SPJEGIME SHQIPE

View previous topic View next topic Go down

SPJEGIME SHQIPE

Post  zojs on Thu Feb 12, 2009 11:56 pm

This is Google's cache of http://www.arbitalia.it/cultura/interventi/nezir/myrta_terror.htm. It is a snapshot of the page as it appeared on Jan 30, 2009 17:32:40 GMT. The current page could have changed in the meantime. Learn more

Text-only version
These search terms are highlighted: ethymologjia e emrit terror

Mirë se erdhe...Benvenuto...



ARBITALIA
Shtëpia e Arbëreshëve të Italisë
La Casa degli Albanesi d' Italia


index/home kulturë/cultura histori/storia gjuhë/lingua letërsi/letteratura art/arte
hapje/apertura komunitet/comunità tradita/tradizioni special/speciale turizëm/turismo shfaqje/spettacoli
redaksi/redazione lajme/notizie shtyp/stampa motorë/motori ligje/legislazione lidhje/links


Nezir Myrta / SHPJEGIME SHQIPE


(8 tetor, 2001)


Ethymologjia e fjalës – terror është – therror.

Fjala – terror e cila formoi disa kompozita gjenerale (terrori, terroristi, terroristët, terrorizmi etj.), nuk mund të përcaktohet në këtë mënyrë sikurse thohet si emërtim, sepse është pa ethymologji sipas shtruarjes së saj fonomorfologjike, anipse kuptohet si shkallë e lartë e tragjedisë, kundër një njeriut, një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli.
Fjala – terror, ethymologjinë e vet e ka në illirishte, që shpjegohet përmes shqipes së vjetër (illirishtes së re), e cila vie nga folja shqipe – therr (prej folës me therrë) therrja me thikë, therrja me teh, therrja me armë të ftofta (singia, shpata, shigjeta etj.), ku therret, shpohet viktima në mënyrë të pamëshirshme, në saje hakmarrjeje të paskrupulltë mbi viktimën, e që tejkalon përmasat e krimit si vepër penale, duke formuar një tmerr e trishtim për tjerët, si akt psikologjik i njeriut, aqë sa për tu shfryer me hakmarrje, edhe aqë më tepër për të krijuar frikë, trishtim, ligësi shpirtërore dhe humbje morali luftarak për kundërshtarin, si akti më tragjik i luftës psikologjike.
Fjala – terror, ka kuptimin – therror, si therrje, shpuarje me majethike, singie, majeshpate etj., e ai që kryen një akt të tillë krimi, thirret – therrorist, pra ai që therrë viktimën, pasi ta ketë shtruar për vdekje, apo edhe ashtu të gjallë publikisht para tjerëve, sidomos në njerëzit e pafuqishëm, të pafajshëm (fëmij, gra e pleq), si persona të pafuqishëm t’i bëjnë ballë luftës së krimit. Kështu, si akt psikologjik afekti, nga një person, kalon në disa apo shumë tjerë, si therrorizëm, shtettherror (shtetterror) dhe bëhet luftë kriminale therroriste, me kuptimin – therrorizëm.
Fjala – therror, si therrje e viktimës apo disa viktimave, vie nga kuptimi i emrit – therrë, therra e bimës (bagreni, murrizi, kaça etj., sikurse janë shprehjet shqipe: më ka hy therra në këmbë,/ therrë në gisht, / mos e shtie therrën në këmbë të shëndoshë – na ka hy therrë në mes - si alegori), ku nga kuptimi i therrjes, shpuarjes me një maje druni, apo maje tehu metalik, mori kuptimin si therrje, në përcaktimin – therrja e kafshës (premja e kafshës për ushqim njerëzish: therrja e qingjit, deles, lopës etj.) dhe pikërisht nga kjo formë e therrjes së kafshës, njeriu në afekt psikologjik egërsie, e bën edhe kundër njeriut, disave apo një grupi njerëzish apo edhe kundër një populli të tërë...si therrorizëm mbi njerëzit. Historikisht njihen shumë therrorizma kundër njeriut e popullit, si akt final psikologjik apo si shkalla më e lartë e luftës psikologjike, duke krijuar tmerr, panikë në popull, humbje të moralit luftarak mbrojtës etj. Por, në histori, kemi edhe therrore masive, pikërisht në popullin e vet, kur e bëri njeriu, që mos të bie ai popull i gjallë në duar të armiqve (kur shihej humbja e çdo shprese të shpëtimit të gjallë të popullit), sikurse njihet therrorizmi skandal historik – Mesalla, gjatë kohës së profetit Januzi, kur më rastin e ardhjes së ushtrisë romake, duke mos patur shpëtim populli, therret (prehet) masovikisht një popull i një shtetqyteti ( që sot njihet si therrori që kurrë nuk duhet të përsëritet në histori – si therrori më i neveritshëm për njerëzimin)! Poashtu, njihet therrori me therrje me gozhda në duar e këmbë në kryq, me shpjegim të kjartë mbi profetin Issa (Jesus) me therrje – therror, duke e gozhduar në kryq druni, ku ai kryq e dha edhe kuptimin e kompozitës – kryqëzimi, krishti, Krishtianizmi.

Fjala – therror, si kuptim i therrjes, sot thohet si fjalë pa domethënie linguistike – terror (terrorist, terrorizëm, terrorizim), ku si akt final psikologjik i njeriut, kryhet si vepër kriminale me mjete të ndryshme luftarake, me zjarr (diegia e Xhordano Brunos, Nikolla Kopernikut etj., në turrë drushë), tëvona me armë biologjike, helmime në masë etj., në vend të therrjes, therrorit, therorizimit. Pra, fjala – terror, është fjala – therror.

Ethymologjia e emrit – profet. – Ethymologjinë e vet fjala – profet e ka në illirishten (shqipen e vjetër), që përbëhet nga pjesët fonomorfologjike – pro + fe + t = profet, ku pjesa e parë e kompozitës – pro (për), është parafjalë shqipe, kurse pjesa e dytë – fe (fee), është krejtësisht emri shqip për religjionin – fe, feja, fetë, si besime të njeriut në mbifuqinë natyrore dhe pjesa e tretë e kompozitës – profe(t), ky tingull – t, është sufiksi i cili përcakton emërtimin – profet. Ky emërtim – profe, formoi edhe shumë kompozita tjera i.e. e PIE, sikurse janë: profeti, profetizim-i-e-et, profetizmë-a-at, profetik-e, profetikët – poashtu edhe kompozitat tjera të sotme: profesion, profesioni, profesional-e-et, profesor-i-e-et-ët, profesionalizëm, profesionalizmi, profesionalizmat, profesionalizimi, profesionalizim-e-et, profesionalisht etj. Ku të gjitha lidhen me rrënjen – profe (profeu) si formë e besimit të njeriut në njeriun profesional, që ka kryer, ushtruar një profesion, kulturor, artistik, shkencor, politik apo fetar – si njeri profesionist ( i ushtruar, i pjekur, i arsimuar, i ngritur inteligjencisht), për një lami kulturore e shkencore, artistike, letrare etj.

Pra, kuptimi i emrit – profet, është njeriu që formoi një Fe, si I Pari i një Feje (Fesë), apo që luftoi për formimin e një feje të re, që nuk ishte në njohurinë e njerëzimit deri atëbotë, si I Pari i Fesë – profeti, ashtu sikurse njihen profetët e ndryshëm të feve.

Fjala shqipe-illirishte – profe, me artikullimet fonetike të ndryshueshme të fillesës – pre (për, pro, pre), përmes emrit krejt shqip – fe (feja), formoi edhe kompozita tjera, si përkufizim i përsosshmërisë së njeriut, si njeri i zgjedhur nga populli për ushtrim të një detyre politiko-shoqërore udhëheqëse, me emrit – prefekt-i, prefektët, Prefektura (bashkia komunale - komuna), ashtu sikurse ishte profeti për një fe, ishte edhe prefekti për një bashki prefekture (komunale).

Fjala shqipe illirishte e lashtë – fe, (feja), formoi shumë kompozita i.e. dhe PIE, sidomos emrin e lashtë të emërtimt të popullit – feniks (fenikasit), që është krejtësisht, kuptimi linguistik i popullit fetar, si popull i lidhur me fe (fenë) – fe + n + i + ks, ku emrin shqip – fe, e fojmojnë si kompozitë, përcaktuesi tingullor – n, në trajtën e pashquar të emrit; tingulli sufiksal – i, përcakton trajtën e shquar të emrit – feni dhe sufiksalet – ks, janë prapashtesë amorfe e artikullimit artistik të emrit – feniks-i.

Fjala shqipe – fe (fee), formoi edhe disa kompozita shqipe dhe i.e. e gjenerale të sotme, sikurse janë, në shqipen emërtimi – fejesë, fejesa, fejesat (lidhja zakonore juridike e dy të rinjve si shkallë e parë para martesës), ku kjo formë lidhjeje fejese, lidhet linguistikisht me emrin – fe, si kuptim i besimit të njeriut në njeriun (mashkull-femër), si forcim i lidhjes paramartesore, si formë betimi publik i lidhjes së dy njerëzve për të krijuar familjen.

Kurse, në Linguistikën Gjenerale, fjala – fe, illirishte, formoi kompozita të ndryshme politike sikurse janë: federatë, federata, federativ-e, federalist, federalizëm, federializim etj., të cilat lidhen me kuptimin e besimit të popullit në një njësi politike, ushtarake të pushtetit shtetëror, që ushtrohet mbi popullin e shtetin, si pushtet, që ushtrohet mbi shtetin e popullin në planin politik dhe ushtarak.

Fjala – fe, formoi edhe antroponome shqipe sikurse janë: Fetah, me kuptimin asnjanës – as as, sikurse janë shprehjet shqipe: mbete fetah, / ka mbetë fetah (as me ne, as me ata), / Fetije, Fehmi, Fehim, Fetë-a, Fetajt etj., ku shpjegimi i këtyre emrave është në illirishten e lashtë (paraarabishte), nga Thotishtja fenikase, sikurse edhe janë emërtimet e lashte shqipe: ferk-u (ferku i dritës), agu, filli i ditës – ferkëm (gjurmë), ferkemi (gjurma), ferkëmët (gjurmat), si formë të besuarit të njeriut në atë që ka parakaluar rrugës, baltës, borës etj.
Fjala shqipe-illirishte – fe, formoi edhe kompozitat në vijim, sikurse janë: Fe (simboli kimik për hekurin), ferr (dënimi pas vdekjes), febrifugë, febrike (kundër etheve), që nuk është fjalë latine (lat. Febris=vë në ikje, dëbon), - poashtu fjala - fedeizëm (fedeizmi) – që gabimisht shpjegohet nga fjala latine – fides (lat. Fides=besim), kur kjo është fjalë shqipe – fe=besim. Gjithashtu, fjala shqipe – fe, formoi kompozitat tjera: fejton, femën, feminist, fener-i, fenol-i, femorocellë-a, feldspat, feldmarshall, fenomen-i, fenomenal-e, fenologji-a, fenomonalist-i, fellah ( i dalun feje), dafeja, authodafeja, fenomenologji-a, ferexhe (mbulesë femrash fetare), fermanli, ferment-i, fermë-a, fermer, fermium, fes, festë, festa, festiv-e, manifest-i, festival-i-e-et, fetish, fetishizëm, fetishizmi, fetishozohet, fetishozoj, feud, feudal, feudalizëm, feudalizmi, feudalo-borgjez, Febe (sateliti i nëntë i Saturnit, i zbuluar më 1898, nga Pikeringu) etj. Të gjitha këto kompozita gjenerale janë të formuara nga rrënja e emrit shqip-illirisht – fe (fee, me zanoren e theksuar - e), të cilat lidhen me një formë besimi të njeriut në logjikën e tij projekturale, lidhur me një formë fenomeni historik, kulturologjik, ideor, historiografik, politiko-shoqëror, ushtarak, linguistik, letraro-artistik, shkencor etj.

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: SPJEGIME SHQIPE

Post  zojs on Thu Feb 12, 2009 11:57 pm

vijon -

Ethymologjia e emrit – tragjedia. - Fjala – tragjedia, e cila derisot është kuptuar me ethymologji nga greqishtja e lashtë (greq. Tragos=sjap, cjapi dhe logos=fjalë, nga kompozita – tragjediolog-u), ku na del kuptimi qesharak i shprehjes – fjala mbi cjapin, nuk është përcaktim linguistik i duhur, mbase, kompozita – tragedia, e ka fillesën illirishte-shqipe të vjetër, shumë të njohur – trag, tragu, si formë hulumtimi të një ndodhie, a ngjarje tragjike, vepre penale juridike etj., që është kuptimi i njohjes së burimit të ngjarjes së dhëmbshme (tragjike), si kuptim i gjurmimit të tragut të tragedisë (tragjedisë). Fjala shqipe – trag-u, si gjurmim i ngjarjes tronditëse njerëzore, është tragu i ngjarjes, në kuptimin ndjekja e tragut të ngjarjes tragjike, tragu i rrjedhës dramatike të një ngjarjeje historiko-shoqërore, letraro-artistike etj., me kuptimin me i ra në trag (gjurmë), ngjarjes trishtuese, në rrjedhën ideo-artistike, letraro-shkencore dramatike, gjatë zhvillimit të saj, në theatër, nga fuqia shprehëse e dramaturgut (tragjediografit), ku me aqë mjeshtëri artistike e shkencore e paraqet atë ngjarje trishtuese në skenë! Edhepse, jeta e veprës dramatike është theatri (skena theatrale), kjo nuk është faza e fundit e rrjedhës së ngjarjes, por një vazhdimësi e tragut të rrjedhës së ngjsarjes trishtuese, të paraqitur në mënyrë fenomenale nga authori – dhe njohja e tragut tragjik të ndodhive të njeriut e shoqërisë, nga brezat e ardhshëm, që mos të përsëriten mëtutje...
Vet fjala illirishte – trag (tragu i cjapit, si kafshë e shpejtë, për tu gjetur shkrepave e në natyrë, formoi edhe fjalën greke – tragos=cjap-i. Kështuqë, kompozita – tragedia (tragjedia), nuk ka fare të bëjë linguistikisht as logjikisht me fjalën – cjap-i, por me tragun tragjik të tragjedisë, njohjen e gjurmëve të ngjarjes rrënqethëse trishtuese.
Fjala shqipe – trag, si kuptim – gjurmë, gjurmim i diçkafes, hulumtim ndodhie a ngjarjeje tragjike të njeriut, është një formë ndjekjeje, (ndjeke tragun e ngjarjes), duke e pasqzruar në vargje e prozë, apo edhe me mimikë (gjeste – Elektra), nga poeti, krijuesi i veprës artistike, duke na lënë një trag ndodhie trishtuese në ballë të njerëzimit nëpër kohëra, si fuqi krijuese shprehëse e dramaturgut.
Fjala shqipe – trag – është kuptimi refleksiv psokologjik i gjallesës, kur i bie në trag, gjurmë diçkafes që e ndjekë, që e kemi në shumë shprehje shqie të vjetra: ah, i ke ra në trag, / po e ndjekë në trag, / ndjeke për tragu, se e merr vesh punën, / ndjekja tragun punës, / qetash i ka ra në trag, / jo, se ia ka hupë tragun, / nuk mundet me e gjetë pa trag, / po i rave n’trag, / ec e bjeri n’trag, / bjeri n’trag n’mujsh etj.
Në kuptimin theatral të ndjekjes së tragjedisë në skenë, shihet vet tragu i ngjarjes përmes lojës së aktorëve, si mjeshtëri artistike e authorit, që e ka fshehur me figura stilistike vet kompozicionin e ngjarjes, për të mos u hetuar direkt nga regjimi i kohës, ku shprehen dobësi pushtetare e shoqërore hermetikisht, deri në aktin e kulminacionit të tragjedisë, si një ngjarje tragjike trishtuese, rrënqethëse. Tragu tragjik përciellet me vëmendje të madhe nga shikuesi (lexuesi), i cili mëson për vlerën letraro-artistike, historiko-shoqërore, ideo-politike të veprës tragjike.
Tragu i aktit të veprimit të njeriut të zhgënjyer (në afekt psikologjik), për të bërë një akt heroik, apo kriminal, - akt shpëtimi, apo hakmarrjeje, - akt human, apo hipokrit – është i fshehur nën petkun artistik të fjalës dhe pamjes figurative të aktorit dhe ai akti i aktorit, si përsonifikim i përgjithësuar, bie si trag tragjik në rrjedhën e përsëritjes së ngjarjes si veti pozitive apo negative e njeriut të kohës.
Tragu tragjik i mgjarjes trishtuese mbetet tragim, gjurmin, hulumtim për brezat e gjeneratat e ardhshme, si dhe të historisë në përgjithësi, si histori e përsëritur.
Fjala – trag, në shqipen është kuptimi – me i ra në fije punës, rrjedhës së ngjarjes, me ia gjetë fijen (tragun) fshehtësisë së ngjarjes, me i ra në trag, gjurmë.

Tragu është gjurma, shënja e këmbës (dorës), në formë gati të padukshme dhe të paspjegueshme të gjurmimit të një ngjarjeje tragjike.


Ethymologjia e fjalës – traditë (tradita). – Fjala – traditë (tradition), si veti suplementare e kulturës së një popullit, drejtuar mbi të drejtën zakonore-juridike të kombit, ethymologjinë e vet e ka në shprehjen shqipe – t’+ rodit, të rodit, të sojit të njeriut, ajo veti, shprehi, gjest, zakon që një popull e ka me shënjë historike, historiografike, filozofike, gjenetike, gjenealogjike etj.
Kompozita – Traditë, formohet nga nyja e parme shqipe – të (t’) dhe fjalës shqipe – rod, rodi, soji – rodit – me shpjegimin shqip – të rodit – t’rodit = trodit(ë), troditë, trodita = tradita (tradition), ku kemi vetëm dallimin e zanores illirishte – o=a, që e formon kompozitën i.e. e PIE dhe Gjenerale – tradicion, tradition, traditional etj., e cila formoi kompozitat tjera: traditë, tradicion, tradicional-e, me traditë, tradita etj.
Fjala shqipe-illirishte – rod-i, e cila formoi në shllavishtet emërtimin për fjalën – popull (narod) dhe njohjen tradicionale të vetive e zakoneve të njeriut, të kombeve (popujve), sipas fonetikës historike – diftongu – ro, ështësi kuptim – rrojtje, jetë, gjallim, ku formoi disa kompozita i.e., përmes nyjes së parme shqipe të lashtë – t’ (të), si dhe me ndryshimin e tingullit fundor – d=p, formoi fjalën – trop (trup), si dhe fjalën – trojë, troje, ku nga fillesa i.e., - an (an+trop), u formua emërtimi shkencor për njeriun – antrop dhe sipas greqishtes me sufiksin e saj – os, rrodhi edhe fjala greke – antropos=njeriu, me kuptimin shqip – ai i trollit, tropi, trupi në troll, njeriu në troll dhe jo më ai i malit (si egërsirë), animal – ani+mal, si ani i malit, gjallesa zoologjike e anit të malit, që lindet, jeton dhe vdes në mal – i malit – animali. Ku kjo fjalë shqipe e lashtë – mal, mali, formoi shumë kompozita i.e., si: animal-e, anomal, anomalia, anomalitë etj.
Pra, shprehja shqipe me kuptimin – t’rodit (të rodit), formoi kompozitën – troditë-traditë – tradition, tradicionale, si formë tradicionale e kulturës së njeriut.


Ethymologjia e fjalës – autoktonia. - Kompozita – autoktonia, si kuptim i qëndrueshmërisë gjenetike e gjenealogjike të njeriut e popullit vendas në një territor të përhershëm gjenealogjik – është një formë e shprehjes shqipe të vjetër – u^*(n)-To^k(ë)-to^n(ë), u^ + to^k + to^n, e cila shpjegohet përmes vetorit të lashtë të shqipes (illirishtes së re) unë, me vetëm një tingull hundor nazal të zanores – U^ (Unë), emrit shqip – tok(ë), toka dhe pronorit të shqipes – ton(ë), tonë, tonat – që kuptohet shprehja shqipe e sotme – unë n’tokë tonë, si njeriu në tokën e vet dembabadem (Adem baba Adem, sipas logjikës gjenealogjike për të Parin e Njeriut), si njeri i gjithmonshëm, i përhershëm në atë tokë, vend, si vendas i gjithmonshëm historikisht.
Vetori i shqipes, si trajtë e shkurtë e përemrit – u^ (hundore), është një nga format më të lashta linguistike, që lidhet me gjuhën e parë të njeriut – pellgasishten (kuniformin), të cilin e kemi në shumë shprehje shqipe: u^ jam k’tu zoshpie, / u^ jam k’tu dembabadem, / t’kam tho^ u^ moti ty, / u^ ta gjo^j(ë) çaren, / u^ ia dij atij hujin, / u^ jom n’tokë tonë etj. Ku kjo trajtë e shkurtë përemrore flitet edhe sot nga shqipja e folur e popullit shqiptar.
Ndërsa, si formim i kompozitës i.e. e gjenerale – autokton-i-a, përbëhet nga fillesa – a, i.e., ashtu sikur për shumë kompozita tjera të ngjashme me fillesë të njejtë – trajtës së shkurtë të vetorit të shqipes së vjetër – u^ (hundore) – emrit shqip – tok (tokë, toka) dhe pronorit të shqipes – ton (tonë, tonat, tonët – n’tokë tonë, si kuptim i tragjigimisë së njeriut si vendas i gjithmonshëm në tokë të tij.
Kompozita – autokton, me sufiksin – i (autoktoni), në trajtën e pashquar të emrit dhe me sufiksin – a (autoktonia), në tajtën e shquar të emrt - formoi disa forma linguistike i.e., sikurse janë: autoktone, autoktonizmi, autoktonizimi, autoktonik, autoktonike etj...

Priru /Torna

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum