ARBËNIA
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA!

3 posters

Go down

NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA! Empty NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA!

Post  zojs Sat Feb 14, 2009 9:03 pm

Nezir Myrta / NJË SHTET NË SHEKULL – KOSOVA



Në Ditën e Pavarësisë të Kosovës, 17 Shkurt, 2008!



Ditët Historike Shqiptare, derisot ishin shumë të rralla, nganjëherë në shekull! Kongresi i Manastirit 1908 dhe Pavarësia e Kosovës 2008, janë Dy Datat më të rëndësishme Historike Shqiptare! Viti 1908, shenon përgatitjen e nismën për kryengritjen shqiptare, Luftën e Kaçanikut (1910), kundër ushtrisë turke, menjëherë pas Kongresit të Manastirit, të drejtuar nga Idriz Seferi, Isa Boletini...’’Kaçanik ty të raftë pika / nandë sahat tu u pre me thika’’ ...’’ka ra kali me not n’gjak’’, një shekull gjak, kundër dy pushtuesve ma të egjër turk e sllav, deri më 2008, me shpalljen e Pavarësisë të Kosovës, e sot e tutje: me Kosovën Lindore ende të pushtuar, Me Shqipërinë Lindore, deri në Manastir e Prespë, e deri tej Janinës, Arbania Shqiptare, ende nën pushtimin grek, e me Malcinë e Mbishkodres, deri në Tivarin Historik, ende nën pushtimin malazias!


Viti Historik 1908, i priu viteve
tjera historike, atij 1911, Kryengritja e Malcisë, shpallja e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Deqiç, nga Kelmendasit heroik, e Dedë Gjon Luli, ku mund të merret Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë edhe në pamundësi të realizimit historik, nga shtypja e invazionit sllav mbi tokat shqiptare – një vit ma vonë, 1912, nga Ismail Qemali, në Vlorë, u bë Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë! Ky iswhte Shekulli ma Historik Shqiptar, duke mos anashkaluar as shekujt e maparshëm, atë Shekullin Tragjik të Toplikut e Abllanikut, zhbimjen e shfarosjen e gjithë popullësisë shqiptare nga vatrat stërgjyshore, deri në Citibardhin e Bardhyllit parahistorik, Luftërat ma të përgjakshme në Toplik e Abllanik (1874-1876), kur u vendosen ardhacakët rashkët (rusët), dhunshëm në territoret shqiptare (vonë me emrin, etninomin serv) dhe u pushtua Dardhania antike! Atë shekull e bën madhështor, Lidhja e Prizreni (1878-1881), ku u shtyp dhunshëm për Dy Krahësh armiq, e nuk mundi të mbetet Prizreni Historik - Shpallja e Pavarësisë të Shqipërisë, nga Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi...që duhej të ishte me të drejtën historike shqiptare!


Molla e Kuqe - Guri i Shpuar,

tek Naissa (Nishi), mbetet kufiri shqiptaro-serv, nga Vilajeti-Krahina e Shkupit (që tevona u ndryshua, si vilajeti i Kosovës), e mbeti vetëm emri i një krahine titiste – Kosova e sotme, ku pas të gjitha gjakderdhjeve historike shqiptare, më 17 Shkurt, 2008, shpalli pavarësinë, me inisiativen e Luftës Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ndihmen e botës demokratike perëndimore, kryesisht amerikane, pas veprimeve ushtarake të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës

– 12 Qershor, 1999!


Këto fakte mbahen mend fortmirë, e duhet kuptuar drejtë historinë, e të drejtën për ribashkimin t tokave shqiptare, deri në realizimin e plotë – një shtet shqiptar në Ballkan, ku përkundër interesave politiko-diplomatike tjera, e drejta e vetëvendosjes të kombit shqiptar, është e patjetërsueshme dhe nuk mund tëketë Ballkan të lirë e të qetë – pa kombin e lirë e të ribashkuar shqiptar!


Pavarësia e Kosovës (17. Shkurt,2008),
është shtet njëherë në shekull, një shtet në shekull, një shtet i ri shqiptar, që përkundër fërkimeve politike të ditës, ku qëllimet shihen hapur, anipse për dikend duken të nëndheshme – vetëm për t’i harruar tokat tjera nën pushtimin sllav: Preshevë, medvegje e Bujanoc – Shqipëri Lindore nën fallson irjm – Malcinë e Mbishkodres, e deri tek Çameria – për të harruar dy fjalët:
Tivar e Prevezë!


Kosova shtet sovran dhe i pavarur,
po kalon ditët tranzitore të shtetësisë, përkundër një pushteti të brishtë, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, e vendosur dhe e plotfuqishme, e pakontestueshme, anipse nën divergjencat e një shteti të ri multietnik (duke vendosur një rend demokratik bashëkohor dhe duke treguar një siguri për pakicat, që kryesisht, e gabimisht sikur sigurohet veç pakica serve me as 5% të Kosovës)! Në këtë vijë politike, Kosova po ecën me të gjitha vështirësitë e brëndshme e të jashtme, me ndihmen e botës demokratike, derisa të bëhet plotësisht e zonja e vetvetes –por, decentralizimi dhe eksterritorialiteti, janë dy pika të kontestueshme për Kosovën, sepse ose të ketë për të gjitha etnitë, ose për asnjë! Kjo e rëndon situatën, që ndanë vendin, e bën pakicën serve 5 % një hegjemoni, e në të njetën mënyrë, nxitë Kosovën, që edhe ajo të lidhet me Shqipërinë, në të njejten kohë dhe pyetja është: ku e çon Kosovën decentralizimi e eksterritorialiteti vetëm për servët pakicë, që po zbatohet në vitin e parë të pavarësisë së saj? Përgjegjen e din secili shqiptar, me vetëdije të plotë kombëtare!


Viti i Pavarësisë të Kosovës,
17.Skurt,2008-17.Shkurt,2009, Viti Historik i Kosovës, është vazhdimësi e mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë për të bërë, është ofshamë e bukur edhe për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një komb ballkanik! Urime Kosovë Shtetësinë njëvjeçare, je Djepi i Dardhanisë dhe fat e bashkim kombit shqiptar! Shpresojmë të mos përsëritet ma shumë historia!


Një shtet në shekull –
Kosova!

14. Shkurt, 2009.
zojs
zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA! Empty Re: NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA!

Post  AuLoNa Sat Feb 14, 2009 11:39 pm

zojs shume artikull i bukur, si gjithmone ti shkruan tema te cilat e ngrene moralin dhe krenarine e popullit tone, edhe pse kane pasur disfata ne shekuj.

Qofte i mabre ky vit i dyte i Pamvarsie qe vjen per Dardanin (Kosoven), Shqiperine dhe gjithe trevat e saj. Smile
AuLoNa
AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA! Empty Re: NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA!

Post  Hene@ Sun Feb 15, 2009 6:33 am

Bukur Nezir Myrta !
Hene@
Hene@
Regular Member
Regular Member

Female
Number of posts : 51
Age : 63
Registration date : 2009-02-15
Points : 5
Reputation : 2

http://fbksh-aksh.forumocean.com/forum.htm

Back to top Go down

NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA! Empty Re: NJË SHTET NË SHEKULL - KOSOVA!

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum