Arbër -gjeneza e nje populli prehistorik.

View previous topic View next topic Go down

Do you like the name Arbenia(.com). Our homeland name.

67% 67% 
[ 4 ]
17% 17% 
[ 1 ]
16% 16% 
[ 1 ]
 
Total Votes : 6

Arbër -gjeneza e nje populli prehistorik.

Post  ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 10:14 am

Gjithçka fillon në shekullin e XItë, dhe shkaktari i parë i këtij debati ndërballkanik që ka shkaktuar zënka të panumërta është një bizantin. Në të vërtetë, ai as që imagjinonte se dhjetë shekuj më pas do t’a quanin kësisoj. Në kohë të vet, çdokush vetëquhej romak (romaioi). Ndoshta romak i lindjes, por sidoqoftë romak..
Ja edhe skeda identifikuese e tij :
Emri : Mihal Attaleiatès (lindur më 1028)
vendlindja : Attaleia – Pamfili (Azi e Vogël),
profesioni : historian
karriera: autodidakt, këshilltar juridik pranë prandorëve Roman i IV Diogjeni (1068-1071) dhe Mihal VII Dukas (1071-1078).
Ky Mihali ynë historian amator nuk dyshonte aspak që duke shkruar kronikën e bëmave të adashit të tij perandor do të hynte përfundimisht në Histori – dhe do të citohej aq bollshëm nga një varg studiuesish dhe historianësh të kohëve të sotme. Sikundër çdo kronikan i ndershëm, ai mjaftohej të shkruante atë çka i shihnin sytë dhe të rregjistronte atë çka i dëgjonin veshët. Ai vdiq në vitin 1085. Ndërkohë, ai kish përmendur tre herë rresht në « Historinë » e tij emrin Allvanoi – Allvanitai (lexo : Arbër).Nga ky moment, asgjë nuk rrodhi si më parë në Ballkan : koha u ndal për një çast dhe u dyzua – përpara çfaqjes së Arbërve dhe pas çfaqjes së tyre, ballkanikët humbën qetësinë, historianët gjumin.. Në të njejtën mënyrë që Herodoti konsiderohet « babai i Historisë », Attaleiatès mund të mbahet si « babai i Arbërve ».

Misteri Origjinal.
Çdokush që jeton në ditët e sotme, i karakterizuar nga një shpirt racional dhe mendim kritik, e kalon informacionin e Attaleiatès nëpërmjet filtrit të dyshimit : a mos vallë është gabuar historiani në pohimin e tij ? Me fjalë të tjera, rilexon tekstin disa herë dhe përfundimisht fillon kërkon tekste të tjera të asaj periode. S’ka asnjë dyshim : autori i përmend disa herë Arbërit si grupim luftëtarësh që gjendet krahas grupeve të tjera Latinësh në Itali, në shërbim të gjeneralëve rrebelë bizantinas. Ky grup njerëzor ka të njejtat prerogativa sikundër latinët (lexo : bizantinasit) dhe që, përfundimisht, çfaqet rishtas në rradhët e një ushtrie rrebele në rrethinat e Dyrrachion (Durrësit), së bashku me Romanë dhe të tjerë Bullgarë. Kureshtarët mund t’a lexojnë tekstin (në anglisht) tek Dr Elsie.
Më tej, informacioni përforcohet nga dëshmia e një bizantineje tjetër, Ana Komnena, e shkruar disa vjet më vonë.Rrëfimi i Komnenës përshkruan fushatën ushtarake të babait të saj, Perandorit Aleks I Komneni (1048 - 1118), kundër normanëve të Robert Guiskardit në vitin 1081. I plagosur dhe i dëshpëruar nga humbjet e pësuara në Durrës dhe në luginën e Karzanes (Erzenit), Perandori i besoi qeverisjen e qytetit një fisniku, një farë Komiskortès, « me origjinë nga Arbëria ». Diku më poshtë, ajo shton se bëhet fjalë për një popull miqësor që shpesh herë e kish përkrahur pushtetin perandorak. Në një rast tjetër, megjithëse fort përafërsisht, gjithmonë e njejta bizantine përshkruan edhe vendin e këtyre Arbërve, Allvanon – Arbanon, diku rreth luginës së sipërme të Shkumbinit. Ndërkohë dëshmi të tjera vijnë dhe i ngjiten të parave : një dorëshkrim anonim serb riprodhon një tekst bullgar të fillimit të shekullit të XI ku Arbanasit - Arbër përmenden mes popujve të tjerë gjysëm besimtarë (jo ortodoksë) ; një historian tjetër bizantin përmend një fisnik Arianitès në shërbim të perandorit Vasil i II kundër bullgarëve të Samuelit të Irë…. Nga momenti që s’mund të vihet më në dyshim egzistenca e një populli të tillë, debati historik mer formë tjetër : nga na dolën këta Arbër – Allvanitai ?
Ja pra cila është esenca e problemit më irritant dhe më të pazgjidhshëm që ngre Ballkani mesjetar, sipas Alen Dyseliesë, një historian francez i ditëve të sotme, ndoshta specialisti më i përmendur i Bizantit mesjetar.
Në funksion të qëndrimit ndaj këtij problemi, bota e historianëve ndahet në dy kampe :
1) Kampi i atyre që pohojnë se Arbërit janë të ardhur.
2) Kampi i atyre që mendojnë se Arbërit janë vendas.
Sejcili prej këtyre kampeve gjendet përballë një të panjohure të re, po aq të pazgjidhshme :
1) Në qoftëse Arbërit janë të ardhur, atëhere nga ç’vend i botës kanë ardhur për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
2) Në qoftëse janë vendas, cili është ai element lokal që krijoi këta Arbër dhe në ç’mënyrë u krijuan ?
Një nga metodat më të pagabueshme për të zbuluar djepin e origjinës së Arbërve është analiza e homonimeve dhe e toponimeve. Me fjalë të tjera : a ka ndonjë vend ose ndonjë popull tjetër rreth e qark ose në botë që përmban rrënjën Arb – Alb ? Natyrisht që ka; për shembull, një rajon të tërë diku pranë Lazios në qendër të Italisë quhet Albano. Pra, me pak përpjekje deduktive, Arbërit dalin në këtë mënyrë me origjinë nga Italia. Në një rast tjetër, Albany është emri primitiv i Skocisë – pra Arbërit paskan adhur nga veriu i Anglisë. Një i tretë vëren se dikur ka egzistuar një Albanie në Kaukaz – e njohur ndryshe edhe Aghbanie, Aghouanie, Aluanie – pra Arbërit qënkan me origjinë nga Azerbajxhani i sotëm. Mbetet për t’u eksploruar edhe pista e Albany-së të Sh.B.A – dhe me këtë rast të vërtetohet se Arbërit e Amerikës kanë përshkuar oqeanin Atlantik në sens të kundërt pesë shekuj përpara Kristofor Kolombit. Pra, ata braktisën Nju Jorkun primitiv dhe u ngulën në brigjet e Adriatikut.
Sidoqoftë, sejcili prej partizanëve të varianteve ardhacake duhet të reflektojë për t’ju përgjigjur të paktën tre pyetjeve thelbësore :
- përse ky popull u shkul me kuç e me maç ? (pasi në të kundërt do të kishin lënë gjurmë në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që gjurmë të tilla nuk shihen kërrkund.. )
- për ç’arsye jetësore ai braktisi atdheun e tij origjinal për t’u ngulur në Shqipërinë e sotme ?
- i ka mundësi që syve aq të vëmendshëm Bizantinas ju ka shpëtuar një turmë e tillë laragane ? (pasi ata nuk na kanë lënë asnjë dëshmi lidhur me një dyndje të tillë!)
Të rrallë janë ata që vazhdojnë dhe mbështesin sot idenë e ardhjes nga larg të Arbërve. Sidoqoftë, mbetet shkrimtari dhe historiani serb Vuk Drashkoviç, politikan i kohës së tij, i cili vazhdon t‘i besojë variantit azeri të Kaspikut!
Përballë brishtësisë logjike të tezës së Arbërve ardhacakë nga fundi i botës, teza tjetër e krijimit në vend merr një vlerë të veçantë. Por në këtë rast, gjithë debati përqëndrohet në kuptimin e shprehjes « në vend » - për çfarë vendi bëhet fjalë ? Pjesa dërrmuese e historianëve shqiptarë është e mendimit që vendi në fjalë është Shqipëria e sotme si dhe viset e tjera të populluara nga popullsi që flasin shqip (Kosova).
Të tjerë historianë ballkanikë mendojnë se Arbërit vërtet janë një popullsi vendase – por në kuptimin ballkanik të fjalës, dhe kjo popullsi është ngulur në këtë vend - Shqipërinë e sotme, diku në fillim të Mesjetës së hershme.
Ata më radikalët mes historianëve të teorisë së nguljes janë të mendimit se koha e nguljes së tyre është edhe më e vonshme – shekulli i XIIItë ndoshta edhe fillimi i shekullit të XIV.
Me fjalë të tjera, aktualisht, debati zhvillohet mes partizanëve të «autoktonisë së Arbërve » dhe partizanëve të « Arbërve nomadë ». Si të parët dhe të dytët duhet t’ju përgjigjen pyetjeve të mëposhtme :
1) Mbi ç’bazë njerëzore të mëparshme u krijuan Arbërit ?
2) Si ka mundësi që Bizantinët (gjithmonë ata) i «zbuluan» vetëm në shekullin e XItë dhe jo më parë?
Lidhur me pyetjen e parë, duhet thënë se Ballkani i Mesjetës së hershme (fillimi i shekullit të XItë) ende nuk e ka marrë vehten nga vërshimi i baticës sllavo-bullgare. Ndoshta në kohën e sotme shprehja « sllavo-bullgare » tingëllon si një dyzim epitetesh me qëllime denigruese – e marrë nga fjalori i burrave politikë. Veçse në atë kohë, bullgarët – në të vërtetë me origjinë turkomongole, ende nuk ishin sllavizuar deri në pikën e tyre të fundit. Pra, krahas Romanëve të përhershëm që sot për një arsye misterioze quhen Bizantinë (disa të tjerë duan t’i quajnë edhe Grekë), kishte edhe Sllavë (antë, serbë dhe kroatë) si edhe Bullgarë, tashmë të instaluar përfundimisht në këto vise që prej katër shekujsh. Në veri të gadishullit lëvrinin Venedikasit, Hungarezët si edhe Franko-Gjermanikët. Nga ana e detit vinin herë pas here edhe Saraçenët (Arabët). Nga Azia e vogël, po afroheshin Turqit selçukë. Ndërkohë, nga brigjet italike kishin filluar të vërshonin Normanët, pra Latinët.
Ku gjenden Arbërit në këtë skemë ? Sigurisht jo në rradhët e Latinëve – megjithëse Attaleiatès diku thotë se Allvanoit gjendeshin edhe në Itali. Sigurisht jo në rradhët e Serbëve, të Kroatëve ose të Bullgarëve (pasi sot shqiptarët duhej të flisnin serbo-kroatisht ose bullgarisht – pra një gjuhë sllave). Sigurisht jo në rradhët e Saraçenëve ose të Turqve selçukë që çfaqeshin dhe zhdukeshin si hije. As edhe në mes të Hungarezëve ose të Venedikasve ose Franko-Gjermanikëve që hanin kokën njeri tjetrit diku në viset e Adriatikut verior. Pra, ata gjendeshin diku gjetkë - në gjirin e elementit Roman të hershëm.
Dhe me të vërtetë, për të krijuar elementë të tillë njerëzorë, të aftë të integrohen në ushtrinë bizantine, për të nxjerrë deri edhe udhëheqës si i famshmi Komiskortès ose edhe Arianitiès, këtyre Arbër ju është dashur një periudhë kohe, një fazë jetese në vend. Dhe kjo kohë, duhet vendoset në boshtin e kohës përpara atij momentit fillestar τ, të « zbulimit » të paharruar të Attaleiatès. Me fjalë të tjera, Arbërit janë ngjizur rreth shekujve të VI - VIII të erës sonë..
Çfarë përfaqson ky element Roman i hershëm ? Elementin e vjetër ballkanik, dikur të pushtuar dhe më pas të strukturuar nga Perandoria romake dhe të marrë në dorë në vazhdim nga administrata bizantine, i cili u cfilit përgjatë shekujve të tërë nga vërshimet e barbarëve Gotë (vizi dhe ostro), Gjermanikë dhe Hunë. Le të marrim frymë thellë, të mbyllim fort hundën dhe të zhytemi në shekujt e errët të Antikitetit të vonët, në kërkim të paraardhësve të Arbërve.
Sidoqoftë, le të sigurohen një herë e mirë të gjithë të interesuarit : megjithë misterin pothuaj si të Pashkëve që rrethon këtë çfaqje, këta shqiptarë që do të quhen ende arbër – të paktën deri në shekullin e XVIItë, tashmë do të jenë pjesë përbërëse e pejzazhit ballkanik. Ata do të jenë, nga afër ose nga larg, aktorë të pashmangshëm të të gjitha dramave ose tragjedive që do të luhen në Ballkan, deri në ditët e sotme dhe më tej ende.
marr nga:
Lidhja-çame
16/07/2008

PËR:
Klubi Politik "Afrim Zhitia"
PËRGADITI:
Argjend Zejnaj
16/07/2008
Prishtinë


Last edited by ZEUS10 on Mon Feb 16, 2009 11:27 pm; edited 4 times in total

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Arbër -gjeneza e nje populli prehistorik.

Post  ZEUS10 on Thu Feb 12, 2009 10:40 am

Nga te gjithe Albanet e botes, duke filluar nga ata te Romes se lashte e duke mbaruar deri tek ata te Amerikes, propaganda e semure serbo-greke, ka zgjedhur albanet e Kaukazit si paraardhesit e shqiptareve. Argumentet e tyre jane te bazuara ne boshllek. Te vetmet pseudoargumenta jane disa spekulime me te ashtequajturat ngjashmeri te shprehjeve midis gjuhes shqipe dhe gjuheve te popujve te Kaukazise(Çeçene, Abkaziane etj). Sigurisht qe eshte humje kohe te merresh me analizen e ketyre "argumentave" por meqe ra fjala une do te jap pershkrimin e Strabonit ne lidhje me popujt(jo popullin) qe banonte dikur territorin e quajtur prej romakeve Albania e Kaukazit:

STRABO

ALBANIAN of CAUCASUS. These were Utians, Mycians, Caspians, Gargarians, Sakasenians, Gelians, Sodians, Lupenians, Balasakanians, Parsians and Parrasians
At the present time, indeed, one king rules all the tribes, but formerly the several tribes were ruled separately by kings of their own according to their several languages. They have twenty-six languages, because they have no easy means of intercourse with one another

Pra Strabo na tregon emrat e fiseve qe banonin krahinen e quajtur Albani. Ai na tregon se te ashtequajturit "paraardhes te shqiptareve"(sipas propagandes serbe) nuk formonin nje race unike. Ata flisnin 26 gjuhe dhe nuk kuptoheshin mes tyre. Pra shqiptaret nuk mund te jene pasardhesit e tyre thjesht per nje koincidence emri territorri. Shqiptaret perbejne nje komb-gjuhe-tradite e kulture dhe shume te spikatur. Ata jane gjeneruesit e shume kombeve te tjere duke perfshire dhe greket ose te pakten thelbin helenik. Shqiptaret ketu jane kur historia nuk kishte filluar te shkruhej. Ata flisnin ne periudhen historike "helenisht", "latinisht" dhe "barbarisht". Nga keto idioma dhe dialekte, natyrale dhe gjysemnatyrale, te virgjera apo te manipuluara, te evoluara apo te "ngrira ne kohe, vijne ato gjuhe qe ne degjojme perqark nesh dhe jane tashme te huaja per veshet tane.

ZEUS10
King
King

Male
Number of posts : 712
Location : CANADA
Humor : Great, the lightning during the anger greater.
Registration date : 2009-01-27
Points : 150
Reputation : 53

http://www.zeus10.com

Back to top Go down

Re: Arbër -gjeneza e nje populli prehistorik.

Post  Leka on Sat Feb 21, 2009 1:23 pm

If only Albanians would read and study those ancient "Greek" historians.

Leka
Moderator
 Moderator

Male
Number of posts : 334
Registration date : 2009-01-27
Points : 64
Reputation : 20

Back to top Go down

Re: Arbër -gjeneza e nje populli prehistorik.

Post  Sponsored content Today at 7:55 am


Sponsored content


Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum