Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Page 1 of 2 1, 2  Next

View previous topic View next topic Go down

Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  AuLoNa on Thu Feb 12, 2009 11:33 pm

Trishtim

Trishtim të shpirtit
e tregojnë sytë e venitur
ku pasqyron ç'do qelizë
të lodhur të rraskapitur

Mos u trishto moj zmër
bëhu më e fortë nga mua
e di që je muskul i fortë
po edhe aq lehtë lënduar

Mos më mundo trishtim
se shpirti im i lirshëm
nuk kërkon të tillë brengë
që kjo ndjenjë tja lidhë


Trishtim, trishtim
mos më mundo mendjen time
se duke menduar për ty
kam lënë mbas jetën time

Trishtimi është një dhunë
i shpirtit, mendjes dhe fizikut
i cili duhet të shfarroset
nga mendjet e njeriut



Të desha

Ndihem sikur ishte një milion
një milion vjet të shkuara
qe të kisha ketu
po tani je një hije

E urrej që e kam këtë
këtë ndjenjë të ftohtë
Këtë ndjenjë që më drejton
në një korridor të boshtë

U dashurova komplet me ty
e qorruar nga zemra ime
por ti më ktheve krahët
dhe në errësirë më braktise

Kur unë do të kthehem
mbas nga ky vend
kur do të jetë e mundur
të harroj emrin tënd

Kush do më shëroj mua
për shenjat që ti le
kush do të vi për mua
në gji të më mbështjell

Lamtumirë

Po të le së fundmi me dhimbje
zemra jote për dashuri ska vënd
më fal per gjith ç'ka thashë në ikje
për lamtumirën, për lotin tënd

I ndajme rruget ketu, pa fjal
Le të ndalet koha, të hesht
do të kujtoj si erën ndoshta
që gjethe rrëzon në vjeshtë

Zemra mundim ngre ndër vite
Rrudhosur keq si broshurë e vjetër
Të them së fundi tani në ikje
Të desha, të dua, si askënd tjetër

Do me kujotsh, nuk e di se si
po ç'rendesi ka, si të duash
Tashmë mbaroi si për çudi
për njëri-tjetrin jemi të huaj

Ndoshta koha do na pjek sërish
Do na kujtoj një këngë të vjetër
Ti me një tjetër do jesh
e unë në krah do kem një tjetër

Lamtumirë ëngjëllor, Lamtumirë
para se shpirtin ta kem humbur
se dua te zgjohem një mëngjes
mbi një ëndërr e përgjumur

Mbi një ëndërr që bota s'njeh
që ende kush s'ka ëndërruar
që s'ka penë, poet mbi dhe
për të tillë ëndërr të ketë shkruar


Last edited by AuLoNa on Fri Feb 13, 2009 1:58 am; edited 1 time in total

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

POEZIA E AULONES - TRISHTIM POETIK I KTHYER NË FORCË DHE ENERGJI TË RE

Post  zojs on Fri Feb 13, 2009 1:48 am

Tri poezi - tre trishtime të bukura poetike.

Bota ka nevojë për poet, përsërisa do të ketë nevojë për bukuri!

[i]
''Trishtim

Trishtim të shpirtit
tregojnë sytë e venitur,
ku pasqyron ç'do çelizë
të lodhur të rraskapitur

Mos u trishto moj zemër
bëhu më e fortë nga mua,
e di që je muskul i fortë
po dhe aq lehtë lënduar.''


Dhëmbshëm e krenare, paraqitet ndjenja, që vërehet në sy, por që ka një forcë tjetër të brëndshme, qendrese, ku i thotë zemres, se ''ke muskul të fortë, bëhu më e fortë...'', ashtu sikur i thohet njeriut të paepur - ti ke asht të fortë, asht i fortë je ti e nuk dërmohesh - edhe para dhëmbjes së tymosur, në flakën e jetës. Vet shprehja figurative ''mos u trishto moj zemër'', rrëfen mozaik forcash përballjeje, ku mund të shkelet mbi trishtimin dhe s'mund ta lë 'syrin e venitur', ngase brënda syve qendron pafajësia, e cila triumfon edhe mbi atë ''trishtimi dhunë e shpirtit...e duhet të shfaroset nga mendja...'' duke iu referuar njeriut të sotëm dhe çdo rast i tillë, le të ketë emrin - trishtim, të desha dhe lamtumirë!...

''Të desha

Ndihem sikur ishte një milion
një milion vjet të shkuara,
qe të kisha ketu -
po tani je një hije.''


Ndjenja poetike - ''...tani je një hije...sikur pas një milion vjetësh'', ecje nëpër kohë, ku edhe ajo hije, si hije tjetër e tëhuajsuar, as nuk ka kuptim as vizual, por që iu përgjet të gjitha hijeve tjera të botës.

Një dozë skepticizmi:

''Kush do më shëroj mua
për shenjat që ti le -
kush do te vi për mua
në gji të më mbështjellë.''


Rrëfen e ndjenë vrushkujt e të ardhmes, që kanë fuqi shëruese, t'i fshijnë shenjat e lëna pa dyshim!

''Lamtumirë

Po të le së fundmi me dhimbje
zemra jote për dashuri ska vënd,
më fal per gjith ç'ka thashë në ikje
për lamtumirën, për lotin tënd!

I ndajmë rrugët këtu, pa fjalë
Le të ndalet koha, të heshtë!
Do të kujtoj si erën ndoshta
që gjethe rrëzon në vjeshtë.''


Fjala që ndanë gjithçka, ndalë të gjitha rrjedhat e lotëve, peshon mbi vrragët e dhëmbjes, në përpjekje për t'i kthyer dikund në lot gëzimi, është fjala Lamtumirë, për të gjitha fjalët edhe në ikje - pavarësisht përcielljes së pendimit të fajshëm të tij! Rrugët e jetës ndahen pa pasoja, duke mos shikuar prapa, duke e lënë pas një fantazmë mjergulle të trembur nga një erë çasti në hapësirë.

''Lamtumirë ëngjëllor, Lamtumirë
para se shpirtin ta kem humbur
se dua te zgjohem një mëngjes
mbi një ëndërr e përgjumur

Mbi një ëndërr që bota s'njeh
që ende kush s'ka ëndërruar
që s'ka penë, poet mbi dhe
për të tillë ëndërr të ketë shkruar''



Copyright Aulona

Dinjiteti i pastër i shpirtit të njeriut, shihet në shprehjen në zgripc përfytyrimi hakmarrës ''para se shpirtin ta kemë humbur'', është shkalla më e lartë e ndërgjegjes, që mund ta ketë vetëm një Bijë Shqiponje me Orë! Duke pasqyruar nervin e shëndoshë krijues, sikur pas një ëndrre: ''dua të zgjohem një mengjes, sikur mbi një ëndërr të përgjumur'' - për ta vazhduar vrullin e jetës, me siguri e vetbesim të plotë!

Poezia është krijimi bukurisë së jetës, qoftë në mënyrat e ndjenjes së dhëmbjes e deri tek trishtimi poetik krijues, që sado i dhëmbshëm, sfidon ndjenjen trishtuese, me një fuqi të rrallë qendrese, në tre tituj: TRISHTIM, TË DESHA, LAMTUMIRË, ku vetiu tre titujt poetik, janë tre kapituj të tërë kuptimplotë, të një vepre poetike, dramatike, apo të çfarëdo gjinie letrare, sikurse të thohësh: o trishtim, të desha, e lamtumirë, duke e shkulur me rrënjë trishtimin nga fundi i shpirtit dhe me një fuqi hyjnore, sa krijuese poaq edhe shëruese për vrragët, e kthyera në energji të re, si sfiduese e paepur, e cila premton ecje krenare në jetë!

E fillova për pak, e doli shumë, por ashtu siç shprehet autorja, 'trishtimi duhet të shfaroset nga mendja e njeriut', ky është një shëmbull trishtimi krenar, që mbijeton dhe duhet të mbijetojë mbi fjalën lamtumirë, si udhëzim për tjerët - se sa i fortë është shpirti krijues, kur shikon me largpamësi Ardhmërinë!

Trishtim, Të desha dhe Lamtumirë! Fal Zotit asgjë nuk më more, se jam plot vrushkuj energjie për jetë!

zojs
No rank
No rank

Male
Number of posts : 157
Registration date : 2009-01-27
Points : 16
Reputation : 16

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  seminol on Fri Feb 13, 2009 2:18 am

shume bukur aulona

seminol
Junior Member
Junior Member

Male
Number of posts : 21
Location : usa
Registration date : 2009-01-30
Points : 4
Reputation : 3

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  AuLoNa on Fri Feb 13, 2009 10:39 am

Bobo ç'u hapa punë! Very Happy

Flm, tani hajde te gjithe hidhni vargjet ketu, vetem jo kaq me trishtim sa te miat, qe te balancohen. tongue

ABC atje i kam ato poemat une, se disa prej tyre i kisha ne komputerin e pare qe mu prish!

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Fri Feb 13, 2009 10:59 am

AuLoNa wrote:ABC atje i kam ato poemat une, se disa prej tyre i kisha ne komputerin e pare qe mu prish!

Po po, sigurisht qe i ke.

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Fri Feb 20, 2009 9:10 am

Këtë poezi të shkurtër, ja kushtoj njëriut që më shumë se kushdo i kam besuar ne jetë, njëriut që pa hezitim do bënte çdo sakrificë per mua, ja kushtoj shpirtit te tij dhe shpirtit tim thellesisht te lënduar.

Sa shumë më mungon.

Më the do iki dhe u largove
pa bujë, pa zhurmë siç dhe jetove
i hidhur, lëngim, i yti largim
vetë qielli rënkoi në t'madh trishtim
a mundet më jeta me marrë kuptim
pa ty, larg teje, o Ati im.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Fri Feb 20, 2009 3:29 pm

ZEUS10 wrote:Këtë poezi të shkurtër, ja kushtoj njëriut që më shumë se kushdo i kam besuar ne jetë, njëriut që pa hezitim do bënte çdo sakrificë per mua, ja kushtoj shpirtit te tij dhe shpirtit tim thellesisht te lënduar.

Sa shumë më mungon.

Më the do iki dhe u largove
pa bujë, pa zhurmë siç dhe jetove
i hidhur, lëngim, i yti largim
vetë qielli rënkoi në t'madh trishtim
a mundet më jeta me marrë kuptim
pa ty, larg teje, o Ati im.

Ngushellimet e mia me te sinqerta Zeus10. Humbjet jane te veshtira gjithmone! Sad

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Fri Feb 20, 2009 3:47 pm

ABC wrote:
ZEUS10 wrote:Këtë poezi të shkurtër, ja kushtoj njëriut që më shumë se kushdo i kam besuar ne jetë, njëriut që pa hezitim do bënte çdo sakrificë per mua, ja kushtoj shpirtit te tij dhe shpirtit tim thellesisht te lënduar.

Sa shumë më mungon.

Më the do iki dhe u largove
pa bujë, pa zhurmë siç dhe jetove
i hidhur, lëngim, i yti largim
vetë qielli rënkoi në t'madh trishtim
a mundet më jeta me marrë kuptim
pa ty, larg teje, o Ati im.

Ngushellimet e mia me te sinqerta Zeus10. Humbjet jane te veshtira gjithmone! Sad

Te falenderoj ABC. Do doja qe eksperienca ime e keqe tju sherbeje te tjereve: mos i lini prinderit ne vetmi.


Last edited by ZEUS10 on Fri Feb 20, 2009 5:08 pm; edited 1 time in total

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Fri Feb 20, 2009 5:06 pm

ZEUS10 wrote:Te falenderoj ABC. Do doja qe eksperienca ime e keqe tju sherbeje te tjereve: mos i lini prinderit ne vetmi.

Nënë

Nëna ime mos rri përlotur,
mos rri e ngrysur në vetmi...
Lotët e tua më lër t'i thaj,
me frymën e shpirtit tim..
Duart e tua, lëkurë rrjepur,
m'i lër t'i puth, t'i ledhatoj..
Kallot e tua në trup e zemër
m'i lër t'i zbut, të t'i mjekoj..
E shtrenjta ime e përmalluar
Që si një llavë mallin shpërthen
Deshirën e zjarrte ma rrëfen
Që gjithnjë pranë të më kish.
Por, largësi tejoqeanesh ne na ndau,
Sa shpejt unë ika, mbete ti,
Në një dhomëz, e lodhur e plakur
Atje po digjesh, si një qiri.

Një ëndërr

( babait tim)
Mesnata
me krahët e saj
më pushtoi...

Në vesh
pëshpërimtas
legjendën e vjetër
nisi të më rrefejë...

-"Pas yjesh,
aty lart në qiell,
shpirtrat sot,
do të festojnë..."

Më tha ngadalë,
Pëshpërimtas,
e frikësuar...

E unë,
pas tyre
fytyrën tënde
kërkoja...

Ti, mbi një yll
veçan të gjithëve
qëndroje.
Heshturazi,
me kokën ulur
me lot të ngrirë
në cepat e syve
që mallin
kristalizonin
nën qerpikë.

Lediana Paja
(Cikli, Lotet e Nimfes)
Ps. Keto dy poezi jane per te dy prinderit e mi. Me mungojne shume por... Smile
Pershendetje!

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Fri Feb 20, 2009 5:10 pm

ABC wrote:
ZEUS10 wrote:Te falenderoj ABC. Do doja qe eksperienca ime e keqe tju sherbeje te tjereve: mos i lini prinderit ne vetmi.

Nënë

Nëna ime mos rri përlotur,
mos rri e ngrysur në vetmi...
Lotët e tua më lër t'i thaj,
me frymën e shpirtit tim..
Duart e tua, lëkurë rrjepur,
m'i lër t'i puth, t'i ledhatoj..
Kallot e tua në trup e zemër
m'i lër t'i zbut, të t'i mjekoj..
E shtrenjta ime e përmalluar
Që si një llavë mallin shpërthen
Deshirën e zjarrte ma rrëfen
Që gjithnjë pranë të më kish.
Por, largësi tejoqeanesh ne na ndau,
Sa shpejt unë ika, mbete ti,
Në një dhomëz, e lodhur e plakur
Atje po digjesh, si një qiri.

Një ëndërr

( babait tim)
Mesnata
me krahët e saj
më pushtoi...

Në vesh
pëshpërimtas
legjendën e vjetër
nisi të më rrefejë...

-"Pas yjesh,
aty lart në qiell,
shpirtrat sot,
do të festojnë..."

Më tha ngadalë,
Pëshpërimtas,
e frikësuar...

E unë,
pas tyre
fytyrën tënde
kërkoja...

Ti, mbi një yll
veçan të gjithëve
qëndroje.
Heshturazi,
me kokën ulur
me lot të ngrirë
në cepat e syve
që mallin
kristalizonin
nën qerpikë.

Lediana Paja
(Cikli, Lotet e Nimfes)
Ps. Keto dy poezi jane per te dy prinderit e mi. Me mungojne shume por... Smile
Pershendetje!

Po Ledi, kjo eshte Ledi e vertete. Me clodhe.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  alfeko sukaraku on Fri Feb 20, 2009 8:38 pm

ta provoj edhe njeher une..... Smile

mbijetoje gjithmon ne shpirtin time
bashkjetonim bashk ne trupin time
ekzistoje u ndertove per mua
se ne kete bote keshtu u shkrua

-------------------------------------

paaaaaaaaaak e vjedhur.
---------------------------------
mos u keqardh vec prej meshire
si nje lule eger edhe jeten time prije
largohem si burre ashtu si me ka hije
vec nga mendja jote kujtesen time fshije
--------------------------------------------------
edhe kjo pak e vjedhur ishte.te mijat njeher tjeter.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Lufta Me Mendjen dhe Shpirtin

Post  AuLoNa on Thu Feb 26, 2009 12:05 am

Mundohemi të fillojmë fatin prapë, kur sërish rrëzohemi prapë
Shpirtrat kombinojnë me bërtimat e vrazhda, që zemrës ritmin ja ngadalesojnë
Këto mendime formuar nga humbje fatale, rrahjen e zemrës mbas e lenë
Shikoni rrotull për ata që të duan, kur ishin shumë dhe tani jane te pakët


Fati do të vi dhe nga njëherë do të shkoj, vazhdo të ecësh përpara mos bier më
Shpirti jot mund të mbaj më tepër, ki durim dhe zemrën kontrollo
Asnjë humbje qëndron të bllokoj rrugën tënde, vazhdo bëj hapa një nga një
Kohën që të jep jeta ishte me ton, dhe tani është pak dhe të gjithë po shkojn


Ti thua që falu sikur je e sigurt, kur ti shikon që unë bie poshtë
Kaq thyer dhe shqyer kur unë shqyrtoj, vetëm verdallë ata që s’shikoj
Mendja ime merr pjesën më të mirë, dhe më thotë nuk kam vlerë
Dhe keshtu me çdo rrahje të ikur, zemra ime avash rrahjen ndalon


Këto nuk janë fjalë por një e vërtetë, mblidhe veten prapë kur ti bie poshtë
Jeta të mëson të jesh e fortë, mos shiko për të tjerë të të ndihmojnë
Arsyet e jetës janë gjithnonë aty, kështu që ti s’mund të thuash s’ke vlerë
Dhe sikur diçka të zhduket, mundohu errësirën ta ndalosh përjetë


Ti më the të mbahem dhe më përpara, por unë nuk po e bëj tani këtë
Sepse kur bie poshtë herë pas here, vetëm dhimbjen përforcon
Fjalët që thua janë pa kuptim, si një këshille që e përcjell
Mos jeto jetën më dëshira, se do të zbehen si retë në qiell


Mos më fundos poshtë në këtë hapësirë të pafund, mos më ler të them edhe një herë
Ti bëhesh e fortë me çdo zhytje, mësimet në dhimbje janë më me vlerë
Qëndro patundur në çdo kohë, në jetë përpara duhet të shkosh
Vështirësitë që ti do tejkalosh, dhe te gjitha trembjet do të shkojnë


Mos më thuaj gënjeshtra rreth kësaj jete, i kam parë të gjitha kam shkuar shumë larg
Ç’do gjë që bëjmë gabim, shthur personin që unë jam
Kemi hedhur poshtë dëshirën e përmbledhur , të ndërruar për një tjetër pasion
S’mund të shikojmë më ngjyrat e çelta, duhet ti rezistojmë një ere të fortë


Kjo botë është ç’farë ne e bëjmë, të gjejmë të vërtetën mos shkojme shumë larg
Vështirësitë që ne kalojmë, do ndërtojnë njeriun më të artë
Mbaj besimin dhe deshirën, do të duhet për diçka
Mos jesh përfekt është më e bukur, kështu që gabimet e tua prano


Errësira bie brënda, të mjegullojë ditët e mija, nuk e di si po kaloj
Drita që do të ndricoj mbi këtë rrugë, dhe brengën do ta largoj.



Shkruar ne Shkurt 2007

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Wed Mar 04, 2009 12:26 am

Si një lule që mes dy kontinentesh, rritet...

Ajo ishte një lule
që mes dy kontinentesh
rritej...

Brishtësine e saj
diellit ia nderte
çdo pranvere
Në verë,
thithte stërpikjet vesore,
çdo mengjes
Ndërsa në vjeshtë,
dembelosur.
përtonte
t'i ajroste
mushkëritë e hajthme..

Rrënjët,
bluanin mitet nëpër dhëmbë
çdo stinë..

Sythet ia ushqenin
kënaqesisht,
çdo pranvere..

Sepse vetëm në pranvere ato gufonin energjish..
Vetëm në pranvere ato ndiheshin,
eunukët e një luleje..


Thonë,
se Zotat
e mbollën
një ditë
në nxitim,
teksa friksuara
botës së nëndheshme
vraponin..

Ajo ishte një lule
e paqes
dashurisë
bukurisë
dhembshurisë
që mes dy kontinentesh
jetonte..

Lindte çdo vit,
në pranverë
Në verë,
thithte spërklat vesore.
Ndërsa në vjeshtë,
harronte,
dhe frymë
të merrte..

Lediana Paja
(2008-2009)
Botuar tek konkursi i letersise se Forumit te Ringjalljes se Vlerave te Mohuara..

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Dashuria

Post  AuLoNa on Sun Mar 15, 2009 12:54 am

Mora krahë fluturova
nëpër kroje, male e fusha
edhe porsi kanerina
në ç'do notë tingëllova

Vallë përse kjo ndjenjë
që na kthen brishtësinë
edhe rrëmben gjithë qenien
duke e mbuluar me lumturinë

Përse fluturoj mbi re
sikur të jem dallëndyshe
apo zemra që dashuron
shpërthen tej lartësive

Themi shpesh që dashuria
është veç një dhimbje koke
ashtu them dhe unë shpesh herë
kur me të zemërohem

Vjen e ikën, ikën vjen
porsi zogjtë ne shtegëtim
por kur gjen folenë e vetë
rri e gjen ngrohtësinë

Më ngroh zemrën edhe shpirtin
më bën zog me krah të shkruar
dhe më çon në ato vënde
ku imagjinatat janë krijuar

Në një vend ku rriten zanat
dhe shqiponjat fluturojnë
atje ku zemrat përzihen
dhe dashurinë e vërtet pohojnë

Ah sa vargje për të janë shkruar
dhe sa shumë do të shkruhen
se vërtet e gjithë kjo botë
pa dashuri nuk rezistonte


AC 03/2009

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  AuLoNa on Tue Mar 17, 2009 6:26 pm

Flamuri im!


Në qiejt e Evropës po valvitesh
Flamuri im me shqiponj
krenar i dëfton botës
sa bukur dimë të këndojmë

Se në shpirt kemi këngën
dhe me të dërgojmë mesazhe
të gjithë të punojmë për paqen
në glob hymni jonë të sundoj

Më i bukur nga të gjithë
Flamuri im me shqiponjë
kush s'të la në fluturim
horizontet ti mohojë

S'ti panë thesaret e vendit
Tefta Tashko e Vaçe Zela
tingujt magjik të zërit
ngrohin thell si rreze dielli

Moj shqiponja dy krenare
fluturo nëpër qiejt e Evropes
me Eurodeputeten shtatëmbëdhjetvjecare
e meteorin e Inva Mules

Shkëlqimin s'na e kanë parë
se na mbuluan me perde të zezë
Flamuri im valvitu krenar
se shkëlqimin e ke në genez
L. J

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Mon Mar 30, 2009 6:50 pm

Kubizëm

Kubi rrotullohet në duart e mia;
duart rrotullohen mbi të.

Mbi boshte,
ndiej lëvizjet e kujtesës,
dhe dejet e mia
ngjizin shpirtin tim pas tyre…

Unë rrotullohem,
lëviz mbi njollat e errëta
që mes kutish
mbjellin zbrazetira gulç-klithese ..

Bëhem e padukshme;
depërtoj mbi zbrazëti;
mbizoteroj hiçin;
askush nuk qesh…

Jam vetëm unë
në rrotullimet e mia boshtore
që ngre
piedestale iluzionesh
të erreta ...

Une, gëlltit vetveten
mbarsem mbi të..
dhe si gojë fantazmash
deformohem e shtriqem ...

Impulset me ndjekin si hije,
me shukin
transformojne
me shuajnë
dhe une shoh vetveten
teksa rilind sërisht,
mbi nje kuadrat te ri..

Lediana Paja
Konkursi i muajit Shkurt me temen "Jeta"


Last edited by ABC on Mon Mar 30, 2009 8:18 pm; edited 1 time in total

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Mon Mar 30, 2009 6:59 pm

Metafora dhe simboli te shkelqyer, ne pergjithesi gjithe poezia shkelqyer.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Mon Mar 30, 2009 7:54 pm

Do te me ndihmonit me shume nese do te me kritikonit rendshem. Nuk mesohet nga fjalet e mira po nga ato kritika qe te bejne te mendosh. Zeus te falenderoj per fjalet e mira, por mendoj se nje krijues qe eshte ne fazat e para te publikimeve (dmth te botimeve) duhet te kritikohet rendshem qe te arrije te kuptoje gabimet e tij apo te stilit qe ka formuar.

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Mon Mar 30, 2009 8:01 pm

ABC wrote:Do te me ndihmonit me shume nese do te me kritikonit rendshem. Nuk mesohet nga fjalet e mira po nga ato kritika qe te bejne te mendosh. Zeus te falenderoj per fjalet e mira, por mendoj se nje krijues qe eshte ne fazat e para te publikimeve (dmth te botimeve) duhet te kritikohet rendshem qe te arrije te kuptoje gabimet e tij apo te stilit qe ka formuar.

Kritiken do ta kesh kur te kete vend per kritike, kesaj radhe s'kishte vend te tille.

Ajo cka me pelqen me poezine, eshte qe dhe ata, qe nuk jane boterisht te famshem, bejne poezi te mira, kjo ndodh sepse poetet, vene shpirtin ne vargje.

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Mon Mar 30, 2009 8:09 pm

Te them te drejten Zeus, kam punuar shume per te arritur ketu, por prape nuk eshte mjaftueshem. Duhet te punojme, te lexojme, te mesojme stilistiken boterore, sepse ndjenjat jane pothuajse te njejta tek te gjithe, por menyra e trajtimit te vargut, menyra e vendosjes se fjaleve, gjetja e harmonise ne to, eshte shume me e veshtire se shprehja e ndienjave. Nga ana tjeter nje poet i mirefillte duhet te shmange ndienjat e veta por te dhuroje ndienja tek ai qe i lexon. Pra poeti duhet te jete vetem percjelles (ashtu si teli percjell rrymen lol)


Last edited by ABC on Tue Mar 31, 2009 12:26 am; edited 1 time in total

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Mon Mar 30, 2009 8:15 pm

ABC wrote: (ashtu si rryma me korentin lol)

Prandaj them une qe ju 'muzikantet' dini ti bini vetem qemanese, se rryma me korrentin jane e njejta gje Smile Smile

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Mon Mar 30, 2009 8:20 pm

ZEUS10 wrote:
ABC wrote: (ashtu si rryma me korentin lol)

Prandaj them une qe ju 'muzikantet' dini ti bini vetem qemanese, se rryma me korrentin jane e njejta gje Smile Smile

Keto jane gafa lol Teli percjell rrymen kam dashur te them hahahahahaha

nejse, njerez jemi gafa bejme Razz

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ZEUS10 on Mon Mar 30, 2009 8:37 pm

Ok, meqe dhe une nuk jam fare i huaj me poezine, do sjell nje krijim te shkurter per ndjenjat qe perjeton njeriu gjate jetes se tij te shkurter.

TAKIM TE KUNDERTASH NE SHPIRTIN TIM

Dashuroj
dhe prej pasionit braktis gjykimin

gjykoj
dhe gjykimi cek deshperimin

ne deshperim bie
dhe deshperimi im dhimbjen takon

dhe dhimbja ime
dashurine takon perseri
atje
ne boten e tyre te perbashket

dhe dashuroj perseri e perseri
larg dhimbjes, gjykimit e deshperimit

_________________

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  AuLoNa on Mon Mar 30, 2009 10:45 pm

Mire pra, se i kam disa nga keto poema pak te trishtushme, per arsye te nje perjudhe qe kam kaluar.
Mos u trembni...Very Happy

Trishtim i Jetës

Jam ulur në gjunjë
gryka më thahet
nuk mund të gëlltitem
kuptimi ka ikur
bota ime është bërë një gropë
ulur në një dhomë të errët
mbyllur vetëm përgjithmonë
asnjë të më shpëtojë
asnjë të më lirojë
kam humbur ç'farë duhet
ndriçimin e dëshirës
ngjyrat janë venitur
nën një beze të hollë
po dridhem tani
dhe zemra po më ftohet
pres për diçka
që jetën të rrifillojë


Shkruar në 2007 AC

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  ABC on Mon Mar 30, 2009 11:18 pm

Pas Nate

Aurora, qepi ëndrrat e mia të fundit
në mitrën e saj,
dhe iku…

E mbarsur me amanete
vrapoi e trembur,
pas gjurmeve të hënës..

Sytë, shkunden
mbeturinat e fundit
të rërëta,
mbi retinë..

Ndersa duart
lemuan lekuren e njome
dhe ndien kafazin eshtror
te terrur nder kangjella.

Une, u luta,
që një ditë me diell,
te jetoja e lire
si nëpër ëndrra...

Lediana Paja
Shkurt 2009
Konkursi i poezise tek Ringjallja

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Poezi Te Krijuara Nga Antaret

Post  Sponsored content Today at 10:28 am


Sponsored content


Back to top Go down

Page 1 of 2 1, 2  Next

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum