ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UÇÇ LOJA AGJENTURORE E GREQISË

Go down

UÇÇ LOJA AGJENTURORE E GREQISË Empty UÇÇ LOJA AGJENTURORE E GREQISË

Post  1bilderberg Mon Feb 09, 2009 12:44 pm

UÇÇ LOJA AGJENTURORE E GREQISË


Si u krijua organizata e famshme në Jug te Shqipërisë.
Vlonjati nga Hollanda që u kap dhe u rekrutua ne Janinë. Zbulimi grek dhe kundërzbulimi shqiptar në lojë me njëri-tjetrin. Su u zbuluan dhe pse nuk u arrestuan nga SHISH-i shqiptar.

Nga : Ilir MALINDI

Gazeta LAJMI : 24 Tetor 2008

DOSSIER : Fq 4 – 6
Historia e shpalljes dhe hedhjes në veprim të Ushtrisë për Çlirimin e Çamërisë në vitin 2005, nuk është gjë tjetër veçse një lojë e ndyrë agjenturore. Persona të sjellë në Shqipëri nga shërbimet sekrete greke, të veshur me petkun e patriotizmit arritën të rekrutonin të tjerë ekstermistë nacio nalistë të cilët, duke menduar se po punonin për kombin, në të vërtetë bënin lojën e Athinës. Ushtria e Çlirimit të Çamërisë e cila u formua në vitin 2005, në dukje kopjonte simotrat e saj në Kosovë dhe Maqedoni. Si qëndronte e vërteta e kësaj ushtrie e cila përfshinte disa agjenci të rëndësishme spiunazhi ballkanike, europiane dhe vetë CIA-n amerikane.

U Ç Ç NË VEPRIM
E ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Çamërisë kishte kryer disa vepra në Greqi, duke shpërndarë në qytetin e Janinës fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia, kishte vendosur disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonjë dëm pranë shtyllave elektrike të tensionit të lartë si dhe të tjera. Më në fund, në vitin 2006 ajo doli në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqipëtar si dhe persona të maskuar që mbanin në krahët e tyre automatikët Kallashnikovë , prodhim shqiptar. Në gjuhën greke ata lexuan një komunikatë ku i bëhej thirrje shqipëtarëve si dhe çamëve të Greqisë që të bashkoheshin dhe të fillonin luftën për lirinë e Çamërisë. Pjesë nga kjo shfaqje dhanë edhe të gjitha televizionet greke si dhe të gjitha televizionet gazetat. Ato u transmetuan edhe nga televizionet shqiptare dhe opinioni mbarëkombëtar mori njoftimin e krijimit të frontit të tretë, siç do të ishte fronti kundër Greqisë.
Si qëndorn e vërteta ? Kush fshihej prapa kësaj te ashtuquajtureë s ushtri për çlirimin e Çamërisë ?

KONIUKTURAT
Është pikërisht koha kur çështja e Kosovës ishte vënë në diskutim për një pavarësi të plotë dhe krijimin e shtetit më të ri në Europë.
Është viti 2006. E gjithë diplomacia serbe dhe shërbimet sekrete të saj të ndihmuara nga ato ruse, po bënin të pamundurën që të ndalonin pavarësinë e Kosovës dhe me të gjitha mjetet, kërkonin një shkak që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit politik dhe shoqëror. Fakt është se Sebia ishte turpi i Europës dhe se imazhi i saj ishte pothuaj i njëjtë me Gjermaninë e Adolf Hitlerit pas luftës së humbur të saj më 1945. Kjo për shkak të krimeve çnjerëzore që Serbia kishte kryer mbi popujt e tjerë ballkanas. Ishte koha që dhe vetë ky shtet kriminelësh të indokrinuar të ndahej në Republikën e Beogradit, atë të Vojvodinës, si dhe pjesën jugore që përfshinte Nishin, Vranjën si dhe pjesë të tjera me serbofolës. Novi Pazari si dhe Bojanovci, Medvegja me pjesët e tjera që quhet Kosova Lindore t'i bashkëngjitej Republikës së Kosovës.

HOLANDEZËT
Në ndihmë të «kanibalëve të Ballkanit» u vunë shërbimet sekrete greke, duke përfituar nga një rastësi e çuditëshme. Tre qytetarë hollandezë që kishin shkuar për pushime në ishullin e Kretës në Greqi, po filmonin një bazë ushtarake greke pranë qytetit Suda të këtij ishulli. Ata, edhe pse të fshehur, ishin diktuar nga shërbimi sekret i kësaj baze dhe menjëherë u arrestuan. Pasi u bë verifikimi i pasaportave dhe u identifikuan, ata u dërguan menjëherë në Athinë për t'u gjykuar. Dy nga këta qytetarë të Hollandës u liruan, kurse i treti u dërgua për rigjykim në qytetin e Janinës, qendra e Epirit të Jugut, sipas grekëve. Pas një gjykimi të shpejtë, edhe këtë person e lenë të lirë.

SPIUNI SHQIPËTAR
Kush ishte ky hollandez që i shpëtoi pa u dënuar nga gjykatat greke të cilat në të tilla raste, për spiunazh japin jo më pak se pesë vjet burg. Ky qytetar hollandez me iniciale F.Ç. nuk ishte tjetër veçse një qytetar me kombësi shqipëtare, lindur dhe rritur në Republikën e Shqipërisë dhe që ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1994. Ai ishte martuar me një vajzë hollandeze dhe kishte dy fëmijë dhe jetonte në Amsterdam, pasi kishte fituar edhe shtetësinë hollandeze. Aty kishin hapur edhe një zyrë juridike dhe komerciale. Para largimit nga Shqipëria ai banonte në qytetin e Vlorës dhe me origjinë ishte nga krahina e Çamërisë që sot e kanë grekët. Babai i tij kishte qenë konti gjent i agjenturës greke dhe ishte survejuar për vite me rradhë nga Sigurimi i Shtetit. Këta të fun dit e kishin marrë në lidhje agjenturore kundër spiunazhit grek në kohën e diktaturës, duke e detyruar të luante dopio rol. Holandezo-shqiptari kishte marrë pjesë në demostrata së bashku me shqi ptarë të tjerë nëpër Europë për të drejtat e Kosovës si dhe në kërkesat e bashkëkombasve të tij për rikthimin e çamëve shqipëtarë në atdheun e tyre të dytë, në Greqi. Në të gjitha këto demonstrata ai fotografonte dhe filmonte njerëzit më radikalë si dhe ata që udhëhiqnin këto manifestime dhe demonstrata për llogari të një agjencie spiunazhi të rëndësishme.
Në vitin 1999 ai, me armë në dorë, kishte luftuar për çlirimin e Kosovës në formacionet luftarake të UÇK-së, të drejtuara nga Ramush Haradinaj.

REKRUTIMI
Shërbimi informativ grek EIP (Eleniki Iperisia Pliroforia)pë r Shqipërinë e Jugut ose Vorio-Epirin, sipas grekëve, e ka qendrën në
qytetin e Janinës në Greqi. Gjatë inskenimit të gjyqit të qytetarit F. Ç.., këto shërbime inteligjente greke i propozuan atij që të
bqshkëpunonte me këtë shërbim armik të vendit tonë në drejtim të krijimit të një organizate të ashtuquajtur patriotike me tendencë të çlirimit të trojeve shqiptare të Çamërisë në Greqi si dhe provokimin e një lufte në territorin grek. Ato e porositën që të mblidhte rreth vetes njerëz patriotë, të cilët vërtet besonin se një luftë e provokuar nga shqiptarët në territoret greke do të tërhiqte vëmendjen e amerikanë ve dhe se këta do të bënin diçka për të drejtat e shqipëtarëve të Çamërisë që banojnë në Shqipëri. Në këto kushte F. Ç.
Filloi të mblidhte rreth vetes kontigjentët më radikalë në territorin e Shqipërisë, duke shpeshtuar vizitat në qytetin e Vlorës, në atë të Fierit si dhe qytete të tjera të vendit tonë.

KUNDËRZBULIMI
Fatmirësisht Shërbimi Sekret Shqiptar (SHISH) kishte mundur të rekrutonte disa funksionarë të rëndësishëm të shërbimeve inteligjente greke për Epirin e Veriut, të cilët qysh në fillesën e rekrutimit të F. Ç.-së u vunë në dijeni dhe kështu kishin më se një vit që survejonin agjentin grek, i cili prej kohësh punonte edhe për një agjenci tjetër spiunazhi. Sipas një funksionari të spiunazhit grek që punonte për llogari të Shqipërisë, F. Ç.-së për këtë organizim i ishte premtuar 200.000 euro. Një nga qytetarët kryesorë që i ishin ngarkuar ishte ajo e daljes me një proklamatë nga ana e UÇÇ për luftë kundër Greqisë, në një moment deciziv për Kosovën. Kjo do të bënte që diplomacia greke të ngrinte zërin për provokimet që i vinin nga Shqipëria, ku jo pak në këtë ngjarje ishin përfshirë edhe qytetarë të Kosovës dhe ku ishte përmendur edhe komandanti Ramush Haradinaj. Në këtë rast, grekët vrisnin dy zogj. Njëra ishin provokimi shqiptar për Çamërinë dhe e dyta ishte implikimi i Kosovës në çështjet greke.
Kështu i jepej një armë e fuqishme Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

AKSIONI
Dhe kështu, pasi bëri për vete disa shqiptarë, në detyrën agjenturiale që mori nga shërbimi sekret grek, F.Ç. dhe disa shokë,
improvizojnë një skenë me flamur shqiptar dhe armë dhe në gjuhën greke lexojnë thirrjen për luftë dhe çlirimin e Çamërisë si dhe kthimin e gjithë shqiptarë ve të kësaj zone në trojet e tyre aty.
Kasetën e nisin në qytetin e Janinës dhe shërbimet sekrete greke, nëpërmjet internetit si dhe stacioneve televizive greke, e publikuan në të gjithë botën. Shë rbimi sekret shqiptar bëri çmos t'i arrestonte këta agjentë të Greqisë por vetë ndërhyrja e agjentëve potencialë grekë në Janinë, që punonin për llogari të Shqipërisë, nuk lejuan të ndodhte kjo gjë, pasi mund të dekonspiroheshin dhe kështu Shërbimi inteligjent Shqiptar do të dëmtohej në mënyrë të pariparueshme.

Ky material është marrë me shkurtime nga libri «Kosova është e imja» në versionin e botimit të tretë i cili pritet të dalë në treg në Prishtinë.

1bilderberg
Veteran Member
Veteran Member

Male
Number of posts : 236
Registration date : 2009-01-28
Points : 38
Reputation : 20

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum