ETHYMOLOGJIA

View previous topic View next topic Go down

ETHYMOLOGJIA

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 12:01 am

Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E FJALES - ETIMOLOGJIA




PREJARDHJA e fjalës - ETIMOLOGJIA


Fjala ETIMOLOGJIA, si fjalëformim, fjalë e përbërë (kompozitë) e njohur në shkencën e Gjuhësisë (Linguistike), që spjegon, emërtimin e Degës së Gjuhësisë, e cila studjon prejardhjen e fjalëve të një gjuhe, duke u mbështetur në historinë e saj dhe në mbështetje e lidhje me gjuhët tjera - sot është fjalë e papërcaktuar shkencërisht, si (gr.etymon = i vërtetë, logos=fjalë). Fjala ETIMOLOGJIA edhe pse me falsifikime gjuhësore është munduar të na japi një spjegim për të vërtetën e fjalës, nuk qëndron para faktit shkencor, së ajo ka të bëjë me prejardhjen e saktë të një fjale, nga një gjuhë e parë, paraardhëse e saj.
Vet fjala ETIMON, si "i vërtetë" burimin, rrjedhën origjinale linguistike e ka në ATË që THEN LOGJIKËN ME një të vërtetë SHKENCORE, që është diçka më thellë logjikisht, për tu thyer një logjikë e thënë, a e përthënë, me një vërtetësi të re shkencore, e që në fakt është një ethymologji, një logjikë e thyer shkencërisht me një të vërtetë të re, më të thellë, më të largët nga një gjuhë paraardhëse, kuptohet në lidhje me gjuhët tjera - E THYEME logjikë - E THYER LOGJIKA - LOGJIKA E THYER E PREJARDHJES së një fjalë ME një vërtetësi të RE HISTORIKO-LINGUISTIKE!
Fjala ETIMOLOGJIA (etimologia, sllavistike; etymology, romanistike) edhe në gjuhën e njësuar letrare shqipe të sotme, në të gjitha nivelet e shkencës së Gjuhësisë Shqiptare (Albanistikës)- iu ka përshtatë gjuhëve sllave e romane, pasi ato vetiu nuk kanë mundur ta përcaktojnë shkencërisht derisot dhe kështu ka mbetur edhe në Shqipen si emërtim i papercaktuar. Kjo fjalë, iu ka përshtatë gjuhëve sllave - Sllavistikes me direktivat e saj të njohura, më shumë së sa e thotë të vërtetën historike të vet shprehjes gjuhësore të saj, ashtu sikundër janë sllavizuar shumë terma e terminologji tjera shkencore, pikërisht edhe nga greqishtja e vjetër në gjuhët sllave edhe pse vet të gjitha ato gjuhë sllave janë si gjuhë greke!
Fjalëformimi ETIMOLOGJIA, si nistorja e një shkencë linguistike, derisot më me vërtetësi, më realisht është thënë e shkruar në gjuhët romane - në Romanistike - ethymologie, etymology, sesa në vet shprehjen gjuhësore të saj në vet gjuhën e sotme shqipe në Albanistikë! Në gjuhën greke si ETYMOS është falsifikuar nga gjuha illire ETHYMUS, ETHYMIS, vetëm për të mos mund të vërtetohet shkencërisht, si logjikë e thyer e një theze të përparshme, me një thezë të re shkencore, për ta saktësuar të vërtetën historike të prejardhjes së një fjalë.
Kështu, në kemi në gjuhët romane (etymology, ethymologie), që është me afër realitetit gjuhësor të vet fjalëformimit (kompozitës) ETHYMOLOGJIA.
Le të thonë sot e gjithmonë grekët në gjuhën e tyre që e mendojnë, vërtet, të tyre - etymos=i vërtetë, por ekziston një e vërtetë më e madhe, që then një të vërtetë të deritashme.
Për shumë shkaqe të tilla edhe vet Sllavistika iu ka shmangur Gjuhësisë falsifikatore greke dhe nuk e njeh si burim të linguistikës së tyre, si Hellenistike, që e mendojnë grekët, ashtu sikundër nuk është pranuar vet emërtimi i Greqisë, me emrin - Hellenicos, por (Grcka, sll. Griecheland, ger. Greece, ang)...
Duke iu përshtatur Gjuhësisë sllave (dhunshëm me direktiva) - dhe akcentit apo theksimit të gjuhëve të tyre, në mungesë të dy tingujve - TH, Y, TH-tokzanorja T+H dhe zanorja Y, si mungesë e këtyre tingujve në gjuhët sllave, ku është TH=T, y=i, vet fjalëformimi ETHYMOLOGJIA është folur e shkruar edhe në vet Shqipen si ETIMOLOGJIA (për ndryshim nga gjuhët sllave, vetëm me alternimin e tingullit G=GJ - etimologija, sll. në etimologjia, shqip, si një shqipërim i thjeshtë.
Fjalëformimi (kompozita) ETIMOLOGJIA, prejardhjen e vet gjuhësore e ka në gjuhën skipe illire, në gjuhën illire të stërlashte paraballkanike dhe paraeuropiane, para i.e. e cila mund të spjegohet me gjuhën e vjetër shqipe. Kompozita illire, e skipes illire (skypas), duke u deshifruar a zbërthyer në gjurmimin e saj gjuhësor: morfologjik e fonetik.
Kompozita ETHYMOLOGJIA ETHYMOLOGIA kur zbërthehet në pjesët e saja ne: rrënjë fjalësh, rrokje, diftongje e tinguj na del kështu:
E + THYM + O + LOG + I + A = ETHYMOLOGIA
E = nyje e parme e foljes shqipe E THYME (Shqipja e Vj)
THYM = folja shqipe e vjetër THYME, emër THYMJA
O = është lidhëza alternuese që lidhë dy rrënjët e fjalëve (sikur të bi+o, fil+o),
LOG = logu (llogu), prova, njohja, sprova, studimi
I = sufiksi në trajtën e pashquar të emrit - ethymologi
A = sufiksi në trajtën e shquar të emrit
Këte përcaktim shkencor të fjalëformimit ETIMOLOGJIA sot ka fuqi linguistike ta spjegojë Shqipja e vjetër apo Illirishtja e Re, si SKIPE ILLIRE, pra, folja E THYME, si rrënjë E THYM, folje shqipe illire - THYMJE, THYMJA, E THYME, E THYMJA, në dialektin e Gegënishtes së vjetër, flitet sot në pjesën Veriore të Shqipërisë, mbi lumin Shkumbin, që ndan dy dialektet...ka kuptimin e Shqipes së sotme - e thyeme, e thyer, si folje, nga folja - me thye, për të thyer.
Sot folja gege, - me thy (me thye), si mbiemër - e thyme, (i thyme, e thyme, të thyme, si emër - thymja, i thymi, e thymja, të thymit) - dhe folja toske: për të thyer, thyer,(i,e,te thyer), tingulli apo zanorja E, vie për shqiptim dialektor, ku nga rrënja e foljes THY, është marrë vetëm si formë modernizimi gjuhësor, nga E THYME, në E THYEME-E THYER, e rrënja e fjalës është THY (theksimi i gjatë i zanores Y).
Folja gege e vjetër - ME THY, (me thye), THYMJA emër, E THYME mbiemër, E THYMJA, kjo rrënjë shqipe illire - THY, formoi shumë fjalëformime tjera shqipe sikurse janë: mbërthye, shpërthye, mbërthimi, shpërthimi, shpërthy-e, shpërthe (ti), i,e të, mbërthyem, mbërthyer, krahthyme, dorëthyme, zemërthyme, shpirtthyme, krythyme, shtatthyme, ashtthyme, kambthyme, brijthyme, rrugëthyme (kur then rrugën), apo si emra: i mbërthymi, i shpërthymi, krah-thym-i-e-ja-it-et-te, dorë-thymi, zemër-thymi, shpirt-thym-i-ja-e-it-et-të, kamb(ë)thym-i-e-ja-it-et-te, kry-thym-i-ja-it-et-të, shtat-thym-i-a-të(ët),eshte-thym-i-e-ja-të(ët), dorë-thym-i-ja-ët-të, rrugë-thym-ë-ja-ët-it etj.
Kemi shprehjet shqipe të vjetra nga rrënja THY-E THYM - udha e thyme; ma ke thy zemrën; ma ke thy shpirtin; zemër e thyme; Degë e thyme; gotë e thyme; dashuri e thyme; e thyme n'dorë, e thyme n'kambë, e thyme n'qafë; e thyme n'palcak të qaf's; e thyme n'kohë; e thyme n'moshë; e thyme n'zemër; e thyme n'shpirt; fjala e thyme; besa e thyme; theoria e thyme; ushtri e thyme; e thyme; e pathyme; e pathyshme; i,e,te pathyme-i-et-te; kapërthy-e-m-mja-mi-mit-mët; i'e'te'pathyshmët, i,e,te pathyshmit; e thymja; e pathymja (e thyshmja, e pathyshmja) etj.
Nëse analizojmë foljen shqipe gege E THYME, si emër E THYMJA, si në zgjedhimin e foljes nëpër vetat gramatikore, ashtu edhe në lakimin si emër nëpër rasat gramatikore të njëjësit e shumësit të shqipes - sikur e kemi në rasat dhe trajtat (të pashquar e të shquar), në njëjësin e shumësin, - por në dialektin e Gegenishtes së vjetër të Shqipes, del kështu:
E THYME, THYMJA gegë shqipe
rasat - trajta e pashquar - trajta e shquar - njëjësi
Emn. Nom. (nji) e thyme
Gjin.Gen. i,e,të,(nji) e thyme
Dhan. Dat. (nji) të thymje
Kallx. Akuz. (nji) të thyme
Thirr. Vok. O e thyme
Rrjedh. Lok. prej (nji) të thyme-je
apo: e thymja - thymja, i,e,të,thymes; të thymes; të thymen; oj e thyme; prej të thymes, nëpër rasat gramatikore është si trajtë e shquar.
Fjala shqipe si folje, E THYME, e thymja (gege); e thyer, e thyrma (toske); ka kuptimin e thymjes - thyerjes, dhe vie nga folje gege - ME THY, me thye apo për të thyer (tosk)- kurse në fjalëformimin ETHYMOLOGJIA - rrënja e parë ETHYM-O ka kuptimin e thyemjes-thyerjes së një theorie, apo të thyemjes-thyerjes së disa theorive, me një theori të re të vërtetë shkencore, kur është fjala në studimin e prejardhjes a origjinës së një fjale të një gjuhe, duke u mbështetur në historinë morfologjikë e fonetike të saj, e në lidhje me gjuhët tjera, përreth apo të largëta - për ta dhënë një përfundim të ri shkencor.
Pra, fjala, kuptimi është për ta thyer një thezë mendimi të origjinës së një fjalë, në kuptimin e drejtë me të vërtetë shkencor, duke ardhë deri tek njohja sa më reale, sa më e vërtetë, e prejardhjes së një fjale apo fjalëformimi (kompozite) apo të një togfjalëshit, por që janë në interes të shkencës, për tu shkruar sa më me vërtetësi historiko-gjuhësore.
Kur thehet një theori e papërcaktuar mirë në mënyrë shkencore, drejtë me një theori të re, kur e spjegon me vërtetësi, saktësi prejardhjen e një fjalë, kuptimin e prejardhjes së një fjalë, respektivisht fjalëformimin e kompozitës ETHYMOLOGJIA, që si shprehje shqipe është E THYME LOGJIKA, logjika e thyme, logjika e thyeme-e thyer, Ethymologjika, studimi i thyme-i thyer, prova e thyme-e thyer, e përcakton vet shkencën në fjalë ETHYMOLOGJIA.
ETHYMOLOGJIA e fjalës - L O G (LOGOS)
Fjala LOG shqipe, gege (dardhane- skipe-skype-skypas) që është fjalë paragreke, kjo fjalë shqipe-illire LOG - LOGU njëjësi i emrit dhe LOGJE - LOGJET shumësi i emrit, si trajta të pashquara: LOG, LOGJE dhe si trajta të shquara: LOGU, LOGJET, janë të gjuhës skipe illire - të Shqipes illire paragreke.
Fjala LOG është kuptimi i shprehjeve dardhane illire, si vend prove, sprovimi të aftësive të njeriut, qofte fizike apo psikike, mendore sikurse janë historikisht: logu i burrave, logu i meidanit, logu i kuvendit, logu i shkathtësisë, shkathtësive, log i provimit të mençurisë, log i studimit të aftësive të njeriut dhe të shkencës në rastin konkret. Pra, fjala LOG ka kuptimin e studimit, sprovimit, njohjes, zgjedhjes së të vërtetës, testimit, matjes së aftësive të njeriut, së kush është më i drejti, më i dituri, më i guximshmi, kush ia qëllon me së miri:fjalës, diturisë, guximit, drejtësise, shkathtësisë në garat sportive deri të ato marathonike, në garat e vdekjes mbretërore etj.
Poashtu edhe në shkencë fjala LOG nuk është vetëm një fjalë, logos=fjalë (greke), por diçka me e madhe së vet ajo fjalë greke, respektivisht në shkencë, ku shumë shkenca, të mos them në përgjithësi, janë emërtuar me pjesën e dytë të kompozitës LOG-i-a.
Logu i kuvendit, logu i Pleqërisë, LOGU I PLAKONISË, (gjyqi i popullit, oda e pleqëve, zakoni i drejtësise në log kuvendi, thjeshtë, kur njerëzit janë në LOG në sprovë, provë-provim të madh, për tu ndarë e vërteta, ku kjo fjalë në shkencë ka kuptimin e argumentimit, eksperimentimit, provimit, të diturive e shkathtësive shkencore, për tu emërtuar një shkencë.
Pra, fuqimisht në mënyrë të pakontestueshme, fjalëformimi ETHYMOLOGJIA, jep kuptimi më të madh e më të ditur, e më të drejtë shkencor për shkencën në fjalë dhe është vet shprehja e spjegimit të Shqipes së vjetër nga bazat e skipes illire, shqipes illire të stërlashtë paragreke - si thymje logjikë-llogjikë e një theze me një theori të re që do të behet hipothezë e qëndrueshme, e vërtetuar shkencërisht, para gjuhës së vet shqipe e para botes.
Këtë emërtim nuk e bënë grekët, por dardhanet, illirët paragreke e paraeuropian, si një emërtim të Degës së Gjuhësisë illire (Hillirika), që merret me studimin e prejardhjes së fjalëve historikisht, në baza historiko-linguistike.
Ethymologjia është morfologjia historike e Gramatikës Krahasimtare (Gramatika Komparative), poashtu edhe i vet Linguistikës Komparative (Gjuhësisë Krahasuese) dhe Linguistikës Gjenetike të sotme si shkencë moderne.
Kjo shkencë ethymologjikë për prejardhjen e fjalëve të një gjuhe apo të një gjuhësie deri tek Linguistika Gjenerale (gjuhësia e Përgjithshme), e cila ka fuqinë shkencore ta gjejë të vërtetën historike, për origjinën e drejtë të fjalëve, fuqimisht prejardhjen e vet si fjalë emërtuese e ka në Shqipen Illire - SKIPE ILLIRE.
Të gjithë sufiksat grek - os, mbuluan të gjithë sufiksat - is, us të gjuhës shqipe illire, si gjuhë paragreke, që vet grekët duhet sot ta pranojnë falsifikimin e tyre historiografik të Ballkanit dhe të shkencës në përgjithësi...
Nga kompozita shqipe illire - skipe illire ETHYMOLOGJIA, ethymologia, u formuan shumë kompozita tjera i.e. sikurse janë: ethymolog, ethymologu, ethymologët, ethymologjist, ethymologjistët,ethymologjik, ethymologjikë...në gjuhët përkatëse i.e. është fjala kryesore ETHYMI SKIP ILLIR, nga i cili e ka origjinën fjala tjetër më e re novatore, nga forma e parë e fjalës së vjetër, nga e cila dalin fjalët e prejardhura të sotme në Linguistiken Gjenerale. Prandaj, një gjuhë aq e lashtë, apo e stër-stërlashte illire dhe e mbetur pas dore, nën hijen e shkencës sonë, për të cilen shkakëtare ishin pushtimet e mëdha, si mosnjohje e qëllimte e saj, si dhe diskriminimet, shfarosjet, spastrimet etnike, asimilimet e dhunshme (sidomos ato greke mbi shqiptaret autoktonë në Greqine e sotme), poashtu që të tjerët i bënë dhe ende i bëjnë mbi popullin shqiptar gjuhëformues e kulturformues ballkanik - sot Shqipja duhet të merret parasysh në elaboratin shkencor botëror dhe nuk bën më shumë të mbetet, si gjuhë e vetme që nuk i takon asnjërit grup gjuhësh: satëm as kentuum. Por, të vërtetohet se Shqipja e vjetër është SKIPE ILLIRE që mund t'i spjegojë edhe vet emërtimet e këtyre grupeve. Pa pjesëmarrjen e Shqipes në elaboratin e drejtpërdrejtë shkencor linguistik të Linguistikes Gjenerale, nuk mund të realizohet e vërteta historike as për gjuhësinë i.e (LInguistiken indo-europiane) Indoeuropianistikën, as nuk ka themele të sigurta shkencore vet Linguistika Gjenerale.
Duke u nisur nga Ballkanistika, si shkencë linguistike indo-europiane, vet emërtimi i saj nuk është i përcaktuar pa spjegimin ethymologjik nga Shqipja illire dhe prejardhjen e saj si fjalë dhe si shkencë gjuhësie e ka në skipen illire, në Shqipen illire-pellgase.
Domethënia e Botës është Thoti Skipe - Thoti Shqipe!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum