Per Memedhene

View previous topic View next topic Go down

Per Memedhene

Post  ABC on Thu Feb 12, 2009 3:31 pm

Nese asnje s'do postoje vargjet e tij per te shprehur dashurine per Atdhene (duke lene menjane nenen Parti) tema do te mbyllet ose do te lihet ne heshtje Razz Jane te ftuar te gjithe te shkruajne qe nga kriesia deri te poshtesia, dmth anetaresia e thjeshte lol

Po vej une dy poezi qe i kam bere me pare. Nje eshte e 2007 nje e ketij viti per konkursin Flaka e Janarit qe nuk u vleresua me ndonje cmim po bereqaves Razz

Vaji i Shqipes..

Rraskapitur zvarre hiqem
si nje nene e sakatuar
nga femijet e vet zvarritem
sikur kam per t'iu shpetuar

frika madhe me ka zene
te me zhveshin fare duan
as dhe varret s'po mi lene
te qaj me mall per ti kujtuar

Dua te bertas mes shurdherimes
Detet me lot gjaku do permbyt
do ta shuaj, ta shkretoj gjithcka
ta permbyt kete vend qe ndyt..

Nuk mjaftuan grekerit serbit
as dhe vendet europiane
Po te arrinin bijt e shqipes
Ti merrnin shpirtin ksaj nene?

Me shiten, me plackiten, me sakatosen
me vrane me heshta pashpresetie
Kurre me nuk jane shqipe
por mushkonja ricembithese..

Shqipet e mia nder shekuj luftuan
Si 'femije' me mbrojten trupin
E kurre gjalle ne bote sme shiten
s'u bene mik me harbutin..

Sot i sheh te kuvendojne
madje i ftojne e n'kuvend
lene menjane kete nene
shpirtin ia copetojne ne vend

O Shqipe te harruara nen vete
mblidhuni si njehere e nje kohe
Zakonet qe u kam trasheguar
Mos i lini t'ua poshterojne..

(2007)

Jehonë

I.

Fluturo jehona ime, fluturo,
priju rrugën tufaneve të ashpra.
Shtegëto ti si shqiponja, shtegëto
drit I kthefsh këto bjeshkë të arta.

Heshtjes jetë mos i jep ti jehonë,
bëji shpirtrat të kumbojnë dashurinë
bashkë bëji të mëdhenj a të vegjël
kor, moj kor, ktheje ti rininë..

Ushto malet e kodrat jehona ime,
dete lumenj asgjë mos kurse
kthehu si në kohët e lashta
ku mrizat dhe zanat dëfrejnë.

II.

Shqipëri, tokë e bekuar
qofsh Kosovë a çamëri
çdo filiz në djep përkunde
me ninulla mbajte ti

Me legjenda e përralla
me bajloz, kuçedra plot
i gatite bijtë e shqipes
që në djep të jenë heronj!

Që në djep për ty betohen
Jetën falë dhënçin ngaherë
veç haram atij të ngrati
që për ty vrerin vjell!

III.

Dikur rrite Skënderbeun
shpatullgjerë e mjekërosh
mëndjendritur si skifteri
si jehonë dhe sot na zgjon!

Skënderbenj të tjerë kalite
Jusuf e Bardhoshë plot
jetën për ty e dhanë shqipe
se robinë s'të shihnin dot!

Por heronjtë e tu s'shteruan
në çdo kohë të gjallë i ke
me gjakun e tyre të veshën
që kurrë ti skllave mos jesh!

(Janar,2009)
Lediana Paja

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  sulioti on Thu Feb 12, 2009 5:37 pm

Ne ate poemen e bukur lart mungon dhe ky varg;

ehh sikur mos te mjaftonin
greqia e serbia
per 500 VJET rresht na u be
rrodhe dhe turqia

dogji vrau e coptoi
bijt e shqipes i degradoi
nga ky truall i bekuar
mori dije, trimeri
pasuri e histori

por pas na la ne shkretetir
pa manastir e cameri
pa ulqin e malesi
pa prizren e dardhani. Thjeshte per mos tu harruar 500 VJET sundim e barbarizem

sulioti
Regular Member
Regular Member

Male
Number of posts : 70
Age : 35
Location : belgium
Registration date : 2009-02-10
Points : 22
Reputation : 22

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  AuLoNa on Sat Feb 14, 2009 3:15 pm

Jam Ilire


Unë jam Ilire ju dëftoj
dhe rrëjnë të thella kam këtu
thjesht këtë desha tu tregoj
ca sharlatanëve si ju

Që besojne se janë mbi mua
se tash jemi në fatkeqësi
shërbetor ne dhe të huaj
që kthejnë shekujt e skllaverisë

Po harrojnë veten e tyre
kur morrën rrugët e kurbetit
me buk e gjiz për të ngjyer
dhe kaluan përtej detit

Pyesni më mirë gjyshërit tuaj
pse morrën rrugën e mërgimit
si ata dhe unë po vuaj
në këtë rrugë të imitimit

Po do vijë për ne një ditë
Zoti rrënjët do ti shëndoshë
e të gjithë Ilirët
si model do ti shikosh

(kjo vjershë u bë e mundëshme nga Tezja ime L J) more to come..

AuLoNa
No rank
No rank

Female
Number of posts : 1002
Location : USA
Humor : Plenty..:)
Registration date : 2009-01-27
Points : 118
Reputation : 33

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Mon Feb 16, 2009 5:13 pm

Gezuar 1 vjetorin e Pavaresise Kosove!


*~*~*~*~*~*

Gezuar Pavaresine Kosove!!!

Tokë e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
Tokë që trima dhe bujarë t’kan shërbyer me dashuri,
Tokë e vyer, tok’e çmuar, shumë pagove për lirinë,
Dete gjaku papërtharë, ende ti I mban mbi shpinë.
Gjak i kuq, gjak martiri, gjak qe leu çdo shtëpi
Gjak që trimat-ë sëbashku, kanë dhuruar për Lirinë

Die të kan prit si nuse, teksa hyn në shpi të re
Vallja, kënga nuk asht ndal, derisa hëna prapa u fsheh
Zemrat trime, zemra’ dashurat, fort gëzuan për këtë ditë
Zemrat që ishin të plasura, ngjizjen prapë ua dhe ti
Liridashur, liriëmbël, e bekuara liri..
Pjalmin tënd die shijuan, pjalm lirie u dhe ti

Oshëtiu I gjith vëndi, botës çark I shkoi ai(zëri)
Lajmin dha në çdo shtëpizë, se e lirë do ishe ti
Edhe nifmat edhe zanat, seç u zgjuan përsëri
Me gëzim, me këng e valle, të kanë prit në këtë dit’
Tok me shqipet anembanë, festuan deri n’agim
Pas të parës vese ikën, për të ardhur përsëri..

Tok e shenjtë, tok’shqiptare, bij e nënës sonë Shqipëri
Sa lezet të ka kurora, kjo kurorë e LIRISE
Tok që rrite bijë trima, me gji zane I ke rrit
Tok që kurrë s’të braktisën, se e ëmbël ishe ti
Tok bujare sot shpagove, dhimbjen e gjith rrobërisë
Të gëzuar, lumturuar, të pafsha tani gjithnji...


Lediana Paja
(17.2.2008)

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Tue Feb 17, 2009 7:44 pm

sulioti wrote:Ne ate poemen e bukur lart mungon dhe ky varg;

ehh sikur mos te mjaftonin
greqia e serbia
per 500 VJET rresht na u be
rrodhe dhe turqia

dogji vrau e coptoi
bijt e shqipes i degradoi
nga ky truall i bekuar
mori dije, trimeri
pasuri e histori

por pas na la ne shkretetir
pa manastir e cameri
pa ulqin e malesi
pa prizren e dardhani. Thjeshte per mos tu harruar 500 VJET sundim e barbarizem

Do ta marr parasysh kete kerkese Suliot Smile Faleminderit per sugjerimin.

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  alfeko sukaraku on Wed Feb 18, 2009 2:02 pm

Ledi

mua me pelqen fryma jote pasi me kujton rilindasit.Patjeter po qe te njohesh Naimin Cajupin Vason Migjenin e tje--te veshtiroset te lexosh karabusher komunista.Lidhja e rruges vjersherore nga kohet naimiane me ditet tona eshte nje pike e cila kerkon pena te mencura edhe njohse te historis sone.Kur kam lexuar Naim Frashrin ,Pellazget-shqiptaret..fatmirsisht kisha njohur qindra punime per lashtesin e gjuhes sone te cilat Naimi i shpreh ne ate punim .Duke lexuar Hahn-Fallmerayer-Xylander-Thomopulo-Bopp-Blau-Camarda-Pilika-Thomopulo -De angeli -Kocaqi-Zhej-Ikonomu-Konda etje etje etje etje etje................kupton me se miri Naimin,ose me drejt vjesherza e Naimit e ka thene me bukur se te gjithe ata historin tone.
urime Ledi

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Fri Feb 20, 2009 2:40 pm

Ledi

mua me pelqen fryma jote pasi me kujton rilindasit.Patjeter po qe te njohesh Naimin Cajupin Vason Migjenin e tje--te veshtiroset te lexosh karabusher komunista.Lidhja e rruges vjersherore nga kohet naimiane me ditet tona eshte nje pike e cila kerkon pena te mencura edhe njohse te historis sone.Kur kam lexuar Naim Frashrin ,Pellazget-shqiptaret..fatmirsisht kisha njohur qindra punime per lashtesin e gjuhes sone te cilat Naimi i shpreh ne ate punim .Duke lexuar Hahn-Fallmerayer-Xylander-Thomopulo-Bopp-Blau-Camarda-Pilika-Thomopulo -De angeli -Kocaqi-Zhej-Ikonomu-Konda etje etje etje etje etje................kupton me se miri Naimin,ose me drejt vjesherza e Naimit e ka thene me bukur se te gjithe ata historin tone.
urime Ledi

Eh Alfeko, duhet te turperohem para ketyre fjaleve. Niveli im eshte ende ne hapat e para, e nuk mundem te genjej veten per lartesine qe ti me ngre. Faleminderit prej teje Smile

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Fri Feb 20, 2009 2:45 pm

Per ty Alfeko, shkeputur nga cikli poetik "Lotet e Nimfes"

Më njeh?

Shekujt në zinxhirë vargoi dikur
Një gjerdan të brisht, te trisht thuri me ta
mbi qafën hollacake kish lënë si kujtim
Robinë shekujsh je, dënuar je, - i thanë.

Pas qafës së saj u ngjitën fort të gjithë
filluan ta gerryenin, t'i nxirrnin gjak
përskuqur, diellin shihnin me zili
jemi krejt si ti, të kuq, - i thanë.

Por ishte Ilire, vallë e harruan
sepse të përulur donin që ta shihnin
të mbytur, djegur, mbase sakatuar
sepse si ajo, krenare, nuk ishin...

Ajo vajzë Ilire, trimërshë e urtë
Që me shpatë si burrat sulej në beteja
I prente armiqtë, i hedhte mbi turrë
E buzëqeshur si hëna e vrërët si reja.

Sot unë jam buzeqeshja, emocioni i saj
drithërimë e shekujve, në vesh përshpërimë
flas po atë gjuhë, e derdh po atë gjak
jam sikur ajo, vetëm jo robinë![/size][/font]

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  alfeko sukaraku on Fri Feb 20, 2009 9:13 pm

ku e gjejm librin ledi.

alfeko sukaraku
Senior Member
Senior Member

Male
Number of posts : 198
Registration date : 2009-02-04
Points : 21
Reputation : 21

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Fri Feb 20, 2009 11:16 pm

Nuk e gjen dot akoma Alfeko, ka mbetur e bllokuar ne Kosove (Prishtine) ku dhe u shtyp Razz Jam ne pritje per te gjetur nje 'transportues'. Kur te arrije ne Tirane do u lajmeroj Very Happy

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  ABC on Thu Feb 26, 2009 5:00 pm

Jo!

Mos i shuaj llampadarët,
lëri të ndriçojnë!

Ti, thur rrjetën e merimangës
dhe hesht!

Dëgjo këngën e qyqes
dhe vitet nis tia numërosh!
Ajo nuk këndon për ty!

Është kënga e tokës
që shpirtin tënd bekon
dhe tretet në horizontin "Jetë"!

Je jetegjatë, e dashur!
Puthe tokën!
Thaja lotët me flokët e tua litar,
dhe prit bekimin!



Lediana Paja
(Janar 2009 - Pjesmarrese tek konkursi Flaka e Janarit)

ABC
Senior Member
Senior Member

Number of posts : 149
Registration date : 2009-01-30
Points : 27
Reputation : 20

http://www.albforum.us

Back to top Go down

Re: Per Memedhene

Post  Sponsored content Today at 10:26 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum