Nezir Myrta / TROJE TRIME

View previous topic View next topic Go down

Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 9:22 pm

Nezir Myrta- Ora e Popullit




(from his book, Poema Per Popullin))


Ora e popullit-
Ishte gjarperi i madh ne themel te shtepise
Ora e shtepise- roje kunder te ligave
Shtepia ka pas Ore
e njeriu ka pase Ore
me dy gjarperinj be bark ka luftuar
po njeri prej tyre flinte ne gjume
e si behej vone per kurgje
njeriu e gjarperi jetojne ne nje truall
as nuk ia sheh njeriut enderrat
mesa ia sheh gjarperit kembet
Njeriu me Ore e ka shpetuar nje shtepi nje katund
Nje qytet nje popull e ka shpetuar nje bote
mallkimi me i madh eshte me te vdek Ora
popullin mund t’a shpetoj vec nje minut
Ora e popullit- Ora qe rrin zgjuar
Ora e gjalle
varet a e ka populli Oren e zgjuar
a e ka Oren vet brenda
mosozot dikush te shkeli ne sofren e bukes
e te beses
nga padituria ben cdo gje te lige
edhe e vret veten
kur nuk gjen tjeter shteg te kaloj ferrin e ligesise
mosozot njeriu me shkele mbi gjakun e vet
nuk i del askund ilac brenda tokes e qiellit

-Qofte Ora e Mire e zgjuar!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 9:24 pm

Nezir Myrta- Kenga e Popullit



Kenga e popullit
e kenduar nen hund
kur nuk donte te merr vesh mali
as te sheh fusha

kur vlon e gufon shpirti
i ka ardh deri ne fyt

kenge e kenduar neper tymera flake e lote

kenge e kenduar e pashkruar
pa shkronja as ortografi
pa laps as shtypshkronje
kenge qe gufon ne zemer
e vlon pergoje shkrum i gjall
e kenduar ne hasra cerga qylyma
-ne gryka maja e shkembinj malesh

gjith naten e lum
pa shtie gjum ne sy
me vaj ne buze
e lotet piken ne cerge
e lotet piken ne shkemb

e pika e shpoi gurin
duke rreh ne nje pike!

Kenga e popullit u kendua
deri ju kepute fija lahutes e teli ciftelise
lahuta e ciftelia mbeten
at dite sot vare
u pre kenga ne kulla
u pre kenga ne shkembinj

kenga eshte vaj i burrit

edhe para djepave edhe para varreve
edhe kur hena u pergjak mbi mal
edhe kur dielli u lind si gjaku ne agim

edhe kur hena ishte sosur
edhe kur vaji ishte nisur

edhe kur dielli u zu me kuceder
jehoi kenga e popullit e
shpertheu vaji i burrit:

-O lum per ty o per te lumin Zot
ne kembe u cua Sokol e Halili

doli zana e malit e
mali ushtoi prej djalit

kur keqyren ne varr
gjeten vec 'i grusht eshtra

e zana mori malin
e toka mori djalin

kenga mbet vaj i burrit

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 9:28 pm

Nezir Myrta / POWER






Power is to share eyes-light from tearly smile of lover
with dark scream of eventual scizofrens.
Power is to go out of your epidermal beam
to share yourself between happy tears
and ficsal horror heart pains in agony
to share drop tears of happiness
and source tears of death pains!
Power is to stay greatful and proud
between storm waves of a ocean of lierst dreams
between terrible beauty of sarcazmatis kisses
and beauty terrible of cople drunk drops reminded
in cristal sounds of two love glasses standin under faith tree.
Power is when baby start first walking step
moving from the embrional droping life as
a new star from the cirk of Andromeda's starry fire
to the new light from old life's of blind eyes
to have indipendent infinit walking
from sunny birth of my sound to the New Sunny Song!
Bigest Power is when baby start first walking step!


Copyright ©2008 Nezir S. Myrta

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 9:31 pm

Nezir Myrta / NË TEH TË VËSHTRIMIT TËND








- Në teh të vështrimit tënd
të mprehtë si anza -
prehet në zgabim ashku i vrullit të zërit gojëhapur
si kokë ushtari ne tehshpate ne një dyluftim të gabuar
- e,
pelcasin arteriet e vrugta të dëshirave të ndryera shpërthejnë dikund afër kujtime të brishta qull - e
tretën si fluska bore të lagshtë mbi faqet e mërdhezura
e,
rënkimet e baladave i len gojëhapur

o ti je zanore e zanuar - në preftim pshëretimash

në teh të veshtrimit tënd
prehet krahu i vetulles sate -
krahdallendyshe kullon zanore të etshme aq shumë
të ëmbla me tu ngjitë buzët në ngjitës
e sa të shkrira e në damarë të krahvetulles sate krahdallëndyshje n'flatrim ashku
gufon afshi spirrë brëngash

në teh të vështrimit tënd
të mprehtë si zana -
prehen ushtri dëshirash në beteja të kujtimeve të brejtura e të preme dikund në antikë
- e,
në fund luan kokën në shenjë pohimi
fituese i rrokullisë me maja xhufkash të këmbëve -
i kthen mbarë me fytyrë kah zoti -
trupat
e premtimeve qorre të rëna pa namnishan

O ti je zanore e zanuar -
n'preftim pshëretimash!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 9:33 pm

Nezir Myrta / GJUHA E GURIT





GJUHA E GURIT




Gjuhë të çuditshme
ka guri im -

askush nuk mundi
t'ia mësoj shkronjat

shkronjat e emrit tim
plasje rrufeshë

guri im
gojëgur!

(1987)





MOLLA E EVËS


Gjysma Dashuri
gjysma Urrejtje
tok u mbollën
në Kopsht Zemre

Eva - Burim i Jetës
e Mkatnore mbete

unë çka kam Faj...?

(1987)





NJË PYETJE


Jeta lumë me një Breg

ku është Bregu tjetër
gjith jetën do të pyes

(1987)





BJESHKËT E NEMUNA


Në vend të Pagëzimit
mbeti emër Mallkimi

Bjeshkët e Nemuna
mbeti dashuria ime

Frynë Erë Mallkimi
deri në Fjalën pa Zë

Kush ju mallkoi kështu
me këtë emër të rëndë
më tregoni -

se u dogja nga Dashuria!

(1987)





I BININ MALET BORISË



I binin malet borisë
rrëxoheshin grykave shkëmbinj e
ngriteshin majave plisat e bardhë
e shkrepave shkreptima
binin plisa gjaku

Kohërat vënin nganjë vulë në ballë
Muranë pesëqind myhyra dovletesh
murana rënie e ngritje miletesh

erdhen e shkuan
nuk u kthyen kurrë me
e lan gjurmë e vrragë në gjakun tim

erdhen e thanë se jemi miq
e mbi supe mbanin armë
mbi koka plisa të hekurt
në zemër mbajnë shtypje masakra robëri

Guri im prore me armë nënkrye
baballarët me ta i ndrruan kapuçat

E kohërat Kapuç me Mangë

I binin Malet Borisë
hynin kolonat e bardha grykave
e dilnin të kuqe fushave djerrina

Lisat i digjshin rrufetë
plisat i dridhshin bubullimat
binin shkëmbinj mbi ujëra të skuqura

Notonin në Vorbulla Plisat
deheshin nën hije Pisat -
dridheshin ne maja Lisat

I Binin Malet Borisë!

(2.mai,1986)





LULET E GURIT


Në thelb të Gurit
Fara e Drurit

brënda Gurit
Rrënja e Drurit

rritet Trungu
lart kah qielli

lëshon Degët
Rreze Dielli

Zemra e Gurit
e shkrumbuar
Dega e Drurit
e lulëzuar

Syri i Gurit
mbushur Lot
Dega e Drurit
blerim plot

Qendron Druri
Me Lule Guri!

(1986)





THEATRI I KOHËS SONË


Prova prova prova

Në Theatër
derisa të ndahen Rolet...
Premiera duhet të japet sëshpejti

Regjisori Sylejman Lokaj
është në hall të madh

as në Qiell as në Tokë

nuk e gjenë askund -
aktorin kryesor Nik Bardhin
Heroin e dramës "Ura e Shënjtë"

as në Tokë as në Qiell

Roli Kryesor jam Unë
Kapedan i kapedanëve të Rrafshit të Dukagjinit
qysh para Epokës së Re
mjellmat e bardha nga kaltria
korba të zi mbi lisa të varreve tona
paralajmërojnë

Përsëritjen e Historisë

Ku gojohen mesveti
Urata e Mallkimi në Kosovë
si rriçnat i hanë sorrat e larme

Historia e shtrirë Shtat'bojë njeri!

Nuk dua të shtrihem
Dua të Flijohem -
Mbi Urën e Shënjtë!

Vertikalisht!

Prova prova prova
Provohet Mbrëmja me Aktorët
Në Theatrin e Kohës Sonë -

Derisa të shfaqet Premiera!

(1987)






FITORJA ËSHTË ZEMRA


- Bajram Currit



Lodhesh e lodhesh deri Buzë Vdekjes
sa ngreh Krye mbi Krahët e Tu
Spartak - pa njeren Dorë!


Ngjitesh e ngjitesh deri afr Majës
sa pushon pak mbi Fjalë të Urtë
Spartak - pa njeren Këmbë!


Shikon e shikon Tej Bjeshkëve të Jetës
sa mendon pak me Kokë në Bjeshkë -
Spartak - pa njerin Sy!


Ece, deri në Dragobi dragonj
Trupa Mbërthyer nëpër Hunj
E deri në Dukagjin - Spartak
Bajram Trup i Gjallë Trimërie!

Fitorja është Zemra!

(1983)

post sript: TROJE TRIME u botua ne "Shtigje"
në Kosovë, poashtu u emitua nga RTirana më 1992
recitoi Kastriot Çaushi, redaktore Luiza Musta.


***

KUNORË SONETESH



GJAMA E ORËS SË MALEVE


- Luigj Gurakuqit -

- akrostik


Lot Thoni gjakpirës i Kuçedrës Dheun nën thembër ta rrëmihu,
U hap Syri i Zjarrtë i atdhedashësit e shkrepi - gacë e Rrufesë!
Idhull i Vendlindjes bukuroshe - Atë Flokun me rreze ia krihu,
Gurakuq o Shpirt - Orë e Maleve, që Fisit Tonë i dole në Besë!

Jehon kujtimi o Jakin Shkodra sa e gjatë Qe Qendresa Jote!
Gllauki që të urrejti një Dhëmb shtrige Ty o Shpirt Luftetari -
U kalle Kandil që zdrite zemrën e përgjakur të këtij Behari!
Roje Guri bilbil që Larg Folesë derdhe Kangën nëpër Mote!

Athua nuk ndigjoi Vasha e Parnasit tej detit në tëhuajin Dhee,
Kur Pushoi kangën në Mallengjim një Shtegtar që s'shtegëton!
Unë s'Qajë pra, se Ra Theror për Atdhe të vetin ku është Lee!

Qëndro luftëtar me Pëndë në Dorë vllau n'këto Vargje t'këndon,
I Gjallë N'Qiell të Shqipes e në Syrin tim sot meteor i zjarrtë Je!
Trofe Bilbil i Maleve i Ringjallur në Shpresa të zemrës m'ligjëron!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Nezir Myrta / TROJE TRIME

Post  Sponsored content Today at 5:15 pm


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum