Skandali, drejtori i shkollës lë mësimin dhe falet në xhami

View previous topic View next topic Go down

Skandali, drejtori i shkollës lë mësimin dhe falet në xhami

Post  1bilderberg on Fri Feb 20, 2009 1:51 pm

Skandali, drejtori i shkollës lë mësimin dhe falet në xhami


Drejtuesi i gjimnazit "Myslym Keta", Sadik Shima, pohon se në këtë shkollë ka nxënës që lënë mësimin fshehurazi për lutjet fetare
Drejtori i gjimnazit publik "Myslym Keta" në Kombinat të Tiranës, lë mësimin për t‘u falur në xhami.

Çdo ditë, në orën 12.00, drejtori i kësaj shkolle, Sadik Shima, del nga mwsimi dhe futet në xhaminë që ndodhet atje pranë, ku falet dhe më pas kthehet në shkollë e vazhdon mësimin e lënë përgjysmë.

Këtë fakt e denoncoi në "Fiks Fare" prindi i një nxënësi të kësaj shkolle. Sipas këtij prindi, drejtori Sadik Shima është besimtar mysliman, propagandon në shkollë islamizmin dhe i dërgon nxënësit në xhami. Ndërkohë që gjimnazi "Myslym Keta" është një shkollë publike laike. Në shkollat publike në Shqipëri është e ndaluar propaganda fetare.

Për të vërtetuar ankesën e prindit, gazetarët e "Fiksit" qëndruan një ditë me kamera përpara gjimnazit "Myslym Keta" në Kombinat. Sapo u afrua orari i faljes, drejtori Shima doli nga dera e shkollës dhe shkoi në xhami.

Një ditë tjetër, gazetarët e takuan vetë drejtorin e shkollës, duke u prezantuar si të afërmit e një nxënëseje, e cila kërkonte të regjistrohej në këtë gjimnaz, pasi i duhej leje për t‘u falur gjatë orarit të mësimit.

Sapo drejtori Shima mori vesh që bëhej fjalë për një nxënëse besimtare, pranoi. Por me një kusht, që ajo nuk duhet të ishte e mbuluar. Për sa u përket vakteve të faljes, drejtori doli garant se atë nxënëse nuk do ta pengojë njeri, qoftë edhe gjatë orës së mësimit. "Unë falem vetë. Tani në xhami isha", tregon drejtori Shima. Madje i tregon edhe se si mund të falet fshehurazi në hkollë, së bashku me shoqe të tjera.

Duke marrë përsipër që të rregullojë gjithçka, drejtori entuziast pranon që kjo nxënëse të regjistrohet në gjimnazin që ai drejton, madje ta fusë në një klasë ku është një tjetër nxënëse që falet.



Fiksi- Në fakt unë kam time motër që dua ta sjell në shkollë këtu.

Drejtori - Ku e ke shtëpinë ti, në ç‘vend?

Fiksi - Në Durrës, por kemi ardhur këtu në Kombinat. Kemi marrë një shtëpi.

Drejtori - Në çfarë viti është ajo?

Fiksi - Në vit të dytë. Vetëm se kam një problem profesor. Ime motër është e mbuluar.

Drejtori - Aaa, po s‘lejohet.

Fiksi - Nuk lejohet ëëë?

Drejtori - Unë jam vetë mysliman, por pak me zor se është e vështirë shumë.

Drejtori - Si e mban atë, apo e kanë përjashtuar?

Fiksi - Jo, nuk e kanë përjashtuar, se e njoh drejtorin.

Drejtori - Unë jam vetë mysliman, por nuk di çfarë të të them, kam pas probleme.

Fiksi - Unë desha të di që në orën 12.00 ajo do të dalë, të falet patjetër.

Drejtori - Le ta gjejë vetë vendin. Unë shkoj vetë, tani në xhami isha. Ku t‘i gjejmë këto, po më hap shumë probleme. Dëgjo! E di pse e kam problem unë? Sepse thonë pastaj që ky...

Drejtori - Ti më fut në një siklet mua. Ti je besimtare vetë?

Fiksi - Besimtare, agjinoj po, po.

Drejtori - Ti më fut në gjynah mua, se unë jam vetë që fal pesë vakte.

Fiksi - Atë problem kam se duhet patjetër që ajo të ikë në një shkollë, që të ikë në orën 12.00 e të falet.

Drejtori - Se kam hallin e asaj shamisë, pa ia gjej unë mundësinë asaj, sipas rasteve, kuptohet, po nuk është e thënë që të shkoj në xhami patjetër, le të falet këtu në shkollë.

Fiksi - Mund të falet këtu në shkollë?

Drejtori - Fshehtas me shoqet e veta, ngaqë do me u fal.

Fiksi - Po, po.

Drejtori - E pra me shami kam frikë se po të mos jem unë ky që jam, dal hapur e do thonë filloi ta bëjë dhe këtë çerdhe islamikësh ky, se kam pasur një herë probleme me mjekrën.

Fiksi - Të kuptoj.

Drejtori - Unë të flas hapur fare se ku t‘i gjej këto, për mua direkt. Unë shyqyr që e gjeta, aq në siklet më ke fut.

Fiksi - Të lutem më ndihmo se dua ta çoj në një shkollë patjetër minimalisht të falet.

Drejtori - Unë e kam obligim.

Fiksi - Të kuptoj dhe faleminderit!

Drejtori - Unë e kam obligim, qenka e vogël që ta kisha marrë për çunin tim.

Drejtori - Për Zotin po! Se nuk po gjej dot nuse për çunin, se çuni fal pesë vaktet, e kam 30 vjeç. U ça shansi!

Fiksi - Pse nuk është asnjëra me shami?

Drejtori - Jo.

Fiksi - Po vajza që falen ka? Që të ketë ndonjë shoqe që të falet.

Drejtori - Është njëra në vit të dytë, ka qenë në Medrese.

Fiksi - Atje ka qenë dhe ime motër, te Medreseja në Durrës në vit të parë.

Drejtori - Dhe ajo në vit të parë ka qenë, në vit të dytë ka ardhur këtu, tani është në vit të tretë.


Drejtori - (flet me rojen) Mirë, qenka besimtare, falka pesë vakte.

Fiksi - Jo, jo desha të rezervoja një takim.

Drejtori - Dëgjo! Unë do të ndihmoj maksimalisht, do ta çoj te klasa e asaj gocës dhe ajo ka babën e vet me mjekër, d.m.th. me gjet mundësinë me e çu tek ajo klasa. Ishallah s‘ka shumë nxënës!

Fiksi - Shumë faleminderit!

Drejtori - Pastaj për sallat, e gjen vendin vetë ajo.

Fiksi - Të jam mirënjohëse.

Drejtori - T‘i falesh vetë, apo jo?


Fiksi - Falem ndonjëherë, pasi jam shumë e angazhuar.

Drejtori - Si më thua faleminderit? Se unë të arrij t‘i bëj të gjithë kështu se bëj sevap te Zoti im. Unë ç‘të bëj që s‘e marr dot të mbuluar, se s‘kam ç‘bëj. S‘kam asnjë, ajo goca rri me të gjata.

Fiksi - Me të gjata rri dhe ime motër.

Drejtori - Ku ta gjesh ashtu! Unë i marr për shembull. Shikoni sa bukur është, kjo e zbukuron, veshja.

Fiksi - Do vij t‘ju takoj sërish.

Drejtori - Selam Alekum!

Fiksi - Selam Alekum!

Drejtori - Do siglosh te Drejtoria Arsimore në Durrës dëftesën dhe do ta çosh te Drejtoria e Tiranës.

Fiksi - Selam Aleku!

Drejtori - Alekum Selam!


link: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=59153

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

SHQIPERIA KERCEOHET NGA BUDALLALLIKU NE MAS.

Post  sulioti on Fri Feb 20, 2009 5:08 pm

Sa keq me vjen, qe ne shoqerin ton kemi kete problem madhor,pak i kapshem nga truri e syri sot,dhe shume i rrezikshem per jeten e brezave ne vijim.Keshtu sic e kemi nisur sot;me dyqind fe te ndryshme(qe njekohesisht do te thote dyqind drejtime e orientime te ndryshme)neser do jemi vendi qe do ket cthurjen dhe percarjen me te madhe ne glob(packa se jemi te nje gjaku)dhe kjo ndodh spese ne Shqiperi, mungon krenaria kombtare, te gjithe keta (vellezrit tan qe nuk ju pelqen kultura e feja jon)me rastin e pare qe ju jepet gjejn nje fe tjeter(nga budallalleku)duke mos e vrar trurin se cfare te keqe mund ti bej ketij kombi kjo kulture e huaj(fe e cfare do lloji qe vjen nga jasht).Keto lloj fenomensh negative,(si ky rasti i ketij drejtorit psikopat)duhen luftuar dhe eleminuar sot, para se te jet shum von neser, ku mbjellejn qe bejn keta sot, ka gjasa neser te nxierrin(drejtora te tille, te denj per ti ven zjarr ketyre shkendiajve qe qarkullojn sot).

sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts : 70
Age : 35
Location : belgium
Registration date : 2009-02-10
Points : 22
Reputation : 22

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum