Leter e hapur/ Zoti Berisha, na jep Shtëpitë e polifonisë!

View previous topic View next topic Go down

Leter e hapur/ Zoti Berisha, na jep Shtëpitë e polifonisë!

Post  AuLoNa on Tue Feb 24, 2009 4:52 pm

Pse duhet njerezit ti luten Kryeministrit dhe Ministrit te Kultures per dicka qe na cmon edhe bota!

Mjere vendi jone ne c'duar ka rene. Sad

Nga Lefter Çipa

Duke
më shqetësuar dhe dhembur në masën më të papeshuar dhe për një kohë të gjatë prej 55 vjetësh, pasuria më e rrallë e kombit dhe popullit tim,
Polifonia, ajo që UNESCO e çmoi duke i dhënë statusin e pasurisë së njerëzimit, ju drejtohem juve të nderuar, kryeministër Berisha dhe ministri Pango.
I jam përkushtuar shpirtërisht folklorit kombëtar, herë si studiues, hulumtues, krijues, organizator, drejtues dhe lëvrues i tërë gjinive folklorike. Njëherësh kam punuar për hulumtime dhe koleksionime që lidhen me etnografinë, koreografinë popullore, ritet, ninullat djepore, legjendat dhe ligjëratat folklorike, baladat dhe
baladimet epiko-heroike, brohoritjet dhe logatjet etj. Kam punuar për rakordimin artistik të interpretimit polifonik me instrumentet tradicionale shekullore të popullit tim virtuoz. Kam shijuar përmes punës sime dhe të grupeve të papërsëritshme me të cilët kam punuar e bashkëkrijuar, kam organizuar dhe selektuar, duke i dhënë dhe i lënë fondit të trashëgimisë, vepra autentike të mjaltosura. Me gjithë këtë pasuri të arkivuar tashmë në mendjen e popullit mirësisht dhe në arkivat dhe fonotekat tona keqësisht, kemi mundësuar një pasuri të patundshme të cilën na e çmon bota kulturore dhe shumëkush që e di se
ç’do të thotë të gjesh të rrallën e një populli. Që nga jugu në veri, në tërë hapësirën shqiptare, në diasporë e gjetkë, është bërë e njohur kjo pasuri që kulturën tonë e bën me të drejtë të shenjtëruar.

I tërë ky aspirim artistik dhe në veçanti polifonia jonë polifone si dhe isopolifonia e tejvlerësuar, na japin një krenari, një dinjitet jo vetëm si europianë, por edhe një madhështi lashtësie. Unë kam pasur rastin ta shijoj dhe ndiej këtë vërtetësi. Përmes kësaj pasurie ne klasifikohemi pa mëdyshje, midis kombeve dhe popujve më të lashtë. Vendimi i drejtë i UNESCO-s për njohjen e polifonisë polifone, fosforinë si një pasuri njerëzore dhe e përbotshme, është një akt institucional që na e njeh këtë vlerë autoktone. Me të drejtë, ndërsa diktoj se ky visar i trashëguar po preket prej varfërisë së moskujdesit, po mjegullohet në dritësimin e tij prej makutërisë së artit të rrugës dhe të ahengut, ju drejtohem juve në cilësinë e artistit që ka koshiencën se po troket në derën dhe dritaren e shtetit
tim kombëtar. Për polifoninë polifone jam në merak se, sipas meje ka “filluar të na shkelet bora e bardhë mbi male”. Është një shkelje e pashpirt dhe ndotëse. Janë disa karvanxhinj, të karrocave të baltës. Po na baltoset bukuria e hijshme e shtatit tonë kulturor folklorik e polifonik. Visaret e folklorit tonë janë shkëlqyes dhe shques për ekzistencën e kulturës sonë shpirtërore dhe material. Populli thotë se duhet të njohim vetveten që lisi i madh të ruajë degët dhe gjethet. Unë mendoj se mençuria dhe dija jonë qëndron mbi “fronin e lartë” të këtyre vlerave, të cilat shquhen jo vetëm prej nesh, por prej gjithë shqisave
të botës së kulturës njerëzore. Për këtë kurorëzim që ka fituar kjo trashëgimi, duhet sot që shteti ynë, përmes ndërhyrjes suaj zoti kryeministër dhe ju zoti ministër, duhet të investojë sado pak për rrënjët, për vatrat ku lind kjo pasuri autentike polifonike dhe folklorike në tërësi në atdheun tonë. Sepse financimi, kujdesi, shtimi i mbrojtjes ligjore për parandalimin e rrëmbimeve, braktisjeve, denigrimit kulturor në vetvete e bëjnë vetë shtetin mbrojtësin kryesor
të kulturës kombëtare. Nëse metaforikisht e kemi quajtur polifoninë një “unazë” të bukur, unë dua të them se le ta ruajmë atë si “unazën e vetme të së Bukurës së Dheut”. Natyrisht ky nuk është vetëm një apel, apo përkujtesë. Disa batakçinj kërkojnë të na i “martojnë” polifoninë polifone, me “kovaçë të kovaçanëve” të shëmtuar. Pranë tyre po shtohen disa predikues të ligj, duke pohuar se polifonia dhe isopolifonia po përpunohen. Ata besojnë naivisht tek talenti i tyre, si
talent që mposht talentin burimor dhe atë të popullit. Vazhdimisht në mundësinë time, në të folur dhe në të shkruar, jam shprehur se kjo e bukur, nuk e pranon martesën. Naivët kanë besuar dhe vazhdojnë të fjalosin se “si të talentuar mund të vënë dorë mbi këtë gur unaze”. Por unë mendoj se “e Bukura e Dheut nuk martohet me djajtë me brirë, sepse ajo është një engjëllushe e ëndrrave dhe aspiratave të shenjtëruara kulturore. Çdo gjëje të perëndishme, nuk ka të drejtë askush të guxojë t’i prekë hijeshinë dhe lavdërimin e saj, se bën mëkat dhe zullum të pashlyeshëm ndaj shpirtit të kombit. Çdo gjë e mirë që ruhet si
mrekulli dhe sjell mirësi për brezat në vazhdim, natyrshëm që është e shenjtë dhe paguhet shtrenjtë, për t’u mbrojtur. Në përvojën tonë shtetërore, kjo e fundit ka ndodhur pak, ose është neglizhuar shumë.

Në datat 17, 18 dhe 19 dhjetor të vitit të kaluar, isha i ftuar i nderit në Festivalin e Polifonisë polifone dhe isopolifonisë tjerrëse, në qytetin fantastik të Beratit. Është një gjetje vendi i organizimit të kësaj veprimtarie, atje përballë malit të shenjtë të Baba Tomorrit. Festivali sillte dukuritë e tij të mbarësisë shpirtërore. Diktoje në interpretimet dhe sjelljet e grupeve ndryshimin e kohës etj. Mirëpo kënga dhe vallja vini të thata, nuk shijoje lulëzim shpirtëror. Prurja
folklorike e mbërritur nga përfaqësuesit polifonë të krahinave dhe zonave ekspozohej si një ankesë në përgjithësi për cilësi dhe risi. Kjo varfëri ishte një ankesë që na fliste më gjuhën e shkurtër dhe këtë gjuhë e merak të brendshëm, ia diktova jo vetëm unë si specialist, por edhe shumë të panumërt, pasionantë shumëvjeçarë dhe ekspertë me kontribut mundonjës. Me keqardhje po ju shkoqit pa asnjë rezervë dhe drojë, pasi e quaj të domosdoshme që tua bëj me dije juve dhe publikut, diçka që na takon të gjithëve. Nuk duhet të lejojmë të na preket një pendë e krahut të “palloit” tonë, një pendë e shqiponjës sonë autentike.
Në tërësi polifonisë polifone dhe isopolifonisë tjerrëse u ishin cënuar autoktonia, vlera fosforine e tyre, variantet ritmike e melodike. Metrika e vjershërimi i teksteve ishin bastarduar. U mungonte karakteri klasik në strukturën shumëzërëshe, pra polifone. Gjuhësimi ishte i pluhurosur, kostumet ishin stilizuar sipas shijeve dhe gënjeshtrimit të mosdijes dhe mosnjohjes së trashëgimisë tradicionale të trevave. Instrumentet tradicionale ishin futur në funksione të papranueshme: Fyelli të tingëllonte si klarinetë, cyla dyjare në funksion të violinës së sazeve, kolori dhe qëndismat e kostumeve përbënin një uniformitet të varfër, stolitë qoftë të burrave, qoftë të grave në kostume, ishin tepër të pahirshme. Pra, ishte një trazirë tërësore. Personalisht këtë degradim varfërues unë e quaj situatë alarmante. Përballë kësaj gjendjeje ne dhe shumë ekspertë e njohës të kulturës kombëtare, nën organizimin shtetëror, duhet të riformulojmë një kujdes dhe reagim administrativ, pa kosto dhe shpenzime abuzantësh. Më konkretisht unë e kam fjalën për diçka të munguar dhe emergjente. Ju diktoj dhe shfaq mendimin tim pa rezervë, falë bindjes profesionale dhe lidhjes sime shpirtërore me këtë fond autentik të kulturës së kombit tim, se është koha të ngremë diçka të
veçantë, disa shtëpi kultivimi, kujdesi, ruajtjeje dhe shtimit të polifonisë dhe folklorit. Nuk e kam fjalën të rikthejmë shtëpitë e dikurshme të kulturës, jo. E kam fjalën për diçka që përkon me vizionin për një turizëm kulturor. Për polifoninë polifone, labe, himarjote të jugut, unë propozoj të ngrihet Shtëpia e Polifonisë polifone. Natyrisht dëshira ime është e mbarsur me shumë argumente që një seli e tillë kulturore dhe turistike të ngrihet në vendlindjen time, në Pilur të
bregdetit të Himarës. Diçka e tillë do të funksiononte jo vetëm si shtëpi kultivimi, regjistrimi, ruajtjeje, ekspozimi dhe shkëmbimi e takimesh, por do të ofronte një befasi magjike për shpalosjen e diçkaje të re në guidën turistike kombëtare të vendit. Natyrisht dikush prej burokratëve mund të shprehet se duhen fonde, duhet ndërtuar godinë etj, etj. Një pretekst i tillë do të ishte qesharak. Janë të gjitha mundësitë që të ofrohen projekte përmes menaxhimit shtetëror dhe organizatave kulturore lokale e kombëtare, pasi në këtë pikë gjeografike tashmë është plotësuar infrastruktura modern rrugore. Banesat karakteristike të braktisura prej dekadash mund të restaurohen dhe është kjo një mundësi për rikthim banorësh nga emigracioni trazues. Në një Shtëpi të tillë Polifonie, mendoj se do fitojë më shumë kultura jonë, do të bëhet më i pikasur autenticiteti ynë, ajo do të jetë një shtëpi multikulturore ku do të ketë vend në interieret e saj për të
gjitha funksionet dhe gjinitë e folklorit, do të ketë mjedis të vlefshëm për ekspozimin dhe krijimin e vlerave etnografike, arkitektonike. Mund të ngrihen vitrazhe të shkëlqyer të instrumenteve të traditës, regjistrim dhe grumbullim variantesh dhe modelesh të të kënduarit dhe të të kërcyerit. Pra, një shtëpi e tillë polifone do të kryejë një funksion arkival, prodhues dhe shpërndarës, fonotekë, muze etj, etj.

Natyrisht unë insistoj që kjo shtëpi e parë le të ngrihet në Pilur, pasi vendlindja ime shekullin e shkuar, u listua si një ndër vendet më kontribuese në polifoninë shqiptare. Kronika e prurjeve polifonike ka shënuar kalimin në pesë shkallë të spikatura evoluimi. U regjistruan dhe u përfshinë në fonotekën kombëtare vlera
spikatëse, autentike, me vlefshmëri klasike dhe autentike. Aty ka pasur dhe ende ka strehën e vet historia e këngës polifonike shqiptare të kësaj treve magjike, siç është Himara. Kjo kronikë nis në vitin 1905 përmes regjistrimit të parë në Çikago të SHBA-ve, vijon me prurjet e viteve ’30-të pas regjistrimeve në Paris, më vonë me regjistrimet e viteve ’50-të dhe deri tek lëvizja e fuqishme amatore dhe profesioniste e viteve ’70-të. Natyrisht duhet të kryerendis këtu edhe pjesëmarrjet e suksesshme në festivalet kombëtare dhe aktivitetet ndërkombëtare në Europë e gjetkë. Në vitet e tanishme e në vazhdim, kjo polifoni rrjedh
dhe vazhdon, e do të rrjedhë si një gurë, si një burim i paturbulluar. Natyrisht unë po flas për Shtëpinë e Polifonisë polifone në vendlindjen time, por një Shtëpi të tillë propozoj edhe për isopolifoninë. Mendoj që Shtëpia e isopolifonisë tjerrëse mund të ngrihet në pikat e referimit, në Kolonjë apo Skrapar, ku origjina e isopolifonisë ka ruajtur dhe do të ruajë të gjitha pikimet shpirtërore. Ngritja e Shtëpive të tilla vlen edhe për trevat tona veriore si për shembull në Mirditë mund të kemi Shtëpinë e Lahutës së Malësisë dhe në Lezhë, Shtëpinë e Çiftelisë. Nëse shteti dhe administratorët e kulturës së sotme do t’i mirëpresë këto
mendime, ne shumë shpejt do të kemi të tjera dukuri dhe zbulim vlerash, do të kemi zhvillim dhe risi. Në këtë mënyrë ne ngremë institucionet reale të mbrojtjes së polifonisë dhe folklorit në tërësi. Ne duhet t’i shkëpusim ata që e vrasin, copëtojnë, plagosin, ata të molepsur që tregohen të pashpirt karshi mrekullive të shenjta shpirtërore. Të gjithë polifonistët e polifonisë polifone dhe isopolifonisë tjerrëse, gjithë interpretët virtuozë të lahutës apo çiftelisë, duhet t’i nxjerrim jashtë shtëpive diskografike, sepse atje ndodh mëkati. Shpresoj zoti kryeministër dhe zoti ministër se diçka do t’ju trazojë për ta marrë nismën e këtij përkujdesi të shenjtë kombëtar. Unë ju drejtohem si një artist i vendit dhe popullit tim. I ngrini këto Shtëpi–tempuj, sepse në këtë mënyrë vlerësoni dhe mbroni realisht kulturën tonë kombëtare!


Last edited by AuLoNa on Tue Feb 24, 2009 5:44 pm; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Leter e hapur/ Zoti Berisha, na jep Shtëpitë e polifonisë!

Post  sulioti on Tue Feb 24, 2009 5:30 pm

AuLoNa wrote:Pse duhet njerezit ti luten Kryeministrit dhe Ministrit te Kultures per dicka qe na cmon edhe bota!

Mjere vendi jone ne c'duar ka rene. Sad


PO sepse ne SHQIPERI ka munges te theksuar, mosrespektimi te traditave dhe folklorit ton,qe eshte nga me te pasurit e me te cmueshmit ne rrang boteror.

Keta pushtetaret tan Aulona, nuk duan tja din per keto pasuri te pacmueshme kombetare, qe njihen boterisht,se i ka zen rend semundja qe quhet,pusht+lek.

sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts : 70
Age : 35
Location : belgium
Registration date : 2009-02-10
Points : 22
Reputation : 22

Back to top Go down

Re: Leter e hapur/ Zoti Berisha, na jep Shtëpitë e polifonisë!

Post  seminol on Wed Feb 25, 2009 2:35 am

AuLoNa wrote:Pse duhet njerezit ti luten Kryeministrit dhe Ministrit te Kultures per dicka qe na cmon edhe bota!

Mjere vendi jone ne c'duar ka rene. Sad

perpjekjet e greqise per te pervetesuar polifonine deshtuan me turp mbasi UNESCO.. njohu vloren si kryeqytet i polifonise boterore.. saliu nje bordero e firmos ne ATHINE. ... ring a bell hon? afro

seminol
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 21
Location : usa
Registration date : 2009-01-30
Points : 4
Reputation : 3

Back to top Go down

Re: Leter e hapur/ Zoti Berisha, na jep Shtëpitë e polifonisë!

Post  Sponsored content Today at 6:08 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum