojnë.

Nuk mund t'a fajsosh KlanTV ose RTSh sepse ata kanë mundësi shumë të kufizueme zgjedhje. Ja nji listë e shkurtë e
muzikës "shqiptare".

1) muzikë turke te adaptueme ne qytetet shqiptare (shkodër dhe Shqipni e Mesme),
2) muzikën koçare (kangë të kopjueme nga bullgarët, rumunët e grekët),
3) muzikën folklorike shqiptare (çifteli dhe shargi nga turkia dhe afganistani),
4) tallava (muzikë jevgo-turke-arabe),
5) muzikë të lehtë (muzikë e sjellun nga muzikantët shqiptarë prej shkollave ruse të muzikës, por sidoqoftë muzikë e krijueme nga shqiptarët)

Muzika e lehtë (5) âsht e vetmja muzikë shqiptare.

Ka edhe lloje të tjera muzike të traditës shqiptare, por ato nuk kanë gjetë dashamirës në shqipni. Mund të përmendim Jaret shkodrane, Koralet e Malcisë, dhe natyrisht Muziken Polifonike te Tosknisë, si edhe muzikën tradicionale te disa zonave të shqipnisë veri-lindore.

Pa Traditë muzikore?

Sot tradita muzikore shqiptare identifikohet me ate turke nëpërmjet folklorit afganistanez (çifteli/sharki), muzikës turke (ahengut shkodran dhe atij të Shqipnisë Mesme), dhe tash vonë... shumë të dashurës, muzikës magjype, ose e quajtun ndryshe muzikë tallava, e cila âsht perhapë këto vitet e fundit si nji virus prej në Toskni deri në Tuz. Aju buçet në shtëpiat shqiptare në çdo festë, dasëm, synet e datlindje; për Bajram e Pashkë, për ditën e pavarsisë dhe për ngritjen e flamurit.

Gjaja ma skandaloze âsht me pa imazhet e Skenderbeut të shoqnuem me çifteli ose muzikë tallava. Eshtnat e Skanderbegut, të shpërndamë në të katër anët e botës prej janiçierve turq, do të mundohen me u zhytë mâ thellë në dhé nga shurdhimi.
Në veçanti ne Malci të Madhe, e cila, gjatë pushtimit turk, pati ruajte kulturen, ligjin, dhe gjuhën si askush tjetër në Shqipni, sot, falë kângtarve amatorë të Tuzit, malcorët kanë marrë flamurin e turkizimit muzikor, dhe me tallava po i prijnë anadollakizmit në Shqipni sikur me qenë të paguem prej sulltan Muratit IItë.

Deri edhe shfaqje të tilla autentike malcore si Logu i Bjeshkve, shoqnohen me muzikë afganistaneze (çifteli) e jevge
(tallava).

Le të mos përmendim Festivalin e "Muzikës Shqiptare" në New York. Me ndigjue prej mbas deret, të duket se je në
Indinë e Vogël, Jackson Heights, Queens.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum