ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë

Go down

Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë Empty Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë

Post  Leka Sat Feb 21, 2009 7:16 pm

Për Serbinë Kosova fillon përfundi lumit Ibër. Serbia tanimë ka kontroll të
plotë në pjesën më të madhe të veriut të Kosovës. Plani i decentralizimit
është paraparë të zbatohet në atë pjesë vetëm për të legalizuar pastrimin
etnik që vazhdon edhe kësaj dite. Ndërkaq, në pjesët tjera të Kosovës ku ka
serbë dhe ku Serbia nuk ka kontroll të plotë, me decentralizim po synohet
krijimi i po të njëjtit realitet sikurse mbi lumin Ibër.
Në vitin 2002, UNMIK-u me në krye Michael Steinerin, në kuadër të planit
të tij shtatëpikësh për Mitrovicën, e përmendi premtimin për decentralizim
bërë serbëve për t'i joshur ata që të marrin pjesë në zgjedhjet e atëhershme
lokale. Pas revoltës së 17 dhe 18 marsit të vitit 2004, nën trysninë e qeverisë
së Serbisë, UNMIK-u e bëri decentralizimin prioritetin absolut të agjendës
së politikës zyrtare ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë. IPVQ-të si
dorë e zgjatur e UNMIK-ut e pranuan këtë gjë pa asnjë vërejtje a
kundërshtim. Më 20 korrik 2004, atëbotë Ministër i Shërbimeve Publike,
Jakup Krasniqi, së bashku me Drejtorin e Zyres së Çështjeve Politike të
UNMIK-ut, rusin Petr Ivantsov, e nënshkruajtën draftin e parë njëzetfaqësh
të decentralizimit. Prej UNMIK-ut dhe ish ministrit Krasniqi u kërkua që ky
proces të bëhet objektivi fundamental i qeverisë së Kosovës. Drafti iu
dërgua kryeministrit të asaj kohe, Bajram Rexhepit.Ai e miratoi draftin, me
vetëm një vërejtje: shprehja 'njësitë komunale' të zëvendësohej me 'njësitë
e komunave'. Prej atëherë, decentralizimi ka qenë prioriteti absolut i të
gjitha qeverive të mëpastajme. Qeveritë janë ndërruar, por përkushtimi i
institucioneve për decentralizimin nuk ka prajtur asnjëherë. Kjo i vë në pah
dy gjëra. Së pari, qeveria nuk është fare qeveri; dhe së dyti ajo nuk është e
tillë ngaqë në Kosovë udhëheq UNMIK-u me disa kolaboracionistë
shqiptarë. Decentralizimin e pat vazhduar qeveria Haradinaj, pastaj Kosumi,
kurse sot po e vazhdon ajo me në krye Agim Çekun, gjithnjë me të njëjtin
ministër, Lutfi Hazirin.
Sipas planit A të decentralizimit, komunat e reja që parashiheshin të
krijoheshin ishin - Graçanica, Parteshi, Mamusha, Hani i Elezit dhe Juniku
(shih foton 1). Serbia nuk e pranoi këtë plan. Qeveria e Kosovës pastaj pat
vendosur që në vend të Zhegrës (për të cilin fshat partitë politike gjatë
fushatës së fundit zgjedhore patën premtuar se do të bëhet komunë) do të
jetë Parteshi ai që do të bëhet komunë e re. Dhe, në mënyrë që tek
qytetarët të krijohet bindja se decentralizimi nuk po bëhet për serbët,
Qeveria e Kosovës qysh në gushtin e vitit 2005 kishte paraparë që përveç
Budrigës së Poshtme që është e banuar me serbë, Parteshit t'i bashkohet
edhe Cernica, që është e banuar kryesisht me popullatë shqiptare. Gjithsesi,
në komunën e re shqiptarët do të ishin pakicë, d.m.th të dominuar nga
serbët lokal. Pra, popullata shqiptare e fshatit Cernicë sipas Planit B të
decentralizimit parashihej të përfshihej brenda një komune serbe, asaj të
Parteshit, në të cilën komunë do të vazhdonin të ekzistonin strukturat
paralele serbe dhe formacionet e armatosura të financuara nga shteti i
Serbisë. Pra, do të kishte një legalizim të pranisë dhe funksionimit të shtetit
të Serbisë në Kosovë. Sipas planit B të decentralizimit (shih foton 2),
komuna e Hanit të Elezit, Junikut dhe Mamushës mbeteshin të
pandryshuara, kurse përveçqë Parteshit i bashkëngjitej Cernica dhe Budriga
e Poshtme, sipas këtij plani Graçanica do ta merrte Hajvalinë si dhe fshatrat
Sushicë, Laplasellë dhe Preoc. E gjithë bashkësia ndërkombëtare e pat
pranuar planin B të decentralizimit. Por kjo nuk i mjaftoi Serbisë.Ajo e hodhi
poshtë edhe këtë plan. Ja, pra pse ai s'u realizua: vetëm pse Serbia s'deshi që
ai të realizohej. Serbët e refuzuan Planin B, jo se ai nuk u levërdiste, por për
shkak se atë e kishin kurdo, dhe ata donin edhe më shumë se kaq. Kjo është
arsyeja pse Serbia pat dalur me planin C për decentralizimin e Kosovës.
Plani C nënkuptonte që serbët të jenë jo vetëm shumicë e thjeshtë, por
shumicë e theksuar. Sipas këtij plani, Graçanicës iu hoq Hajvalia, kurse iu
shtuan fshatërat Badoc i Ri, Shashkoc dhe Çagllavicë. Ndërkaq, Parteshit iu
shtua edhe Pasjani (shih foton 3).
Më pas, oferta e Grupit Negociator të Kosovës në negociata me Serbinë
ishte shumë e ngjashme me këtë plan të Serbisë. Njëjtë sikur në planin C të
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë Empty Re: Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë

Post  Leka Sat Feb 21, 2009 7:18 pm

decentralizimit, edhe në ofertën e negociatorëve kosovar, në komunën e
Parteshit është përfshirë edhe fshati i madh me përbërje të pastër etnike
serbe, Pasjani, që ka 2.160 banorë, për të siguruar kështu lidhje fizike me
kufirin e Serbisë përmes fshatit Muçibabë, ku jetojnë jo më shumë se katër
familje shqiptare. Sipas ofertës 3+1 të Grupit Negociator të Kosovës,
Graçanicës iu shtua edhe Janjeva si dhe fshatrat Uglar, Teqë, Gushtericë e
Epërme, Gushtericë e Poshtme, Dobrotin, Livagjë, Konjuh, Suvidoll,
Skullanovë e Lepinë (këto 8 të fundit nga komuna e Lypjanit) si dhe Batushë
e Dobrevë e Ulët (nga komuna e Fushë Kosovës); Artana u trefishua
territorialisht duke ia shtuar disa fshatra nga Dardana e Gjilani. Për herë të
parë u propozua që komunë e re të bëhej edhe veriu i Mitrovicës. Përveç
kësaj, Parteshit iu shtua edhe Kravarica,Vrapçi, Radivojca, Kllokoti e Mogilla
(shih foton 4). Serbia kërkoi edhe më shumë. Grupi Negociator doli me
propozimin 4+1. Komunave të propozuara në ofertën 3+1 iu shtu edhe
komuna e re e Ranillugut, e banuar 100% me serbë, e cila përfshin fshatërat
Rajnoc, Hodec, Drenoc, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël, Domoroc,
Kërmjan i Ulët, Kërmjan i Epërm, Gllogoc, Petroc, Pançellë dhe Tomancë
(shih foton 5). Serbia nuk u pajtua as me këtë propozim. Grupi Negociator
lëshoi edhe më shumë pe. Ai përpiloi ofertën 5+1. Këtë radhë u propozua
që të krijohej edhe një komunë tjetër e re me shumicë serbe, ajo e
Kllokotit, e cila do të përfshinte fshatrat Zhiti, Mogillë, Vërboc, Gërnçar,
Podgorc dhe Letnicë (shih foton 6).
Pra, përveç 5 komunave që aktualisht kontrollohen nga pushteti i Beogradit
(Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Novobërda dhe Shtërpca), oferta e
fundit e Ekipit Negociator të Kosovës (por, sigurisht, jopërfundimtare, sepse
këta njerëz janë të gatshëm t'i ofrojnë Beogradit kontroll edhe në më shumë
komuna) parasheh krijimin e 5 komunave tjera: Veriun e Mitrovicës,
Graçanicën, Ranillugun, Parteshin dhe Kllokotin, plus trefishimin territorial
të komunës së Artanës (ish Novobërdës). Por, plani dhe shënjestra e
ardhshme e Serbisë është zgjerimi i veriut të Kosovës në drejtim të
veriperëndimit, respektivisht kah Baja, Osojani, Binça dhe Gorazhdeci -
vende këto që shtrihen në komunat e Klinës, Burimit (ish Istogut) dhe Pejës
(për t'i parë pasojat e deritashme të decentralizimit dhe planet e Serbisë për
të ardhmen, shih foton 7).
Ky projekt, pra, nuk është fare decentralizim. Ky është përqendrim i
pushtetit të Serbisë në Kosovë dhe konsolidim i entitetit serb brenda vendit
tonë. Decentralizimi nënkupton shpërndarjen centrifugale të kompetencave
qendrore, pra, zvogëlimin e komunës si territor. E, kjo çka po ndodh në
Kosovë është absolutisht e kundërta. Artana po trefishohet territorialisht
duke ia bashkëngjitur asaj plot fshatra serbe nga komuna e Dardanës dhe
Gjilanit.
Procesi i decentralizimit po shkon sipas planeve serbe për të krijuar një
'zonë sigurie' mes Luginës së Preshevës dhe Kosovës. Pjesët më të
rrezikuara do të jenë: Zona kufitare mes Gjilanit dhe Bujanocit, në fakt brezi
territorial mes fshatrave Stubllinë dhe Hodanoc (strategjikisht zonë shumë
e rëndësishme për lidhjen e vendbanimeve serbe në lindje të Kosovës me
Serbinë); Berivojca (fshat i përzier etnikisht afër Dardanës - ku dominimi
etnik serb u mundëson serbëve që ta rrethojnë qytetin e dominuar nga
shqiptarët - Dardanën; dhe fshatrat Ruboc, Busovatë, Makresh i Poshtëm
dhe Kllobokar); Zajçeci (me marrjen e këtij fshati në pjesën veriore të
komunës së Dardanës do të vendosej një lidhje territoriale mes Serbisë dhe
fshatit të banuar me serbë që quhet Gragjenik).
Në Luginën e Preshevës, në fshatin Boroc të Bujanocit, po ndërtohet një
bazë e madhe ushtarake e Ushtrisë Serbe që ka 1.000 shtretër. Ajo do të
shërbejë si qendër logjistike dhe komanduese. Qëllimin e kësaj baze e ka
shpalosur hapur Nebojsha Çoviqi, ish udhëheqës i Qendrës Koordinuese të
Serbisë për Kosovës, i cili me 20 janar 2005 për radion B-92 ka deklaruar
se prania e armatës së Serbisë në Luginën e Preshevës është e
domosdoshme në mënyrë që serbët nga regjioni i Anamoravës në Kosovë
të ndjehen të sigurt. Jorastësisht Serbia po armatoset, ajo po e sofistikon
armatimin. Qysh në mesin e vitit 2001 është paralajmëruar ndërtimi i bazës
ushtarake të Serbisë në fshatin Borovac, 5 km larg prej Bujanocit, në anën
lindore të magjistrales A-10 që çon për në Maqedoni e Greqi. KFOR-i kurrë
nuk ka kërkuar ndërprerjen e kësaj pune. Sipas një marrëveshje të ish
kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiq me ish Ministrin e Mbrojtjes së
Rusisë, Serbia do t'i dërgojë qindra tankse T-84 për t'i avansuar në Rusi.
Serbia ka porositur 69.200 veshje ushtarake antiplumb dhe 74.000 helmeta,
me vlerë prej 296 milionë euro - të dyja këto pajisje që rrisin
depërtueshmërinë e këmbësorisë në luftë të armatosur. Përveç kësaj
aktualisht një sasi të konsiderueshme të armëve automatike M-70 (version
jugosllav i kalashnikovit) po i zëvendëson me tipin M-21, e cila posedon edhe
dylbinë optike, gjë që e rrit efektivitetin e saktësisë goditëse për 34.3%. Në
anën tjetër, gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shkatërruar 1.600.000 mina
tokësore; 144.000 armë të lehta; 43.000 tonelata me municion dhe 511
tankse dhe automjete të blinduara. Gjithçka e qartë - Serbia po armatoset
që të na sulmojë; Shqipëria po çarmatoset që të mos mund të na ndihmojë.
Në rast të sulmit që do të na e bënte Serbia, cili shtet do të duhej të na
ndihmonte nëse jo Shqipëria.
Në të ardhmen e afërt Kosova dhe veçanërisht komuna e Gjilanit dhe e
Dardanës do të kenë sfida të mëdha. Këtë e vërteton edhe vetë Qeveria e
Serbisë, nënkryetari i së cilës, Miroljub Labus, qysh me datën 6 nëntor 2004
për gazetën "Politika" ka thënë: "Në kuadër të Kosovës dhe Metohisë do të
duhej të formoheshin dy entitete. Entitetin serb do ta përbënin këto zona:
Kosova Veriore (komuna e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe veriut
të Mitrovicës) dhe Anamorava (komuna e Dardanës,Artana, Graçanica dhe
pjesë të Gjilanit dhe Lipjanit)." Në Perëndim Miroljub Labus konsiderohet si
i moderuar dhe demokrat. Realizimin e këtij plani të Serbisë në terren e
mundëson zinxhiri pothuajse i pandërprerë i fshatrave serbe ndërmjet
Ranillugut dhe Artanës, në mes të të cilit gjendet vetëm një fshat shqiptar,
Busovata. Ky zinxhir e shkëput komunën e Dardanës, si dhe krijon lidhje me
rripin e fshatrave serbe që e lidhin Artanën me Graçanicën. Planin për
krijimin e entitetit serb brenda Kosovës, e që do të realizohej pikërisht
përmes decentralizimit, e kanë elaboruar në vazhdimësi dhe hapur shumica
dërrmuese e zyrtarëve të të gjitha niveleve në Serbi.
Ndërmjet dy luftërave botërore (1918-1941) për shpronësimin e
shqiptarëve dhe kolonizimin e Kosovës përdorej Reforma Agrare, ndërkaq
sot, për copëtimin e Kosovës përdoret 'reforma e pushtetit lokal'.
Decentralizimi në Kosovë është projekt i Serbisë, i cili nëpërmjet UNMIKut
u bë edhe projekt i Qeverisë së Kosovës. E filloi qeveria Rexhepi me
ministrin e atëhershëm Jakup Krasniqin, e vazhdoi qeveria Haradinaj e pastaj
Kosumi me ministrin Lutfi Haziri, kurse sot po e finalizon qeveria Çeku
sërish me Lutfi Hazirin, ky i fundit tashmë edhe zëvendëskryeministër.
Decentralizimi është mjeti më i efektshëm për zbatimin e planit qeveritar
serb për copëtimin e Kosovës. Serbia do që para se ta rimarrë Kosovën, ta
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë Empty Re: Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë

Post  Leka Sat Feb 21, 2009 7:19 pm

copëtojë atë. Serbia nëpërmjet decentralizimit po synon të bëjë zgjerimin
dhe definimin e kufijve të enklavave, krijimin e vazhdimësisë territoriale
ndërmjet enklavave nëpërmjet kthimit të planifikuar të serbëve nga qeveria
e Serbisë, marrjen e pikave të larta kodrinore e maleve me rëndësi të
padiskutueshme strategjike e ushtarake, dhe legjitimimin e strukturave
paralele të Serbisë. Meqë nëpër enklava paraprakisht nuk u shpërbënë
strukturat e Serbisë në Kosovë, decentralizimi nuk ia ofron pushtetin
qytetarëve atje por e dërgon atë në Beograd. Rezultati përfundimtar i
realizimit të decentralizimit do të jetë krijimi i kufijve të brendshëm
territorial në vendin tonë. Decentralizimi përfundimisht shkakton ndarjen
territoriale në Kosovë, duke krijuar entitetin e fuqishëm serb përbrenda
Kosovës. Komunat e reja serbe përveçse njësi administrative, do të jenë
edhe aso territoriale. Duke qenë se me proceset aktuale zyrtare politike në
përgjithësi, dhe me këto negociata në veçanti, Kosova vetëm sa përpëlitet si
autonomi, decentralizimi do të krijojë shtetin brenda autonomisë. Lufta do
të ngjajë gjithsesi, ngase në mos asgjë tjetër, fshatrat shqiptare nuk do të
duan të përfundojnë në anën e gabueshme të kufirit - në kuadër të entitetit
serb. Fshatarët shqiptar nuk do të pranojnë që shtëpitë dhe arat e tyre të
kontrollohen nga strukturat e Serbisë, që policia, gjyqësia, arsimi,
shëndetësia dhe administrata e dirigjuar nga Serbia të sundojë mbi ta.
Fshatrat shqiptare që synojnë t'i fusin në komuna serbe janë mu ato të cilat
nuk kishin edhe aq humbje në njerëz e dëme materiale gjatë luftës. Ngaqë,
ata besojnë se ato fshatra më lehtë mund t'i përfshijnë në komunat e reja
serbe. Mirëpo, këtyre fshatrave iu kërcënohet modeli i veriut të Mitrovicës.
Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës
janë vrarë 11 shqiptarë (6 meshkuj e 5 femra). Më pas, gjatë atij muaji janë
dëbuar 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë. Ploja ngjau në
prani të forcave të KFOR-it dhe policisë. Në veri kanë mbetur më pak 4.000
banorë shqiptarë. Zyrtarët serbë nga Kosova e Serbia shumë shpesh
deklarojnë se si veriu i Kosovës është një vend multietnik. Ja, pra, se çka
mendojnë ata kur flasin për multietnicitetin: vendbanime me shumicë
dërrmuese të popullatës serbe, të kontrolluara nga strukturat e Serbisë, dhe
me shqiptarët që ose janë pakicë, ose dëbohen e vriten që të bëhen të tillë!
Në një moment të volitshëm për strukturat paralele të Serbisë, popullata e
Cernicës dhe fshatrave tjera shqiptare të shndërruara në enklava rrezikohen
ta përjetojnë fatin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës.
Decentralizimi assesi s'bën të ngjajë para sovranitetit për Kosovën. E pas
sovranitetit, nëse dikush ka nevojë për decentralizim, atëherë kjo është
Prishtina, lagjet e së cilës për nga numri i banorëve janë më të mëdha sesa
shumica e komunave ekzistuese të Kosovës.Vetëm lagjet Kodra e Diellit apo
Dardania kanë mbi 100.000 banorë, që është më shumë se numri i banorëve
të shumicës dërrmuese të komunave në Kosovë.
Cernica, një fshat më i madh se Parteshi, u dashka t'i bashkohet Parteshit
dhe Parteshi të bëhet komunë e re! Sipas ofertës së Grupit Negociator të
Kosovës, shqiptarët do të përbënin 45% ndërsa serbët 55% të komunës së
Parteshit. Njëherazi, shqiptarët do të gjenden në territoret e kontrolluara
drejtpërdrejt nga strukturat paralele militare të financuara dhe të
mirëmbajtura nga shteti serb, ndërkaq të toleruara nga UNMIK-u. Në
fshatin Cernicë ka multietnicitet, komunikim dhe bashkëpunim ndërmjet
shqiptarëve dhe serbëve, mirëpo pikërisht decentralizimi do ta shkatërrojë
këtë duke e sjellur dhe forcuar pushtetin e Beogradit brenda. Nëpërmjet
Cernicës, Serbia do të depërtonte deri në periferi të Gjilanit dhe kufiri nuk
do të mbetej në luginë (në Partesh), por do të ngjitej më lart në kodër (në
Cernicë), gjë që ka shumë rëndësi nga aspekti i kontrollit dhe perspektivës
për sulmin ushtarak.
Nga pushtetarët e Kosovës, banorëve të Cernicës që përpiqet ta gllabërojë
Serbia, jopublikisht u premtohen fabrika e punësim nëse e pranojnë
decentralizimin. Njësoj veprohet edhe me fshatra tjera shqiptare që duan t'i
fusin nën komunat e reja serbe. Punësim nën dominim të Serbisë dhe në
shkëmbim të pranimit të saj na ofronte edhe Milosheviqi.
Përmes procesit të decentralizimit, i cili enklavave dhe komunave me
shumicë serbe po ia mundëson vazhdimësinë territoriale, kjo lidhje
horizontale si dhe kontrolli politik i Beogradit mbi këto vendbanime do të
jetë shumë i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës. Një arsye më shumë
për të qenë të shqetësuar është se Serbia, në ndonjë moment të volitshëm
për të, për interesa të saj do t'i përdor serbët lokal për t'i bllokuar shumicën
e rrugëve magjistrale në Kosovë. Magjistralja Prishtinë - Prizren dhe ajo
Prishtinë - Ferizaj - Shkup do të bllokohej në Çagllavicë; në Graçanicë do të
bllokohej magjistralja Prishtinë - Gjilan; në Partesh do të bllokohej
magjistralja Ferizaj - Gjilan; në Ranillug do të bllokohej magjistralja Gjilan -
Bujanoc; në Fushë Kosovë do të bllokohej magjistralja Prishtinë - Pejë;
magjistralja Mitrovicë - Pejë do të bllokohej në fshatin Bajë; magjistralja
Prishtinë - Leposaviq tanimë veç është e bllokuar, prandaj nuk është e
mundur lëvizja e lirë e qytetarëve në drejtim të veriut të Kosovës; e vetmja
magjistrale e cila do të ishte e lirë për qarkullim do të ishte ajo Prizren -
Pejë. Me bllokimin e gjithë këtyre magjistraleve, do të pamundësohej lëvizja
e qytetarëve nga të gjitha qendrat e Kosovës në drejtim të Prishtinës, kurse
qytetarëve të Prishtinës do t'u pamundësohej lëvizja në drejtim të qyteteve
tjera brenda apo jashtë Kosovës.
Insitucionet e Kosovës edhe kësaj radhe u ndodhën në anën e kundërt të
vullnetit dhe interesave të popullit. Ato jo vetëm që e pranuan
decentralizimin por tash po e negociojnë atë me Serbinë në Vjenë. Për
rregullimin e brendshëm territorial e administrativ të Kosovës, politikanët
negociator kosovar po diskutojnë me Serbinë! Serbia gjithmonë gjente
shqiptarë me të cilët zbatonte planet e veta.Vetëm se kësaj radhe ata janë
më të shumtë se asnjëherë më parë duke u vetëshpallur përfaqësues të
Kosovës. Kohë më parë u bë publik rezultati i peticionit të banorëve të
Cernicës kundër decentralizimit. 1294 veta, që paraqesin shumicën në fshat,
ngase aty janë 2350 veta me të drejtë vote, nënshkruan peticionin me të
cilin ata kundërshtuan decentralizimin dhe futjen e Cernicës në kuadër të
komunës së Parteshit. Mbi bazën e vullnetit të këtyre qytetarëve që
nënshkruajtën peticionin do të ndërtohet strategjia legjitime e
kundërshtimit të decentralizimit me të gjitha format. Me çfarëdo çmimi.
Njëjtë do të veprojmë edhe nëpër rastet e tjera të ngjashme nëpër Kosovë
në muajt që vijnë.
Decentralizimi sjell ndarjen, e ndarja luftën. Duke mos e lejuar realizimin e
decentralizimit e parandalojmë edhe ndarjen e Kosovës, edhe luftën.
15
Leka
Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë Empty Re: Decentralizimi => Ndarje Ndarja => Luftë

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum