Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

View previous topic View next topic Go down

Kriza e Subprimes dhe e ardhmja

Post  1bilderberg on Thu Feb 19, 2009 1:27 pm

Kriza e Subprimes dhe e ardhmja
(shkruar nga Bilderberg ne vjesht 2007)

Kane kaluar muaj qe nga shperthimi I skandalit te krises se kredi-huave Subprimes, dhe te shumta kane qene parashikimet per rrezimin e afert te sistemit financiar, I cili ka per te terhequr zvarre ne humneren e braktisjes jo vetem USA por edhe Europen.
Cdo dite bursat vazhdojne te djegin biliona e biliona dollare te kapitalizuar, monedhat vazhdojne te zhveftesohen, shoqerite te falimentojne, por sistemi ne teresine e tij vazhdon te qendroje duke u shnderruar cdo dite ne menyre te padukshme.
Kriza e kredi-huave Subprime me impaktin e menjehereshem qe pati, ka nxjerre ne drite kalbesirat e botes finanziare, aq sa ne cdo gazete te botes flitet prej muajsh ne lidhje me falimentimin e sistemit bankar dhe te kontrolluesve te ketij sistemi.
Por kur nje bank si ajo e Northern Rock falimenton duke bere qe te gjithe te vrapojne ne sportelet bankare nga paniku I paaftesise paguese, nderkohe qe Banka e Londres futet si garante per banken duke u shfajqesuar per faktin se nuk mundi te ndihmoje kursimtaret angleze, atehere do te thote se ka dicka qe nuk shkon!
Per te qetesuar investuesit dhe kursimtaret dhe per te mbyllur vrimen e zeze te miliarda e miliarda dollareve te zhdukur pa lene gjurme, Bankat Qendrore kane vendosur ne nje akord te perbashket krijimin e Fondeve te Garancise per rrezikshmerine e Subprime dhe per rrezikshmerine e Paaftesise Paguese, me qellim te ndalojne riperhapjen e semundjes patologjike qe ndodhi me 1929 e cila u perhap ne ekonomine e te gjitha shteteve perendimore.
Pra shtetet me ane te Bankave te tyre Qendrore e kane paguar shume hidhur krizen e rezervave, te hapur nga mashtrimet dhe manipulimet e fondeve te investimeve dhe te Bankave te Biznesit , duke vene ne diskutim autoritetin dhe besueshmerine e tyre.
Faktikisht ajo qe eshte kontrolluar nuk ka qene sistemi I kredive bankare (i cili ne te kundert eshte forcuar fale rritjes se shpenzimeve te administrimit) por ajo e kontrolleve dhe vezhgimeve qe vjen direkt nga ligjet kombetare dhe qe I eshte caktuar Bankave Qendrore ne cilesine e institucioneve te larta. Bankat Qendrore u terhoqen zvarre ne krisen finaciare dhe falimentuan ne te gjitha drejtimet, madje Federal Reserve dhe Banka e Anglise u treguan te pa afta dhe ne menyre sistematike te vonuara ne lidhje me ngjarjet , duke mos parandaluar ne asnje menyre kolapsin e sitemit interbankar dhe gjithashtu edhe mbylljen e hemorragjise finaciare.
Pra kriza Subprimes ishte thjesht “Kali I Trojes” per te nxjerre ne drite egzistencen e Collaterals CDD.CDOs, collateralized debt obligations, ose sic njihen ndryshe Titujt e Debise Pruresit , te leshuara pa asnje garanci reale dhe pa asnje vlere kapitali fitimdhenes, me te cilat jane fryre “assets” e te gjitha instituteve finaciare amerikane dhe europiane.
Te shkembyeshem ne tregun finaciar te rregullt dhe ne ate paralel, Collaterals kane qene motori I hedge-funds qe me operacionet e leves finanziare sic eshte Leverage Buy-Out, shperbleses fale leves finaciare, Merger and Acquisition, IPO dhe ngjitjet ne burse, kane blere gjithshka qe ishte strategjike dhe e rendesishme per tu blere, per te patur nen vete operatoret kryesore. CDO-s kane qene ne keto vitet e fundit arma me e ndyre dhe efikase e Bankave te Investimeve dhe te Hedge Funds, pasi kane lejuar blerjet, fuzionet, perqendrimin bankar dhe konsolidimet, pra nje seri operaciopnesh riorganizimi te shoqerive te sistemit bankar dhe finaciar, per ta permbledhur kete sistem ne duart e disa pak operatoreve ne brendesine e nje priamidaleje te kontrolluar shume mire.
E gjith kjo situate na ka bere te kuptojme se Bankat Qendrore dhe Institucionet Qeveritare jane subjekte jo korrekte, te cileve nuk mund tu besosh me kontrollin e mekanizmave finaciar. Besueshmeria e tyre eshte e skredituar ashtu sic eshte I skredituar I gjith sistemi qe bazohet ne nje hierarki te vendosur nga ligjet e shteteve duke e perqendruar ne 1 organizem qendror sic mund te jete Bursa (stock exchange market) e kontrolluar nga entet e kontrollit dhe te vezhgimit.
Ne keto vitet e fundit operacionet bankare transkombetare jane rritur 20%-25% duke perqendruar ne nje kohe te shkurter 30 fuzione, shkrirje bankare me mbi 100 miliarde te ardhurash ne euro . Pas ketij perqendrimi shkrirjesh te bankave, nderhyri rinovimi finaciar duke shtyre Bankat qe te rrisin gjithmon e me shume investimin ne infrastrukturat telematike per ndertimin e piataformave mbi-shteterore. Keto investime kerkojne dhe kane nevoje per nje rrjet te ri , pasi sitemi I vjeter I negociatave qe perdor “shperndares” duhet ndryshuar edhe sepse nevojiten institucione qe te zevendesojne organet e kontrollit dhe te vezhgimit, Bankat Qendrore dhe ndermjetesit.


Keto projekte nderkombetare dhe mbi-shteterore dalin ne pah fare mire edhe nga fjalet e Mario Draghi - Governor of the Banca d’Italia
Frankfurt, 22 November 2007 “ CENTER FOR FINANCIAL STUDIES Presidential Lecture Series Transformations in the European Financial Industry:Opportunities and Risks” qe paralajmeron epoken e re te Burses Boterore. Bursa duhet kuptuar si nje sistem unik brenda te te cilit do degezohen bursat e tjera dhe qe do te jene te administruara nga Bankat, Fondet e Investimit qe do sherbejne si authority e si ndermjetes te marrveshjeve. Krijimi i Euronext si koncern ndermjet Bursave me te medha europiane ishte senjali i pare i ketij projekti nderkombetar te globalizimit te merkatove fianciare, dhe zhvillimi i metejshem I ngjarjeve ka per te cuar drejt shumimit te operatoreve alternative. Per ndryshimin e sistemit eshte vendosur me ane te Direktives MIFID (Market in Finacial Instruments Directive) qe shfuqizon detyrimin e perqendrimit ne merkatot e rregullores duke i dhene privative pushtetin e krijimit te “nje burse te tyren ne pronesi” ne te cilen do te tregetohet cdo lloj titulli, nderkohe qe autoritetet kombetare do te zevendesohen nga organizma private te mbeshtetura nga shoqatat e konsumatoreve.

Pervec globalizimit te Bursave, do te jete edhe pershtatja e sistemeve te pagimit qe perdorin eskluzivisht kanalin interbankar telematik, me instrumenta te reja financiare: Urdherxhirime SEPA, debitim te preautorizuara SEPA, pagesa SEPA me karte etj, te cilat do te perdoren vetem ne forme elektronike, me faturim elektronik dhe me pagim elektronik. Keto do te shtrihen net e gjithe zonen Euro me ane te nje llogarie te vetme bankare, nga i cili do te kryhen te gjitha operacionet ne cdo vend dhe zone te botes.
I gjith sistemi do te perqendrohet totalisht mbi monedhen elektonike deri ne ate pik sa synon te eliminoj komplet shkembimet ne forme Cash-I. Piataformat si Euronext, Nasdaq, NYSE do te jene Bankat tona Qendrore te cilat do kontrollojne shkembimet e titujve, te valutes, te derivateve dhe kontratimet e financimeve dhe investimeve aq sa tregu bankar do behet nje me ate financiar.
MIFID dhe SEPA do te kthehen ne 2 direktiva dhe 2 ligje qe te gjithe ne ne te ardhmen do jemi te detyruar ti njohim, duke qene se do te jene guidat praktike te ketij sistemi te ri qe po ndryshon te ardhmen tone, nderkohe qe askush sdo jete ne gjendje te kuptoje se si rame ne kete gracke kriminele te padukshme.

MIFD: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/site/en/oj/2004/l_145/l_14520040430en00010044.pdf
Markets in Financial Instruments Directive - link. http://en.wikipedia.org/wiki/MiFID



SEPA ( Single European Payment Area) link: http://en.wikipedia.org/wiki/Single_Euro_Payments_Area
Legislative Observatory- Procedure file, legislative dossier - European Parliament: link: http://www.europarl.europa.eu/oeil/file.jsp?id=5294872

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum